Janar-Mars, ulet stoku i detyrimeve të prapambetura, shkak rimbursimi i TVSH në prag fushate

Edlira Shehu

Stoku i detyrimeve të prapambetura arriti në 20,7 miliardë lekë në tremujorin e parë të vitit 2021 me një ulje mbi 12 për qind në raport me fundin e vitit, raportoi Ministria e Financave.

Shkak për këtë ulje u bë volumi i madh i rimbursimit të TVSH në prag të fushatës zgjedhore. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave detyrimet e prapambetura nga TVSH e parimbursuar arritën në 6 miliardë lekë në fund të marsit nga 9.7 miliardë lekë që ishin në fund të vitit, me një ule 40 për qind.

Të ndarë sipas zërave shihet rritje e detyrimeve me 14 % për qeverinë qendrore. Detyrimet e prapambetura të qeverisë arritën gati në 8 miliardë lekë në tremujorin e parë nga rreth 7 miliardë lekë që ishte stoku në fund të vitit.

Vendimet gjyqësore përbënin pjesën më të madhe të detyrimeve të qeverisë me rreth 3,7 miliardë lekë me një zgjerim 5.7 për qind në raport me fundin e vitit 2020. Gjithashtu detyrimet ndaj investimeve në infrastrukturë panë zgjerimin më të shpejtë duke arritur në 2.1 miliardë lekë në fund të marsit, nga 1.2 miliardë lekë që ishin në fund të vitit.

Detyrimet e pushtetit vendor pësuan një rënie të lehtë duke u rritur në 6.8 miliardë lekë në fund të tremujorit të parë të vitit 2021 nga 7 miliardë lekë që ishte stoku me 31 dhjetor 2021.

Megjithë forcimin e ligjeve, udhëzimeve dhe rregullave qeveria dhe entet e saj nuk po arrijnë të të shlyejnë detyrimet ndaj palëve të treta në kohë. Detyrimet e prapambetura janë borxh që nuk përfshihen në llogaritë fiskale , por të detyrueshme për të shlyer. Për rrjedhojë ato janë një borxh real që do të rëndojë njësoj si borxhi i deklaruar ndaj taksapaguesve.

 

e.sh/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *