Nga Ksenofon Krisafi
Botuar në DITA
Dje në mesditë, më 19 maj 2021, të gjitha mediat dhe rrjetet e informimit publik shpërndanë mesazhin e ardhur nga përtej oqeanit. Uashingtoni, Amerika e madhe, mikja shumë e dashur e të gjithë shqiptarëve, iu gjend atyre në një nga çastet, por edhe në segmentin kohor më krucial.
Vunë gishtin te Sali Berisha, njeriu që nga shumica e shqiptarëve është identifikuar si fatkeqësia e këtij vendi, si mallkimi i tyre, si njeriu që me të vërtetë deshi t’ua ngrinte buzëqeshjen, siç është shprehur vetë. Tashmë të gjithë e kuptojnë qartë se Amerika e damkosi Sali Berishën me vulën e një prej njerëzve më kobndjellës të Shqipërisë.
Departamenti i Shtetit iu drejtua shqiptarëve pasi kishin zhvilluar një proces elektoral që, me gjithë problemet, shkeljet, deformimet eventuale etj, në një kuptim relativ, ishte më i miri deri më sot. Iu drejtua kur disa nga të humburit mjeranë të politikës dhe të palo publicistikës, në vend që t’ia vënë mirë gishtin kokës për të gjetur shkaqet reale të humbjes, përpiqen të gjejnë “qimen në vezë”.
Shpresojnë më kot që, duke kontestuar tërësisht rezultatin, do të zhbëjnë një ndër arritjet më të mëdha të shqiptarëve të këtyre viteve të fundit, reformën në gjyqësor (pavarësisht problemeve dhe mangësive që ajo mund të ketë).
Dje në tokën shqiptare u rikthye Amerika, u rikthye shpresa, u rikthye lajmi ekzaltues se më së fundi edhe këtu, në Shqipërinë që e ka ëndërruar dhe e ka kërkuar pambarimisht dhe fuqimisht demokracinë e vërtetë, do të vijnë ditë të mira.
Do të vijë liria dhe demokracia e vërtetë edhe në atdheun e shqiptarëve kaq shumë të vuajtur nga vrasjet, dhunimet, fyerjet, poshtërimet, plaçkitjet, grabitjet, vjedhjet e shfrenuara të një kaste, të një grupi rrugaçësh politikë, por edhe të disa të vetëquajturve analistë ose opinionistë të pashpirt, të pasjellshëm, të paedukuar dhe të pakulturuar, që çdo natë, përmes ekraneve televizive, linçojnë e torturojnë teleshikuesit, të cilët duke i matur me kutin e tyre i marrin për budallenj dhe mendojnë se mund t’i tallin me idiotësira.
U vu re se atmosfera e njëlloj çlirimi njerëzor e shpirtëror, ishte një ndjesi e përgjithshme shpëtimtare. Ajo dallohej te kushdo, shpërndahej nëpërmjet sms-ve, meme-ve, e-maileve, telefonatave, bisedave etj, që, bashkë me shprehjen “e more vesh”, gati sa nuk shprehnin urime e përgëzime.
Kjo do të thotë që gjithkush në Shqipëri e priste me padurim këtë lajm të mrekullueshëm të së djeshmes, këtë zhvillim cilësor, i cili do të hyjë në historinë e demokracisë shqiptare.
Por nuk duhet menduar se tani që foli Amerika ne duhet vetëm të gëzohemi, të entuziazmohemi dhe të presim që ajo do na i sjelli të gjitha.
Jo, aspak. Amerika, partneri ynë strategjik realisht i tillë, bëri pjesën e vet. Tani është radha jonë. Duhet që gjithkush të bëjë detyrën e vet, veçanërisht ajo pjesë e pandotur e politikës, institucionet kompetente shtetërore, të cilat ky popull i paguan “sa frëngu pulën”, intelektualët e mirëfilltë, klerikët, qytetarët, kushdo që e sheh të ardhmen e tij dhe të fëmijëve të vet në Shqipëri dhe në optikën e një zhvillimi progresiv social e ekonomik.
Këtë duhet të vazhdojnë ta bëjnë edhe ajo pjesë e medias që ndjehet e çliruar nga vargojtë skllavërues të politikës së pandershme, analistët dhe opinionistët objektivë dhe të paanshëm, të cilët edhe pse të blasfemuar nga politika e kriminalizuar, kanë përballuar sulme e privacione të rënda.
Lajmi që mbërriti nga Uashingtoni është një ogur shumë i mirë edhe për Kosovën dhe shqiptarët që jetojnë të shpërndarë në trojet e tyre etnike në shtetet e tjerë të Ballkanit.
Të gjithë duhet të zgjohemi nga letargjia dhe plogështia e indiferentizmit të padurueshëm.
Duhet të inkurajohemi për t’u emancipuar në shkallën që duhet, për t’u sjellë si europianë e perëndimorë shembullorë. Këtë unë e kuptoj që ne shqiptarët duhet të sillemi në mënyrë korrekte me njëri-tjetrin, në respekt dhe solidaritet maksimal për personalitetin dhe dinjitetin e gjithsecilit. Duhet të vlerësojmë, të respektojmë dhe t’ua mbajmë dorën shtrirë fqinjëve tanë, duke iu kërkuar që edhe ata të na respektojnë pa na kërkuar asnjë lëshim ose kompromis që cenon tërësinë territoriale, interesat e sigurisë kombëtare dhe të ardhmen e vendit.
Por mbi të gjitha ne shqiptarët duhet të vlerësojmë dhe të respektojmë miqtë dhe aleatët tanë të mëdhenj, me Amerikën e madhe në krye të listës.
Njoftimi i djeshëm tregoi se ajo edhe kur nuk flet, sheh, dëgjon dhe mban shënim. Tregon gjithashtu se për të nuk kanë rëndësi ata që dalin rastësisht në krye me pozat e liderëve shëmtaraqë, por shqiptarët që e çmojnë, e duan realisht Amerikën dhe e shohin atë në dritë të syrit.
Prandaj miqësinë me të duhet ta konsiderojmë faktor vendimtar, conditio sine quoi non për prosperitet. Dhe që të mos e harrojmë këtë aksiomë le të kujtojmë përkrahjen e e saj të madhe për të sprapsur pretendimet territoriale të fqinjëve gjatë zhvillimeve dramatike në punimet e Konferencës së Paqes në Paris, 1919-1920, mbështetjen e pakushtëzuar për përmbysjen e regjimit monist dhe vendosjen e demokracisë në Shqipëri, kontributin për reformën në gjyqësor, angazhimin e paçmuar për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, ndërhyrjen e djeshme për shpëtimin e të ardhmes së vendit etj.
Këto mendime të shpejta reflektive nga lajmi kaq shumë i gëzueshëm i shpërndarë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, dua t’i mbyll me vargjet e një vjershe, shkruar në vitin 1917.
Autori i saj, Fan Noli, kërkonte të ngrinte moralin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë, që dukej sikur ishte në grahmat e fundit të shpirtit, për shkak të pushtimit nga ushtritë e dy blloqeve ndërluftuese si edhe të përpjekjeve të disa feudalëve prapanikë shqiptarë në mentalitet dhe në grykësi pasurore e politike për të përfituar nga rasti. Ai i drejtohej asaj duke i përmendur djemtë e saj të emigruar për bukën e gojës në Amerikë, të cilët në disa raste e kishin treguar se nuk e harronin atdheun e tyre, por edhe që t’i tregonte se këta djem po jetonin dhe njëkohësisht po edukoheshin e formoheshin në një shtet si Amerika, e cila qysh atëherë dukej se ishte shndërruar në liderin botëror në politikë, ekonomi, demokraci etj.
Përmbajtja e rreshtave të kësaj vjershe duket sikur ka pasur parasysh Shqipërinë dhe shqiptarët e sotëm.
Noli shkruante:
Ç’thot’ ajo e ve e gjorë,
-Mbretëreshë pa kurorë-
Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar,
Shpirt e zëmër përvëluar;
Gjysm’ e vdekur: “O Shqiptarë,
Nënës mos ia bëni varrë!”
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n’Amerikë.
Qan e lutet Nën’ e mjerë,
Kërkon vatrën edhe nderë,
Do lirinë dhe atdhenë,
Si ç’e pat me Skënderbenë,
Bijt’ e besës thërret pranë.
Kur i thirri dhe s’i vanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n’Amerikë.
Cilët jan’ ata tiranë
Që të pren’ e që të vranë
Që të therrë bij e bija,
Dhe t’u-nxi, t’u-mbyll shtëpija?
Derthni plumba, o Shqiptarë,
Gjakn’ e Nënës për të marrë,
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n’Amerikë.
Cilët bij të trathëtuan
Dhe të doqnë dhe të shuan
Dhe të lan’, o Shkab’ e ngratë
Pa fole, pa zog, pa shpatë?
Këta qena, o shok’ i mbytni,
Mbushni gjyle që t’i shtypni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n’Amerikë.
Sa kërkon e sa të duhen?
Burrat nga detyra s’ndruhen!
Trim i mirë do të japë,
S’kursen jetën as paratë;
Hithni, hithni tok dollarë,
Të mos mbetemi të sharë.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë.
Se ke djemtë n’Amerikë.
Do të ndihim pa kursyer
Për ty, Nëna jon’ e vyer,
Që me drit’ e nder të thuresh
Dhe me bijt’ e tu të mburesh.
Cila Nënë lyp paranë?
Cilët bij me shpirt s’i dhanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n’Amerikë.
Armë dhe fishekë mblithni,
Qesen edhe shpirtin hithni:
Për lirin’ e vëndit t’onë,
Sot -se nesër është vonë-
Jepni, Nënën të shpëtoni,
Komb e vatra të nderoni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë!
—–
Autori është Dekan i Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë

Thank You USA mike e madhe e Shqiperise ,shpresa e madhe ku eshte bazuar gjithe shpresa e shqipetareve per te shpartalluar korrupsionin qe i ka zene feymen per me shume se 30 vjet.DIELLI po lind dhe per shqipetaret .ZOTI i bekofte USA dhe Shqiperine.
20 maji duhet kthyer ne Dite Lutjesh te Popullit Shqiptar per Demokracine Amerikane, e cila ka nje shekull qe po e mbron kete popull te vogel ne rrugen e lirise, pavaresise, drejtesise dhe demokracise.
Kristafi qenka nje sharlatan i papare qe nuk paska te dyte,
O Kristaf sharlatani, tani qe flasim Shqiperia eshte vendi me i korruptuar ne Europe, dhe nje nga me te korruptuarit ne Bote,
sipas institucioneve te BE-se
Hape ne Google dhe te shikosh se qeveria shqiptare eshte nga me te korruptuarat ne Bote
Dmth sipas teje , kete korrupsion skandaloz, te papare ndonjehere
qe gerryen Shqiperine , e ben Berisha apo Rama , o idiot ?
Keto cmime kaq te larta ne Karburant, ne uje, ne drita,ne Shqiperia qe jane nga me te lartat ne Bote
i ben Berisha apo Rama ?
Keto koncesione kriminale, tenderat korruptive ku 1 Km rruge shtrohet per 30 milion dollare, etj etj , kush i ben o kokeqyp ?
Te jesh kunder Salikermes nuk do shume mend, te jesh me te duhet te jesh idiot trushplare.
Jam me ty z.Krisafi ne cdo germe.
Djalli i zi i Vucidolit u denua nga qeveria Amerikane,,bashke me te te gjithe shejtanerit,
qe e mbeshteten keto 30 vjet.
Drejtesia E RE shqiptare i ka dyert e hapura nga Amerika.
Turkoshaket,nuk dine te bejne detyren e vet,por presin nga te tjeret.
Po te dinin te benin shtet,e kishin bere qe ne 90ten kur ne krye me porosi u emrua njeriu dhe komunisti me i poshter sali.
Te gjithe bertisnin komunistet ne litar dhe plehrat si neritani,meksi,azem trafikanti zgjedhin vampirin,fatkeqesine e kombit ne krye.
Te ishte nje tjeter ne vend te ketij krimineli ,Shqiperia nuk do te ishte kjo qe eshte.
Dhe populli nuk do ishte kaq i percare dhe me urrejtje per njeri tjetrin sa lufta e klasave po na duket si asgje.
Ksenofon Krisafi mund te ishte shume mire nje kantidat i perzgjedhur per president i ardhshem per Shqiperine. Njeri me shume vlera intelektuale, profesionale e morale.
Z.Krsitafi do ishte shanci me i mire per shqiptaret per tu zgjedhur President i Shqiperise .
Do ishte veprimi me i zgjuar i Qeverrise Shqiptare per te
sjelle Normalitet e Progres ,vendosje te balances se humbur Shtet – Presidence e rikthyer Kritereve referuar Botes Europiane .
Nji veprim i tille i zgjedhjes se krij Personaliteti Intelektuali
te shquar ,te nji Niveli Bashkohor ne postin e Presidentit
do shmangte ndikimet ne Politike mes kraheve ,sepse nuk do vinte nga Kasta e Politikes dhe do qetesonte zhurmen e panevojeshme ne Politike duke bere keshtu nji hape perpara drej hipjes mbi shina te Shtetit e Politikes ne vend
dhe funxionimit Normal te Shtetit , duke rehabilituar e ngritur perseri ne Nivele Dinjiteti Postin e nji Presidenti
injoruar nga pazaret e zgjedhjet politike .
Kjo ben ndryshimin sot . Iniciativa dhe deshira per te sjell Normalitetin ne vend e qetsuar zhurmen e panevojeshme qe gjithe kto dekada degjohet nga Presidenca.
Hiq dor nga pazaret Politike ,nqs nuk u ngope nga Gaffa e pafaleshme me sjelljen e ilir metes ne Presidence .
Njeriu meson nga Historia e reagon si Njeri.
Krisafi deri tani ishe nomeglature apo jo
Shaban, o përdhosësh i të mirës,
Prof. Krisafi është humanist, atdhetar, i drejtë, mendimtar dhe jurist i zoti.
Hiqi kapelën dhe çohu në këmbë sa herë që i dëgjon emrin, zërin, i lexon shkrimet apo e sheh në rrugë, televizor apo si fotografi.
INPUT I MADH i dhene nga USA per te treguar rrugen qe Shqiperia te ndjeke
DENIM PER KUSARET
Ore ndriti fleteee
e kalendarit
ore erdhi dita èee
shqiptarit.
Hare e madhe ne koloni. Babai yne i bardhe francez eshte me i forte se babai i bardhe anglez i mohikaneve- tha Mago.
🙂
“Partneri ynë strategjik bëri pjesën e vet.”
a jeni i sigurtë që “pjesa e partnerit strategjik është e njëjtë me dëshirën tuaj,zoti krisafi??
“Tani është radha jonë, duhet që gjithkush të bëjë detyrën e vet”
kjo do ishte shumë e mirë dhe e drejtë,por a kanë të njëjtën dëshirë dhe ana jonë,për të plotësuar dëshirën tuaj zotëri??
shpresoj të jem gabim unë e jo ju!!
ju keni shumë më tepër përvojë në politikën ndërkombëtare dhe vështirë se gaboni!! 🙂
Kam frike se Amerika, qe beri pjesen e saj, nuk do na lere ne qe te bejme pjesen tone.
ndoshta nuk ka ndërmënd që ne të bëjmë gjë o mono!!
nëqs përjashtojmë koalicionin qeveritar në shtator,PS-PD!!
ndoshta është kjo ajo që duhet të bëjmë ne!
asgjë më tepër!!
Duke shprehur mirenjohjen tone te madhe per kete deklarate te Departamentit Amerikan te Shtetit dhe te sekretarit te shtetit Blinken, nuk duhet te harrojme se ky vendim paralajmerim ne masa te ndryshme prek pjesen me te madhe te klases sone politike ne pergjithesi e cila ka pergjegjesi per mungesen e drejtesise, korrupsionin dhe problemet e tjera te grumbulluara ne kata 30 vjet.
Ky fakt na ben te kuptojme se rezistenca qe do t’i beje kjo klase politike vendosjes se drejtesise ne Shqiperi do te jete maksimale dhe paralajmeron se sa e veshtire do te jete puna sidomos e ambasadores Kim per te thyer rezistencen e tyre.
USA Ilira ♥️
Sali Berisha , paisur me zgjuaresi natyrale te malesorit , ambicioz dhe njeri i aksionit , ne te tera kohrat ka mundur te dali ne krye te nismave , qe ndryshojne gjendjen . Kur ishte sekretar byroje ne spital , e shtrinte pushtetin personal , ne c’do kend te Shqiperise , per te denuar mjeket e ndershem . Flamurin e demokracise ja dha Ramizi , por Saliu tejkaloi dhe Ramizin u njojt si lider demokrat , ne nje Parti pa ndonje program konkret . Bemat e tij ne pushtet jane terrorizuse . Perdori disa instrumenta , per te vendosur regjim mizor , ne ven dte Demokracise , qe kerkonin shqiptaret . Keto instrumenta ishin : Ligji 24/1 , ligji per token , Shiku dhe Gazidedja . Keto instrumenta bene , qe mos funksiononte asnje organizem , perfshire dhe Kryeministrine . U be zot dhe shkop , i Shqiperise te dale nga diktatura e eger dhe ra ne nje dikltature me te eger , ku ligjin e bente paraja dhe prona . Shikoni pasaniket e shqiperise : Te tere e kane origjinen nga “dora bujare ” e saliut , ky kriminel i pa shembellt ne trojet shqiptare .Qeverrisja e tij eshte e ngjashme me tipin e zhdukjes te bizesmenit te ndershem , Remzi Hoxha . Te tera veprimet qeverrisese kane kete fryme kriminale . E perkrahin ata , qe kane perfituar , prej tij dhe nuk jane pak Eshte koha , kur duhet t’i japi llogari popullit dhe te cpronesohen te gjithe njerzit , qe kane perfituar nga veprimtaria kriminale e ketij vampiri . Zgalem
Qe pritej sulmi Amerikan kondra bandes anti shqiptare ,pritej .Dhe ja erdhi .Presim me padurim edhe vellezerit e Saliut ,ti dalin emrat dhe te meret edhe me to SPAK e drejtesia .Dhe kete do e beje Saliu ,si i zgjuar qe eshte me shume se te tjeret peshq te medhenj ,ai nuk do i mbaje mbi shpatullat e veta te gjitha bemat ,vjedhjet e dreqi me te birin te tjera te ketyre 30 viteve te fundit ,por do i shpernadaje ,eshte me se e drejta e tij
dhe zoti ,ja ka dhene kete te drejte ,dhe erdhi efekti dominno , cibanit duhet tja heqesh shtratin ,se ske gje ne terezi ,qe te shpetoje ky popull i mjere dhe i pa perkrahur ,qe nga 45 e deri ne 90 ,por keto 30 vite te fundit ,ja kalojne keta zabite me gjemat e tyre te jatit te tyre shpirteror .Na erdhi dita ,te kemi nje shtet ligjor dhe vetem per kete , ka nevoje Shqiperia ,dhe per as edhe nje gje tjeter.
Adih
“Qe pritej sulmi Amerikan kondra bandes anti shqiptare ,pritej .Dhe ja erdhi .”
në ardhshin kështu??
shpëtuam!!
një brez,dhe para 50 mijë vjetësh lëvizej më shpejt se “Dhe ja erdhi.”
sidoqoftë fli në dafina o adih se nuk ka ardhur asgjë!
kënaqu në të thatë se po vjen dhe behari!!
Thua ti te jet Loje.! A ka mundesi te behet nje loje e tille qe kete shqiperi ta fundos edhe me shum se c`eshte fundosur.
Kete vetem Censura e din.!
aaiu nga selnica,vetëm për të dhënë mendime nuk je ai që duhet!!
tarallak
a u fol për tom doshin??
a u bë tërë ajo zhurmë??
a shkoi e u regjistrua tom doshi?
a fitoi 3 vënde,dhe ngriti gishtin duke dhënë dorheqjen??
por qershia mbi këtë tortë me katër kate,ishte se palloshi i tironës,ai skënderbeu i spiropaleshës e mbrojti,kundër kimit dhe DASHit!!
kështu o debili i censurës!!
hy hajvan që merr për të vërtetë çdo gjë që të pëlqen ty!!
aai,o koqe dhe unë kam qef të kem 365 ditë djell e ujë të bollshëm për të vaditur gjithë shqipërinë!
POR të dyja nuk shkojnë bashk!!nëse do djell!?
ke vetëm shkretëtirë!
nëse do shi për të pasur të gjelbër gjithçka!?
ke vetëm kënetë!
prandaj janë të kombinuara,shiu me djelllin!i vetmi problem është se nuk i kombinon dot si do ti!!
o idiot!!
dhe njëherë,berisha po kërcënohet për të pranuar qeverinë e koalicionit!
prandaj dhe rama nuk ka thënë asgjë deri tashti!
idiot nuk do që ta provokojë,prandaj hesht dhe lë të tjerët ta kërcënojnë!
berisha do ulë hundën,do bëhet qeveria dhe do harrohet “korrupsioni i berishës”si është harruar tërë kohën!!
ps:kujtohu ti këthehesh dhe njëherë këtyre fjalëve pas 3 muajsh “Kete vetem Censura e din.!”!
Noli !? ke djemt ne amerike ! Po Noli ka thewne edhe – ngrehuni e bjerini ,korrini e shtypini, katundare e punetore qe nga Shkodra gjer ne Vlore!!!???
Prolog:
Nese do behej nje kampionat boteror se kush do ishte antiberishisti me I fandaksur garantoj se do zija vendi e pare…POR
.
Per kete mase te vonuar te administrates Biden kunder dinastise kriminale biberishiste eshte e dyshimte se kjo do sjelle nej 1997 te sigurte…sepse sa here nderrohet Gomari me Elefandin ne WDC ndodhin termete ne Shqiperi
.
Sa me shume kalon koha
Aq me shume duket efekti berthamor
Neuro-paralizues qe amerikanet hodhen bomben
Biberishe ne 1991-1992.
.
E hodhen dhe ne Japoni n e1945 por pas 20 viteve
Nuk kishte asnje gjurme se e reabilituan japonezet
Kurse ne Shqiperi vazhdon akoma rrezatimi biberishor.
.
Ka ardhur koha qe administrate amerikane te
Pastroje merimangat makartiste biberishiste ne Amerike qe
Kane nga 2 prilli 1991 qe po I nxjerrin uje te zi atij vendi
.
Nese besohet se ne Kohen e Bushit Madh ne 1991-1992
Biberaj Berishaj Bardhaj Hajdaraj
dhe hordhite e tyre hodhem nje komunizem te vdekur
ishte kanibalizem atehere kurse hipokrizia e Kim-eve
me Usaliun e tyre cojne uje ne mullirin e Enverit
duke e bere profet vetem nga shkaku qe euro-amerikanet
kane 30 vjet qe perdorin bulldogun e dyre te Viqidolit per DIRTY JOB
.
Kemi drejte te pyesim…
A ja ka bere 8 me 2 Berisha Amerikes apo eshte
loja e kesaj te fundit per qellime qe merren vesh pas nje shekulli ?
.
Ne vend te mbylljes:
.
Problemi kryesor eshte Berishizmi dhe Lulbfashizmi qe per fat te keq dhe miqte tane kryesisht amerikane si mbajten nje qendrim te dyshimte me Xhaferr Kriminelin pas L2B ashtu po veprojne me
Lul Bashicin qe edhe pse ja ka kaluar Xhaferrit ne krimet & tradhetive ai akoma quhet “yll ne ngjitje” nga Kimja e Rradhes
..
Amerikanet nuk duhet te merren me tropojanin Salih Berishaj por me derivation e tyre Usali Biberishaj
Shqiperia nek eshte Siria apo Palestiana e rradhes..
Amerika nuk duhet ta luftoje Berishen me ‘aspirina” qe demtojne vendin si ne 1997 por me Kim-ioterapi
Nderime !
E kam te veshtire ta besoj se me disa persona qe “ndoshta futen ne burg e perseris ndoshta” te mund te behet ky vend i korruptuar prej 31 vjetesh deri ne palce.Jane me qindra e mijera te korruptuar qe as nuk i permend njeri!Permasat jane gjigande!U deshen kaq vite qe USA te bente nje deklarate te tille.Sa kohe duhet per arrestime???????
Fan Noli njeriu i shekullit 20 !
Flm prof. Ksenofon Krisafi nga ne antishqiptaret, sepse edhe ju po na sherbeni neve tashme!. Jo vetem tregoni nivelin e inteligjences shqiptare, e cila po vrapon kush e kush me pare ti vere shqelmin te rrezuarit, por ju ngrini ne nje nivel te gjitha temat e kjo na intereson neve antishqiptarve! Me tej keshtu, se edhe prokuroria shqiptare nuk di me ke te merret me pas, me te bijen e korruptuar te Saliut, apo me te atin qe s’di nga lidhet gomari per probleme leku!
Analize e sakte!
Faliminderit Amerike per sherbimin kaq te madh qe i beni Shqiperise,vendit tim te dashur!
Kjo eshte fitorja me e madhe historike e ketyre 30 vjeteve te ketij tranzicioni te sterzgjatur te Shqiperise!
Me ne fund SHBA thane fjalen e tyre duke qene perfundimisht ne anen e shumices se Shqiptareve.
Po kalonte nje periudhe,kur populli kerkonte qe ne drejtesine e re te bijne “peshqit e medhenj”,por kjo nuk kishte mbeshtetje as nga politika e dites,qeveria e saj ,ku korrupsionn e largonte nga politika,por nuk kishte reagim dhe nuk ka akoma edhe nga drejtesia “e re “,e cila nese do te ishte e pavarur do reagonte dhe do vepronte,por si e intimiduar nga kryeqeverisesi e ka kapur “ngerci”,aq me teper qe akoma nuk kane firmosur per pagen e pare ne detyren e re,vetem se fondi nuk ka marre vulen e Presidentit te perfolur si te korruptuar.
Gjithsesi ajo qe te linte per te deshiruar deri ne zhgenjim tani ,ishte “heshtja” ne vazhdimesi per “peshkaqenet” e korrupsionit nga ana e Amerikes ,ku shqiptaret kane ne shumice simpati,besojne dhe mbajne shpresn,se vetem Amerikanet mund te bejne ndryshimin dhe t’i kthejne shqiptareve krenarine dhe dinjitetin e humbur,duke u mbeshtetur vetem tek vlerat qe perfaqesojne ato.
Dhe ishte lajmi nga Sekretari i Shtetit z.Antony Blinken,mengjesin e djeshem qe n’a beri te marrim fryme thelle dhe te clirohemi nga nje ankth 30 vjecar dhe me ne fund te themi me ze te larte;
“Thank You America”!
Sepse kjo qe po ndodh tani n’a mbush plot me besim e shprese duke n’a thene “PO” ne duhet te mbeshtetemi tek Amerika ,tek vlerat e saj demokratike dhe shtetit te saj ligjor qe buron prej ketyre vlerave.
Duhet te jemi krenar qe me ne fund America ka vene gishtin mbi “i” dhe “i thote” SPAK-ut ( FBI-se shqiptare) duke i “i hedh letrat ne tavoline”,te mos ngurroje, por te veproje dhe per kete te mos ket frike nga presioni i rruges,por edhe nga presioni “shteteror” i skalioneve “te erreta” qe mbajne peng funksionomin normal te institucioneve te caktuara te shtetit,se ne jemi ketu ne mbeshtetjen tuaj dhe ne mbeshtetje te shqiptareve.
Perfundimisht Amerika sot eshte “kthyer” ne vendin ku i takon per Shqiperine dhe popullin shqiptar,si vendi me i dashur per te .
Sot Amerika “shpalli”sentencen morale qe eshte ne perputhje me verdiktin popullor ndaj “peshkaqenit” me te madh te korrupsionit dhe te te kqiave qe i jane bere Shqiperise keto 30 vjet prej tij.
Kjo s’eshte pak,por eshte “dita e pare” e demokracise ne Shqiperi,ku fillon me cmontimin e “se keqes” dhe “vulosjen” e vlerave demokratike nepermjet reagimit dhe zbatimit te drejtesise se re qe eshte dhe a-ja e shtetit ligjor.
Do te marri kohe shume kohe kjo,se korrupsioni ne Shqiperi ka rrenje shume te thella dhe cmontimi i tij do te prek shume interesa,qe lidhen me fije te dukshme e te padukshme,te cilet do te reagojne per t’u mbrojtur,duke provuar gjithcka ne bllok per te mos iu prekur asnje “qime” sarajeve te korrupsiont dhe per kete nuk do len mjet pa perdorur.
Prandaj duhet shume kujdes e durim,pasi nuk do te jete aspak e lehte,por gjithsesi sot “eshte ndezur drita jeshile” per funksionimin e drejtesise se re dhe prova e pare e gurit te themelit te shtetit ligjor dhe ajo ka te drejten dhe fuqine ekskluzive per te vepruar dhe t’i tregoje me ne fund shqiptareve se endrra e keqe me “gogola”qe i “ka lexuar “ Kryeministri deri tani ka mbaruar dhe si e “keqja e madhe dhe e keqja me e vogel” do te jete nje,vetem “e keqe” dhe se mbartesit e “se keqes” perfundimisht nuk do te jene te lire si me pare ,por nen shenjestren e drejtesise dhe pas hekurave.
Keshtuqe,askush nuk do te duhet te kete me frike” te coje femijet ne shkolle” dhe te frenooje te ardhmen e tyre ,se ata e kane perspektiven tashme brenda kufijve te Shqiperise,se mbi te gjitha eshte liria e drejta jone per te jetuar te lire dhe me dinjitet,qe deri tash kjo ishte e cenuar,por me vendosjen e shtetit ligjor te vlerave perendimore ku duam te integrohemi,”liria” qe kemi enderruar dhe shpresuar po vjen,ajo eshte shume afer,fale Amerikes,pishtarit te Demokracise.
Edhe nje here ,
Thank You America!
God bless America!
Dy fjale per te qelburin anes Elbes.
Mos u masturbo or mik
.
Berisha eshte nje super monster I pa pare
ne historine njerzore por ai kreu me sukses
Detyren qe ju ngarkua nga maKARtistet e Euroamerikes per kanibalizmin ndaj nje sistemi te vdekur..
.
Me e vogla qe duhet te bente Amerika ishte 1997-1998 ku per cudi ambasadori amerikan ne 1998 beri presion qeverise kohes mos arrestohej Berisha i tyre per 14 shtatorin
Pra cerekshekulli Ameriak eshte e vonuar me Saliun e saj ku do ishin kursyer mijar viktima
,
Nese Amerika do tregohet e sinqerte duhet qe pasi te kerkoje falje per periudhen 30 vjecare te Saliut tyre , se pari te paraqitet ne SPAK ambasdori qe mori deshmine nga Luan Hoxha ( kryegjenerali) qe denoncoi Xen Berishen qe e kishte kerenuar me vdekje si Kosta Trebicken ECT ECT
Shkurt:
Gabimet e Amerikes me Saliun e tyre jane shume me te medha se vete krimet e Sali & Elez serbiberaj
Po mire more njerez.??..po Rama qe na i perplasi ne surrat, se e keqja nuk na erdhi nga politikanet?hajde mere vesh te kam rixha….!!!!!!!!
Falenderime dhe mirenjohje, i nderuar Prof. Ksenofon Krisafi!
Kontributi juaj ne shume fusha eshte sa atdhetar, aq edhe profesional.
Kudo, ku keni sherbyer dhe sherbeni, nje jete te tere, keni lene gjurme te pashlyeshme per pune me cilesi te larte, kompetent ne Histori, Jurisprudencë, Diplomaci, Sociologji, në Universitete, ne Administraten e Larte Shteterore etj.
Jeni ndër personalitetet më të lartë të Kombit tonë per kontributin e dhene ne te mirën e popullit shqiptar.
Rekomandimet tuaja per aktualitetin jane jetike per demokracine e vertete ne Shqiperi, duke u shkeputur dhe ndeshkuar skllaverimin primitiv berishian, pa humbur kohe, kur ne krahë kemi ndihmen e çmuar te ShBA.
Urime nga zemra per jete te gjate dhe te shendeteshme per te miren e familjes, tuajen dhe te Shqiperise!
Eshte dite turpi per ne si komb edhe cuditen qe nje profesor te se drejtes nderkombtare nuk e sheh kete nga ky kendveshteim!
Jo se me dhimbet Berisha qe po ´denohet’ me nje moshyrjen n’amerike po pikerisht pse amerika po tallet me popullin shqiptar duke e ´denuar’kishe Berishen qe as nuk e kishte ndermend te udhetonte n’amerike !..
Tallet amerika me ne me kete moshyrje n’amerikeper njerin qe deri sot e mbajti ne pushtet perkunder gjithe protestave te shqiptareve, perkunder gjithe krimet qe beri krimet te verteta me udhetimin e vrasjeve te. 21 januarit, te zhdukjes se Remzi Hoxhes, per vrasjet ne Gerdec per krimet ekonomike me pronat private e shtenore, me krimet elektorale ku u rizgodh duke masakruar voten tone si sot Rama!
Fyen amerika sot gjithe popullin shqiptar kur hedh ne pleh sherbetorin e tyre ma te devotshme deri sot, dje President e kryeministri i jone kunder vulnetit tone po me vulnetin e Amerikes.Fyhen institucionet tona qe duhet te presin urdherin e Amerikes per te vepruar kunder Njishave ( tash mullembas pazarit kush do behet ma amerikan se amerikanet ne zbulimin e krimeve berishiane qe denoncojme qe sa e sa vjete)
Pse priti amerika 30 vjete eshte pyetja tjeter?! Priti te shkaterohemi mire si komb( soft power kete qillim ka akulturimin e pastaj s’ke koke ka te shkojsh) .vertete nuk e dinte atehere aferat e Berishes apo e perdorte Berishen ( ju kujtohet deklarata e tij kam marredhenje te shkelshyeshme me CIAne, nje turp kombtar si deklarate e nje presidenti!)
Kesaj i thuhet ju dhunoj e ju perdhunoj kur dua e si fua e ju dhie ne krye!
Leksion i mire per politikanet qe nuk mesojne asgje nga historia e marredhenjeve nderkombtare t’amerikes me diktatoret qe i instalon ne vendet si vendi yne…
Edhe fyerje se ky denim ne te vertetenuk e prek aspak berishen , qe nuk e ka pasur kur ndermend me perfunduar jeten e n’amerike! !
Vendim turpi per ne , vendim turpi per ameriken mbasi vjen shume vone, teper vone, mbas sa e sa krime per te cilet amerika jone ka mbyll turperisht syte!
Jemi ba shtet pa pike digniteti, as dignitetin minimale si shtet nuk e kemi me…
edhe talljen e marrim si vlere e ndihme!
KUR PO VJEN PO DUKET thonin te mocmit dikur
Thank you America. Now it is the turn of Albania and Albanian politics to do what the people have been waiting for for 30 years
Zonja kim thote se tani po funksionon drejtesia shqiptare.Ku e sheh kjo zonje qe drejtesia po punon ? Drejtesia shqiptare denoi Fullanin dhe me ne fund e demshperbleu,drejtesia shqiptare kerkon (sepse ndoshta dhe ky demshperblehet)denimin e Llalles me 2 vjet burg qe s’eshte e barabarte as me denimin e nje hajduti pulash ose me denimin e atij qe kishte lidhur korentin tines se s’kishte leke te paguante.Ju kenaqeni se po denohet Saliu por nuk ngriheni kurre ne nje proteste te kerkoni qe te keni mireqenie , qe te kerkoni barazi para ligjit,qe te kerkoni te denohen te gjithe ata qe po na shtypin e varferojne por kenaqni me humbjen e kundershtarit (armikut te partise tuaj) politik dhe njelloj si ne kohen e Enverit i thurni kenge ,dje Berishes e sot Rames.Kaq drejtesi kerkoni ju.