Gjykata e Durrësit ka lënë në burg pa afat at e bir, Gjergj dhe Pjetër Arapi, përkatësisht 45 dhe 17 vjeç. Dy të arrestuarit akuzohen se kanë dhunuar gruan dhe nënën, 39-vjeçaren Vojsava Arapi, dhe më pas kanë i prerë dhe flokët, akt ky që në kanun lidhet me ndëshkim publik për çështje të rënda morali. Bashkëshorti i kërkoi falje publike së shoqes dhe opinionit publik duke deklaruar se e ka kryer krimin për shkak të alkoolit të konsumuar, xhelozisë, mungesës së shkollimit dhe mentalitetit mirditor të cilit i përket.
