Përdoret si stimulante për seksin, kushton 200 euro kg, arrestime në masë në Itali për peshkatarët e “midhjeve të hurmës”

redaktor
OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Ndërsa gjuetia e midhjeve shkatërron shkëmbinjtë nënujorë të Napolit, policia u bashkua me biologët për të gjetur bandat pas saj.

The Guardian raporton se policia në rajonin e Campania të Italisë pas 3-vitesh hetim ka filluar arrestimet për korrje të paligjshme të një molusku të vogël.

Të njohur si midhje hurme, Lithophaga janë butakë në formë puro që i bëjnë shtëpitë e tyre brenda gurit gëlqeror. Atyre u duhen dekada për tu rritur; diku nga 18 deri në 36 vjet për të arritur vetëm 5 cm në gjatësi, por mund të jetojnë për më shumë se 50 vjet.

Peshkimi ose shitja e midhjeve të hurmës është e paligjshme në BE. Por midhjet e hurmës në Itali janë konsideruar nga disa njerëz si përzierje bimore nxitëse dhe stimulante e seksit. Në tregun e zi 1 kg mund të arrijë deri në 200 €.

Kjo ka çuar në shkatërrimin e shumë shkëmbinjve nënujorë përgjatë bregdetit të njohur Amalfi dhe pirgjeve detare të Capri, ku deri më tani gati gjysma e mureve nënujorë të detit janë sulmuar nga çekiç dhe eksplozivë.

“Ajo që ka mbetur pas një korrje midhjeje është një peizazh i ngjashëm me hënën: shkëmbinj të bardhë pa lënë asnjë formë jete mbi to,” – thotë Giovanni Fulvio Russo, president i Shoqatës Italiane të Biologjisë Detare.

Për 30 vjet, mbledhja e tyre është konsideruar thjesht një kundërvajtje, pa asnjë kërcënim për dënime me burg.

n.d. / dita

Share This Article
3 Comments
  • Keta na i mesuan te gjithe maskaralleqet.
    Ne kohe te Enverit,vetem kavanoze me midhje kishte ne dyqan dhe s`i prekte kush.
    Fshatareve gjuetine me dinamit ja mesuan oficeret e ushtrise,qe gjuanin neper lumenj.
    Ku dinte fshatari cfare ishte dynamiti.
    Ay kishte frike t`i permendte emrin,jo ta perdorte.
    Keta organet e diktatures se proletariatit,qe ishin vete zot e vete shkop,,keta u bene Mafioze,,prej ketyre mesuan fshataret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *