Shoqërimi për në Çorovodë i Llazi Bozos

Ornela

Hysen Tabaku

Me propozim të Komitetit Qëndror të Partisë, të drejtuar nga Enver Hoxha, kryesia e Këshillit të Përgjithëshëm Nacionalçlirimtar, në mbledhjen e15 prill 1944, në Helmës të Skraparit, shtroi nevojën  e zhvillimit  sa më shpejt të Kongresit Antifashist Nacionalçlirimtar, i cili  do të  zgjidhte Këshillin  e Përgjithshëm  NAÇL  me atributet  e një qeverie  demokratike të përkohëshme dhe për shnddrrimin e Ushtrisë Nacionalçlirimtare në ushtri të rregullt. Aty u vendos të therrasë Kongresin e l-rë Antifashist Nacionalçlirimtar, më 24 maj të vitit 1944 , në qytetin e Përmetit.

Në bazë të udhëzimeve të dërguara nga Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Na.Çl. nga qarku i Beratit u dërguan në Kongres 10 delegatë, nga të cilët 6 nga zonat e lira dhe 4 nga ato të okupuara. Nga zonat e lira u zgjodhën: Zylyftar Veleshnja, Hysen Zaloshnja, Asllan Osoja, Mane Nishova, Mestan Ujaniku dhe Musa Abedini. Nga zonat e okupuara të Beratit dhe të Lushnjes u zgjodhen: Urani Prendi, Irfan Peshtani, Llazi Bozo dhe Xhevdet Neprovishta. Përveç këtyre ishin edhe ata të zgjedhur nga njësitë partizane, si: Kahreman Ylli, Ramiz Alia, Adil Çarçani, Pip Bakalli, Gjin Marku, Rraman Ruçi.

Llazi Bozo

 Ish- veterani i LANÇ Shasho Tabaku tregonte:

Rreth datës 18 maj  të vitit 1944 vjen në fshatin Jançë, në shtëpinë e Shasho Tabakut, delegati i Myzeqesë Llazi Bozo, për të shkuar në Çorovodë, ku do të mblidheshin të gjithë delegatët, dhe pastaj do të niseshin për në Përmet, ku do të mbahej Kongresi l-rë Antifashist Na.-Çl.

 Ai shoqërohej nga djali i tij, Aleko Bozo, dhe një partisan. Xha Llazi me Alekon kishin qënë edhe më parë, disa herë bashkë me shtabin e grupit te Myzeqese gjate operacionit armik të dimrit, nga nëntori 1943, e deri në 16 shkurt të vitit 1944 dhe e kishin patur bazën e tyre e njiheshin me njerzit e shtëpisë. Atë natë ata qëndrojn e fjetën aty, në shtëpinë e Shashos. Gjatë bisedës Shashoja i tregonë xha Llazit: Shoku Kahreman Ylli, kur u largua herën e fundit për në Skrapar  më dha porosi që duhanin, të cilin e kishte porositurtek Shyqo Asllan në Mollas të Elbasanit, ta  dergoja tek shtëpia e Pasho Hysit në Skrapar, vetë unë, ose t’ja dërgoja pas ndonjë shoku të sigurtë. Me qënë se erdhët ju, xha Llazi, merreni duhanin dhe jepjani Kahremanit, në mënyrë që të mos shkoj unë deri në Skrapar.

Ai i tregoi gjithashtu Llazit se: Gjin Marku, për mos zbatim urdhri, si mase denimi, u ka marrë 3-4 kokë bagëti R. T. dhe H. B., për arsye se ata nuk i çuan vetë dhitë ( të cilat ishin të grupit te Skraparit) në Kapinove, por dërguan Ymer Tabakun e Mersin Kollçakun për ti çuar atje. Bisedoje me Kahremanin dhe Gjinin që mund tua kthejë dhitë këtyre dy bashkfshatarëve të mi.

 Xha Llazi, pasi i dëgjoi të dy këto probleme, i thote Shashos:  Ju Shasho, nesër do të vini me mua. Unë jam vetëm me këta të dy dhe nuk i dihet rrugës se çfarë ndodh, se i thonë kohë lufte. Në Çorovodë takojmë edhe Kahremanin dhe Gjin Markun e bisedojmë për bagëtitë që u ka marre Gjini dy fshatarëve të tu.

Kështu u vendos, që të shkonte dhe Shashoja për të shoqëruar xha Llazin deri në Çorovodë.  Ata herët në mëngjes u nisën nga Jança në drejtim të Skraparit. Xha LLazi ngarkoi hejbet, butilen (paguren prej alumini, në trupin e pagurit, ishin gdhendur, ngjarje, vende e data të ndryshme ngs Sulova, Tomorrica, Skrapari, Berati, Dumreja etj ), dhe i hypi “ Korbecit”, kalit të zi ( kështu e thërriste kalin e tij), i shoqëruar nga Alekoja, Shashoja dhe partizani. Në Çakall të Jançës ata takohen me Tele Tabakun. Shashua i thotë Teles që të shkonte edhe ai bashkë me ta, për të shoqëruar delegatin e Myzeqesë, Llazi Bozon, deri në Çorovodë se dhe për ta patur si shok, kur të kthehej, ndryshe do të ngelej vetëm në kthim për në shtëpi. Telia pranoi dhe u bashkua me ta. Kur shkuan në fshatrat e Skraparit dita po ja linte vendin natës. Shoku Llazi Bozo në fshatin më të afërt, në Strorë të Malit, kërkoi kryetarin e Këshillit të fshatit. Për fat ai nuk ndodhej atë ditë në fshat. Në vënd të tij vjen njëri nga antarët e këshillit të fshatit dhe na cakton në dy baza (familje) për të gdhirë natën. Në njërën bazë shkoi Llazi, i cili mori me vehte Alekon dhe mua (Shashon).  Kurse në bazën tjetër shkon Telia dhe partizani nga Myzeqja. E zonja e shtëpise ku shkoi shoku Llazi, bashk me Alekon dhe Shashon, sapo pa miqtë filloi të qante. Xha Llazi e pyet të zonjën e shtëpisë përse, çfarë kish ndodhur në atë shtëpi që ajo të derdhte lot. Ajo i përgjigjet: “partizanët më kanë vrarë nipin, i cili ishte me ballin”. Llazi i rrevoltuar i thoshte: “Mire ja kanë bërë, përsë ka shkuarë me ballin e lufton kundër partizanëve, kundër interesave të Shqipërisë”.

 Kur ramë për të fjetur, mua dhe Alekon na porosit që njëri nga ne të rrinte zgjuar dhe pushkët t’i mbushnim e të qëndronim gati për çdo të papritur. Të flinim me radhë, njëri të flinte dhe tjetri të rrinte zgjuar. Vumë në dieni dhe bazën tjetër që të ishin edhe ata gati për çdo gjë që mund të ndodhte.

Në mëngjes shoku LLazi thërriti antarin e këshillit që na caktoi bazën, i foli rëndë, e bëri për një lekë, duke i thënë: “Përse na caktove atje, në atë shtepi, ku shokët tanë i kanë vrarë nipin? Ju na çuat atje, në atë shtepi me probleme me Luftën, për të më lënë pa gjumë? Më ke torturuar, duke bërë roje gjithë natën”.

 Pastaj u larguam në drejtim të Çorovodë. Kur zbritëm në Çorovodë, ishin mbledhur delegatët për të shkuar në Kongresin e Përmetit. Ishte një vend i zbukuar e i rrethuar, ku tribuna ishte e zbukuruar me degë mare e flamuj. Aty fliste një djale i ri, i cili ishte bashkë me Kahremanin e të tjerë.

 Pas mbledhjes u takova me Kahremanin, i dorzova duhanin, i thashë edhe për urdhërin që i kishte dhënë Gjini Marku komandantit të vendit të Kapinovës për të marrë dhitë e R. dhe H. Ai me tha se Gjini nuk ndodhej aty, ishte lart nga Therepeli. “Do të bisedoj unë për këtë problem mos kini fare merak”, më tha Kahremani.

 Pastaj mua, Shashos dhe Teles, Kahremani na dha një letër për të marrë ushqim, njëlloj si gjithë delegatët, të cilët ishin mbledhur aty për rrugë, për në Kongresin e l-rë Antifashist Nacionalçlirimtar që do të mbahej më datën 24 maj në Përmet.

Shoku Xhorxhi Robo në kujtimet e tij deklaron: Shasho Tabaku ka shoqëruar delegatin e Myzeqesë, Llazi Bozon, për në Kongresin e Përmetit. E çoi nga Jança deri në Çorrovodë”.(shif kujtimet e Xh. Robos f. 3).

Kahremani me LLazin kur u ndanë, me mua dhe Telen, në qytetin e Çorovodës, na thanë: “Mire u pafshim tani në Shqiperine e lire e demokratike, V.F. L.P!”

Ai na porositi që të merrnim me vete e ti tregonim rrugën për në Myzeqe, partizanit që shoqëronte nënën e H. Xh, e cila e kërkonte djalin, H., andej nga Skrapari. H. Xh, nga fundi i shkurtit të vitit 1944, kishte kaluar me Ballin dhe qëndroi deri në korrik të vitit 1944. Pastaj, bashkë me gjithë batalionin ballist që komandonte, u bashkua prapë me partizanët e luftoi deri në çlirimin e plot të vendit. Delegatët e mbledhur aty në Çorovodë psi hëngrën drekën, u nisën për në Përmet, ndërsa unë bashkë me Telen dhe nënën e H. Xh. e partizanin me kalë, u nisëm për tu kthyerë në Sulovë.

 E jëma e H. Xh., ishte e hypur në një kalë, i cili ishte shume i dobët dhe mezi ecte. Ne të dy me Telen e shoqeruam deri në qafën e Dardhës nënën e H. Xh. dhe partizaninin dhe u treguam  rrugën nga larg, nga ku do të kalonin ata për në Berat. Pastaj u ndamë. Ata në drejtim të Beratit dhe ne në drejtim të Jançës, për në shtëpinë tonë

 

Share This Article
4 Comments
  • Ky shkrim asht FALSIFIKIM i HISTORISE se vete KOMUNISTVE dh asht nji vazhdim i falsifikimeve qe jane bere ne kohen e komunizmit. PSE?

    Ne kete shkrim vazhdon historia e mohimit te bashkeluftetarve te shume komunistave, sepse shume partizan dhe komunista, qe kan marre pjese ne kete KONGRES, jane persekutu nga Enver Hoxha dhe per kete arsy nuk permenden ketu.

    Orè Hysen Tabaku, thuaj te verteten per ato shoket e juaj me te cilet vendose DIKTATUREN ne kete vend te mallkuar.

    Llazi Boso, nga Kolonja e Lushnjes, asht i jati i kriminelit IRAKLI BOSOE dhe gjyshi i deputetes demek “SOCIALISTE” Luljeta Bozo.

  • Hahahaaaaa na shkrive o gjithollogu Paul Tedesku.. Luljeta e ka nga burri mbiemrin Bozo..hahahahahhaaahhh

  • hahahah
    “…Mire u pafshim tani në Shqiperine e lire e demokratike…,”
    demokratike …hahahahaha

  • Përse e mallkon këtë vënd, ti pjellë e spermës bastarde gjermano-italiane?! Tedeschini, tingëllon si naziskini dhe e ke për krenari që je i tillë! Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e mbeturinave shqipfolëse që e urrejnë këtë vënd. Gjëja më e vogël është që të mbyllësh sqepin dhe të mos provokosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *