Kongresi I Antifashist i Përmetit: Vizioni Demokratik dhe Vendimet e tij Historike

J L

Nga Fatmir Fezga 

Texas, USA 

 

Më 24 maj 1944 filloi punimet në Përmet Kongresi I Antifashist i Lëvizjes Nacionalçlirimtare Shqipëtare. Ne terminologjinë e shkurtuar historike ky kuvend kombëtar njihet si Kongresi i Përmetit. Kongresi ishte një nga ngjarjet më te rëndësishme dhe deçizive te luftës antifashiste te popullit shqipëtar, një kuvend që riformatoi dhe çimentoi vendimet dhe idetë paraprake qe ishin hedhur ne Konferencën e Pezës ne Shtator te vitit 1942. 

Për më tepër, duke u mbështetur në hovin dhe inisiativën qe kishte fituar tashmë lufta e reparteve partizane ne vecanti dhe levizja antifashiste në Shqipëri; Kongresi i Përmetit saktesoi direktivat per kalimin në stadin final te kesaj lufte, çlirimin e plote të atdheut. Vizioni i kongresit shkoi përtej clirimit te vendit duke hedhur themelet per mënyrën e qeverisjes dhe duke percaktuar se kush do te ishte forca që do te merte në dorë pushtetin në Shqipërine e lirë, pas shporrjes se pushtuesëve gjermanë. 

Natyrisht me vendimet e rëndësishme qe ndikuan ne jetën dhe fatet e Shqipërisë, per dekada te tëra nga ajo dite, Kongresi I Përmetit ka zënë nje vend te rëndësishëm në historine shqipëtare te pasluftes dhe në kujtesën e mbarë popullit shqipëtar. 

Padyshim duhet përmëndur se per shkak te kesaj ngjarje historike, 24 Maji zuri nje vend te vecantë ne kujtesën e popullit të Përmetit. Eshtë normale krenaria e përmetarëve si banore te qytetit qe mirëpriti delegatët dhe udhëheqjen e Lëvizjes Nacionalçlirimtare (LNÇ); njëkohesisht ata kontribuan me të gjitha mundësite e tyre per te siguruar mbarëvajtjen e punimeve te kongresit. Qysh nga viti 1944, në nderim te vendieve te Kongresit Antifashist, ajo ditë u kthye në nje festë popullore te përviteshme në Përmet. 

 

Kushtet  Politiko-Ushtarake për Thirrjen e Kongresit te Përmetit 

Lëvizja Nacionalclirimtare (LNÇ) dhe Ushtria Nacional Çlirimtare Shqipëtare (UNÇSH),ose forcat partizane, përballuan me sukses Operacionin e Dimrit (1943-44) qe ishte nje mesymje e kordinuar kunder tyre nga ushtria pushtuese gjermane dhe kolaboracionistët vendas. Propoganda e ushtrise gjermane dhe ajo e qeverisë kuislinge te Tiranës deklaronin ne kete kohe se rezistenca antifashiste dhe lufta partizane ishin asgjesuar. Në te vërtetë, me gjithe humbjet qe pësoi nga ky operacion,UNÇSH mbijetoi dhe u konsolidua si forcë e rëndesishme luftarake. 

Në fillimet e pranverës 1944 ajo filloi te zgjerohej me shpejtesi dhe po shtrihej ne te gjithe teritorin shqipëtar. Keshtu, nga Janari ne Maj te atij viti, UNÇSH ju shtuan brigada te tjera partizane e disa batalione e çeta lokale.  

Vrullin e rritjes se lëvizjes partizane ne kete priudhe, e pershkruan me pershtypje te vecantë ne kujtimet e tij edhe oficeri i misionit aleat britanik ne Shqipëri, kapiteni R.Hibbert. Ne librin e tij “Fitorja e Hidhur” që eshtë botuar në vitin 1991ai shkruan: 

Zgjerimi i forcave partizane ose UNÇSH në pranverë ishte nje dukuri e jashtëzakonëshme, qe i habiti oficerët e misionit britanik, të cilët kishin qënë dëshmitarë te situates se rrezikshme qe kishte kaluar berthama e forcave partizane vetëm dy-tre muaj më parë”. 

 Me luftën e saj te ashper kundrejt pushtusit, organizimin e larte dhe qendrimin dashamires ndaj popullit, UNÇSH fitoi besimin dhe mbeshtetjen popullore në Shqipëri. Ajo shihej si e vetmja force shqipëtare qe luftonte per clirimin e vendit, ringritjen e flamurit shqipëtar dhe mbrojtjen e aspiratave e te drejtave per shumicen e popullsise shqipëtare.

Te rinjte dhe te rejat shqipëtare vershuan dhe shtuan me shpejtësi rreshtat e formacioneve partizane. 

Në fund te pranverës te vitit 1944 iniciativa ushtarake në Shqipëri kaloi në dorën e Ushtrisë Nacionalclirimtare Shqipëtare; gjermanët dhe forcat kolaboracioniste u mbyllen kryesisht në garnizonet e qyteteve, sidomos në Shqipërine e Jugut.

Ne planin ndërkombëtar, situata gjithashtu ishte optimiste per koalicionin antifashist qe udhehiqej nga tre fuqitë e mëdha; Bashkimi Sovjetik, Anglia dhe SHBA. 

Në perputhje me ketë situatë optimiste; për të bërë bilancin e arritjeve te LNÇ dhe për te percaktuar objektivat dhe platformën per vazhdimin e mëtejshem te luftes çlirimtare dhe qeverisjen e vendit, Kryesia e Këshillit te Përgjithshëm Nacionalçlirimtar vendosi, me 15 Prill 1944, thirrjen e Kongresit Antifashist te Përmetit.  

 

Procedura Demokratike e Zgjedhjes së Delegatëve 

Është me mjaft interes të përmendet se, megjithese LNÇ operonte ne situate lufte, idetë dhe vendimet per realizimin e zgjedhjeve ishin ide te përparuara e mjaft demokratike. Ne rezolucionin e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm Nacionalclirimtar per zgjedhjen e delegatëve theksohej: “Në kongres të përfaqësohen zonat e lira, zonat e pushtuara nga armiku, brigadat dhe batalionet partizane e vullnetare, Bashkimi i Rinisë Antifashiste me 10 delegatë dhe Bashkimi i Gruas me 5 delegatë”. Në zonat e çliruara dhe formacionet e ushtrisë delegatët do të zgjidheshin demokratikisht me votim të hapur kurse ne zonat e paçliruara do të caktoheshin nga këshillat e qarqeve apo të qyteteve. 

Haxhi Lleshi, i cili ishte nje nga udheheqesit kryesore te LNÇ, e përshkruan natyrshëm ne kujtimet e tij nje episod qe tregon se si u zgjodhen në mënyrë demokratike, ne nje miting te hapur, perfaqësuesit e popullit ne komunën e Plashnikut (Qarku i Beratit), ku ai ishe i dërguar në ate kohe (Prill 1944) per te ndjekur zgjedhjet: 

“Pershtypje te vecante më ka lenë mbledhja qe u organizua ne Plashnik, ku moren pjese rreth 500 vetë e midis tyre afro 100 gra. U emocionova kur pashe këte pjesëmarrje te gjerë, mendova sa lart ishte ngritur vetedija patriotike, antifashiste dhe demokratike e mbare popullit qe po merrte pjese jo vetem per fitoren e luftes kunder pushtuesit e tradhetarëve por edhe per formimin e pushtetit te ri, tek i cili ai kishte mbeshtetur shpresat e të nesërmes.…Aty folen edhe aktivistë, burra e gra, te rinj e te reja. Në diskutimet e tyre shprehej perkrahje e plote per LNÇ dhe thirrjen e Kongresit të I Antifashist. Ne fund pjesëmarresit zgjodhen demokratikisht delegatët per ne konferencën nacionalclirimtare te qarkut”. 

Përfundimisht, megjithese në kushtet e veshtira te luftës me pushtusit, u zgjodhen 200 delegatët e Kongresit te I Antifashist te cilët perfaqësonin te gjitha shtresat e popullsise shqipëtare dhe mbulonin gjithe teritorin shqipëtar. Aty kishte delegatë nga Partia Komuniste Shqipëtare (PKSH), perfaqësusë nga shtresat nacionaliste, nga ushtria partizane, nga Bashkimi i Rinisë Antifashiste dhe Bashkimi i Grave te Shqipërisë.  

Forumet drejtuese te LNÇ dhe PKSH kishin marë vendimin qe kongresi te mblidhej ne qytetin tashme të çliruar te Pëmetit.  

Përmet, Maj 1944; udhëheqës të LNÇ në Kongresin e Përmetit (nga e djathta në te majte): Ramadan ÇitakuLiri GegaHysni Kapo, Sejfulla Maleshova, Haxhi LleshiMyslim PezaEnver HoxhaOmer NishaniSpiro MoisiuMustafa Gjinishi. 

 

Vendimet e Kongresit të Përmetit 

Kongresi Antifashist i Përmetit, duke patur parasysh përbërjen gjithepërfshirëse te delegatëve te tij dhe përfaqesimin e tyre territorial, ishte nje kuvënd kombëtar apo nje asamble kushtetuse qe kishte misionin te zgjidhte organet legjistative dhe ekzekutive te cilat do te qeverisnin vëndin deri ne mbarim te luftës dhe me pas, në Shqipërine e çliruar. 

Ashtu siç dihet nga dokumentat historike, kongresi zgjodhi se pari Këshillin e Përgjithshëm Nacionalçlirimtar (KPNÇ) si organin më të lartë shtetëror; forumin kryesor ligjvënës, përfaqësuesin e vetëm sovran të popullit shqiptar.  

KPNÇ zgjodhi Kryesinë e Këshillit te Përgjithshëm qe perbëhej nga 25 anëtare; president i saj u zgjodh Omer Nishani.

Së treti, në kongres u zgjodh dhe Komiteti Antifashist Nacionalçlirimtar i cili kishte atributet e një qeverie provizore. Ky komitet, apo qeveri e provizore, përbehej nga 11 anetarë. Sekretari i përgjithëshem i PKSH, Enver Hoxha, u emerua kryetar i qeverisë provizore kurse nacionalisti i mirenjohur, Myslim Peza, u emerua nënkryetar i qeverisë provizore. 

KPNÇ si organ ligjvënës, qysh në formimin e tij gjate ditëve te kongresit, nxori aktet apo vendimet e para te rëndesishme te cilat patën nje rëndësi te madhe per zhvillimin e mëtejshem te luftës clirimtare dhe pamvarësine e Shqipërisë ne vitet e mëvoneshme. Vlen te përmënden tre vendimet e mëposhtme te cilat lane gjurme te pashlyshme ne jeten politico-ekonomike te Shqipërise dhe percaktuan drejtimin qe do merte shteti i ardhëshem shqipëtar: 

  • Të ndërtohet Shqipëria e re demokratike e popullore sipas vullnetit të popullit. 
  • T’i ndalohet ish-mbretit Zog kthimi në Shqipëri dhe të mos njihet asnjë qeveri që mund të formohej brenda ose jashtë vendit kundër vullnetit të popullit. 
  • Të vazhdohet më me ashpërsi lufta kundër pushtuesve gjermanë dhe tradhtarëve shqiptarë, deri në shkatërrimn e tyre të plotë dhe vendosjen e pushtetit demokratik-popullor në të gjithë vendin. 

Vendimet e Kongresit te Përmetit treguan se LNÇ dhe PKSH, si forca kryesore lëvizese e saj, kishin krijuar bindjen se ato do te ishin fituesit e luftes dhe do te qeverisnin vendin pas fitores. Megjithëse ca vezhgues te huaj e quanin si vete-besim të teperuar optimizmin e drejtueseve te LNÇ në atë kohë; ngjarjet e mëvoneshme vertetuan se analiza e situatës që bëri PKSH dhe LNÇ ishte racionale dhe realiste. 

Lapidari kushtuar Kongresit te Përmetit (FF-Përmet, 2017). 

Kongresi i Përmetit, duke shpallur person non-grata ish-mbretin Zog, i vuri atij legalisht damkën e tradhëtarit sepse ai e ktheu Shqipërinë ne shtet vasal te Italise dhe braktisi popullin e vendin (bashke me shpurën e qeveritarëve te tij) në ditët e vështira te pushtimit fashist. Gjithashtu, vendimet e ketij kongresi u dhane nje mesazh te qarte kuislingeve dhe kolaboracionisteve ballisto-zogiste; nuk do kishte pushtet në tavoline per ata qe bashkpunonin me armikun dhe as per ata që prisnin te ikte pushtuesi e pastaj “te luftonin”. Pushteti u takonte atyre qe luftonin kunder pushtusit për clirimin e Shqipërise dhe do te mbronin lirinë, te drejtat, interesat dhe aspiratat demokratike te popullit shqipëtar.  

Në zbatim te vendimit te kongresit per çlirimin e plote te Shqipërisë; Shtabi I Pergjithshëm i UNÇSH, me 28 Maj 1944, nxori urdhërin per fillimin e ofensivës se përgjithëshme ushtarake. Në kete kuader Divizionit te I S, i cili sapo ishte formuar, ju komunikua detyra te kalonte Shkumbinin dhe te mesynte forcat gjermane dhe bashkëpunetorët e tyre vendas ne Shqipërinë e Mesme dhe Shqipërinë Veriore. Marshimi i Divizionit I-rë drejt veriut ishte nje moment kyç në luftën per çlirim; ai tregoi se tani UNÇSH ishte e aftë per të luftuar pushtuesit në çdo zonë te Shqipërisë, kishte marë inisiativën luftarake kundrejt armikut dhe së shpejti objektivi i saj do të ishte çlirimi i qyteteve, përfshirë edhe Tiranën. 

Përfundimisht edhe sot pas 76 vitesh, mbështetur në kohën kur u mbajt dhe vendimet e rëndësishme te tij, mund te thuhet se Kongresi i Përmetit zë nje pike kulmore në historinë shqipëtare. Aty u përcaktuan drejtimet per te realizuar qëllimin final te luftës antifashiste te popullit shqipëtar; çlirimin e plote te atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë, garantimin e një Shqipërie te lirë e sovrane në mbarim te luftës se dyte botërore dhe vendosjen e pushtetit popullor.  

Share This Article
15 Comments
    • HAHAh E quajne akoma “congress” qe eshte fjale anglisht dhe jo. Imagjonojeni sa e kane marre vesh dhe kuptuar partizanet e derguar me urdherat e jugosllaveve.
      Perfundimisht, edhe pas 76 vjeteve nuk ia dijne emrin dhe kuptimin ne Shqip.

  • Vecoria eshte se ky artikull perkujtimor vjen nga nje vend imperialist e nga nje krahine kaubojs si Teksas ! Kongresi i Permetit ne maj 1944 eshte nje tubim i nje krahu politik e organizativ sic ishte Fronti Nac-Clirimtar .I krijuar ne Peze ne shtator 1942 ku gjer ne dhjetor 1943 ishin bashkeudhetar edhe zogistet me Abaz Kupin. Aty ishin dhe nacionaliste jo komuniste te cilet u eliminuan ne vitet 1946-47 me grupin e deputetve ! Kongresi jepte mesazhin qe po fituam neve pas lufte do veprojme keshtu ! Te ngjashme u bene edhe ne Jugosllavi ku sot nuk perkujtohet me po keshtu ne Greqi por meqe nuk fitoj pas lufte ky krah politik nuk u permend me ! Neve perpiqemi ta perkujtojme dhe me cdo menyre ta shpallim si dicka eveniment kombetar kur ne fakt nuk eshte i tille ! Vendimet e Kongresit te Permetit jane vendime politike e organizative ku dallohet vetem qe u arrit te krijohej posti i Komandantit te Pergjithshem dhe u caktua Enver Hoxha per aresye se aleatet Anglo-Amerikan njihnin detyren e shefit te shtabit ku ishte Spiro Moisiu. Pastaj kemi Kushtetuten e vitit 1946, vitit 1950, vitit 1976, vitit 1991, vitit 1998 e ne vazhdim ku ky Kongresi nuk ka vend vetem ne perkujtim te atyre qe duan ta perkujtojne………

  • Faleminderit gazetes Dita qe na rikujton evenimente te rendesishme te historise shqipetare si Kongresi Antifashist I Permetit.
    Nderim dhe mirenjohje te thelle meritojne te gjithe ata qe nisen (luftuan), organizuan dhe perkrahen Levizjen Antifashiste Nacional Çlirimtare ne Shqiperi. Ata bene sakrifica sublime, vune ne sherbim te atdheut rinine e tyre, derdhen djerse dhe gjak, per çlirimin e vendit nga okupatoret nazi-fashiste dhe per rindertimin e Shqiperise se cfilitur ekonomikisht nga lufta e dyte boterore.
    Turp dhe perçmim per “politikanet” e “demokracise” qe ne kohen e tanishme, per 30 vjet, me perkrahje dhe ndihma financiare te vazhdushme nga gjithe bota, e kane katandisur vendin ne varferi ekonomike dhe katastrofe sociale.

  • O Kozi , kjo eshte histori , ashtu sikurse ka ndodhur realisht . Duan apo s`duan disa te seres suaj , historia nuk mund te anashkalohet , ca nme pak te shtremberohet . Ai kongres nuk ishte kongres partie , por i forcave antifashiste , i cili mori vendime shume te rendesishme per vazhdimin e luftes , deri ne clirimin e plote te vendit . Por , njerez si ti , mbeten edhe sot mbeshtetes te kolaboracionisteve nazi -fashiste , per te glorifikuasr si trimerira dhe akte atdhetarie krimet dhe pslleqet e pa fund qe bene eterit e gjysherit tuaj ne ate kohe ,por qe , jo me pak te rrezikshem per kete vend jini edhe ju te sotmit , mbetjet e tyre toksike . Urrejtja qe kini per komunistet ( dhe kjo eshte e drejta apo zgjedhja juaj ) futet ne nje thes me luften e ndritur Antifashiste NCL , fitimtareve te pa njolle te asaj lufte , perkrah gjithe frontit boteror antifashist !

  • Grumbullimi i bashibozukeve sllavo-komuniste ne Permet shenon fillimin e diktatures moniste ne Shqiperi.
    Repartet e armatosura vendosin pa zgjedhje qeverine e tyre.Autor i Vendimeve eshte Miladin Popovici,qe vendosi se kishte ardhur koha qe te xhvishej kamufliumi nga Perfaqesuesit jo komuniste si Spiro Moisiu dhe Abaz Kupi dhe ti jepej pushteti absolut TE BESUARIT JUGOSLLAV,Enver Hoxha.
    Te gjithe repartet,organizatat,individet,qe vepronin dhe luftonin,jashte organizates komuniste te shpalleshin tradhtare,nga tradhtaret serbo-komuniste dhe te luftoheshin me arme.
    Pushteti fitohet me gryken e pushkes.
    Zgjedhje te lira nuk ka.Zgjedhjet i bejme NE,Ashtu si dijme NE.

    • Nuk jam ne nje mendje me juve megjithse kam deshmore ne mbiemer tim nga lufta e dyte por nuk jemi komuniste. Kongresi i Permetit nuk ngjason ne asnje drejtim me Mbledhjen e Shpalljes se Pavaresise , Me Kongresin e Durresit 1918, Me Kongresin e Lushnjes ne 1920,as me Asamblene e Tetorit 1943. Kongresi Permetit ngjason per nga organizimi e forma e perfaqesimit me Asamblene kuislinge te 12 prillit 1939 e cila mori vendim qe te bashkohet Shqiperia ne nje shtet me Italine ,qe Mbret te jete Vitor Emanueli etj nga keto duke mos patur tager per vendime te tilla ! E megjithate nuk mund te kundershtoj qe ngjarjet qe kane ndodhur jane realitet historik por kuptimi,prioriteti i ngjarjeve, dhe pasojat qe sjellin kane cilesorin pozitiv ose negativ ne vazhdimesi historike. Dhe ky Kongres i Permetit ka rezultat negativ historik !!!

  • Grumbullimi i bashibozukeve sllavo-komuniste ne Permet shenon fillimin e diktatures moniste ne Shqiperi.
    Repartet e armatosura vendosin pa zgjedhje qeverine e tyre.Autor i Vendimeve eshte Miladin Popovici,qe vendosi se kishte ardhur koha qe te xhvishej kamufliumi nga Perfaqesuesit jo komuniste si Spiro Moisiu dhe Abaz Kupi dhe ti jepej pushteti absolut TE BESUARIT JUGOSLLAV,Enver Hoxha.
    Te gjithe repartet,organizatat,individet,qe vepronin dhe luftonin,jashte organizates komuniste te shpalleshin tradhtare,nga tradhtaret serbo-komuniste dhe te luftoheshin me arme.
    Pushteti fitohet me gryken e pushkes.
    Zgjedhje te lira nuk ka.Zgjedhjet i bejme NE,Ashtu si dijme NE.
    Perpara drejt Veriut per te pushtuar Malesine dhe Kosoven,T`ja falim vellezerve Serbe,se na bene mbret dhe kaluar mbretit.

  • Lufta e ashtuquajtur nac-cl,,nuk eshte gje tjeter vecse
    Lufta Ballkanike,,seria dyte.
    Kete radhe nuk mesyne ushtrite greke dhe serbe drejt Shqiperise ,por I VRANE SHQIPTARET ME DUART E TYRE..Krijuan me bashibozuke shqiptare Ushtrine Nacional Clirimtare,,(Formacion sllavo-grek i armatosur nga englezet),pushtuan Shqiperine nen masken e luftes kunder fashizmit,,,pushtuan Kosoven dhe Malesine nen masken e NDIHMES INTERNACIONNALISTE,,Masakruan dhe spastruan Ethnikisht Krahinen Shqiptare te Camerise nen masken e luftes kunder popullit bashkepuntor cam.
    Sherbimet qe i sollen bashibozuket patrtizane,Armiqve shekullore te popullit shqiptar,serbo-greke,nuk ja ka bere asnje shqiptar gjer me sot,,as Esad Pasha.

  • Faleminderit Gazeta DITA qe na sjell me kujtese here pas here ngjarjet historike te vendin tone,nje nga te cilat eshte the Kongresi Historik i Permetit
    Faleminderit dhe respekt dhe per zoterine qe e ka shkruajtur, se edhe pse j qenka kaq larg Atdheut,ruan dhe promovon vlerat tona historike.
    Keqardhje per disa komentuse driteshkurter dhe me mungese te paket njohurish qe mundohen te baltosin kete ngjarje,por nuk do ta arrijne dot se historia e Luftes National Çlirimtare eshte shkruajtur me gjakun e bijve dhe bijave te Shqiperise qe dhane jeten per Liri.
    Lavdi dedhmoreve
    Lavdi Kongresit te Permetit
    Nderim dhe respekt per veteranet e Luftes

  • Po kjo eshte historia e lavdishme e popullit tone. Disa nuk e pranojne disave e dhemb, ca e shtremberojne se ashtu u intereson. Ende jane njerezit e gjalle qe e kane jetuar dhe e kane shkruar me sakrificat gjakun e tyre kete lufte per te cilen populli yne ka vendin e nderit aleat i luftes antifashiste.

  • Kongresi Permetit*24 Maj 1944* eshte kryefjala e fitores historike te luftes N.Cl.dhe vendosie se Pushtetit te POPULLIT. Lavir te Perjeteshme. Faleminderit Popullit te Permetit per ate manifestim;24 Maj 2021. sa miqve nderkombetare nga Europa- pjesmarres…
    Lavdi kesj date historike te Luftes N.Cl.

    Nga Toronto urojme-mbare atdheun tone:

    26-05-2021 Me Pasuesit Veterane;
    Guri Naimit D.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *