“SHBA nuk mbështet asnjë individ të korruptuar si Sali Berisha”, kjo është deklarata e prerë dhe e qartë e ambasadës së SHBA në Tiranë, e pyetur në lidhje me deklaratën e Ilir Metës duke i dalë në krah Berishës për vendimin ‘non grata’.
Edhe pse SHBA nuk ndalet specifikisht tek deklarata e Metës, mes rreshtave të deklaratës së saj ajo thekson fort se SHBA nuk do të mbështesë individët e korruptuar që i kanë kryer këto akte në kurriz të popullit shqiptar.
“Sekretari i Shtetit mori informacion të besueshëm në lidhje me përfshirjen e Berishës në korrupsion të rëndësishëm dhe përpjekjet për të ndërhyrë në proceset publike dhe përvetësimin e fondeve publike në Shqipëri. Me këtë veprim, qeveria e Shteteve të Bashkuara po bën të qartë se ne nuk do të angazhohemi, dhe si rrjedhim, nuk do t’u japim kredibilitet dhe mbështetje, individëve të korruptuar si Berisha, një individ që Sekretari i Shtetit ka përcaktuar se ka kryer veprime korruptive në kurriz të popullit shqiptar”, reagon ambasada e SHBA-së për Vizion Plus.
Presidentit Ilir Meta i cili e quajti “fletërrufe” të porositur nga regjimi kleptokrat i Tiranës, vendimin e DASH për shpalljen e Sali Berishës ‘non grata’. Meta duke mos u kujdesur fare për gjuhën diplomatike e quan aktin e shpalljes ‘non grata’ të Berishës të pabesë që ka të bëjë vetëm me lobingjet antishqiptare dhe asgjë tjetër .
DASH ka futur në ‘listën e zezë’ Sali Berishën dhe familjen e tij, me akuzat se Berisha është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik dhe familjarëve.
Vetë Sali Berisha ka ngritur akuza, duke njoftuar se do ta padisë për shpifje Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken pasi sipas tij i ka cenuar dinjitetin.
j.l./ dita

Tani vec Metes pritet dhe nje deklarate nga vete Muc Xhepa, ish spiuni i sigurimit te shtetit qe e kishte ne patronazh Sofokli Duka.
Masa e shtrengimit ka qene fakti sepse Muci ishte pederast dhe ju e dini mire qe ne ate kohe te kishe nje pederast ne shtepi ishte gjeme e madhe.
Lidhjen ja siguroi i ati Musai qe edhe ai ishte spiun i sigurimit te shtetit e qe spiunonte nje mesuese ceke ne gjimnazin ku punonin te dy.
Zoterinj Amerika;, pse nuk ja u thoni emrat..!? Ata nuk jane nje e dy..! Krijimi i “ajkes ekonomike” ne vend, qe do qeverise vendin, ishte parimi baze I interpretuar si udhe I’m nga ju, qe shkaterroj jo vetem ekonomine, por dhe shoqerine shqiptare..! Kudo ambasadoret Amerikane kane qene te pranueshem..! Mos ata nuk e kuptonin korrupsion in, apo nga te korruptuarit “ishin te punesuar”..! Arvizune, e kam qojtur “dhender brenda”, pasi ishte shume I shtene pas Sales..! 30 vjet qe Shqiperia u be “corrbe”… nga kush..!? Ata perseri ligjerrojne..?! “Bej c’te duash, vec perkrame mua, qe teshume te te dua..! Tjeter pune te jete hajdut, tjeter pune kriminele por agjent frances ‘nuk e kuptoj”..! Per mua agjenr frances e Amerikan eshte njesoj..!