Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Apeli lë në burg autorin Arbër Paplekaj

J L

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për dhjetë personat e përfshirë në ngjarjen e Elbasanit, ku mbeti i vrarë aktivisti i PS, Pjerin Xhuvani.

Kështu, të gjithë do të hetohen në gjendje të lirë. I vetmi që mbetet në burg është autori, Arbër Paplekaj. Ky i fundit nuk e ka apeluar vendimin që gjykata dha më herët ndaj tij.

Ish-komandoja u vetëdorëzua në policia pas ngjarjes së Elbasanit, ku Struktura e Mbrojtjes së votës e ngritur nga PD u përplas me mbështetësit e PS. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mes palëve mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Ndërkohë që e gjithë ngjarja ndodhi në prezencë të forcave të policisë së Elbasanit.

Më herët gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për Arbën Paplekajn.

Po ashtu trupa gjykuese ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Eldjo Bekon, i cili akuzohej për moskallëzim krimi, ndërsa vijon të mbetet në kërkim për ngjarjen Kelmend Xhaferri.

Të akuzuarit:

Arjan Hoxha, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Pavlo Vuksani, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Emiljan Prenga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Juljan Mataj, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Erald Guga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Erjon Demushi, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Taulant Ymeri, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Roland Xhepa, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Nuredin Kasma, akuzuar për heqje të lirisë me dhune

Eldjo Beko, arrestuar “në flagrancë”, akuzuar për pengim të hetimeve;

Ngjarja ndodhi në lagjen “5 Maj” të qytetit të Elbasanit.

Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë aktivisti i Partisë Socialiste, Pjerin Xhuvani ndërsa të plagosur mbetën një efektive policie Xhensila Sota, edhe tre persona të tjerë.

Përplasja me armë ndodhi për shkak të zgjedhjeve.

Siç u njoftua asokohe, makinë e shtabit të PS-së është kapur nga Struktura e Mbrojtjes së votës e ngritur nga PD, duke shpërndarë para në këmbim të votës. Pas konstatimit të makinës, është thirrur edhe policia.

Në vendin e ngjarjes mbërriti më pas nëndrejtori i Policisë së Elbasanit Abert Nushi dhe disa efektivë të Shqiponjave. Pas mbërritjes së policisë, në vendngjarje erdhi edhe një automjet me simpatizantë të PS-së.

Në këtë moment ka nisur edhe shkëmbimi i zjarrit mes palëve, por vijon të jetë e paqartë se kush qëlloi i pari.

Pak minuta pas ngjarjes u vetëdorëzua në policia ish-efektivi i RENEA-s Arbër Paplekaj, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj Xhuvanit gjatë shkëmbimit të zjarrit. Ky i fundit ka thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje.

 

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *