Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vizituar qytetin e Bajram Currit, ku ndër të tjera ka pirë raki dhe ka shijuar performancën e Ansamblit Dardania.
Përmes një postimi në Instagram, kryediplomatja amerikane shkruan se njerëzit në veri janë vërtetë fisnikë ndërsa siguron se ky nuk do të jetë vizita e saj e fundit në këtë qytet.
“Është e vërtetë ajo që thonë ata për veriun: malet janë madhështore, por njerëzit janë vërtetë fisnikë. Kam vizituar me studentët në #BajramCurr të cilët po marrin pjesë në “English Empowers All Tropojans”, organizuar nga Shoqata Alpin me ndihmën e @peacecorpsalbaniaVullnetarët PJ dhe Neda Jahangiri.
Piva raki me Catherine Boehn dhe miqtë e tjerë të cilët po promovojnë turizmin miqësor me mjedisin në vendet malore të Shqipërisë. E mbylla vizitën time me një performancë nga Ansambli Dardania, që kërceu me një pasion të paharrueshëm. Faleminderit qytetarëve të Bajram Currit për pritjen tuaj të ngrohtë në udhëtimin tim të parë, përfundimisht nuk do të jetë i fundit. Shihemi së shpejti!”, shkruan ambasadorja.


e.r/dita

Ehh, ndjehemi te lehtesuar; tamam sic ndjehesh kur sapo ke pastruar shtepine…
Nji amerikano-aziatike i njeh mire zakonet orjentale.
A te ka xane amnezia,a shtiresh zonja Kim?:
A nuk ishit ju zonja Kim dhe shteti qe ju perfaqesoni,para do ditesh,qe zveshi shpaten,per te goditur kryet e bandes se Tropojes,(qe eshte nje krahine e vogel dhe e pa zhvilluar ne ekstrem te vendit)qe mban nen thunder per dekada kete vend,duke e denatyruar ate me plantimin e veseve malinje njerzore,ne gjithe qelizat e pushtetit dhe shoqerise shqiptare?.
Natyrshem,qe ka rob te mire Tropoja,si ne cdo zone tjeter rurale ,por keta lloj tropojanesh,qe kane pushtuar kete vend dhe njohim ne,jane dhe me te eger dhe te erret,se vet osmanet pushtues te dikurshem.
Dhe lusim zotin cdo dite,qe ka Amerike mbi toke,qe nxjerre gjoksin dhe i del ne mbrojtje ketij vendi te skeletosur dhe rakitik europian,qe vazhdon ne shekuj ta vetvrase veten ne menyren me te shemtuar dhe neveritese.
hajt tu turrsha..
Ambasadores znj Kim.miresi i uroj.. Mua 85 vjecarit tej oqeanit,fotografite ,gjakun e Ri,sjelle nga ajo treve sa Perle e Natyres shqiptare dhe historike me ringjalin. Fakleminderit.er dita … Gur Naimit D. Toronto.