Sot qarku i Durrësit,
po rinumërohet,
gjer tani masakër,
gjëkund s’po shikohet!
Humbësit e përjetshëm,
vjellin edhe vjellin,
por vota për ta,
kutitë dot nuk pjellin!
“Masakrën zgjedhore”,
Luli e ka shpikur,
përndryshe nga zyra,
do të kishte ikur!
Gjer në mes-Qershor,
gjyqet do vazhdojnë,
ditën kur shqupistët,
kreun do votojnë!
Nëse fiton Basha,
siç parashikohet,
çështja e dorëheqjes,
fare do harrohet!
Dhe kështu burreci,
fillon nga fillimi,
për të humbur prapë,
lule-Lulëzimi!
Duket -këtë herë,
në PD-ë ka gara,
por është po njëlloj,
si herët e para!
Që të tre sfiduesit,
që janë në garë,
janë më e shumta,
nivel mesatar!
Me hallet e SHQUPIT,
neve s’kemi punë,
po Lulëzim Bashën,
do votoja unë!
Kryetar Lulashi,
të nxjerr faqebardhë,
PS-së mandatet,
do t’ja japi radhë!
Dëgjova sfiduesin,
me numrin Katër,
që tha tëpkë si Luli,
se është bërë masakër!
Nivelin Agroni,
gjer në tokë e uli,
tamam në momentin,
që foli si Luli!
Ky që vjen merr vota,
në mes të Tiranës,
flet si nënë e Zeqos,
në majën e thanës!
Thamë se nivelin,
e uli Gon djali,
nuk na duhet kopja,
dhe origjinali!
Dëm i madh ju bë,
LSI-së vërtet,
se grigja u kthye,
në vathën e vet!
Si mund ta kuptojë,
Tit Vasil halldupi,
se LSI-së gropën,
ja gatiti SHQUPI!
S’ka gjëkund masakër,
vjedhje e skandale,
se PD-ja mori,
votën maksimale!
Këtë e di mirë,
Shtëpia Qëndrore,
ndaj Lulashi-humbjen,
e quan fitore!
Për PD-në e Lulit,
kjo qe Himalaja,
se ajo rimori,
gjithë votat e saja!
Neve këtu bëjmë,
dhe pakëz shaka,
më të mirë se Luli,
në PD-ë nuk ka!
Dhe gjithë aleatët,
të paktën në Tiranë,
PD-së veç i morën,
dhe asgjë s’i dhanë!
A.DUKA

Edhe Ben Duka, si plot te tjere zorrdjegur pas Rames, gdhihet e ngryset me sy e veshe tek WC e opozites qe te degjoje ndonje pordhe atje.