Në njoftimi e publikuar në Fletoren Zyrtare, Agjencia Shtetërore për Shpronësimet ka bërë me dije se ka shpallur kërkesën për shpronësim, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit ‘Rehabilitimi i segmentit rrugor, pallati me shigjeta –Rreth rrotullimi Shqiponja’”, i ndryshuar.
Subjekti kërkues i këtij projekti është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Personat që preken nga ky projekt të cilët kanë emrin në tabelën e publikuar dhe personat të cilët preken, por nuk figurojnë në këto lista, jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga publikimi në Fletoren Zyrtare, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre, të shoqëruara me dokumentacionin përkatës, si edhe të shprehen nëse janë dakord me të dhënat e publikuara për përfundimin e procedurave të shpronësimit, në ARRSH, si dhe në Agjencinë Shtetërore për Shpronësimet.
Vlera totale paraprake e shpronësimit është 26,710,976 (njëzet e gjashtë milionë e shtatëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë.

26milion leke baraz 20 Mije euro shteti hajdute o pallosh. Prit dhe Pak sa te mbarjone Pune me Salen dhe liken pastaj eshte rradha jote
Jane afersisht rreth 250 mije euro, por nuk kuptohet nese kjo vlere eshte per familje!?