Nga Bedri Islami
Në PD janë hapur zgjedhjet për shefin e ri të saj. Konkurrojnë disa vetë, përballë kanë vetëm një, shefin aktual, Bashën. Që zgjedhjet do të jenë një farsë, si ndodhi edhe katër vite më parë, kjo dihet. Kush ka dy pare mend në kokë është i bindur se e gjithë kjo lojë e disa figurinave dhe figurave në elitën drejtuese të saj ka të njëjtin përfundim.
Ata që si drejtues të lartë të PD-së, duhej të ishin tërhequr me kohë nga drejtimi i saj, sidomos pas humbjes në 25 prill, që ndodh pas tetë viteve në opozitë, përballë një shumice të majtë të lodhur deri në këputje, tani janë thirrur për të bërë drejtësi, zgjedhje të ndershme etj., kur e dinë fare mirë se në një rend normal ata do të duhej të ishin tani të larguar.
Kaq i bindur është Basha në fitoren e tij dhe kaq fort janë futur rrënjët në lidhjen mes së keqes dhe “liderëve” të rinj, sa që tani, ndryshe nga katër vite më parë, as nuk e mori mundimin të “ngrihej” që të shkrihej përsëri pas zgjedhjeve.
Çfarë i dallon të gjithë kanditatët: asgjë! E përbashkëta e tyre është besimi i shfaqur te Berisha, pavarësisht nëse e duan apo jo; disa sllogane të porositura, të cilat nuk do të ngrohin askënd, luajaliteti ndaj Bashës dhe kundërshtia për të krijuar mjedisin e rremë se po bëhen zgjedhje, kur gjithçka është e ditur, e saktësuar dhe ndoshta është bërë gati edhe procesverbali i fundit, ai i përmbylljes së rezultatit.
Edhe futja në lojë e një figure pak të njohur, që ishte i votuar në Tiranë më shumë nga të tjerët, nuk sjell ndonjë risi, pasi, si i tha një “besnik deri në dekë” i Bashës, PD-ja nuk është call center dhe drejtimi i Partisë nuk ka të bëjë me fletushkat e hedhura rrugës.
Çdo gjë është e saktësuar deri në detaje dhe Basha që gjendet para dy zjarreve, zgjodhi të bëjë shuarjen me një zjarr të tretë: zgjedhjet në Parti.
Basha ka para vetes zjarrin e parë: çfarë do të ndodhë me shefin dhe atin e tij politik, Berishën. Në librin e tij ka shkruar se nuk mund të vrasë atin shpirtëror, por, si duket, ai e ka ditur “vrasjen” që do i vinte shumë shpejt.
Shumë vetë, mes tyre edhe unë, menduam se mos futja e Berishës në fushatën elektorale të 25 prillit ishte një gjetje izraelite. Menduam se kjo gjetje politike po shmangte një figurë që ishte e deformuar, për të paraqitur një figurë të re, që është i pavarur, vepron me bindjen dhe idetë e tij, shumë i lirshëm dhe përmes një fushate civilizuese.
Në fakt gjërat janë ndryshe. Është krejt e mundur që deklarimi i Bujar Nishanit se Basha e ka ditur për vendosjen e shefit të madh në Listën e Zezë, bashkë me familjen, është i saktë dhe ndarja mes tyre ka ndodhur shumë më heret. Berisha nuk ishte i pranishëm as në hapjen e fushatës, as në mbylljen e saj, as në paraqitjet publike, nuk u duk as në Kavajë e as në Tiranë, nuk foli, nuk u përplas dhe ai ka qenë gjithnjë njeriu që e kishte në shpirtin e tij përplasjen, mitingjet, njerëzit, turmat.
Mbyllja e Berishës nuk ka pasur të bëjë me liderin e ri, por me larjen e hesapeve me liderin e vjetër. Ky është zjarri i parë i tij. Çfarë do të bëjë, a mund ta shuajë atë pa u djegur vetë dhe deri sa të kalojë 13 qershori?
Nëse Berisha do të heshtë deri asaj dite, ai do të jetë kryetar, por përsëri, si në vitin 2013 apo si në vitin 2017 do të jetë në mëshirën e tij. Shenjat e para dëshmojnë për një pendesë të Berishës dhe ai mund ta kishte shitur prej kohe, nëse nuk do të ishte 21 janari.
Basha, më shumë si Jago se sa një Hamlet ngurrues, pas përvojës së UNMIK-ut mund të ketë një kopje të regjistrimeve në godinën kryeministrore të natës së 21 janarit. Ai që ishte shefi i kësaj pune u bë deputet e jo vetëm kaq.
Zjarri i dytë i Bashës janë amerikanët. Ata mund t’i kenë besuar atij shpalljen e Berishës si person “non grata”, por edhe i kanë kërkuar distancimin e ngadaltë prej tij. Ata, më mirë se gjithë të tjerët, e dinë se për çdo largim, ka edhe ndëshkim, dhe, kur janë frikësuar prokurorët nga plumbat e shefit të Gardës së Republikës dhe kanë trokitur në dyert e ambasadës, si nuk do të trembej Lulzim Basha. Lëre pastaj “desdemonat” pranë tij!
Çfarë do të bëjë ai me amerikanët? Deklarata e tij, ndërsa lante me njerën dorë Berishën, hidhte ujë me dorën tjetër në kampin amerikan. As nuk shiste haptas e as nuk blinte haptas. Halli i tij është të ngopet në të njëjtin çast me dy lugë.
Kam menduar sinqerisht se një ditë do të hapej, do të merrte diçka nga origjina e tij. Ndërsa Basha ka hallin e zjarreve të tij, të tjerët nuk e dinë vërtetë pse janë futur në këtë lojë, ku e dinë se janë të humbur.
Disa vite më parë shkrova për kandidimin e Eduard Selamit përballë Bashës, duke u habitur se si një burrë dhe intelektual me integritet të fortë, që e dinte fare mirë se çfarë malli fshihej pas zgjedhjeve, u bë pjesë e farsës. Për këto të tjerët, as kam mall të flas e as nuk besoj te statura e tyre. Loja u bë e pështirë dhe e hapur. Në një forcë politike të deformuar, të shkalluarit duken normalë, ndërsa të mençurit dhe ata me autoritet vetjak janë të mos dashur.
Sokol Olldashi u kujtohet? Harresa e tij e tanishme është harresa e nesërme e këtyre që sot janë futur në një lojë të humbur. Do u lutesha veçse këto ditë të mos kalojnë përmes tunelit të Elbasanit! Larg qoftë!

Po po ! E gjete ti Bedri ?!? Po PSE NUK thua more
MAVRI Bedriu , se çfarë deklaroi KRIMINELI Sokol Olldashi kur u VRANË 4 SHQIPTARË në 21 JANAR të 2011 , kur u GJAKOSËN 200 të tjerë dhe u ARRESTUAN 500 të tjerë !!!!!! A NUK ishte KRIMINELI Sokol Olldashi (Dashnori i Mensila Palmës) ,që deklaronte 24 Orë më pas , se po të ishte ai MINISTËR i BRENDSHËM në VEND të LUL KURVË Bashës , do kishte VRARË 400 PROTESTUES , dhe JO 4 !!!!!!! Sokol Olldashi ishte HAJDUT , VRASËS dhe KRRIMINEL ORDINER , dhe NUK NDRYSHONTE fare fare fare nga Luli , Saliu dhe Likja !!! FUNDËRRINË dhe PLEHRË e PËSHTIRË që bridhte pas FUSTANIT të GRAVE dhe MOTRAVE të SHOKËVE të tij!!!! Ky ishte Sokol HALE Olldashi !!!! Njeri NEGATIV dhe ZEMËR LIG !!!⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖
Sokol Olldashi kishte organizuar vrasje prandaj ia organizuan “aksidentin”… Sidoqofte konkurentet duhet te kene kujdes, sepse edhe Lul Basha ka pjesen e vet ne vrasjet e 21 janarit kur ishte Minister i Brendshem i Sali Berishes dhe s’e ka per gje te vrase perseri!
Hahahaha –Genjen ky lopcari Bedri deficent dhe budallenjte komentues e besojne si idiot
Po Olldashi ishte ne makine me dashnroen more, dhe po ecte me shpejtesi 10km/ore kur i ndodhi aksidenti
Olldashi nuk e pa kthesen se ishte “i zene” me pune dashnie
dhe iku drejt e ne hendek –Aty benzi u rrokullis, dhe atj ju peprlas koka te xhami i hapur baxhase se Benxit
aty hetuesit dhe gjykatesit ishin te PS-se more , dhe ata nuk akuzuan do asnje
Hajde hajvane milet hajde —
Po pardje e shkrova une:Mos kaloni nga qafe-krraba,se tyneli elbasanit do pastrohet nja 3 dite.
Kaq shume plagjatura nxisin komentet e mija?
Kapacitetet vrasese te Berishes kane Rene nga 2013.Ka me pak vrases qe mund te porosise.Sa per garen ata te tjeret kane te 3 bashke 1% ndaj 99% te
Bashes.Gara e mbaruar pa fillu.
Rasti i Sokol Olldashit pavarësisht glorifikimit që i bëhet post mortum, tregon qartë se partitë politike tek ne janë organizma kriminale që shërbejnë në radhë të parë si mburojë për kryetarët e palëvizshëm prej dekadash dhe familjarët e miqtë e tyre, ndaj vjedhjeve, krimeve, korrupsionit që e kanë në axhendën e aktivitetit të tyre të përditshëm. Olldashi nuk e kuptoi se me marrjen e partisë ai rrezikonte jetën e kryekriminelit berisha dhe familjarëve të tij se do i hiqte mburojën ligjore prandaj berisha u investua tek pederasti dhe njeriu pa dinjitet basha ndërsa olldashi që provoi ti merrte hipotekën familjes berisha vdiq i përmbysur në një lartësi 1.5 m në një makinë super të blinduar
Olldashi i vdekur aksidentalisht ne nentor 2013. Keshtu u tha atehere, aksidentalisht. Dhe ishte Edi Rama ne pushtet jo Sali Berisha. Ti jete dhimbsur Sali Berisha Rames sa ti fshihte nje krim duke e quajtur Aksident? Apo ishte nje aksident i mirepritur nga Saliu po aq sa Rama e ca me teper nga ish Kryetari Parlamentit Meta?
Pas 8 vitesh nga nje aksident te thuash se ishte vrasje me qellim perbalt me se pari pushtetin e ketyre 8 viteve sepse ka dhe ligh per moskallzim krimi.
Besoj se nuk e ke te drejten ligjore te “rremosh” se c’bejne te tjeret, qe kane “ceksat e kashtes”..! Po je patriot, profesionist nuk me intereson, germo ata qe qeverisin, germo “pensonet e urise”, papunesise, ne we mendohemi e themi rrugeve te Europes “te rrosh apo mos rrosh… kjo eshte ceshtja..” Nuk e kam re vjedhur nga Rama, pasi kur lexoj a Shekspire, Rama nuk ishte pjelle..!
Keta jane “kopshti i Trendafilave” te Saliut! Te gjithe “karafila” “trendafila”! Genjeshtare hajdute dhe vrases besnike te Saliut! Mezi po pres te mesoj : a do te dale njeri nga tufa?
Bedri
Komentues
Mos u merrni me Sokol Olldashin.
Per 8 vjet,qe kur kavdekur, nuk eshte degjuar ndonje gje , qe ai ka bere , per tu pergujuar per keq.
Merruni me te gjalle.
Lereni te vdekurin te prehet i qete.
Lista e mekatareve te gjalle eshte e gjate.
Po behesha gati te shkruaja dicka, po e lashe pasi lexova mes tend.
Sinqerisht faleminderit !
Po “harrohet” qellimisht Olldashi.Harrese injornate,sepse vrasesite kete rast, nuk duane te mbajne gjamen per vi ktimen e tyre,si zakonisht ndodh me profiteret politik ne teva shqiptare,kendej e andej Drini.
Zoti Bedri! Pa kaluar ne shtrungen e SPAK-BKH Saliu,Luli,Iliri,Mediu,te permendim dhe Palok-.arin,se mos i mbetet hatri… apo Endri Hasen e fshirjes se serverit te 21 janarit e ndonje tjeter s’ka derman!
Keni shume te drejte zoti Bedri Islami,ajo bande vetem kriminele e te infektuarnga sindroms berishiste ka e prodhon.Dhe keta qe kndidojne per te zevendesuar te veremosurin Lyl kane frike qe dhe emrin t’i permendin padrinos.Dhe ne vend qe te permendin Don Kishotin,i versulen Sancos ,i cili eshtei lidhur pazgjidhmerisht ,bashke me Rosinantin me padrinon.Dhe lidhja baze e kryesorja e tyre eshte UDB-ja.Kjo per ata qe nuk e kuptojne se perse “biri” nuk asgjeson “atin” shpirteror!Te tjerat do merren vesh nga SPAKU e BKH-ja apo nga DASH-i amerikan,nepermjet dosjes qe ata kane per te dy keto vemje kanceroze e per Like like dridhe Floririn pas tyre!
Si tha Edi Ramuti: Ai ishte aksident. Lerini fantazite.
Per cfare na e can trapin ti Bedriu i Mero Bajges?
Sa me shume mut ha ti mutreli , aq me shume vota merr Edi Rama dhe do vazhdoje te marre vota , derisa ti te mbarosh se ngreni gjithe mutrat e botes .
Kurve e Dules
Shoku Bedri je nr frikacak dhe manipulator i rendomte. Aksidenti ose vrasja e Olldashit eshte e mbuluar ne menyre kriminale nga e gjithe kupola politike shqiptare si majtas dhe djathtas. Kjo kupole politike zgiodhi ne krye te KQZ njeriun me te cenueshem moralisht dhe fizikisht. Zgjodhi bashkeshortin e femres qe ishte ne makine me Olldashin kur i rrezua. Pra zgjodhi bashkeshortin e deshmitares okulare te aksident-vrasjes dhe qe nuk deshmoi kurre zyrtarisht. Pra gruaja e Celibashit dhe motra e Fatmir Medihoxhes eshte deshmitare e asaj qe ka ndodhur. Nese do te kishte drejtesi te vertete ne shqiperi sot duhet te ishin ne akuze per fshehje te se vertetes: 1. Ministri i brendshem Sajmir Tahiri, 2 Kryeministri Rama, 3 Ministri Celibashi, 3. Deputeti Cara, 4. Shoferi i Olldashit, 5 Prokurori i Ceshtjes.6. Te gjithe pronaret e Mediave dhe gazetaret qe heshten.7. Sali Berisha me qytetaret digjital etj. Prandaj na i kurseni keto idiotoxma qe shkruani dhe thuajinj njerezve te verteten. Krimi me i madh se vrasja eshte fshehja dhe mos thenia e te vertetes. Turp dhe Krim