Një lajmërim i kompanisë Apple hodhi dyshime nëse ajo do të nisë të pranojë kriptomonedhat si formë pagese.
Në një lajmërim ku kërkohej një menaxher për business development dhe pagesat alternative, që i ka bërë njerëzit të mendojnë për dikë që merret me kriptovaluta.
Kualifikimet që duhet të ketë aplikanti për punë janë 5+ vjet përvojë pune me ofruesit alternative të pagesave, të tilla si kuletat dixhitale, BNPL, pagesat e shpejta, kriptovaluta etj.
“Ne po kërkojmë një person që i pëlqejnë gjërat e reja dhe të paqarta”,-thuhet në lajmërimin e Apple, duke lënë më shumë dyshime mbi monedhat digjitale.
Nëse ndodh një gjë e tillë, kriptomonedhat do të jenë në pozicionin e tyre më të fortë ndonjëherë.
e.r/dita
