Ambasadorja Yuri Kim ka takuar këtë të dielë disa turistë në Voskopojë të Korçës.
E veshur më një këmishë të bardhë, dhe me lule në duar, Kim duket tejet entuziaste teksa i përshëndet.
Turistët vijnë nga shtete të ndryshme të SHBA-së, ndaj Kim iu bëri me dije se njerëzit shqiptarë i duan shumë amerikanët.
Yuri Kim: Nëse nuk e keni kuptuar deri më tani, këta këtu i duan amerikanët! Nuk kam qënë kurrë në një vend që ti duan kaq shumë. Kënaqësi që ju takova, shpresoj t’ja kaloni mirë’
POSTIMI NË INSTAGRAM:
Një surprizë e mrekullueshme për tu ndeshur me turistë në #Voskopojë ! Ata vinin nga shumë shtete të ndryshme (Teksasi, Uashingtoni, Kalifornia, etj.). Ata kanë udhëtuar nëpër botë dhe dëshironin të përjetonin diçka të re dhe spektakolare, kështu që natyrisht ata zgjodhën. Shpresoj që më shumë amerikanë të zbulojnë bukurinë dhe historinë unike të #Shqipërisë !
i.b. / dita

Ne i dum fort, po ata jo dhe aq…
Nje valsine nuk na e kane dergu hala…
Shume i duam , se keshtu jemi gjithmone kemi “dashur ” ate me te fortin , mbase se nuk kemi patur tjeter zgjidhje si popull i vogel dhe jo agresiv , ndersa SHBA nuk do por ka interesa dhe kjo na mjafton se s kemi c te bejme tjeter , nga SHBA mos presim tjeter vecse STABILITET ndersa demokracine duhet ta fitojme vete ne duke votuar jo legenat e klases politike 30 vjecare , qe vetem idiotet nuk po e kuptojne se me kete klase politike ne nuk do te bejme perpara , por vetem do te mbetemi me gisht ne goje , prandaj per demokraci e kemi vete fajin
Fondi shqiptaro-amerikan i Zhvillimit, që filloi punën me 30 milionë dollarë, në fund arriti të kishte mbi 200 milionë dollarë për t’u investuar në Shqiperi, duke u bërë një nga fondet e zhvillimit më të suksesshëm në rajon.”
@lush perpali pal
informohu pak me shume
https://www.zeriamerikes.com/a/3626735.html
Ku jane milionat, se nuk po i shoh.
Kimetja ben ligjin – emeron e shkarkon deputete / kryeministra / etj…
Njke vaksine per be, a e solli ?
Ku jane te korruptuarit ne burg, se nuk po i shoh. Apo do i denojne “pas vdekjes”
Ku jane politikat per ekonomine, turizmin, bujqesine,,,se nuk po i shoh.
Ajo qe shoh jane njerez pa pune, te rinj qe duan te ikin nje ore e me pare jashte vendit, bujqesi e viteve 1930 (pa mjete, pa rezervuare e kanale vadites) …se per industri nuk mund te flitet…
Shoh edhe luks te shfrenuar dhe arrogancen qe reflektojne tre grupe sociale: trafikanto/oligarke – politikane – gjyqtaro/prokurore.
Shendetesia cope cope
Arsimi , si ne vitet 30
Polici /Ushtri … e shihni vete
Erion Brace denoncon faturen ilegale te resorantit ne Facebook…
Po te na donte vertet USA, na bente shtet, nuk na linte te hiqeshim zvarre
Ne shqiptaret, kemi nje shekull qe i adhurojme burrat dhe grate e shtetit demokratik te SHBA-se qe na kane mbrojtur nga fqinjet grabitqare dhe po na mbeshtesin ne luften kunder pushtetareve te pangopur.
Me fjalë na doni ne shqiptarve ,por kaluan 30 vjet shkatrrim ,nuk shikojm të ndërtohen fabrika e uzina për punësim të shqiptarve ,nuk mbahet shtëpia me ndihma duhet prodhim e punësim ,rritje nivelit ekonomik e pensionesh ,nuk ka drejtësi ajo është mafje ,kaluan një jetë njeriu s’është pak, por 30 vjet ,vetëm korrupsioni e vrasje është përhapur si kanceri në trup ,
Kjo është Amerika që na do .?….
Kjo ze vend te 2te pas ramutit per dalje ne ekran tv.
Sic thote gjigandi priteni kur tju dale Kimi ne frigorifer
Kishim 3 banda politiqenesh na u shtu dhe nje, 4
Amerikanet cliruan Kosoven.
Z.Kim! Na mbro Gjirin e Sarandes nga greket!
I Gjati krueministr.eshte shitur.
Shume aktivistet..! Nfe pelqen shume, por problem kam me emrin qe s’ja mbaj mend, ja harroj shpejt..! Ta kishte Marika, Vasilika, apo Sofika do ishte shume mire..! E kujtoj shpesh ne kafene, ne bisedat me shoke por ata s’e njohin fare..! Vuaj gjer ja kujtoj emrin..!
Shqiptaret i dun shume amerikanet dhe ju na e shperbleni duke shpallur non grata sali komunistin.
Ate perbindesh shpellash qe cecenet akoma nuk po e pranojne se ka shkatrruar,vrare e vjedhur ne keto 30 vjet.
Akoma kujtojne se ka permbysur soc qe i kishin rene breket.
Ka nje gabim esencial kjo deklarata e Yuri Guvernatores – “Nuk ka vend tjeter ku i duan kaq shume amerikanet”.
E sakte eshte – “Ky eshte i vetmi vend ne glob ku i duan amerikanet”, ky eshte realiteti!
Shume i duam , se keshtu jemi gjithmone kemi “dashur ” ate me te fortin , mbase se nuk kemi patur tjeter zgjidhje si popull i vogel dhe jo agresiv , ndersa SHBA nuk do por ka interesa dhe kjo na mjafton se s kemi c te bejme tjeter , nga SHBA mos presim tjeter vecse STABILITET ndersa demokracine duhet ta fitojme vete ne duke votuar jo legenat e klases politike 30 vjecare , qe vetem idiotet nuk po e kuptojne se me kete klase politike ne nuk do te bejme perpara , por vetem do te mbetemi me gisht ne goje , prandaj per demokraci e kemi vete fajin
Po si keshtu more shoke? Harruat kur cirreshit kunder imperializmit amerikan e kur Duke bejtexhiu thurte vargje per carje bllokadash e armiqsh te jashtem e te brendshem.
Thuaj qe shqiptaret i karaketrizon servilizmi ndaj te fortit se eshte me e sinqerte si deklarate.
Dhe me te drejte. Pija lengun kapitalizmit amerikan. E gjithe Evropa udhehiqet nga te majtet, ose parti popullore me programe socialiste. Quhesh edhe info analitike pa le. Nderroje, vere kerrici i gomarit.
Amerika ka ndihmuar shume, por kur ti nuk ndihmon veten si mund te ndihmoj amerika ?
E ndihmuan Sali Berishen dhe PD e mebshteten i krijuan kushte te behej udherefyes i demokracise dhe shtetit ligjor!
VOA u be inspirimi frymezimi i shqiptareve per te ndryshuar regjimin e enver hoxhes ne nje regjim demokratik !
Miliona dollare ndihma nga USAID per reforma te ndryshme administartive, shteterore politike ekonomike gjate kohes qe Berisha ishte ne Pushtet
Berisha PD cfare beri ?
Abuzoi me pushtetin personal dhe e coi Shqiperine ne piken ZERO ne 1997 !!
Kujdt duhet ti ankohemi ? Amerikes ?
Jo!
Shqiptaret kishin nje shans te mire ne 1997 ta fusnin ne burg Berishen!
Politika deshtoi, erdhi Fatos Nano Pandeli Majko Ilir Meta me pas dhe rane ne kompromis me kriminelin, hajdutin vrasesin dhe u ben pal me krimin !
Berisha erdhi perseri ne2005 !!!!
Po kjo ishte gjema!
Makabriteti me i madh qe PS,PDS, PR, lan ne duar shqiptareve ! Sali Berishen !
Cfare te bente amerika ne 1997 ?
Ndihma me keshilltare i jane dhene Berishes dhe njerzeve te Berishes!
Te gjitha u hodhen ne Plera!
Berisha ju kthye Konferences Islamike ! Cte benin amerikanet amerikanet ?
Berisha i hodhi ne plera?
Cfare te benin amerikanet ? Amerikanet ju dhane keshilla Qeverise Meksi u dhane sinjale per piramidat financiare te Berishes!
Berisha i refuzoi i shperfilli!
Cte benin amerikanet?
Amerika e ka ndimuar Shqiperine dhe shqiptaret por shqiptaret kane qene te paafte intelektualisht politikisht dhe profesionalisht te rrezonin nje regjim tjeter diktatorial korruptiv dhe kriminal ate te Berishes!
200 milion dollare ndihma nga amerika ?!!
Berisha non grada, eshte vija ndarse per tu ndare nga e shkuara,korrupsioni dhe droga shteti anti ligjor dhe politikaneve gjyqtareve Maskarenj!
Opinione :
AMERIKA E BEKUAR KA “ PUSHTUAR” ZEMRAT E SHQIPTAREVE
– As ne nuk qendrojme mbrapa… E Bukura e Dheut, Shqiperia ka pushtuar zemrat e udheheqjes amerikane
– Shqiperia me siguri do te behet ! – Faleminderit SHBA !
– Baza sigurie dhe paqeje ne Ballkan… Asnjehere kurre…. !
– Nga Alban e Agim Dega, Nju Jork
Pas nje beteje te cmendur me kucedren me nente krere shqiptaret kunder shqiptareve per mustaqet e Celos me ne fund Reforma jetike e Drejtesise per shqiptaret u miratua.
Arkitekti dhe zbatuesi i saj eshte vetem nje : Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe udheheqja e saj aleate e mike e koheve te veshtira. Nuk ka e nuk kishte se si te ndodhte ndryshe
Pa Shtetet e Bashkuara te Amerikes sot Shqiperia nuk do te ekzistonte ose edhe nese po me mire te mos ekzitonte.
“Une kam nje vote dhe ajo do te jete per Shqiperine” deklaroi ketu e gati 95 vjet me pare miku i madh i popullit tone te vogel Wodrow Wilson.
Jo vetem Reforma u miratua por qeveria amerikane i ka paraprire ne bashkepunim me qeverine shqiptare zbatimit te saj.
Byroja amerikane e Hetimit, FBI , ka filluar pergatitjet dhe po punon per zbatimin e saj sa me pare duke nisur me Byrone Kombetare te Hetimit.
Kur syshqiponjave e FBI-se amerikane, Majes boterore te Hetimit u bashkohen qe ne djep shqiponjat e “Vendit te Shqiponjave” SUKSESI eshte i paragarantuar!!
Thank You USA!
Thank You Mr. Donald Lu!
U jemi borxh si popull e si komb me dashurine dhe mirenjohjen tone pa kushte e perjete!
Per lirine jap edhe dashurine… !
Themi me dashurine tone sepse nje nga heronjt tane te perbashket ne luften tone te perbashket kunder nazi- fashizmit i shkroi te fejueares se tij vetem pak caste para skuadres se ekzekutimit:
-Per dashurine jap jeten!
Per lirine jap dashurine!
Nuk mund te kete as jete e as dashuri pa lirine!
Nuk mund te kete as dashuri, as liri, as jete pa drejtesi, pa barazine para ligjit nga shtetasi me i fundit e deri tek kryetari i shtetit !
Ky eshte shpirti, zemra, thelbi i pushtetiit “Ne Populli, Me Popullin, Per Popullin” qe e ka emrin e ndritur DEMOKRACI= PUSHTET I POPULLIT “.
Askush me shume se ky popull, 95 per qind ” edhe me proamerikan se edhe vet amerikanet”, sic shprehej nje nga Institutet me prestigjioze Amerikane pas sondazheve te tij jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Kosove e trojet shqiptare ne Maqedoni.
Kjo eshte Amerika !
Po ju sjell nje pervoje te perjetuar…
Ne shtatorin e vitit 1990 fitova nje konkurs te UNDP , Programit te Informimit Publik te OKB- se . Dy muaj gjithsejt!
Pasi jam kthyer kam shkruar nje analize, pershtypje udhetimi me titull ” Dy muaj ne Amerike”
Ia dergova gazetave kryesore te asaj kohe ” Zeri i Popullit” dhe ” Bashkimi” diku nga data 15 nentor 1990.
“Zeri… “nuk e botoi kurre!
“Bashkimi” me kryeredaktor Qemal Sakajeva e botoi ne dy a tre numra pothuajse te plote…por gati nje muaj mbrapa, vetem pas kishin filluar protestat historike te dhjetorit nese nuk gabohem me 13- 15 te atij muaji !
Sic do me tregonte ish-kolegu im i nderuar me ATSH, gazetari i talentuar Genc Kondi pas disa vitesh ketu ne Nju Jork, ai i biri i Pirro Kondit te respektuar dhe nipi i nje ish refugjati ne SHBA e kishte redaktuar qe ate dite dhe bere gati per botim… Ishte hequr tri here nga faqja
Pse ? Censura e bishes se plagosur komuniste nuk kishte hapur driten jeshile te botimit as Qemalit as Gencit deri pas 9 dhjetorit historik!
E duam Shqiperine si Amerika demokratike…!
Lajmin e te cilit na e dha Fidel Castro Ruz ne ” Shtepine e pushtuar prej shqiptareve” pra ne Ambasaden e Shqiperise ne Kube po ate nate kur beja perkthyesin dhe gazetarin e Reiz Maliles se ndjere!
Nder te tjera ne ate shkrim barazoja 18 vjet shkollim te meparshem ne Universitetin e Tiranes, ne Institutin e Gjuhes se Pekinit, ne Universitetin e Pekinit, i themeluar nga amerikanet qysh ne vitin 1904, ne UNAM te Meksikos me ate cka mesova per ato “Dy muaj ne Amerike “
Pothuajse te gjithe Profesoret perfshi babain e gazetarise bashkekohore dhe njekohesisht Babai i ” The New York Times” Sulzberger na dhane mesime ne formen e bashkebisedimeve!
Nuk kam tepruar aspak ne kete perfundim.
Kjo eshte Amerika! Kjo eshte fuqia e saj cudiberese!
A ka deshmi me te madhe per kete se nje nga parullat, kushtrimi kryesor i nje populli te tere ne dhjetorin ishte
-E duam Shqiperine si e gjithe Evropa”
-E duam Shqiperine si Amerika demokratike !
Prandaj miratimi me kulac e me fort me kerbac, ose me konsensus “keshtu e kurrsesi ndryshe!” ndaj atyre qe nuk kane konsensus me veten e vet, me familjen e vet, me partine e vet, me shtetin e vet, me aleatet e vet eshte jetike dhe clirimi e pavaresia e dyte e Shqiperise, liri e pavaresi nga korrupsioni e impuniteti, nga kusaria e vrastaria!
Perzgjedhja, financimi, shkollimi, edukimi i djemve dhe vajzave tane shqiponja BKSH-se- National Bureau of Investigation, nga syshqiponjat e Federal Bureau of Investigation – FBI-ja amerikane eshte ndihma me e madhe, investimi me i fuqishem ne Shqiperi i aleatit strategjik dhe mikut tone me te madh ne Bote, Shteteve te Bekueme te Amerikes,sic i quante gjyshi im i nderuar Imami Elez Hoxhe Berisha!
Ai eshte pjese e ndritur e superinvestimit politik, strategjik, shpetimtar, te gjithanshem nga Ambasadori Donald Lu, nga Zj. Viktoria Nuland, nga Sekretari i Shtetit John Kerry, nga Zevendespresidenti Joe Biden, nga Presidenti Barack Obama!
Me shqiptare se vete shqiptaret!
Nuk mund te harrojme kurrsesi kandidaten e nderuar per Presidente te SHBA-se Hillary Clinton me mesazhin me patriotik e me atdhetar se te cdo politikani shqiptar nga altari i demokracise shqiptare ne Tirane: “Duajeni vendin tuaj te bukur!”
Me shqiptar se cdo shqiptar
E ndaj kujt!?
Ndaj nje populli e kombi me proamerikan se vete amerikanet
Proamerikanizmi shqiptar nuk eshte vetem vlere e virtyt, por mbi te gjitha nje kult shqiptareve si popull e si komb kudo qe jemi !
Nje simbioze, bashkejetese, nje aleance strategjike e nje miqesi e pakthyeshme dhe e pathyeshme!
Nje aleance strategjike me interes te ndersjelle midis udheheheqjes me proshqiptare se vete ne shqiptaret te superfuqise boterore SHBA-se me popullin me proamerikan se vete amerikanet te Shqiperise se Vogel si diamanti por te bukur si floriri!
Amerika na i ka pushtuar zemrat e shqiptareve !
As ne nuk qendrojme mbrapa!
Shqiperia e bukur “ e Bukura e Dheut” sic e kane quajtur rilindasit tane, ka pushtuar zemrat e udheheqjes se Amerikes!
Shqiperia do te behet!
Faleminderit SHBA …. !
From: [email protected]
Date: July 23, 2016 at 14:30:46 EDT