Marrëzitë nuk kanë të sosur!

Ornela

Nga Pandeli  Bardhi 

Me shumë të drejtë shkencëtari i madh, Ajnshtajn, shkruante: “Dy gjëra janë të pafundme: Universi dhe marrëzia njerrëzore.. Por unë, ende nuk jam i sigurt për Universin..”! M’u kujtua kjo shprehje ndarsa ndek me vëmendje se çfarë po ndodh pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Kjo po ndodh me opozitën aktuale. Brënda ditës e morën kthesën. Një ditë më parë Palokë Nën/Basha, ende pa mbaruar votimet mundohej të qetësonte turmën euforike nga “fitorja”!  Ditën tjetër, u “masakruan” zgjedhjet!. Një ditë më parë Kryetari Basha deklaronte: “vullneti i popullit ndodhet në kuti..”! Të nesërmen, “vullneti i popullit” mori malet!. Sa qesharakë, aq edhe të papërgjegjshëm, sikur të gjithë të jenë mbledhur me “kokrra misri”! Një Deputet i quajtur Mark Mark thotë “do t’i nxjerrim me shqelma nga zyrat socialistët” kurse një “shtojcë” e tij po në atë Zonë,  besimin që i dhanë qytetarët, do të përdori për “t’i mërrzitur jetën Ramës”.! Këta janë Profesora! Këta do të jenë opozitarët e ardhshëm.. Të gjithë shohin ëndrra me sy hapur. Alibeaj “argumenton” blerjen e votave nga  “siluetat” e PS-së që lëvizin natën !Të tjerët bëjnë “shoë” me kutitë  e kartonit të mbushura me “fakte të rënda” të “masakrimit” të votave duke i cuar në  KAS. Jemin Gjana, është politikan i vjetër. Ai, të “mbush” mendjen dhe “argumenton”: “masakrën” e votave. Jemini flet shumë por midis të tjerave “argumenton” që “mandatet e 7-8 deputetëve të mazhorancës, vijnë nga krimi”, “në fitoren e mazhorancës, ndikuan drejtpërdrejt edhe grupet e kriminelëve të ardhur nga Belgjika dhe Spanja”, “Largimet e emigrantëve gjatë këtyre tetë viteve  të mazhorancës, janë të gjithë nga opozita, sepse nuk e duronin shtypjen e qeverisë dhe atje ku ata kanë shkuar, janë pa letra qepse qeveria, nuk i ndihmon.. e plot e plot “xhevahire të tjera. “allajemince”. Ja që edhe marrëzitë, kanë edhe anën e tyre “komike”!. Kur e pyesin: A keni ndonjë fakt konkret për bandat e krimet, Jemini thotë::” Nuk ka ndonjë qytetar që nuk i di emrat e atyre që mundën Pandeli Majkon me tre herë më shumë vota në emër personal  apo Kryetarin e PS-së për Tiranën etj etj.

Marrëzia e “nëntogerëve të 91-shit dhe gjeneralëve të 97-tës, sipas Gjanës , është përqendruar tek Largimi i Bashës. Kështu i quan  Jemini kundërshtarët e Bashës, Nishani. Imami etj. Kjo është edhe marrëzia e humbësave me në krye Bashën, i cili vetëm Lider nuk bëhet dot. Problemi është më i thellë. Kjo thellësi, shkon deri tek rrënjët e kësaj Partie që “këmkat” e Bashës, nuk e mbajnë dot. Me emrin e Partisë së Bashës, janë të lidhura të gjitha marrëzitë e këtij Vëndi, qysh nga shkatërrimi i Shqipërisë, nga firmat piramidale, nga kundërrevolucioni i vitit 1998, nga ngjarjet në Bulevard, nga Gërdeci e shumë e shumë të tjera, Edhe frymën e shitblerjes së votës, e futi Partia e Bashës që sot Basha bërtet: “ Kam zënë një hajdut..”! Në këtë “pyll” marrëzish, Basha është një “huckë” i ngulur nga dikush që e ka harruar dhe ky nuk përbën objekt pët ta shkulur..! Basha është një “degë” ne këtë “pyll” të marrëzisë dhe ata që kërkojnë dorëheqjen e Bashës, janë më shumë përgjegjës nga Basha për gjendjen ku është katandisur Partia Demokratike dhe ligësia e tyre është që gjetën momentin dhe fshihen prapa Bashës.

Zgjedhjet në Shqipëri në këto tridhjetë vite, janë bërë as më shumë e as më pak sic janë bërë për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike. as më shumë e as më pak.. Sa për zgjedhjet, si janë bërë, në këta tridhjetë vite  më mirë se kushdo e thotë i ndjeri Sokol Olldashi në fjalën e tij në Parlament  më 7 nëntor 2013, ku me të drejtë thotë që “zgjedhje ishin ato të vitit 1991-92, atëherë kur njerëzit votonin për një ideal, votonin me zemër….”! Partia e Bashës, ka vetëm një zgjidhje. Reformimin e  saj e cila u formua  si Parti e shpresës, por sot është tridhjetë vite larg shpresës!. Më tej akoma: Opozitës, askush nuk ia ka fajin, “Gropën” ajo e hapi vetë, për të mos u ngritur kurrë! E hapi me djegien e mandateve, e hapi me nxitjen turmave të  irrituara për rrëzimin e qeverisë, e “thelloi” me mospjesëmarrjen në zgjedhjet vendore dhe e mbylli me marrëzitë e Presidentit që u rreshtua në krah të saj, duke rrëmbyer cfurqet, kosoret dhe  sopatat…

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *