Dita e gjykoi të dobishëm botimin në faqet e saj, në një formë të shkurtuar, të vlerësimit që ka bërë sociologu amerikan Jay Weinstein, i ndarë nga jeta pak kohë më parë, për njërin prej librave të sociologut tonë më të njohur, Fatos Tarifa, titulluar “Amerikanofobia dhe anti-amerikanizmi europian”. Teksti i këtij libri, i botuar në anglisht nën titullin“Through a Glass Darkly: Anti-Americanism in Europe”, në vitin 2008, kur autori ishte profesor i sociologjisë dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Miçiganit Lindor, u botua në shqip, si një vëllim më vete, në Tiranë, po atë vit, vetëm pak muaj pasi Prof. Tarifa u kthye në atdhe. Kolegu i tij amerikan Jay Weinstein shkroi me atë rast parathënien për të, të cilën e botojmë më poshtë duke marrë shkas edhe nga kritika e ashpër që Prof. Tarifa, në cilësinë e ish-ambasadorit të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, i ka bërë kohët e fundit retorikës anti-amerikane të presidentit të vendit, z. Ilir Meta.
Një vlerësim për librin Amerikanofobia dhe anti-amerikanizmi europian, shkruar nga Prof. Fatos Tarifa
Nga Jay Weinstein
Profesor Fatos Tarifa është i kualifikuar në një mënyrë që jo shpesh e gjen ndër intelektualët e sotëm europianë për të gjykuar dhe diskutuar mbi perceptimet që kanë europianët dhe ai vetë për shoqërinë amerikane.
I lindur dhe i edukuar në Shqipëri gjatë periudhës së komunizmit, ai ka qenë një vëzhgues i vëmendshëm dhe pjesëmarrës aktiv në tranzicionin e vështirë të vendit të tij drejt një sistemi demokratik. Por, në këto njëzet vitet e fundit, ai ka qenë e mbetet një intelektual kozmopolit në kuptimin e mirëfilltë të fjalës dhe një pjesëmarrës e kontribues aktiv dhe origjinal në jetën akademike në nivel ndërkombëtar, çka edhe është arsyeja që më ka dhënë mua, ashtu si dhe shumë sociologëve të tjerë amerikanë dhe europianë, mundësinë dhe kënaqësinë që të takohem, të njihem e të bashkëpunoj me të gjatë këtyre dy dekadave të fundit.
Udhëtimet e shumta i kanë dhënë Profesor Tarifës mundësinë që të vizitojë e të njohë pothuajse të gjithë vendet europianë, edhe pse vendi që atë e ka tërhequr dhe e tërheq më shumë në Europë është Holanda, me popullin dhe kulturën e saj libertine. Në këtë vend, përveç punës akademike në Institutin e Studimeve Sociale në Hagë, Tarifa i shërbeu vendit të tij si ambasador në Oborrin e Mbretëreshës Beatrix.
Sidoqoftë, kanë qenë 14 vitet e jetës, të shkollimit dhe të punës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që kanë lënë gjurmët më të thella në formimin dhe në personalitetin e tij akademik, politik e shoqëror. Këto eksperienca janë të shumta e më të larmishme ndoshta se sa ato të çdo intelektuali europian që unë kam njohur, i cili ka vizituar Shtetet e Bashkuara dhe ka jetuar e punuar në këtë vend. Ato përfshijnë eksperiencën e tij si një “Fulbright scholar” në University of North Carolina në Chapel Hill (UNC-CH), një ndër universitetet më të mirë në Shtetet e Bashkuara dhe në botë; periudhën e shkollimit të tij, në mesin e viteve 1990, po në këtë universitet, ku ai fitoi gradën PhD në Sociologji dhe, po kështu, periudhën (nga viti 2001 deri më 2005) kur ai shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara.
Një sociolog i shkëlqyer, një vëzhgues dhe studjues i mprehtë i kushteve të jetës shoqërore dhe i marrëdhënieve mes shteteve, si dhe një diplomat i klasit të parë―ky është Fatos Tarifa që kam njohur dhe njoh unë. Kjo njohje u thellua edhe më tej gjatë viteve 2006-2008 kur, pas mbarimit të misionit të tij diplomatik në Uashington, unë dhe kolegët e mi në Departamentin e Sociologjisë dhe në atë të Shkencave Politike në Eastern Michigan University (EMU) patëm fatin ta kishim Prof. Tarifën mes nesh, si një Distinguished Visiting Professor. Në EMU, Tarifa demonstroi qartë te studentët dhe kolegët e tij atë afeksion të sinqertë që ai ka zhvilluar ndër vite për Amerikën, këtë “second home”, siç e quan ai, si dhe ekspertizën e tij në më shumë se një disiplinë, por, veçanërisht, lidhur me marrëdhëniet mes Europës dhe Amerikës.
Një ekzaminim virtuoz i antiamerikanizmit europian
Në librin e tij Amerikanofobia dhe antiamerikanizmi europian (2008), të cilin unë e kam lexuar të plotë në dorëshkrim në anglisht, siç është shkruar ai fillimisht nga vetë autori dhe është publikuar në revistën Sociological Analysis, që vetë Tarifabotonte në EMU, ai parashtron dhe argumenton pikëpamjet e tij krejt të veçanta mbi një dukuri disi paradoksale, që ka të bëjë me sentimentet anti-amerikane në Europë, duke u përpjekur ta shpjegojë këtë dukuri sociologjikisht.
Tarifa ofron një ekzaminim virtuoz të disa aspekteve të antipatisë që ka ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë në Europë ndaj “SHBA”-së (ose ndaj “Amerikës”, siç preferojnë ta quajnë në mënyrë të gabuar këtë vend shumë njerëz). Unë i vendos këta dy emra në thonjëza, për të treguar se pajtohem tërësisht me vlerësimin që bën Tarifa se objekti i mospëlqimit, i antipatisë, i urrejtjes, i frikës ose i çfarëdo emocioni negativ, është një konstruksion, një reifikim i diçkaje që s’mundet të ekzistojë në ndonjë formë koherente. Ashtu sikurse—dhe në atë masë që—nuk ka një “Amerikë”, e cila vërtet mund të urrehet (ose, bie fjala, të dashurohet), nuk është e thjeshtë as të kuptohet se çfarë pikërisht kritikojnë ata që janë kritizerë të Amerikës.
Tarifa ka bërë një punë të shkëlqyer duke parashtruar, në vija të përgjithshme, mënyrën se çfarë shpjegimi mund t’i gjejmë një dukurie të tillë paradoksale dhe, në fakt, përpos atyre që thotë ai në këtë libër, nuk mbetet shumë për t’u shtuar vëzhgimeve dhe analizave të tij mbi këtë çështje, përveçse, ndoshta, të themi nga zemra një “Amen!”.
Antiamerikanizmi si një patologji e trashëguar
Siç dokumenton mjaft mirë Profesor Tarifa, denigrimi i Amerikës ka qenë dhe është një mënyrë e preferuar për të kaluar kohën në shumë qarqe intelektuale në Europë. Kjo bëhet veçanërisht evidente për shkak se roli inherent i intelektualëve është që t’i paraqesin dhe t’i shpjegojnë pikëpamjet e tyre në shtyp dhe në media të tjera masive.Sidoqoftë, sentimentet e vetë popujve europianë janë më të vështirë të identifikohen e të analizohen, pavarësisht rezultateve të sondazheve të opinionit publik, të cilëve, në ndonjë rast, u referohet edhe Tarifa.
Në një analizë të shkurtër, por interesante, mbi anti-amerikanizmin, Bernard Chazelle në Princeton University ka venë në dukje se “Franca ka mbetur relativisht një vend miqësor ndaj Amerikës” dhe se “Anti-amerikanizmi francez është kryesisht një sport elitar”. Natyrisht, gjatë këtyre viteve të fundit gjërat kanë ndryshuar dhe publiku francez është bërë qartazi negativ. Sidoqoftë, nuk ka dyshim se një pjesë e mirë e pikëpamjeve negative të shprehura në sondazhe të ndryshëm janë influencuar nga media, që do të thotë se ato―drejtpërsëdrejti ose tërthorazi―janë influencuar nga intelektualët. Ndërkohë, një pjesë e madhe e klasës së mesme në Europë, në të vërtetë, e pëlqejnë si një lloj sporti të mblidhen për kafe në Starbucks, veshur me “blue jeans” dhe “T-shirts”, shpikje këto të kulturës pop të amerikanëve.
Tarifa i referohet kritikës së rëndësishme të anti-amerikanizmit nga Jean François Revel në librin e këtij të fundit Anti-Americanism,i cili, shumë prej sentimenteve negativë të francezëve i shpjegon me zilinë e tyre. Revel besonte se europianët i “projektojnë dobësitë dhe gabimet e tyre sikur për to fajin e ka Amerika, në mënyrë që të justifikojnë veten e vet”. Në fakt, Revel shkonte deri atje sa të argumentonte se motive të tillë iracionalë e kanë bërë të vështirë për europianët që të marrin e të adaptojnë disa aspekte shumë pozitivë të kulturës amerikane, prej të cilëve ata do të përfitonin; me fjalë të tjera, zilia e tyre është bërë pengesë për zhvillimin e tyre.
Në të njëjtën linjë arsyetimi, Chazelle argumenton se “Anti-amerikanizmi mund të konsiderohet si një gjendje patologjike e trashëguar, e cila ushqehet nga hipokrizia, zemërimi, mungesa e liberalizmit dhe një urrejtje e rrënjosur thellë kundër ndryshimit”.
Diversiteti shoqëror e kulturor i Amerikës
Në vëzhgimet e autorëve të tillë, si Revel dhe Chazelle, ka mjaft aspekte interesantë. Sidoqoftë, pyetja që mbetet pa u sqaruar është: Pse? Cili është burimi i këtij iracionaliteti?
Në mënyrë bindëse dhe të argumentuar mjaft mirë Tarifa i referohet diversitetit të shoqërisë dhe të kulturës amerikane. A është kjo shoqëri raciste? Sigurisht. Por Amerika është, gjithashtu, një lider në shkallë ndërkombëtare në luftën kundër racizmit.
A është ajo filistine? Pa dyshim. Por Amerika është, gjithashtu, vendi ku mund të gjesh biblioteka, muze dhe orkestra simfonike të jashtëzakonshme dhe, sigurisht universitetet më të mirë në botë, në të cilët ëndërrojnë të vijnë studentë nga të gjithë kontinentet.
A është Amerika e obsesuar me marrëzinë e Hollivudit? Pa asnjë dyshim. Por Amerika është, gjithashtu, vendi që prodhon më shumë filma dokumentarë të një cilësie të lartë se sa çdo vend tjetër.
A ka pasur Amerika politikanë të dobët vitet e fundit? Po, por cili vend europian nuk ka pasur e nuk ka politikanë të tillë?
Sa për kuzhinën amerikane, askush nuk është i detyruar të hajë në McDonald―madje as në Shtetet e Bashkuara. Dilema e Alan de Benoist, të cilën Tarifa e kritikon, është një fantazi. Ne të gjithë duhet të jemi të lumtur që nuk jetojmë nën thundrën e Ushtrisë së Kuqe, ndërkohë që çdonjëri nga ne mund ta lerë mënjanë hamburgerin për të zgjedhur ushqim më të shëndetshëm.
Pragmatizmi, “fantazma filozofike” që i tremb europianët
Duket se sulmet ndaj “Amerikës” janë kryesisht një aktivitet vetgjenerues, që s’ka asnjë objekt real. Megjithatë, ka një aspekt të vërtetë të kulturës amerikane, i cili mund të jetë irritues veçanërisht për shumë nga ata intelektualë, që Tarifa i citon në librin e tij. Ky tipar është fantazma tashmë e njohur filozofike: pragmatizmi. Është krejt e mundur që shumë ideologë europianë të së djathtës, të së majtës dhe të qendrës e urrejnë Amerikën për shkak se amerikanët janë në mënyrë irrituese anti-teorikë. Për më tepër, ata janë, gjithashtu, apolitikë në kuptimin se ata nuk përqafojnë një teori racionaliste grandioze mbi atë se si duhet të drejtohet shoqëria.
Analiza që bën Michael Oakeshott mbi racionalizmin në politikë është tepër e saktë në këtë drejtim. Ndërsa pragmatizmi argumenton se “e vërtetë është ajo që është e dobishme” dhe kriteri që përcakton atë janë “pasojat praktike”, për racionalistin, sjellja racionale nënkupton “të vepruarit në përputhje me disa ide apo maksima, të cilat i nënështrohen arsyes, mishërohen në ligj dhe implementohen në praktikë”.
Pragmatizmi, si filozofi, lindi kryesisht në Universitetin e Harvardit, në mesin dhe në fundin e shekullit të 19-të, si një reagim ndaj dominimit hegelian në mendimin europian dhe shpejt emigroi në thelbin e karakterit kombëtar amerikan—ose, ndoshta, migrimi ndodhi në drejtimin tjetër: nga karakteri kombëtar i amerikanëve në filozofinë formale.
Sot, pragmatizmi është parimi, i cili, në një masë të madhe, udhëheq çdo gjë që është tipike “amerikane”, nga prodhimi kulturor te moda e veshjes dhe, me ndonjë përjashtim shumë të rrallë kohët e fundit,edhe vetë politikën e jashtme amerikane. Premisa kryesore e pragmatizmit është se nuk ka të vërteta absolute, sidomos kur është fjala për organizimin e çështjeve njerëzore. Madje, edhe besimet tona më të çmuara nuk janë gjë tjetër veçse thjesht besime, besime të cilat mund edhe të ndryshojnë për shkak të pasojave të veprimeve që kryejmë duke u mbështetur në këto besime.
Kjo i jep kulturës amerikane një tipar, i cili, nga njëra anë përbën një avantazh shumë të madh për të në një botë, e cila po ndryshon shumë shpejt dhe, nga ana tjetër, duket kontradiktor për disa intelektualë―brenda por, sidomos, jashtë Shteteve të Bashkuara―të cilët synojnë që, përmes disa principeve të caktuar të tregojnë se si mund të krijohet një e ardhme më e mirë.
Avantazhi i madh i pragmatizmit është se ai lejon fleksibilitet. Fjala vjen, pavarësisht reagimeve të ngadaltë të industrisë amerikane të prodhimit të automobilëve ndaj sfidave që vujnë nga vendete tjerë, në përgjithësi, amerikanët janë të përgatitur, në një mënyrë që nuk e gjen te kombe të tjerë, për të përqafuar ndryshimet e reja, nëse zgjidhjet tradicionale të problemeve provojnë se janë joefektive. Sidoqoftë, po kjo lloj indiference (në dukje) ndaj asaj çka është tradicionale shpesh herë bën që amerikanët të duken të ftohtë dhe të paprinciptë.
***
Unë besoj se antipatia e intelektualëve europianë për pragmatizmin është një ndër burimet kryesore të sentimenteve të tyre anti-amerikanë. Kjo, sidoqoftë, nuk do të thotë se në këtë mes nuk mund të ketë agjenda të tjera, ose se disa kritika nuk janë legjitime. Unë vetëm e shtroj këtë si mundësi, ndërsa bashkohem plotësisht me përpjekjen e Profesor Tarifës për t’u dhënë një kuptim sociologjik sentimenteve dhe qëndrimeve anti-amerikanë―në vetvete të pashpjegueshëm―nga njerëz në Europë, të cilët amerikanët vetë duhej t’i admironin dhe, po aq natyrshëm, të admiroheshin prej tyre.
Shtator, 2008

Vertet! Pragmatizmi Amerikan nuk kerkon shume fjale apo teorira! Bej punen dhe shut up! Punedhenesit e dine menyren epragmatiste qe u jep fitimin qe ata deshirojne dhe nuk lejojne teori te reja te paprovuara! Per mua pyetja qendron nese ky pragmatizem do te qendroje per nje kohe relativisht te gjate apo do te duhen forma te reja te tij qe pragmatizmi Amerikan mund ti gjeje shpejt! Gjthsesi Prof. Tarifa shkruan per shtresen e larte intelektuale dhe nuk arrin Basha me Gazin apo dhe vete Saliu.qe po i thahet truri, te kuptojne thelbin e Pragmatizmit,sepse destabilizimi i Shqiperise eshte pregmatizmi i tyre.
ore mire dakort por boll me doni per Belulin…
Neper Shqiperi ,,,,Flamuri amerikane neper festa, protesta, mitingje, fushata. Flamuj amerikane ne tavolina zyrash te qeveritareve dhe opozitareve.
Neper bote ,,,,Flamuri amerikan shihet ne kronika TV vetem duke u djegur, por kurre duke u valevitur diku nga dikush.
Perfundimi del nga kushdo se : A jane shqiptaret me te zgjuarit a me naivet ne bote.
nuk jemi me te zxgjuar,se per nga zgjuarsia jemi te trashe nuk kemi zgjuarsi,as naiv nuk jemi,jemi thjesht ne gjuhen popullore LEPIRSASH BYTHE,DHE SERVILA DERI NE EXSTREM,keta jemi eshte shum e thjesht nuk do shum men.
Ose duhet te themi qe jemi pragmatike si amerikanet ? Parimet e pashkelura kerkojne sakrifica te cilat te lene pa buke dhe per te cilat duhet te hash bar per te mos i shkelur. Apo jo ?
Pragmatizmin amerikan e ka vleresuar dikur edhe Lenini,kur percaktonte thelbin e komunizmit te ardhshem,qe mund te ishtew “Shpirti praktik amerikan,plus pushteti i sovjeteve,plus elektrifikimin e gjithe vendit-ky eshte KOMUNIZMI!
Pavaresisht taktikave te perdorura nga cdo sistem politik,gjykoj se prtagmatizmin amerikan (shpirtin praktik amerikan) nuk ka nevoje ta shtjellojme me lojra fjalesh,por ta marrim dhe ta zbatojme ne Shqiperi!
Pikerisht kjo gje NUK ESHTE BERE KETO 30 VJET dhe te gjithe “filozofet” tane mburren duke na treguar “koqet e dashit” ne se do bien ne toke apo jo,kur dihet se dashi tere jeten koqet varur i rrine!
Edhe Tarifa,para se te beje lojra fjalesh per pragmatizmin amerikan,le te na tregoje se cfare ka pare ne SHBA dhe konkretisht ne Michigan ku paska studiuar dhe punuar per 14 vjet vjet dhe qe duhej e duhet te zbatohet ne Shqiperi!
Kujt i duhen keto filizofira boshe,per me teper duke analizuar se cfare bejne bota,kur nuk je ne gjendje t’i sherbesh me njohurite e tua vendit tend?
Kam qendruar per pak kohe ne Michigan,por e kam pare funksionimin e demokracise dhe shtetit ligjor atje me syrin dhe mendjen e nje qytetari te vemendshem e jo si turist,qe kur kthehet ne Shqiperi te shese mend se ku ishte,si e priten ,me cilin doli ne foto,cfare intervistash dha etj njelloj si Belul Gjeraqina?
Ne se do shkruaja me konkretisht dhe me gjate se cfare kam pare atje,me siguri ky Tarifa dhe plot te te tjere tarifaxhinj do qepnin gojen ose do me kunderviheshin tere mllef,sic ben gjithmone Edi Rama kur e kritikojne ose i kerkojne llogari me shprehjen djallezore se “Nuk jemi Amerika ne”!
Askush nuk te kerkon te jesh Amerika sot,por pervojen amerikane te shtetit ligjor dhe demokracise mund dhe duhet ta kishim vene ne jete qe vitet e para te demokracise pas 90-tes e jo te fillonim “Levizjen cartiste” gjoja antikomuniste te shkaterrimit dhe grabitjes se te gjitha pasurive kombetare gjoja komuniste duke e lene edhe sot poas 30 vjetesh popullin ne mjerim!
Ne se Rama apo Tarifa nuk e kuptojne se pervoja amerikane mund e duhet te vihet ne jete ne Shqiperi edhe pa asnje shpenzim,por vetem me aftesi,vullnet politik dhe dashuri per popullin shqiptar,atehere te heshtin,te dorezohen dhe le t’;ua hapin rrugen me te mireve!
Mjaft luftes per pushtet e korrupsion!
Jetojme ne nje vend me 2 milion banore te mbetur ,por me pasuri nentokesore e mbitokesore prallore si askush ne Europe,por jemi nje popull i mjere!
Se mireqenien ketu nuk e sjell kurre nje njeri,qe mburret se “Vetem UNE dhe PS-ja mund ta beje kete vend” sic thote sundimtari Rama dhe ne heshtim se na pret buken e gojes!
Jepe komentin tim per” servilat e shume me shume…. “jetoj ne BE ketu e rreth 30 vjet..! Mesoni historine te njihni Amerikine..!… Mos kunder I or aman aman, gjyshi I Im (nga Nena) ishte Amerikan..! E nje nipi I tij pilot, u vra ne Vietnam..!… Kam respekt vetem per popullin si une, Amerikan..!
Vleresime si ky i Jay Weinstein jane te rralla ne llojin e tyre!
Keta filozofet tane meqenese nuk arrijne te bejne gje per vendin e tyre,u japin mend botes !
Librin e Prof. Tarifës nuk e kam lexuar dhe nuk mund të komentoj. Po kështu nuk e njoh jetën në Europë. Por e njoh shumë mirë pragmatizmin amerikan, besoj edhe më mirë se z. Tarifa, i cili nuk ka punuar (nuk po i bëj reklamë vetes, sepse jam anonim). Mendoj se antiamerikanizmi europian është më shumë xhelozi se sa pragmatizëm, për arsyet që vijojnë: Baza e teorisë Management është pragmatizmi. Sistemi kapitalist pati një zhvillim të madh, pas Luftës së Dytë Botërore. Arsyeja kryesore ishte se lindi teoria Management, që shërbeu si një “motor” i ri në prodhim, tregti dhe shërbim. Si babai i kësaj teorie mbahet Peter F. Drucker. Në fillim të viteve 1950, japonezët e kërkuan këtë profesor, i cili ndihmoi në rritjen japoneze, që e njohin të gjithë. Japonezët krijuan edhe disa pragmatizma të reja të panjohura, si “jast in time”, pra që prodhimi të ishte i lidhur me porositën. Po kështu “gagho” që do të thotë t’a bëjmë së bashku, si ekip. Imagjinoni tani sikur fabrikat dhe uzinat e kohës së monizmit të mos shkatroheshin, por t’u ndrohej “motori”, sipas pragmatizmit amerikan. Jam i sigurtë që ato do të mbijetonin. Në Shqipëri ka sot të shkolluar dhe me tituj shkencorë, por atyre u mungon pragmatizmi amerikan, i cili nuk fitohet nëpër auditoret e shkollave, por fitohet me praktikë. Kjo është arsyeja kryesore që nuk mund të gjesh punë të dëshiruar direkt nga bankat e shkollave, por kanë prioritet ata që kanë punuar në atë prifil pune. Një specialist pragmatist, brënda një ore mund të nxjerrë me dhjetra difekte në një njësi prodhimi, tregtie, apo sherbimi në Shqipëri. Shqipëria për këta ka nevojë dhe i ka me shumicë në amerikë, të cilët mund t’a bëjnë edhe pa pagesë, veçanërisht kur njësitë janë publike. Në amerikë firmat e mëdha paguajnë një manager vetëm për të kthyer çdo punonjës në pragmatik. Kjo duhet bërë në Shqipëri, në rast se duam zhvillim të shpejtë.
I madh je Profesor!
Analizat tuaja jane madheshtore, njohurite tuaja jane Te pa arriteshme. Pike!
Kush nuk i kupton, ben mire mos harxhoje kohen se I ul vlerat artikujve tuaj Te cmuar.
Respekte,
Irma
Na me Itma, qertesohu
z Tarifa, nje pyetje po ke mundesi ta shpjegosh : Di zotrote ndonje qoshe te globit ku ky Pragmatizmi Amerikan te gezoje simpatine e atyre njerezve atje ?
Mos e pyet fare Tarifen per t’i konkretizuar teorite e tij boshe me citate se ai nuk e ka idene se si realizohet ne praktike pragmatizmi ( e thene shqip,shpirti praktik amerikan) ne SHBA!
Ne se do kishte perfituar sado pak nga ai shpirt praktik ne Michigan ku ka studiuar dhe punuar per 14 vjet,duhet t’i kishte vene me shpatulla per muri pushtetaret e sotem qe nga Rama e deri tek Veliaj! Shpirti praktik amerikan kurre nuk do munde te mbije ketu me shtetare si Rama,qe per cdo gje duhet te jete ai protagonisti i vetem!
Nuk besoj se gjen ne bote nje kryeminister te dyte si Rama,qe te shperndaje certifikatat e legalizimit te shtepive vete apo te shkoje cdo dite atje ku ndertohet por kurre nuk shkoi atje ku nuk ndertohet dhe njerezit kane ankesa pa fund ndaj tij dhe pushtetit!
Kjo ka bere qe njerezit te kthehen ne robote,ne hyxmeware te eproreve ndaj nuk guxojne te prodhojne ide apo te mbajne pergjegjesi me gucim per cfare bejne!
Askush nuk gucon t’i jape te drejte ankesave te qytetareve per taksa te pa ligjeshme,se bien ndesh me urdherat e eproreve te tyre te korruptuar!
Kete situate e perforcon shume fakti,qe cdo epror mund ta pushoje punonjesin edhe pa motivacion pa patur friken e ndeshkimit,ndersa demshperblimin e te shkarkuareve fituar me gjyq nuk e paguan eprori qe e shkarkoi,por shteti!
A gucon njeri ne keto kushte t’i beje karshillek eprorit?
Ja per keto e te tjera pa fund nuk shkruan Tarifa,se do te duket si koke e madhe duke gjykuar Europen dhe SHBA!
Mortja qe nuk te ha,o mendjemadh koke bosh!
Mese e vertete. Pak por ja ke nxjerr fytyren. Tariffa nuk shikon shpin pa cati, por shikon ku i pikon avllia amerikaneve. Mbeti po bisht qeni.