Biblioteka e Izraelit publikon dorëshkrime dhe skicime të panjohura të Franz Kafkës

entela

Një koleksion dokumentesh nga autori Franz Kafka është tani në dispozicion për publikun në internet, pas restaurimit dhe digjitalizimit që iu bë atyre. Ky koleksion përfshin histori të ndryshme, një fletore në të cilën ai praktikonte hebraisht dhe qindra letra personale, skica dhe revista udhëtimi.

Kafka zbuloi talentin e tij për skicime e vizatime në vitin e parë të universitetit. Vizatimet e tij janë kryesisht karikatura groteske të njerëzve që takoi, ose skica të vetvetes. Koleksioni u la në Bibliotekën Kombëtare të Izraelit nga Max Brod, një mik të cilit Kafka i kërkoi që t’i digjte shkrimet e tij pas vdekjes. Por Brod refuzoi dhe i botoi ato, duke bërë që Kafka të njihej si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit XX.

Kafka vdiq në vitin 1924, në moshën 41-vjeçare, pas një beteje shtatëvjeçare me tuberkulozin. Rreth 15 vjet më vonë Brod, gjithashtu shkrimtar hebre, u detyrua të largohej nga Çekosllovakia e pushtuar nga nazistët për në Tel Aviv. Ai mbante me vete letrat e Kafkës në një valixhe dhe më vonë filloi të botojë shumë prej tyre. Pasi Brodi vdiq, ai ia la koleksionin sekretares së tij Esther Hoffe dhe i kërkoi asaj të siguronte që ato të arrinin në Bibliotekën Kombëtare. Sidoqoftë, ajo i mbajti letrat deri në vdekjen e saj në 2007, dhe Biblioteka Kombëtare u bëri thirrje vajzave të saj të respektonin dëshirën e fundit të Brodit dhe t’u jepnin atyre dorëshkrimet e mbetura. Duke u ndeshur me refuzimin e tyre në vitet pasuese u hapën disa procedura ligjore.

Biblioteka Kombëtare e Izraelit arriti pas shumë vitesh të merrte këto dokumente dhe më pas të realizonte të gjitha procedurat e nevojshme për restaurimin dhe digjitalizimin e tyre, për t’u bërë të arritshme për publikun, studiuesit dhe fansat e Kafkës në Izrael, e kudo në botë.

e.r/dita

Share This Article
1 Comment
  • Keto jane skicime paksa seksiste dhe tregojne edhe nje natyre te brendeshme te tij paksa eksentrike

    Ndoshta ai nuk ka pasur ndonje jete te mire intime, nga sa del nga keto skicime eskentrike

    Por do ishte mire te flitej per veprat e tij, se aty ai eshte i paharriteshem, i jashtezkoneshem
    sepse ka bere komplet anatomine e shpirtit njerezor ne menyre artstike Gjeniale,
    si askush tjeter

    Ka nje tregim te shkurter me titull ne mos gaboj “Vdekja e Armikut ”

    Ku personazhi Kryesor kishte nje armik te tijin dhe e shikonte per dite ne kafene
    armikun e tij, dhe kjo gje e qetesonte. Kishte urrejtje te papare kunder tij

    Nje dite armiku i tij nuk ishte ne kafene. Nuk erdhi as diten tjeter, as diten tjeter …Atehere ky personazhi Kryesor , po thoshte me vete ” ku do jete”

    Atehere pyeti kamarieret qe e njihnin armikun e tij, Ata i thane qe …ka vdekur .
    Ky u cudit, : Tha si ka mundesi ka vdekur .. dhe iku

    Diten tjeter , vajti ne kafene, por nuk i rihej, Iku ne Shpi dhe nuk dinte cte bente …

    I dukej sikur jeta e tij nuk kishte kuptim pa armikune tij,
    Ai cohej cdo mengjez me mendjen tek armiku i tij, e shante me vete gjithe diten dhe kjo e mbante gjalle

    Ditet kalonin dhe atij i dukej jeta bosh fare …pa armikun e tij.
    ….Ateehre mendoi se nuk kish kuptim me jeta e tij dhe ,,,, vrau veten…

    Dmth morali i ketij tregimi eshte Perosnazhi kryesor , ishte me shpirt akrepi , si ju , qe Urrejtja e mbante gjalle ,
    Ai nuk mund ta shijonte dot kete jete pa pasur nje armik ,
    pa urryer dike …..

    Ndaj kur nuk kishte ke te urrente ……iku fare nga kjo jete

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *