SHËNIM: Makina luksoze, rrobat “firmato”, look-u Kardashian. Sa e ka çmimin drejtësia në “Palermon” tonë në kërthizë të Shqipërisë?

redaktor

 

Nga Edona Llukaçaj

Kur ish presidenti dhe ish-kryeministri i vendit z.Berisha, së bashku me familjarët e tij, u shpall persona non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ngazëllimi e pikëllimi në varësi të kaheve sikur nuk na lejoi të shihnim në sy një të vërtetë të madhe.

Cilësimi i z. Berisha, pushtetarit e më vonë figurës me peshë politike, si i tillë shprehte edhe këmbënguljen e SHBA-ve për ta përmbushur misionin e reformës në drejtësi për të cilin janë investuar e kanë investuar, si dhe suksesin e paktë a arritjet e limituara të kësaj të fundit.

Ajo që shumë deshën ta lexojnë si “një dorë” për mandatin e tretë të kryeministrit Rama apo një goditje politike kundër të ashtuquajturit lideri historik i një partie të vetëfutur “në reanimacion”, është më shumë se gjithçka një thirrje me mjete diplomatike drejtuar një aleati të vogël strategjik.

Edhe pse e rëndë dhe kompleksuese për ta pranuar, ata paskan pasë të drejtë: problemi ynë më i madh ka qenë e vazhdon të jetë drejtësia.

E kapur, e shitshme, e lirë!

Ndonëse besoj fort se jeta personale e dikujt nuk duhet e nuk mund të përdoret kurrë për të goditur profesionalisht atë, videot tashmë virale të kryegjykatëses së Elbasanit, që, nëse nuk na bëjnë të ulërasim, zhgënjejnë e ngrenë dyshime pafund, e dëshmojnë këtë.

Përtej faktit nëse zonja në fjalë ka apo jo llogari në Tik-Tok, nëse i ka bërë vetë publike videot e fotot apo ia kanë bërë “për inat”, problemi qëndron te çfarë shfaqet në to.

Faqja e parë DITA, 01 qershor 2021

Makina luksoze, rrobat “firmato”, look-u i inspiruar prej Kardashian, që pasqyrohet në videot dhe që minimalisht janë filmuar me vullnet të lirë, nuk besoj se mund të justifikohen me rrogë gjykatësi pesë vjeçar apo edhe kryegjykatësi një vjeçar. Pa drejtuar gishtin e akuzuar, domosdo e mendon se sa mund ta ketë çmimin drejtësia në “Palermon” në kërthizë të Shqipërisë.

Shijet e preferencat në çdo fushë, përfshirë ato muzikore, nuk mund të gjykohen, sigurisht. Kjo është një botë e lirë, e bukur në larmishmërinë e vet. Por teksa shqetësohemi për promovimin dhe impaktin e ‘gangstërave melodiozë’ te të rinjtë, të shohësh se si paradoksialisht një gjykatëse kënaqet me këngë me banda e mafioza të bën të dyshosh se kë dhe si promovojmë në të tilla poste kyçe në vendin tonë.

Një vonesë në punë, një emergjencë a thjesht një moment na ka bërë të gjithëve ta kalojmë limitin e shpejtësisë, padyshim. Por të shohësh një përfaqësuese të drejtësisë tek filmon shtypjen e pedalit të gazit sikur është talent a aftësi e rrallë të bën të mendosh nëse vërtet kaq adoleshente e kemi drejtësinë.

Kjo është qasja e saj ndaj fajit e krimit në princip? A thua ky është perceptimi i tolerancës ndaj paligjshmërisë që emëron dhe rrit në detyrë? Apo edhe legjislativin si politikën e kemi mbi ligjin?

Shqiptarët e dinë përgjigjen. Në fakt jo veç ato; dihet edhe përtej kufijve. Dhe ajo nuk ka aspak lidhje me diskriminimin gjinor e aluduar a të tjera ngjyra që duam t’i japim një sërë veprimesh qartësisht të papërshtatshëm për shumëkënd, por sidomos të padenjë për një gjyqtare, që s’merret vesh drejtësinë e kujt përfaqëson.

 

Share This Article
33 Comments
  • Per ata te marre qe besojne ende ne berjen e drejtesise se re, duhet ta rimendojne. Kjo eshte fytura e re e drejtesise , me kete imazh te ri dhe Dvoranin si xhakete rrecke e vjeter. Ta gezojme! Oiiioiiii

    • Fytyra prej putane e kesaj Kryegjyqtares, tregon se Reforma ne Drejtesi
      po ecen ne menyre te papare t

      Ne fakjt ecen tamam ashtu sic kerkon ajo qelbesira e Ambasades Amerikane, qe ngeli duke kelthitur neper Social Media se ….”Reforma po ecen” ,
      ne fakt
      duhet klethase qe “Reforma po kendon”..lol Dhe po kendon me kenge te Mafies hahahahaha
      Hajde estrade hajde

      Kjo defrehet me kenge te Mafies, nderkaq Krybashkiaku i Tiranes permendet ne media si e perfshire ne biznese me Mafian -Ndregata ….
      Hajde merre vesht ti tani ca behet ne ate shtet

      Ja pra cfare qelbesirlleku eshte grumbulluar neper Institucioet e Drejtesise ,
      nga nxitja dhe frymezimi qe i jep Kimetja e Amerikes, duke hequr gjithe
      specialistet e duke vendos ne krye Putanat, hajdutet e te korruptuarit

      Mjafton qe ky llum i vendosur ne krye te Drejtesise sone
      te kene si emerues te perbashket:___ Besnikerine
      ndaj njerezve te Sorrosit,
      te cilet jane Hajduti i Surrelit dhe Compania e tij hajduteve ,
      dhe kaq i mjafton Ambasades se Sorrosit , qe te kelthase Kimetja se “Reforma po jep rezultate” lol

      Prite ndonje dite kur te na dale ndonje video qe ndonje Minister
      te kercej lakuriq ne zyre , Rama natyrisht nuk e ka problem ate pune,lol
      por nuk e dijme si i duket Kimetes ajo pune…lol,

    • Don apo nuk fon ti o mik, drejtedis do behet dhe Dvorani rshte si qe te ka luajtur mendsh ty, dhe Meten tend. Kjo kurva eshte nje pleh qe vettingu nuk e ka arritur akoma. E sigurte qe vettingu do ta flakte ne rruge sepse nuk i justifikon dot makinat e shtrenjta. Por idiotja, gjithashtu, ka liruar kriminele nga burgu dhe automatikisht do dale nga sistemi. Si idiote qe eshte nuk priti vettingun por ja beri gropen vete vetes…

      • O Lapi, o Loni, po nuk ka ndodhur ala ky Vettingu jot? Po te mos e kishte zene JOQ, mutin do ja hante Vettingu kesaj, don apo nuk don ti..

  • Ne Skiperi cilido idiot mund te behet lider, mjafton ti shkoje ne mendje idiotit me te madh…!

  • Po kete Kar dashianet elbasanllie kush e emeroi krye gjyqtare?
    A eshte kjo figura e drejtesise se re?
    Kur do ta kuptojne politikanet tane dhe ata perendimore se pastrimin e perhershem te drejtesise ketu mund te arrihet VETEM KUR GJYQTARET DHE PROKURORET TE VOTOHEN NGA POPULLI!

  • U desh Herkuli të kthente lumin , për të pastruar bajgat e kuajve të Avgjisë që kishin mbushur haurët deri në tavan .

    Po le ta lëmë mënjanë këtë përrallë nga mitologjia e vjetër greke , se atje u gjënd një Herkul që i pastroi, po si do ua bëjmë këtyre haurëve tanë të mbushur me mut e që qelbën dynjanë !?

    Edhe Herkuli Amerikë , qënka e pafuqishme !

    Vetë ne jemi të vdekur e të pakallur . Një bandë maskarenjsh , njerëz pa moral , pa nder e dinjitet na përdhosën .

    Dhe ne debilët bëjmë sehir , me gojën hapur e sytë nga qielli , presim shpëtimin . Jemi të marrë fund ….

    Le të ja marrim këngës :

    O sa mirë me kenë shqipëtar !

  • Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    Po të ishin të gjithë GJYQTARËT dhe PROKURORËT si ARDIAN DVORANI i NDERUAR dhe i RESPEKTUAR , SHQIPËRIA tani do ishte ZVICËR në ADRIATIK dhe JON , por për FAT të KEQ Sali KRIMI Punësoi Gjyqtarë dhe Prokurorë me KURSIN e PLEPAVE 6 MUJORË dhe e mbushi më Gjin Gjonër , Dhadhë PRISHUR dhe Majlinda Andrea të INKRIMINUAR dhe të KORRUPTUAR deri në PALCË , dhe ja u bèri PESHQESH SHQIPTARËVE pér 30 VJET rresht!! ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖

  • Punonjesit e zyrave te shtetit e kan te detyrueshme etiken ,paraqitjen dhe komunikimin se ne radhe te pare jan perfaqesues te shtetit dhe jo vetem ne zyre por edhe ne publik.
    Eshte uluritese qe ne zyrat e shtetit ka njerez te till qe mbase veten se kan problem por turperojne shtetin.
    Kemi par mbledhjet e perfaqesueseve te drejtesise dhe ne keto takime bije ne sy konkurenca e luksit.Na ka rastisur ne lokale kliente qe festojne duke ber zhurme e tymosur duke shperfillur klientet e tjer dhe kur jemi ankuar pronarit te lokalit na ka then “keni te drejte dhe kerkoj ndjese por, nuk bej dot gje se jan prokuror dhe gjykates, kan ditelindjen e shefit”
    Nuk kemi then sa gjyqetar dhe prokuror te keq kemi por sa shtet te keq kemi.

  • Kryegjygjtarja e Elbasanit eshte fytyra reale e Drejtesise se Rilindur nga ajo palo-Reforma e Drejtesise shterpe e Yuri Qimes. Nje drejtesi po aq e korruptuar sa me pare dhe ca me teper, sepse eshte me certifikate Vettingu ne xhep si e ligjeruar ne korrupsion.

  • Nuk eshte e vetmja administrata e re e RILINDJES eshte e mbushur plot me kete MARKEN……bile po nuk ishe e tille ste le njeri te hysh REALITET i dhimbshem qe sndodh ne asnje vend te botes ku ne vend te pare eshte AFTESIA ……turp ….

  • Pse ne Shqiperi femrat duan te tregojne qe jane kurva,shikojeni kete fshatare dridhet ne zyrat e gjykates si te jete ne cabaret, besoj vettigu do bej punen e kete injorante.Me ra ne sy atje ne kohen kur grate visheshin si kurva,burrat mbanin pantallona ye ngushta qe te tregonin format e bytheve si pederaste.Njeriu i ri Salinist.

  • Ti rajmonda nga Tropoja mos u merakos shume se ta tregon mir qejfin ambasadorja amerikane .po duro dhe pak se ta kan gjet zonën.

    • Rajmonda nuk e di qe eshte anonim vetem per komentuesit, por jo per gazeten qe i del IP e komputerit dhe facebooku.

  • DITA:Kur pashë vidion e K/Gjyqtares adoleshente në Elbasan u bëra keq.Dhe mëndja më shkoi te:
    -KLGJ që e ka emruarë Atë në atë detyrë të rëndëshishme PA VETING që do e kishte zili edhe një gjyqtar Amerikan,Gjerman me stazh pune mbi 25 vjet.Kjo tregon se KKGJ është një çorbë qënësh plepist të Sb që tashmë po i lë gjyqtarët të lirë KÇK të bëjnë çfar të duanë.Fakti që Ministrja Gjoni i ka kërkuarë KLGH shkarkimin e saj që në 2019 për lirimin e kriminelit të dyfishtë nga burgu për jetë,tregon se kjo Gjyqtare nuk pjerdh as për Ministren,as për KLGJ,as për Drejtësinë,as për Popullin.Tashmë Ata që kanë mbetur po llogarisin të vjedhin sa më shumë dhe të blejnë biletat e ÇARTERIT ku të duanë.Asgjë nuk i ndal.Kjo gjyqtare jo vetëm duhet shkarkuarë,por duhet futur në burg në vënd të kriminelit që liroi..me shumë $ dhe €.
    -Vidjon Gjyqtarja besoi e ka bërë psra 25 prillit,athere kur Sb,Im,Lb..do bënin luftë në 26 prill nëse nuk fitonin zgjedhjet.Por dështuanë.NATO i bllokoi totalishtë.
    -Ambasadirja Amerikane KIM po na mban me shpresë se DREJTËSIA DO BËHET.Unë them jo..jo..jo. 99 % e drejtësisë kanë vartësi totalishtë nga S.Berisha që në 1992.Ndaj,DASH që shpalli non grata sb duhet ta çoi deri në fund misionin në të mirë të pooullit Shqipëtar: Arrestimin e Sb,Im,Lb,etj,që kanë dalë kundër SHBA dhe pro SaliKriminelit.Çdo vonesë do jetë me pasoja të rënda.
    -KLGJ,KLP,SPAK,BKH..janë i njëjti brumë Salist veçse kanë ndryshuarë zyrat,Veturat,Pagat,Ofiqet..!
    -Nuk jamë dakort me disa që fajsojnë KM Rama për drejtësinë.Qeveria vetëm siguron kushte pune,Paguan pagat,i siguron…por nuk u lejohet të ndërhyjnë në vendim-marrjet e tyre.Pra,nuk duhet të kthehemi në kohën e Saliut,Enverit,ndonse kjo ka rritur papërgjeshmërinë e Gj+Prek.idiot që po dalin kundër SHBA+BE për reformën në drejtësi.
    -Rasti i Gjin Gjonit që rrëmbeu bisnedet në RINAS duke dribluarë Ambadadën Amerikane duhet që Amerika ta marri më seriozisht reformimin e drejtësisë tek NE.Fakti që ka mbi 4 vjet që nuk janë krijuarë strukturat kryesore të Drejrësisë të cilat pengohen nga I.Meta me urdhër të S.Berishës,tregon se Ajo nuk do bëhet kurrë..kurrë sa të jetë Sb mbi dheeee!
    -FLM DITA,EDONA.

    • Kapterr Lalaj prapa-ktheu! Me hap rrjeshtor bythen marsh drejt e ne katundin e Mehmet Shehut, nje-dy, nje-dy, nje-dy…

  • D.m.th zoteria apo zonja me comentin 19 Kryeministrja e Arnautise Ambasadorja Amerikane do krijoi “shtet” ketu?

  • Kjo kardashiania mund te jete çdo gje tjeter, por jo gjyqtare.
    Pa e ofenduar fare, kjo mund te jete shume e suksesshme ne organizimin e levizjeve tek semafori…

  • Esht per te ardhur keq qe ne komente shume komentues kalojne caqet e miresjellies.Ashtu si veprimet e asaj Kr/gjyqtareje jane jo etike ashtu edhe fjalet e ndyra jane po aq pa etike.Ne baze te vidios kjo zonje ka shkelur etiken ne vendin e punes(keto shohim )dhe te institucionit.Eshte detyre e institucionit ta analizoj e ta gjykoje.Nuk kemi te drejte qe me fjalet tona sipas perkatesive partiake ta denigrojme. Le te pergjigjet vete ajo per vepren e kryer.

  • Zigur Qarri,drogaxhiu Edvin D'Rama simboli vlerave të moralit "rilindas",Mohoi djalin e tij, Vrau Babain biologjik duke e akuzuar se i ka palluar Gruan. says:

    E rëndësishme” është që testimet të bëhen nga koka tek këmbët, si ndodh rëndom në qeverisjet tona. Nuk e di ti Ilda se, nëse do të bëhej një konkurs bukurie në Shqipëri, me siguri, konkurrentet më të forta do të ishin nga kabinetet qeveritare, ndonjëra nga të cilat ka qenë edhe miss e të tjera që kanë pasur ndonjë lloj testimi nga koka tek këmbët.Paradë mode mund të bëhet kudo, moj Ilda, në secilën seli qeveritare, por sidomos në Kryeministri. Nga informacionet e reja që kemi, janë rreth 600 vajza të reja, të cilat janë punësuar në Kryeministri dhe nuk dihet se çfarë pune bëjnë. Dikur kjo strukturë nuk kishte më shumë se 50 vetë, ndërsa tani, mendoje pak, rreth 600 vajza të reja, mes tyre ka edhe të afta, të cilat venë në punë dhe nuk dinë përse venë, për të cilat më shumë mësojmë nga rrjetet sociale, se çfarë bëjnë.Kush i paguan këto 600 vajza kryeministrore, nga sillen, nga venë dhe nga shkojnë, me se merren, çfarë vizioni kanë…cili buxhet i financon, në bazë të çfarë vendimi kanë zënë folenë aty, mbi bazën e së cilës meritë. Askush nuk e di, ndoshta as vetë shefi i qeverisë që ka hapur grykën e thesit për të bërë në godinën kryeqeveritare një konkurs mode vajzërore, po aq lehtë sa ka vendosur në zyrën e tij një kosh basketbolli.http://www.gazetadita.al/per-nje-skanim-nga-koka-te-kembet-leter-ildes-diplomates-se-shkarkuar/

    Edvin D’Rama miku i Aleksander Vuçiçit,është dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash.Nr i dosjes “AL.1961138/A”

  • Kjo lumadhe duhet te futet ne burg per ate qe i ka bere buzeve njehere. Duket si tranvesti. Cope debile. E denje per detyren qe ka. Dhe bjer ne dore te ketyre, as qe ua ndjen fare per detyren dhe ligjet. Shko pagoji silikonin, dhe aq. Ndryshe, te plas ne burg Te preesh drejtesi nga keto monstra

    • Dikur,ne vitin e larget 2013,kerkese e forte per administraten ishte paraqitja me veshje dinjitoze per nje zyrtar te shtetit.po sot?para dy vita si hyre ne administraten e spitalit te durresit.zyrtaret seriosa ne zyra duke punuar.Ama kishte ndonje,se bente sfilate mode.thashe “cbehet keshtu?”.Ne zyren e postes ku marr pensioni u paraqit nje person me mollare qe interesohej per pensioni e nenes.Nuk dinte shqip,edhe pse fliste shqip.Dhe punonte ne ISSh.Pyetaa vehten:”si e ka marre universitetin kur nuk di te flase shqip.si ka komunikuar me petagoget ne provime?”Dhe ja nje xhevahir tjeter ne gjukate.Nuk me intereson se cben ne shtepi dhe ne makine,e ben me gishtin e mesit apo me trangull.Por te degjenerosh zyren e shtetit ne pasarele mode,kjo eshte shperdorim detyre.Nuk me duhet sa pasuri ka.Mund ta kete vene me dypunesim,ne gjukate dhe te “hoteli”.Por dua te di deri ne c’shkalle ka degjeneruar postin zyrtar.kjo eshte shqetesuese.Mos valle lidhet edhe me sfilaten e krimit ne Elbasan?

  • Dikur,ne vitin e larget 2013,kerkese e forte per administraten ishte paraqitja me veshje dinjitoze per nje zyrtar te shtetit.po sot?para dy vitesh hyra ne administraten e spitalit te durresit.zyrtaret seriosa ne zyra duke punuar.Ama kishte ndonje,qe bente sfilate mode.thashe “cbehet keshtu?”.Ne zyren e postes ku marr pensionin u paraqit nje person me kollare qe interesohej per pensioni e nenes.Nuk dinte shqip,edhe pse fliste shqip.Dhe punonte ne ISSh.Pyetaa vehten:”si e ka marre universitetin kur nuk di te flase shqip.si ka komunikuar me petagoget ne provime?”Dhe ja nje xhevahir tjeter ne gjukate.Nuk me intereson se cben ne shtepi dhe ne makine,e ben me gishtin e mesit apo me trangull.Por te degjenerosh zyren e shtetit ne pasarele mode,kjo eshte shperdorim detyre.Nuk me duhet sa pasuri ka.Mund ta kete vene me dypunesim,ne gjukate dhe te “hoteli”.Por dua te di deri ne c’shkalle ka degjeneruar postin zyrtar.kjo eshte shqetesuese.Mos valle lidhet edhe me sfilaten e krimit ne Elbasan?

  • o ziguri qarrit; o pervers i ndyre (dhe ju dita qe i lejoni titullin e komentit), po mos je ti, qe te q… yt’ ate gruan, hallat, e ç’te mban pragu . po ku e gjen at’ guxim shtazarak, per te shpreh ide te perçudura, o kafshe, pa fare e fis ?! ne kulturen njerezore dhe gjyqet per krime te mitrefillta, censurohen e jo me idete e ndyra te tuat, te shprehen sikur bota eshte mbush me kafshe si ty .

    • Po ti moj kece e Ramutit, ve bast qe je si bicim shoqe e ngushte me kete kurven. Po mos u xhindos kot. Nje mut jeni te tera. Ate titullin nuk e cpiku Xiguri, po e ka deklaruar ne publik Mero Bezga e kockave greke te Ramutit. Sikur te kishte pak dinjitet Ramuti nuk do perdorte Meron per lojerat e tij te ndyra politike. Po ja qe parane e hane me shume se turpin. Keshtu qe shko fli ne anen tjeter dhe mos na u shqeteso shume per qirjen Ramut te Dules

  • Pse vetem kjo eshte.Shikoni Niko peleshin ne Korce,ndertoi vile 400000euro edhe askush skujtohet tja sekuestroje.Duhet dhune ndryshe nuk mbarojne hajdutet tek ne

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *