Konflikt për biznesin me materiale ndërtimi? Ekzekutohet në Tepelenë 52-vjeçari

entela

Një 52-vjeçar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme në Tepelenë. Bëhet fjalë për Çajup Selimin, me origjinë nga fshati Bënçë, i cili është qëlluar me armë zjarri para pallatit të tij, në lagjen “15 Shtatori”, në Tepelenë.

Policia njofton se ai ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, si pasojë e plagëve të marra.

Mësohet se viktima ka patur një biznes me materiale ndërtimi tek “Agjencia” e këtij qyteti.

Në korrik të 2018, Çajup Selimi është paraqitur në Spitalin e Gjirokastrës si pasojë e plagëve të marra, pasi është goditur me mjete të forta nga 2 persona në qendër të qytetit të Tepelenës. Selimi tregonte se e kishin sulmuar me leva hekuri dhe e kishin kërcënuar me thika e goditur me grushta, për arsye të paqarta.

Çajup Selimi dhe të afërmit e tij thoshin se kjo është një situatë e përsëritur, pasi ishte hera e katërt që ai sulmohej në një mjedis publik, por në asnjë rast nuk kishte patur të ndaluar.

Për ngjarjen në fjalë, në vitin 2018 u ndalua Risiano Abedini, 27 vjeç nga Tepelena. Policia konfirmoi në atë kohë se ngjarja ndodhi për motive të dobëta.

Familja Selimi dhe Abedini menaxhojnë biznese me profil të ngjashëm. Të dyja palët janë konkurrentë, pasi tregtojnë materiale ndërtimi krah njëri-tjetrit prej vitesh në Tepelenë.

Tepelenë/Informacion paraprak.

Rreth orës 21:15 në qytetin Tepelenës, në  lagjen “15 Shtatori”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Ç.S., 52 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Gjirokastër si pasojë  e plagëve të marra.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe Forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit Tepelenë.

Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

e.r/dita

Share This Article
3 Comments
  • Agim Nesho NJË PLAK HAJDUT , MATUF , DËNGLAXHI qē LËPIN BYTHËN me MUT dhe me FEKALE të Saliut , Likes dhe Lulit si QEN RRUGËSH says:

    MOS u VRISNI me Njeri – Tjetrin pèr Konkurrencë dhe pèr Inate KALAMAQSH O NJERËZ , sepse SHQIPËRIA është SHUMË e VOGËL për të URRYER dhe pèr të VRARË NJERI – TJETRIN !!!! Mblidhni TRUTË O POPULL SHQIPTAR !!!!⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖

  • Shqiptaret kane ik per lesh k…Akoma nuk e kuptojne kush eshte fajtori kryesor i gjithe ketij maskarralleku ne shopqerine shqiptare.Vritemi e pritemi me njeri-tjetrin pasi kemi akumuluar ne maksimum gjithe urrejtjen per pushtetaret tane qe abuzojne me pushtetin dhe taksat tona,pasi kemi mbledhur gjithe vuajtjet qe te jep jetesa ne Shqiperi,i shfryjme ato ne nje momen te dikush qe mendojme se eshte me i dobet se ne.Por ketu thjesht hapet kutia e Pandores ,se pastaj nuk mbyllet me.Kur te fillojne shqiptaret te besojne realisht ne Zot dhe kur te kuptojne qe bashkejetesa ne paqe dhe harmoni duhet te jete reale dhe jo fallco atehere mbase zgjohet shpresa per vazhdimesi te vlerave shqiptare ne breza,perndryshe e mori lumi Shqiperine dhe shqiptaret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *