Vrasja në Tiranë, Jaupaj: Arrestuam vjehrrin e viktimës, ai është autori. Edhe vajzën e ka pasur në burg

J L

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj ka folur rreth ekzekutimit në Tiranë të ndodhur mesditën e sotme.

Ai ka njoftuar se është bërë e mundur kapja e autorit, ish-vjehrrit të viktimës, Mexhit Picari.

Ndërkohë viktima dhe vajza e autorit kanë qenë në proces divorci.

“Nga njoftimi paraprak, sot në orën 11 ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Është vrarë një person që ka qenë në proces divorci. I ati i vajzës është autori. Si rezultati i kontrolleve është bërë e mundur kapja e autorit. Kjo është kronika që doja të ndaja me ju. Autori ka pasur një proces të gjatë di divorci. Bashkëshortja ka qenë e arrestuar për dhunë në familje. Po bëheshin seanca për divorc. Ka dëshmitarë akularë. Është dokumentuar autorësia”, ka njoftuar drejtori i Policisë Tiranë.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • çfarë lemerie!!
    një njoftim që vetëm me llogjikën e një të rrituri,një nënpunsi të lartë shtetror nuk ka!!
    nuk e di si flasin këta njerëz??
    gjysmën e mbajnë në kokë dhe gjysmën e nxjerrin??

  • Perfundimisht

    Nje vrasje qe shkoi sipas planit te

    policise.

    Kjo eshte POLICIA qe duam,

    ti planifikoje vrasjet,

    jo te vrasin si tju doje qejfi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *