Socialistët shqiptarë po përgatiten që pas pak ditësh, më 12 qershor të kremtojnë 30-vjetorin e themelimit të partisë së tyre. PS është një nga forcat më të mëdha politike në vend, ndërsa para pak më shumë se një muaji fitoi një mandat të tretë qeverisës.
Është folur shpesh për atë që ndodhi 30 vite më parë, kur PPSH mbylli kapitullin e saj 45-vjeçar. Kanë folur shumë figura të njohura apo më pak të njohur, por mbase njeriu kyç për këtë kthesë historike nuk kish folur. Ai është Xhelil Gjoni.
Në një kafe pranë shtëpisë ku banon, pata një takim të gjatë këto ditë me Xhelil Gjonin, një emër shumë i njohur dhe shumë i lakuar në politikën shqiptare. Ky tregim është nga më interesantët dhe nga më të besueshmit. Pse?
Sepse Xhelil Gjoni ka qenë një nga figurat më të rëndësishme të Partisë së Punës në dekadën e fundit të regjimit komunist. Ai ishte anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i Komitetit Qendror të PPSH-së. Madje në vitet 1990 dhe 1991, ai realisht drejtonte partinë, pasi Ramiz Alia, pasardhësi i Enver Hoxhës, de fakto u tërhoq si sekretar i parë i PPSH-së.
Xhelili e di ndoshta më mirë nga të gjithë atë histori. Le ta dëgjojmë se ç’thotë…
Bisedoi dhe përgatiti botimin Xhevdet Shehu

KONGRESI I 10 I PPSH OSE I PARI I PS
Lidhur me kongresin e 10-të të PPSH, janë ngritur e folur shumë versione dhe më e keqja nga ata që kanë qenë anësorë, lëre pastaj që e quajnë veten themelues.
E kam këtë të drejtë të flas nga detyra që kisha si organizator kryesor i Punëve për përgatitjen e kongresit të dhjetë, ose siç thuhet kongresi i parë i PS.
Së pari, dua të theksoj, se ai u organizua pikërisht si kongres i PPSH. Ja ç’thuhet në raportin e komisionit të vërtetimit të mandateve mbajtur nga Musa Ulqini, kryetar i këtij komisioni: “komisioni pasi studioi materialet lidhur me zgjedhjen e delegatëve pjesëmarrës në këtë sallë i raporton kongresit të vlefshme në përputhje me statusin e partisë dhe udhëzimet e Komitetit Qendror. Në kongresin e dhjetë marrin pjesë 1,518 delegatë, prej të cilëve 1,436 ose 94.06% me votë vendimore dhe 82 delegatë me votë këshillimore.
Pastaj më poshtë në raport thuhet: “Këto të dhëna ishin shprehje e rinovimit, preokupacionit dhe angazhimit serioz nga konferencat e partisë në rrethe për të zgjedhur si delegatë në këtë kongres historik më të mirët, të cilët në këto momente kritike që po kalon vendi, me ndjenjë të lartë përgjegjësie, me një frymë të re kanë punuar për të përballur situata të reja.
Nga delegatët, 549 ose 37.05 % janë anëtarë partie me stazh të pranuar në parti nga viti 1986 e këtej, ndërsa 263 prej tyre janë pranuar në parti në vitet 1990-91 në kushte të reja të një shoqërie pluraliste. 72.7% e delegatëve janë me arsim të lartë shtetëror, kundrejt 54.9%, që kanë qenë në Kongresin e 9 të Partisë. Kjo tregon për një mendësi të re në punën për pranime të reja.
Nga delegatët 25.2% janë të moshës 18 – 35 vjeç, 68.2 % të moshës 36-35 vjeç, dhe 6.6% janë 56 vjeç e lart. Shoqet zënë 15.4% të delegatëve. 92.6% e delegatëve zgjidhen për herë të parë, pra udhëheqja e re që u zgjodh në kongres u zgjodh nga vota themeluese e 1518 delegatëve e jo siç pretendojnë sot disa se ata kanë qenë themelues të PS.
Pra dhe një herë e theksoj se themelues ishin 1518 delegatët me votën e tyre. Kjo përbërje e përfaqësim i gjerë në kongres mori vendime kapitale, që do të ishin themeli mbi të cilin duhej të zhvillohej më tej partia, programi e statuti i saj. Kongresi në përfundim mori këto vendime e aprovoi këto dokumente:
VENDIMI I KONGRESIT TË 10 TË PPSH
Kongresi i 10 i PPSH, pasi dëgjoi e diskutoi hollësisht rreth raporteve të paraqitura në emër të KQ të Partisë nga Xhelil Gjoni e të Komisionit Qendror të Kontrollit e të Revizionimit të Partisë vendosi:
- Të miratojë raportin e Komitetit Qendror të Partisë “Kongresi i 10 i përtëritjes së gjithanshme ideologjike, politike e organizative të partisë.
- Të miratojë raportin “për veprimtaritë e Komisionit Qendror të Kontrollit e të Revizionimit të Partisë”
- Të miratojë ndryshimin e emrit të PPSH në:
“PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË”
Kongresi i 10 i PPSH
Tirane me 12.06.1991
Kongresi i 10 aprovoi dhe një sërë rezultatesh të tjera…
Rezolutë për fshatin
Rezolutë drejtuar rinisë së Shqipërisë
Rezolutë për çështjen e shqiptarëve në Jugosllavi
Thirrje e drejtuar anëtarëve të partisë dhe simpatizantëve të saj gjithë popullit shqiptar.
Në këtë thirrje, ndër të tjera, thuhet:
Kongresi vendosi: QË TË KRIJOHET PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË”. PRA TË KRIJOHET.
Ky nuk ishte thjesht një ndryshim emri, një çështje forme, por shprehje e qartë e asaj përmbajtjeje dhe atyre objektivave të reja që miratoi kongresi. Kështu kongresi i 10-të i PPSH ose siç mund të thuhet kongresi i 10-të i PS mbylli një etapë historike dhe çeli historinë e re të Partisë Socialiste. Përqafimi dhe zbatimi i menjëhershme i orientimeve që dha ky kongres do ta bënin partinë socialiste një forcë dinjitoze e aktive në skenën e jetës politike shqiptare. Ajo është, thuhet në këtë thirrje, një parti masash, parti e progresit shoqëror e drejtësisë sociale dhe e mbrojtjes së interesave mbarëkombëtare. Jo vetëm kaq! Por siç theksohet në raportin e kongresit: Kongresi i 10-të i PPSH, zgjedhjet në parti u zhvilluan duke pasur në dorë anëtarët e partisë, pra edhe delegatët, dy dokumente kryesore:
Projekt programin dhe projekt statutin e partisë, pra ishte një punë e madhe e paraprake përgatitore për në kongres, një punë e organizuar mirë. Kaq sa për anën organizative e përgatitore te kongresit, duke shtuar këtu që në një nga seancat u zgjodh përfaqësia e kongresit, një organ në ndihmë të delegatëve që punoi për përgatitjen e listës së kandidaturave që do t’i paraqiteshin kongresit për t’i aprovuar në forumet e reja të partisë. Përfaqësia në krye të së cilës më kishin zgjedhur mua anëtarët e saj, punoi e diskutoi me seriozitetin më të madh duke i diskutuar një për një 140 nga 80 që do të zgjidheshin te zgjedhur për herë të parë. Përfaqësia nuk pranoi të vihen në krye të listës dy kandidatura: ajo e Dritëro Agollit dhe e Moikom Zeqos.
Ne seancën që paraqita kandidaturat që do të mbeteshin në listë thashë të futen edhe Dritëroi, Moikomi dhe Xhevat Lloshi. Ky i fundit ishte aktivizuar për PSD-në e Gjinushit. Kongresi pranoi në listë Dritëroin dhe Moikomin, por në fund nuk e zgjodhi. Para se ta propozoja Dritëroin i kisha marrë mendimin nëpërmjet Spiro Dedes nëse pranonte të ishte në udhëheqjen e PS.
Përgjigja e Dritëroit nëpërmjet Spiros ishte:
“I thuaj Xhelilit, unë aty e kam vendin”.
Në fund, pas votimeve dhe numërimit të votave, më vjen i shqetësuar Miti Nito njeri shumë i mirë, i preokupuar për të shkuar mbarë zhvillimet e kongresit: Ai ishte kryetar i komisionit të numërimit të votave. Miti më thotë: “Dritëroi nuk fiton. Ka marr pak vota. Si t’ia bëjmë?”
Merr nga votat e mia dhe kaloja Dritëroit, i them Mitit. Delegatët janë nxehur me diskutimin e tij. Por kjo është një situatë e përkohshme. Dritëroi duhet të zgjidhet…
Kështu ndodhi. As më shumë e as më pak.
Kjo ishte një zgjidhje shumë e drejtë jo vetëm për momentin, por edhe për të ardhmen e asaj partie që sapo formuam.
Nga këto që thamë kuptohet sa themelues ka qenë Dritëroi, pa lëre pastaj Servet Pëllumbi e Kastriot Islami, që bënte sehir me Ramizin nga lozha apo Fatos Nano, apo Ylli Bufi na paska shpalosur programin e PS siç thotë Dritëroi “çfarë programi”?
Ai nuk ishte përgatitur të bëhej kryetar e jo më të bënte programin.
“Fatosi kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave i kërkova të hidhte disa ide në fushën ekonomike lidhur me alternativat që do të parashtronim në Kongres. Nuk bëri asgjë, më solli një shpargallë me dy rreshta. Kurse tani thotë që djali nuk bëhet baba, d.m.th ky ishte babai i PS që e ka themeluar dhe formuar atë. Ky është “Fatos Nano që historia e ndjek nga pas”?
Në përgatitjen për Kongresin ishin parashikuar të mbaheshin dy raporte: Raporti Politik sigurisht dhe më i rëndësishmi, në të cilin do të bëhej analizë e përgjithshme me konkluzione për të shkuarën dhe piketimin e alternativave për të ardhmen.
Sigurisht kjo i takonte Sekretarit të Parë Ramiz Alia. Prandaj u ngrit një grup pune që e drejtonte vetë Ramizi. Por ai e la nëpër këmbë këtë çështje kapitale. Ai vrapoi me të katërta në Presidencë dhe u largua si djalli nga temjani nga partia që kishte udhëhequr vite me radhë. Grupi i tij i punës përgatiti një leksion të cilin mbledhja e Komitetit Qendror dhe Komitetit Drejtues nuk e aprovoi.
Raporti organizativ për të cilin punuan: Nasi Lera shkrimtar, Halil Lala, Zija Çela shkrimtar, Gramoz Ruçi dhe unë, u pëlqye, nuk pati vërejtje dhe u miratua. Për raportin e parë u propozuan disa veta për ta përpunuar dhe për ta mbajtur në kongres, por ata nuk pranuan. Atëherë, Foto Çami, që pas Ramizit i takonte ta përgatiste dhe ta mbante raportin në kongres, por edhe pse ishte anëtar i grupit të punës u ngrit dhe bëri propozimin: “Të bëhet një raport i vetëm dhe për këtë të punojë dhe ta mbajë Xhelili. Kështu u vendos dhe u veprua. Raporti ishte ai që mbajta në kongres. Për të sot mund të bëhen vërejtje plot, por duhet mbajtur parasysh koha kur u mbajt, atmosfera që ekzistonte dhe problematika e komplikuar. Nuk ishte shaka, kalonim nga një sistem në një tjetër, të kundërt në përmbajtje.
***
Dritëroi, shoku dhe miku im i ngushtë një jetë të tërë, në intervistat që ka dhënë shprehet se raporti ishte i përgjithshëm e mbulohej me frazeologji. Unë nuk kam këtë mendim dhe e kam për dy arsye. E para koha që m’u dha në dispozicion ishte e shkurtër, afërsisht 2-3 ditë nga kongresi dhe e dyta, gjërat duhen thënë gradualisht sepse jo vetëm delegatët siç u vërtetua në kongres nuk i “përtypnin” disa përmbysje në koncepte dhe aq më tepër baza e partisë. Problemi duhej shtruar kështu duke menduar që PPSH, që kish kryer misionin e saj duke pastruar në koncepte, në organizim, në ideologji, si dhe në radhët e saj duke filluar nga udhëheqja e atrofizuar.
Megjithatë në raport dhe në diskutimet në kongres u bë një analizë pa anashkaluar problemet themelore e dëshiroj t’ia kujtoj “heronjve” që hiqen sot si “themelues me merita të veçanta” në atë kohë dhe për këtë do të sjell vetëm 3 probleme kryesore që i trajtonte raporti:
- Alternativa ekonomike.
- Lufta e klasave.
- Dhe problemi i tretë më i riu që hasnim në kushtet e reja, pluralizmi partiak, si duhet të vepronte PS në këto kushte, raportet që do të ndërtonte me forcat e tjera politike.
(Vijon numrin e ardhshëm)

Xhelil Gjoni u largua nga politika i pa’perlyer dhe meriton rrespekt jo si surdhjak braho qe i shpeton ne breke saher flet Berisha,Rama dhe meta.
Foli, por foli pas 30 vjetësh. Gjithsesi nuk di a i thotë të tëra. Por na është borxhli se nuk ba ka thënë gjithë këto vite, një fjalë për gjëmën që i bënë foshnjës demokraci duke deleguar tek studentët Sali Berishën, një komunist konservator, një sekretar të PPSh dhe një bythlëpirës të familjes Hoxha-Kapo, të cilin shoku Xhelil, si sekretar i Parë i Kom. Partisë së kryeqytetit e njihte mirë. Mos ndoshta nga që e njihte mirë (për keq sigurisht) ky bashkë me Ramozin, ia ngjeshën partisë së re që po krijonin si gjysmën tjetër të bajgës PPSh-përcaktim i sinqertë ky i Dritëro Agollit, patjetër miku i Xhelilit. Për dëmin që i ka sjellë demokracisë, urojmë që të paktën të jetë penduar. Kur do flasë Xhelili për sa më sipër? Në 40 vjetorin e themelimit të saj? Po a do jetë gjallë deri atëhere? Gjithsesi, sipas traditës të hierarkëve të PPSh, le të shpresojmë se po shkruan kujtimet dhe diçka do të lejë si trashëgim për historinë e pluralizmit shqiptar që u ngjiz në zyrat e Ramizit dhe Xhelilit.
Pyet me te vjeterit nese eshte i paperlyer
Ka qene kelysh komunist
Komunisteve u hengsh mune ti.
Julia te mbaruan argumentat?
‘Ok’ ..nuk jam shum ‘ i vjeter ‘ por mbaj ment nje vjersh te bukur kushtuar Xhelil Gjonit nga turma e popullit ne fillim te 1990..
Xhelil Gjoni o kurvar!
do te varim ne litar!..(keshtu mendonte populli per kryetarin e komitetit te Tiranes shokun Xhelil Gjoni)
Saliu i kishte festuar te 9-te kongreset e PPSH-se, pastaj vendosi te krijoje partine SH.P.K. , PD, me ndihmen e shokut Ramiz qe dha nje kontribut per proceset demokratike( fjalet e Sales). PD -ja do i sillte Saliut pushtet in dhe shume te mira te tjera materiale. Kush guxonte ta demaskonte e priste, nga ky li-derri historik nje denim qe varionte sipas intatit te Berishes.
Pse eshte pa autor ky shkrim? Autori flet ne vete te pare dhe kush eshte ky – s’ka.
Kështu ka qenë e kështu do jetë në vendin tonë, fryhen
‘Anonimët’ dhe të pavlerët,
Respekte për ‘Gorbin’ tonë Xhelil Gjoni
O fytyra te shemtuara te histori se, si keni te drejte te flusni per drejtesi, per moral, ore super agjent te boseve te parase..?! Partia tuaj nuk eshte Socialiste..!
Nuk u krijua parti e re,o z.Xhelil,por u ndryshua emri,ndersa sot ndonese nuk e ka ndryshuar emrin,por eshte parti jo socialiste,por BALLISTE!
Kam qene antar i saj qysh ne fillim,por per turpin e antaresise se saj,qysh kur uzurpoi partine KALI I TROJES Edi Rama,partia hoqi nga statuti i saj referimin se “eshte trashegimtare e idealeve te Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare”,duke mbetur nje parti balliste,meqenese kreu i saj Rama ka si idhull krye kolaboracionistin ballist Mut-hat Frasheri!Nga leximi i intervistes kuptova se pas ndryshimit te emrit te partise ne krye dolen ca individe SURROGATO,qe moren ne dore fatet e vendit duke tradhetuar interesat e shumices se shqiptareve!
Po Zhelili na paska qene dhimokrat dhe ne nuk a paskemi ditur bre…
Cudi si nuk vajti te behej krietar i Partickes Dhimkratike?!
Autori eshte Xhevdet Shehu. Aty e keni me emer dhe foto. Duket si dibran. Edhe Xhelili dibran. Pra PS e passant themeluar dibranet. Se sic thote vete gazetari, ka qe eshte ne rresht te pare me te medhenjte, kokat dmth.
Po Marcela Bela ca te tha o Xhelo?
Bravo plako, ajo Merçela me flokët rica-rica ja përplasi derën surratit dhe ja tregoi një për një burrit se donte ta pallonte. Ben Hajro ka pas qon shlk me Ilir Demaliajn, pyetini se ju tregojnë se si plasi sherri në korridor me kët qefliun pa din e pa iman.
SI GJITHMONE XHELIL GJONI SHUME I SAKTE!
Je i sigurt ?
Xhelili eshte i pa skrupullt
Si të bën pleqëria. Sa kokoroç ka qënë ky 30 e ca vite më parë! Si u dukëka sot! Jeta është gjithmonë e ëmbël, por unë mendoj se njeriu nuk duhet të jetojë më shumë se 80 vjet!
Ti kakarakti, kur te mbushesh 80 (po i mbushe dot e nuk vdes me perpara) futja vetes me nje plumb dhe ja u lame. Per te tjeret nuk vendos dot as ti, askush tjeter.
Xhelil zagari
Zagar i sat´eme.
Ethem trap ngele
Zagar zagar po djalin e ka ambasador ne Zvicer
Mungon emri i autorit te ketij artikulli
ASNJE PRAPASKENE,
por:
Partia e Punes per te shpetuar familjen Hoxha dhe kriminelet brenda saj nderroi lekuren dhe u vetemerua PS,
SI NE ASNJE VEND TJETER ISH KOMUNIST TE EVROPES LINDORE
Dhe ja Kryeministri Edi Rama me 3 mandate ne pushtet e ka babane killer vrastar te Havzi Neles, poet disident antikomunist dhe kjo shqyptareve dru me pre u duket si nje gje krejt normale per kohen hipokrite qe jetojme dhe 30 e kusur vjet pas renies se Murit te Berlinit duhet te degjojme llogjet me seri te injorantit Xhelil Gjoni sikur te ishim ne Kohen e Qepes te Partise se Punes.Dhe cuditemi pastaj pse Bota i tregon shqyptaret me bisht komunist nga prapa.
Po mire o intelektual pa intelekt si shume brashnjare te tjere sot, a mund te thuash se po Remzi Hoxhen dhe 4000 shqiptare te pa fajshem, 4 qytetare ne bulevard dhe 26 ne Gerdec, kush i vrau a te vrafte pordha o beter njerez!
Beji ta fala Sali Gerdecit:
qe:
Shpetoi Nexhmijen nga ndeshkimi i Drejtesise me finte enveriste per ca kafe badiava,
por:
BEJI TE FALA EDHE EDI RAMES,
qe:
Shpetoi Ermal Hoxhen, varfanjaku i Nexhmijes dhe nipi i dashur i Enverit, kur u kap me presh ne duar ne fabriken e kokaines te Taulant Balles ne Xibrake nga gjermonet dhe perseri i shptetoi Drejtesise po keshtu me finte enveriste.
Ne vitet 90 ky injoranti nga Maqellara e Dibres qe sekretar i pare Nderkohe Salushi qe tre muaj per qarkullim ne Peshkopi apo ndoshta e thirri ky Xhel Fodulli
Nete te tera e gedhinte me Sale tek shtepia eBasri Nezirit qe qe bashkfshatariXhelos
Xhelua hengri e piu si dhender i Husniut se perndryshe do qe nje shop izakonshem Maqellare
Me vjen keq per moshen qe ka che intelektin qe ka patur.Ku ishte deri tashti qe nuk ka folur, apo priti te vdesin ato te nomenklatures te kohes tij dhe te fryhet se gjithçka e beri ai.
Le te shohim che vazhdimin neser.
Qenka pjerdhur fare i ziu, njelloj si GUri i Naimit Dhimiter Xhoga.
Saliu e ka pas Idhul Xhelil Gjonin ne periudhen e kacavirrjes drejt bllokut..Pasi mori pushtetin ne 1992 filloi ta shaje e ta mallkoje,si beri me Ramizin.
Po ta shohi intervisten,,do thote:-Xhelil Gjoni me Sorosin e bene deklaraten e sekretarit amerikan per denimin e Berishave.
Ilir Demalia: Si e shpëtuan gjakun e familjeve Xhelil Gjoni dhe Ramiz Alia me Berishën si zbatues i Katovicës, partitë dolën nga xhepat e xhelilëve dhe Ministria e Brendshme.
https://sot.com.al/politike-intervista/ilir-demalia-si-e-shp%C3%ABtuan-gjakun-e-familjeve-xhelil-gjoni-dhe-ramiz-alia-me
Me pelqen komentuesi fundit (XH.SH) Shume korrekt dhe i drejte ne vizionin e tij per komentin qe ben. Ne e dime kush ishte Xhelil Gjoni dhe çfare ka bere, por ate qe beri Driteroi ne Kongres, jo Xhelili nuk ishte burre ta bente, por askush. Prandaj qe flet sot dhe ka heshtur 30 vjet, ka qene dhe eshte dhelprak, priti sa vdiqen ata dhe del ky. Megjithate pune tij; Ne i njohim te gjithe me mire se keta njohin veten; ja degjo Saliun qe kerkon ti vene virgjerine dhe nderin ne vend! Keshtu jane keta. Do kishtye bere mire Xhelili mos te kishe fole fare, tek duroi 30 vjet, ti merrte me vete genjeshtrat qe leshoi rruges.
Regjimi komunist nxori vetem nje komunist statist.Ky ishte R.Alia.Ne nje vend ku mendohej se ndryshimi I systemic do kishte gjakderdhje ai arriving ta beje pages ishte.Saliu e beri gjakderdhjen ne 97.Nje krim kombetar.
Z. Bashkekohes ! Xhelilit kij meri folk
hakun ! Kur Ai flet per kohen pas vdekjes se Enver Hoxhes, Xhelili deri ne Kongresin e 10 -te te PPSH. jo ve- tem ka qene ne krye te llogores se PPSH por ka qene njeriu vendimarres
ne te gjithe procesin e nismes se Plu-
rarizmit Politik ne Shqiperi ! Faktikisht
Ramizi,ashtu sic thote Xhelili. ia mbathi
ne Presidence dhe e la Partine qe sido
qe te ndodhte me Partine e Punes, Xhelili te ishte “scapegoat”, koka e Tur-
kut ! A ju kujtohet metingu i madh ne
Tirane ku ne krye ishte Xhelili ?! Me si-
guri qe ju kujtohet ! Kur Xhelili u kthye
ne zyre dhe takoi Ramizin , Ky i fundit
I tha (perifrazoj) : “Ah ! sigur ta dija sa
madheshtor ishte ai meting do te kisha
ardhur edhe une..,,.” Xhelili e neveriti
kete shprehje te Ramizit dhe qellimet e
tij diabolike ! Ne nje rast te dyte, perseri
Ramizi desh ta perdori Xhelilin si “Koke
Turku” por kesaj radhe Xhelili si i rrahur
me vaj e me uthull ia preu shkurt : “Sh.
Ramiz mos me thirrni me ne zyre se s’kam per t’ju ardhur” dhe aty u prishen
pergjithemone maredhenianiet midis tyre dhe Ramizi e braktisi KQ te PPSH
dhe merrej me Sihat Tozajn ne Pallatin
e Brigadave duke pritur e percjellur de-
legacione e diplomate te huaj ….! Dhe
Xhelili deri ne fund u mor me Sali Mor-
tjen e Vicidolit derisa e vuri ne krye te PD dhe me pas President per te zezen
e Kombit Shqiptar ! Por per kete nuk
mund te fajesosh Xhelilin sepse sjell-
ja dhe servilismi i Berishes ndaj udhe-
heqjes se PPSH ishte e “admirueshme”
Duke
Duhet të themi vetëm kaq – ,NA MORËN NË QAFË -Vdiq Enveri dhe ju vu zjarri e minat Shqiprisë .Populli u la rrugve ,pasuria e djersa tij e 45 vjetve të socializmit u vodhë u grabit ,pjesa tjetër u rrafshua përdhe ,ku ishe asgjë ,vetëm klasa politike e shkërdhatokracisë politike që erdhi në fuqi pas 90 -tës ,mori pasurinë e djersën e shqiptarve ,mos i gëzofshin në jetë të jetve dhe tani këta PISA gëzoin pushtetin ,kan pasuri sa dhjetra Blloqe komuniste ,me lluks përrallore ,pasuri që kan vjedhur e grabitu të shqiptarve .
Harram u qoftë socialistve ,demokratve dhe shkërdhatve kjo demokraci që na sollën .Kjo në thelb është demokraci ,por kapitalizëm i tipit fashist.Ku njeriu ha njerinë. .
o fteri, o i dhjeri, po si nuk te ka ngrene njeri deri tashti ty mor debil?
Po cfarë ke me fterin ti , fteri nje sufllaqe do dhe pushon
Hiç mo, po meqe tha ne kapitalizem njeriu ha njerine, thashe mire qe fteri paska shpetuar e nuk e ka ngrene njeri.
Edhe Xhelili edhe Saliu jane investim i Klanit Kapo.
Xhelili ka marre motren e Husniut,prandaj ishte e natyrshme qe Partine e sapo krijuar nga Ramizi ta merrte Saliu.
Ngutja per SAJIMIN e partise ne koridorin e gadines se konviktit nga Saliu,kishte te bente me rrezikun qe paraqiste organizatori i vertete i lavizjes studentore,Gramoz Pashko..
Gramoz Pashko ishte emri me i lakuar ne rrethet intelektuale te Tiranes dhe ne Auditoret e Universitetit.
Sali Berisha ishte krejt nje emer i panjohur,prandaj u bene perpjekje ne periudhen shtator dhjetor 1990 per ti botuar ndonje shkrim.
U mesua Azem Hajdari te therriste dhe bertiste per disidentin Sali Berisha,kurse operativet e Ministrise se Brendshme,gjeneralet e Bllokutqe po benin gati leckat,kupola e PPSH,qe e njihnin mire,,hashten.
Kjo heshtje u imponua nga kupola,me nxitjen e Vito Kapos dhe Xhelil Gjonit,per te shmangur me ane te Berishes,GRAMOZ PASHKON.
Vito Kapo kishte nje histori te gjate sherresh dhe perleshjesh me familjen Pashko,qe ne vitet 50.
Sherret u acaruan deri ne ate shkalle,sa qe Eleni Pashko me Vito Kapon u mberthyen per flokesh ne Aeroportin e Pekinit,kur nje delegacion i BGSH kryesuar nga Vito Kapo,mberriti ne Kine.
Kinezet pane qereles me sy,ngjarja u fotografua dhe mori permasat e nje skandali qeveritar.Nderhyri vete Enver Hoxha,qe i thirri ne KQ te Partise vete protagonistet,por meqe ishin rrangje te larta shteterore,me kontribute ne PPSH,LNCL dhe pushtetin diktatorial,,ndeshja u la barazim ,pa denime extreme.
Vito Kapo parandjeu rrezikun ne marrjen e PD dhe shtetit te ardhshem nga Gramoz Pashko,prandaj leshoi zagarin e saj Sali Berisha,per te dale para cdo te keqe te mundshme.Dhe ja arriti.
Edhe c`varrosja e enverit edhe burgosja e Nexhmies dhe te birit,nuk u nxiten nga gjoja revanshistet burgaxhij politike.Ata do ti kishin shqyer fare.
Jane hakmarrje e Vito Kapos.
Xhelilin e kam njohur, kam pasur mjaft takime me te dhe i kam njohur bemat e tij. Xhelili qe na hiqet sot si nje politikan demokrat apo njeri i mire, sipas meje ka qene nder fytyrat me te ndyra te atij sistemi, per te mos thene me e ndyra. Ai ka perfituar te qenit dhender i Hyni Kapos, se ndryshe do te kishte perfunduar ne burg, edhe per korrupsion. Kujtoni Krujen ku ishte sekretar i pare, ku denuan dy bashkepunetoret e tij te ngushte (Idajet Beqiri dhe nje Pal …..), ndersa kete zhelon e transferuan ne diber, thjeshte per korruppsion.
Nuk e di kush e tha ne redaksine e RD,ne 1993,nuk jam i sigurte,se Mitro Cela,,se Filip Cakuli:-Po te rremosh xhepat e Berishes,,gjen akoma pusullat me porosite e Vitos.
Mirë do ishte që ti linte të gjitha kujtimet në një libër. Duke botuar pjesë pjesë në gazetë do kthehet në ushqim për qentë, të masmedias dhe komentatorëve. Respekt e për Xhelilin
Po çthua o demo per Pashkon.Nje lapangjoz ,pianec ,qe e mblidhnin shoket rrugeve. Nuk kishte as nivel kulturor as nivel shkencor ,fliste me çmblidhte rrugeve e dukej interesant .Ne se do ishte me ate nivel qe thua ti ,nuk do kishte folur per çekun e bardhe me te cilin shkrehu punen .mes tjerash dehej tere diten me pijet e veren qe sillte me makine ne shtepi shoqja Leni ,drejtoresha e kambinatit ushqimor qe zihej me nuset per flokesh e ato e therrisnin “k…e”.Ndesa per te tjerat Xheloli eshte i sakte ,nuk ka shtuar e as pakesuar . Vec te tjerash ato qe thote per R. Aline jane te verteta ,ish fare pa b…ë.