Kultivuan kanabis në zonë të pyllëzuar, tre të arrestuar dhe dy në kërkim në Elbasan

J L

Tre persona janë arrestuar e dy të tjerë janë shpallur në kërkim për kultivim kanabisi në Elbasan.

Mësohet se gjatë kontrollit masiv të territorit, policia në Elbasan ka  evidentuar një rast të tentativës për kultivim të kanabisit.

Për rastin, në pranga u vu M. B., 32 vjeç, D. B., 39 vjeç, banues në Elbasan dhe F. G., 47 vjeç, banues në Krrabë e Madhe, Tiranë. Po ashtu, në kërkim janë shpallur L. B., 30 vjeç dhe I. B., 83 vjeç, banues në fshatin Krrabë e Vogël.

Personat më sipër kishin kultivuar fidanë cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar në fshatin Krrabë e Vogël.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e 83-vjeçarit I. B. u gjetën 26 fishekë dhe fara kanabisi.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *