Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, duhet të japë shpjegime në Prokurorinë e Tiranës për skandalin e tenderit preferencial të reklamës për liberalizimin e vizave, dhënë për TV KLAN, në një dëm ekonomik prej 3,1 milionë dollarësh. Nën akuzë janë edhe 9 ish-zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, që po merren në pyetje. Dy herë më parë është publikuar lajmi se kjo dosje është mbyllur nga Task-Forca për mungesë të elementëve të veprës penale. Por ditën e djeshme, burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme i thanë gazetës DITA, se dosja është ende nën hetim nga grupi i prokurorëve dhe nuk ka ende një vendimmarrje për të. Një muaj më parë, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, e akuzoi Burgajn se ka firmosur bashkë me 9 anëtarët e Komisionit të Ofertave me një prokurim në shkelje të barazisë së tenderëve, dhënien e fondit në mënyrë të paligjshme për median afër ish-qeverisë. Pas denoncimit, u pezulluan nga detyra të 9 ish-zyrtarët e lartë, ndërsa Burgaj ishte transferuar tek Akademia e Rendit.
“Nuk është e vërtetë se dosja e dërguar në organin e akuzës nga Policia e Shtetit është mbyllur. Nuk është pushuar kallëzimi në ngarkim të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, për akuzën “shpërdorim detyre” dhe hetimet vijojnë ende. Grupi hetues nuk ka marrë ende një vendim”, thanë burimet për këtë dosje hetimore. Gjatë këtyre javëve mësohet se janë thirrur për t’u pyetur ish-zyrtarët e lartë të policisë dhe anëtarët e komisionit të ofertave, që kanë dhënë shpjegime. Ndërkohë që Burgaj akuzohet se ka deleguar firmën tek nëndrejtori për tenderin, por me ligj nuk i lejohet delegimi i kompetencës dhe konsiderohet shkelje. Pritet që këto ditë Burgaj të pyetet nga prokuroria për këtë dosje të kallëzuar dhe dhënien e shpjegimeve pse ai ka deleguar kompetencat tek vartësi. Më tej do vendoset nëse do të merret i pandehur dhe nëse po, i hapet rruga pezullimit nga detyra prej Ministrisë së Brendshme deri në fund të hetimit dhe gjykimit të çështjes.
Burgaj dhe 9 të tjerët u denoncuan për skemën e përvetësimit të rreth 3,1 milionë dollarëve nga buxheti i Policisë së Shtetit nëpërmjet spoteve publicitare “Shqipëria pa Viza” për kompaninë “Promo” të Aleksandër Frangaj. Në datën 15 dhjetor 2013 Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm e referoi në Prokurorinë e Tiranës dosjen për abuzimet me reklamat, ku kallëzohej penalisht ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Rasim Borishi dhe tetë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në këtë drejtori. Pas kësaj u përjashtuan edhe ish-kryetari i Vlerësimit të Ofertave, Kole Kukaj, anëtarët e komisionit Adelina Marashi, Liza Tafili, Klejda Plangarica, Meri Papakostandini, Besjana Martini, Islam Cenga dhe Agim Hysko. Akuzat janë “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë së tenderëve publikë”.
Të denoncuar për abuzime:
Hysni Burgaj, ish-drejtor i Përgjithshëm
Rasim Borishi, ish-nëndrejtor i Përgjithshëm
Kole Kukaj, kryetar i Komisionit të Ofertave
Adelina Marashi, anëtare e Komisionit
Liza Tafili, anëtare e Komisionit
Klejda Plangarica, anëtare e Komisionit
Meri Papakostandini, anëtare e Komisionit
Besjana Martini, anëtare e Komisionit
Islam Cenga, anëtar i Komisionit
Agim Hysko, anëtar i Komisionit

Burgaj ka dashur t’ja lërë kopilin ne dere zvendesit prandaj ja ka deleguar kompetencat. E dinte qe po behej nje tender antiligjor. Vemje e nenshtruar e pushtetit politik. Polic koti. Kobure nepotiko-krahinore. Shërbetor pa kushte ndaj bajraktarit. Ja kjo ështe përshtypja dhe perceptimi i opinionit publik për burgajn. Mbiemri ështe nje tërheqës me shume drejt…burgut!?
Keni harruar tenderin per uniformen, firma “Gjergjefi” ka fituar nje tendfer 20 milion dollaresh qe te veshe policine me nje uniforme shqiptare, qe i takon qe cdo polis te vishet me 2100 dollare, kepuce, kemishe, pantallona, jo xhaketa, xhakavento, pardesy….. tek Armani te kishin shkuart do ja bente dhe me 10 vjet garanci dhe me nje kostum tjeter free!!!