Një 24-vjeçar u arrestua nga policia vendore pasi tentoi të vriste, duke plagosur me pistoletë pas sherrit një person. Krimi ndodhi në qendër të qytetit dy ditë më parë. I arrestuari është Shpendi Bajaziti, 24 vjeç, me akuzën “vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Policia sqaroi se Bajaziti ka tentuar të vrasë Z. T., 29 vjeç, banues në Dushk. Sherri dhe plagosja ndodhën në ambientet e lokalit që ka në pronësi i dëmtuari në lagjen “Kongresi”.
