12 qershori 1991 sipas Xhelil Gjonit: Requiem për PPSH-në, cilët ishin përgjegjësit për gjendjen ekonomike që solli fundin e socializmit (Pjesa II)

Ornela

Me interes të veçantë pritej në Kongresin e 10-të të PPSH, analiza e problemeve dhe gabimeve që çuan në fundin e pashmangshëm të atij sistemi që u zbatua për 45 vjet me radhë. Rrënimi ekonomik ishte thelbësori. Por cilët ishin përgjegjësit për atë gjendje të mjeruar ekonomike? Ky ishte problemi më i mprehtë në atë sallë të përndezur nga nostalgjia për të kaluarën. Dritëro Agolli ishte i pari që vuri gishtin në plagë dhe kur ai drejtoi gishtin nga Enver Hoxha, salla u hodh përpjetë nga dhimbja dhe nuk e lejuan shkrimtarin të vazhdonte më tej fjalimin.

Xhelil Gjoni vazhdon të ketë mendimin se në atë Kongres u bë një analizë e thelluar e gabimeve të së kaluarës. Ai ka qenë një nga figurat më të rëndësishme të Partisë së Punës në dekadën e fundit të regjimit komunist. Xhelil Gjoni ishte anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i Komitetit Qendror të PPSH-së. Madje në vitet 1990 dhe 1991, ai realisht drejtonte partinë, pasi Ramiz Alia, pasardhësi i Enver Hoxhës, de fakto u tërhoq si sekretar i parë i PPSH-së. Në Kongresin e 10-të të PPSH-së ai mbajti barrën kryesore të Kongresit që do bënte kthesën historike.

I takonte pra Xhelil Gjonit të bënte dhe rekuiemin e socializmit në emër të PPSH-së. Në vijim të bisedës përqendrohemi pikërisht në këtë aspekt.

Bisedoi dhe përgatiti botimin Xhevdet Shehu

 (Vijon nga numri i kaluar (Kliko KETU)

Pasi folëm në pjesën e parë të bisedës sonë për atmosferën në të cilën u mbajt Kongresi që shënoi kthesën historike që po ndërmerrej, e pyes Xhelil Gjonin se cila ishte analiza që u bë për gabimet e së kaluarës dhe përgjegjësitë për dështimin e sistemit.

Xhelil Gjoni sqaron: Nuk pajtohem aspak me ata që thonë se në atë kongres nuk pati analizë. Jo. Pati një analizë të thelluar, bindëse dhe konkrete për të kaluarën. Unë flas me fakte sepse unë e mbajta raportin kryesor në Kongres. Ja le të vazhdojmë atje ku e lamë…

  1. Alternativa ekonomike e partisë dhe ideali socialist

“Në përcaktimin e alternativës ekonomike thuhet Partia niset nga analiza komplekse e zhvillimeve historike në vendin tonë, e kushteve të brendshme e të jashtme dhe e prirjeve bashkëkohore.

Ne vlerësojmë me realizëm arritjet në ekonomi gjatë dekadave që kanë kaluar. Me punën e popullit, me investime e me dije shkencore ngritëm një ekonomi shumëdegëshe, investuam për aktivizimin e

potencialeve natyrore të vendit, shumëfishuam prodhimin e të mirave materiale, rritëm aftësinë eksportuese të ekonomisë. Shoqëria në tërësi eci drejt industrializimit e progresit teknik, bujqësia e fshatit u transformuan duke e bërë faktorë përparimi e stabiliteti për të gjithë vendin.

Në stadin e sotëm, në kushtet e vështirësive të mëdha që po kalojmë, të zhvillimeve të vrullshme politike në vendin tonë e të ndryshimeve thelbësore të sistemeve ekonomike në Lindje, Partia

reflekton me përgjegjësi ndaj zhvillimeve që kemi bërë, peshon me objektivitet politikat që kemi zbatuar në ekonomi, duke arritur në disa konkluzione me rëndësi vendimtare për të ecur në rrugë të drejtë në të ardhmen. Ajo tashmë themi se është shumë se në të kaluarën janë bërë disa gabime, është nxitur artificialisht procesi i shtetëzimit dhe i shoqërizimit të prodhimit, duke kaluar në ekstremitet për epërsinë e pronës shtetërore. Zhvillimi me përparësi i prodhimit të sendeve të konsumit.

Në përcaktimin e alternativës ekonomike Partia nisi nga analiza komplekse e zhvillimeve historike në vendin tonë, e kushteve konkrete të brendshme e të jashtme dhe e prirjeve bashkëkohore.

Ne vlerësojmë me realizëm arritjet në ekonomi gjatë dekadave që kanë kaluar. Me punën e popullit, me investime e me dije shkencore ngritëm një ekonomi shumëdegëshe, intensifikimin dhe aktivizimin e

potencialeve natyrore të vendit, shumëfishuam prodhimin e të mirave materiale, rritëm aftësinë eksportuese të ekonomisë. Shoqëria në tërësi eci drejt industrializimit e progresit teknik, bujqësia e fshati u transformuan duke u bërë faktorë përparimi e stabiliteti për të gjithë vendin.

Në stadin e sotëm, në kushtet e vështirësive të mëdha që po kalojmë, të zhvillimeve të vrullshme politike në vendin tonë e të ndryshimeve thelbësore të sistemeve ekonomike në Lindje, Partia

reflekton me përgjegjësi ndaj zhvillimeve që kemi bërë, peshon me objektivitet politikat që kemi zbatuar në ekonomi, duke arritur në disa konkluzione me rëndësi vendimtare për të ecur në rrugë të drejtë në të

ardhmen.

Ajo tashmë është e ndërgjegjshme se në të kaluarën janë bërë disa gabime: është nxitur artificialisht procesi i shtetëzimit dhe i shoqërizimit të prodhimit, duke kaluar në ekstremitet për epërsinë e

pronës shtetërore. Zhvillimi me epërsi i prodhimit të mjeteve të prodhimit është absolutizuar në kushtet e një vendi të vogël, duke sforcuar investimet për industritë e rënda në dëm të prodhimit të sendeve të konsumit. Në emër të parimit të mbështetjes në forcat e veta u kalua në cikle të mbyllura prodhimi, me gamë të gjerë produktesh dhe me kosto të lartë. U nënvleftësua progresi teknik e teknologjik dhe u vonuam në tërheqjen e kredive të jashtme nëpërmjet bashkëpunimit ekonomik e financiar me botën. Nga dëshira të mira u nisëm, por shteti mori përsipër para kohe dhe jashtë mundësive

ekonomike veprimtari sociale e kulturore. Barazitizmi në shpërndarje forcoi shfaqjet e parazitizmit në prodhim.

Të gjitha këto e çuan shoqërinë tonë drejt drejt ezaurimit të forcave lëvizëse në prodhim, drejt reduktimit drastik të rezervave materiale e financiare, duke evidentuar me tërë forcën faktorët objektivë

e subjektivë të akumuluar të krizës. Në këto kushte u bë i domosdoshëm reformimi i sistemit ekonomik.

Anëtarët e partisë dhe simpatizantët e saj kanë të drejtë të shqetësohen e të pyesin se a mund të realizohen në praktike, si realitet, në kuadrin e sistemit ekonomik që synojmë të zbatojmë,

idealet socialiste. Bindja është se kjo mund të arrihet. Kjo bindje mbështetet në faktin që pasuritë kombëtare toka, pasuritë nëntokësore etj. janë e do të luftohet me konsekuencë të mbeten në

duart e shtetit. Po kështu, partia jonë mbështet e mbron formën kooperativiste të marrëdhënieve prodhuese në fshat, si një strukturë ekonomike e sociale të efektshme e të përparuar. Ajo do të luftojë që në kuadrin e pluralizmit pronësor të ruhet roli kontrollues e drejtues i shtetit dhe të mbrohen liritë e të drejtat e njeriut si pronar. Duke e shtruar kështu problemin, partia angazhohet të luftojë që edhe në

kushtet e vendosjes së ekonomisë së tregut të ruhen arritjet e mëdha sociale, dukuri tipike të socializmit, si arsimi falas, shërbimi shëndetësor i garantuar, drejtësia sociale në shpërndarje etj. Ekonomia e tregut e prona private sjellin rritjen e prodhimit, mbushjen e tregut, pra edhe

rritjen e mirëqenies materiale, por sjellin dhe pasurim të disave. Prandaj do të luftohet që të mundësohet e të realizohet një sistem fiskal që të mos lejojë diskriminimin social e polarizime ekstreme, por të zhvillohet interesi për punë, t’i kthehet dinamizmi i brendshëm ekonomisë, të mos bihet në barazitizëm vulgar.

 

***

Është e kuptueshme se pluralizmi pronësor nuk mund të realizohet lehtë jo vetëm për kompleksitetin e vështirësinë e madhe praktike që paraqet, por edhe për veprimin e faktorëve që lidhen me sferën e ndërgjegjes shoqërore.

Duke mbështetur mendimin që toka të mbetet pronë shtetërore ne do të synojmë modernizimin e shpejtë të bujqësisë ndërmjet zbatimit të sistemeve të përparuara ekonomiko-prodhuese ndërmjet

rikonceptimit dhe riogranizimit të tyre sipas modeleve të përparuara e për zhvillim kompleks në bazë të mundësive që ofron gjithë hapësira territoriale ku ato shtrijnë aktivitetin. Partia do të mbështesë të gjitha ato masa që synojnë mekanizimin e punës në fshat, rritjen e rendimentit e çlirimin e punonjësve të bujqësisë nga veprimtaritë e rënda fizike, urbanizimin e fshatit dhe lehtësimi i tij nga mbingarkesa e popullsisë.

***

 

Kalimi në ekonominë e tregut nuk mund të ketë thjesht një transformim politik, social dhe kulturor. Do të duhen të ndryshohen mentalitetet dhe psikologjia njerëzore për t’iu përshtatur një klime të

re ekonomike, u njerëzit duhet të bëhen të ndërgjegjshëm që me lojën e tregut mund të fitosh, por dhe mund të humbasësh, që përgjegjësia individuale bëhet parësore dhe se shteti nuk mund të mbajë përsipër si më parë atë barrë e përgjegjësi që ka mbajtur deri më sot për plotësimin e interesave ekonomike e sociale të qytetarëve si konsumatorë. Ajo do të bëjë që shteti është që t’u japë të gjithëve shanse të barabarta për të luftuar në kushtet e pluralizmit pronësor e të rivalitetit ekonomik.

 

Duhet të bëhet e qartë që faza e shndërrimit të ekonomisë së planifikuar në ekonominë e tregut nuk mund të kapërcehet brenda një kohe të shkurtër. Është më e lehtë të realizosh ndryshime politike se sa të besh përmbysje në fushën ekonomike. Nuk mund të kalohet menjëherë nga një sistem ekonomik tek tjetri. Një kalim i tillë mund të çonte në pasoja të padëshiruara ekonomike, sociale dhe politike. Këtë

mësim themelor na jep përvoja e vendeve të Lindjes. Edhe vetë eksperienca e vendeve të Europës Perëndimore flet për nevojën për ta bërë ekonominë e tregut më njerëzore, duke ruajtur interesat sociale të punonjësve nëpërmjet rolit të shtetit si rregullues i tyre.

 

Detyra më e afërt për ne është nxjerrja e ekonomisë nga gjendja e krizës, rivendosja e saj në regjim normal pune e prodhimi, plotësimi i nevojave të tregut me mallrat e domosdoshme, shfrytëzimi i aftësive prodhuese ekzistuese, gjetja e ekuilibrave dhe qëndrueshmërisë ekonomike, mbi të gjitha, ngjallja e optimizmit dhe frymës së besimit në të ardhmen. (raporti 59-68).

 

***

Besoj dhe kaq sa cituam nga raporti kuptohet se janë përpjekje nxitëse për analiza e rrugëzgjidhje në ekonomi dhe jo fraza të përgjithshme.

…Kongresi ynë mbahet në një kohë kur në vendin tonë po ndodhin ndryshime të thella e shumë anshme. Këto ndryshime ne i kemi karakterizuar si faza e demokratizimit e të gjithë jetës politike e

ekonomike të vendit, por ato janë më shumë se kaq. Me hapat që janë hedhur mund të flitet reformim rrënjësor të gjithë shoqërisë sonë. Nuk është fjala për një proces, por për një kapërcim të vërtetë cilësor.

Që para tre-katër vjetësh ne filluam të flasim kundër ambientimit me të vjetrën, kundër centralizimit të tepruar dhe frymës së komandimit, kundër mediokritetit, kundër ndrydhjes së iniciativës. Është më se e

qartë se Partia nuk mund të ecë përpara në atë rrugë që ka ecur deri më sot. Madje është e domosdoshme që ajo të përtërihet në të gjitha drejtimet për t’iu përshtatur kërkesave të kohës. Lidhur me këtë janë bërë e bëhen shumë çështje për diskutim.

Nga të gjitha këto pyetje, themelorja është: cilat do të jenë marrëdhëniet e Partisë sonë me socializmin, si ideal, si doktrinë e si realitet? Çfarë duhet të mbajmë e çfarë duhet të lëmë nga praktika e deritanishme? Në ç’drejtim duhet bërë më me shpejtësi përtëritja e Partisë? Ç’forcë politike do të përfaqësoje ajo, parti e kujt do të jetë?

 

Këtyre pyetjeve duhet t’u japë përgjigje të plote ky kongres, nga i cili Partia duhet të dalë si një force politike e transformuar, e aftë për t’ju bërë ballë situatave të krijuara, kushteve të sotme. Ajo duhet të

dalë si një force politike e rinuar në të gjitha drejtimet, si parti e njerëzve të punës, e hapur për të gjithë ata që kane ideale demokratike e socialiste, e gatshme për të bashkëpunuar me të gjitha forcat përparimtare politike të vendit. Partia jone duhet të dalë si parti në thelbin e vet e orientuar nga interesat kombëtare, si luftëtare e unitetit dhe e përparimit kombëtar, si parti e mbrojtjes së interesave

thelbësore të punonjësve, si parti e zhvillimit dhe progresit të vendit në të gjitha drejtimet.

Ne zgjodhëm një model, por si e zbatuam vetë atë? A ishte ky model alternativa e vetme socialiste?

Një analizë shkencore duhet të veçojë atë që i takon teorisë. Kjo mund të na sigurojë që nuk do përsëriten gabimet e mëparshme.

Gabimeve e të metave duhet t’u kthehemi me çiltërsi e guxim. Nga evidentimi i gabimeve le të rëndohet kush është për t’’u rënduar e të çlirohet masa e gjerë e Partisë. Por ajo nuk mund t’i pranojë ato

kritika të sëmura që bëhen kundër partisë në pushtet e pushtetit popullor, me të cilat mohohet çdo gjë. Ta paraqesësh çështjen sikur te ne ka pasur vetëm gabime, ka pasur ngecje ne vend, në mos edhe kthim prapa, kjo do të thotë të shtrembërosh historinë.

…Pavarësisht nga historitë e sotme, të cilat nuk lidhen vetëm me të kaluarën e nuk janë një fenomen i izoluar shqiptar, por varen nga mjaft faktorë objektivë e subjektivë aktualë, nuk duhet harruar ai realiteti i gjallë kur në ditët e para të çlirimit, analfabetizmi përfshinte gati 90% të popullsisë, kur mungonte industria, ndërsa në bujqësinë e prapambetur parmenda e drunjtë përbënte mjetin kryesor të punës, kur moçalet zinin pjesën më të madhe të Myzeqesë, të Maliqit, të Vurgut, të Zadrimës etj. Nuk është përrallë, por një realitet i vërtetë me dritën e pishës në shumicën e malësive tona.

 

Në shoqërinë e re që u vendos pas luftës u arrit të kapërcehej prapambetja shekullore që trashëguam, të krijoheshin struktura ekonomike të qëndrueshme, të aktivizoheshin në shkallë të gjerë pasuritë minerale dhe te ngriheshin fabrika e uzina, të thaheshin kënetat e të trefishohej sipërfaqja are e tokës bujqësore, të rritej prodhimi bujqësor e blegtoral; të ngrihej për herë të parë në historinë e Shqipërisë një sistem shkollor nga më të hapurit e me masivët në të gjithë vendin; të garantohej shërbimi shëndetësor për të gjithë falas; të realizohej elektrifikimi i vendit; të zhvillohej kultura e shkenca e të krijohej një inteligjencë e aftë për të përballuar detyrat e zhvillimit të vendit në çdo drejtim e sektor, etj, etj.

 

Ndërkaq, deri në vitin 1955, diversantët që hynin nga kufijtë tokësorë, hidheshin nga ajri, qarkullonin anë e kënd vendit dhe digjnin e vrisnin aktivistët e partisë e pushtetit.

 

Lufta e ftohtë për ne shqiptarët nuk ka qenë një shprehje figurative por një realitet me pasoja të dhimbshme. Fakt është se deri në vitin 1955 Shqipëria nuk u pranua as në Kombet e Bashkuara, në një

kohë që asnjë shqiptar nuk lejohej të kalonte nëpër Jugosllavi, ndërsa Greqia deri më 1970 nën pretekstin absurd të gjoja ekzistencës së gjendjes së luftës, nuk pranohej të vendoste marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë.

 

Pas viti 1968 me pushtimin e Çekosllovakisë dhe shpalljen nga Brezhnjevi të teorisë famëkeqe të “sovranitetit të kufizuar” çështja e mbrojtjes së lirisë së atdheut u bë më e mprehtë. Në kushtet e luftës së ftohtë e të një Evrope të ndarë në blloqe antagoniste, u ruajtën e u konsoliduan liria dhe pavarësia, identiteti dhe sovraniteti kombëtar.

 

Të gjitha këto nuk i përmendim për propagandë as për justifikim, i themi për të qenë realistë, për të vënë ne dukje atë punë vetëmohuese që ka bëre populli ynë, ato sakrifica të mëdha të tij që ndokush

përpiqet t’i mohojë. I themi për të mbrojtur partinë e vijën e saj për atë punë që ka bërë në të mirë të popullit e të përparimit të vendit. I themi, sepse kështu mund të jemi më të saktë me zbulimin e gabimeve dhe të dobësive të kaluara dhe më të lirshëm e me kritikë ndaj rrugës që kemi përshkruar.

 

***

 

Në ç’drejtime janë shfaqur kufizimet e modelit të adoptuar dhe nëse pasqyrohen gabimet tona të së kaluarës, nga të cilat duhet të distancohemi?

 

1.Modeli që zgjodhëm i hapi rrugë një politike burokrate të centralizuar, administrative e komanduese, në të gjitha fushat e jetës. Aq më tepër ajo nuk e ndau partinë nga shteti. Këto binin në kundërshtim me ligjet objektive të zhvillimit shoqëror, sidomos atij ekonomik dhe me prirjen demokratike që përmban vetë ideali socialist.

 

… Ndërhyrja ideologjike në ekonomi ka qenë e pranishme për të rritur shkallën e shoqërizimit të pronës së grupit. U krijuan ndërmarrje dhe kooperativa gjigande, që nuk ju përshtatën kushteve të vendit tonë.

Një gabim me efekte shkatërruese ka qenë tufëzimi i bagëtive dhe ngushtimi në një minimum ekstrem i oborrit kooperativist. Këto quheshin iniciativa, por në fakt ishin veprime ekonomike me receta

ideologjike dhe në kundërshtim me interesat e masave.

Metodat administrative-komanduese sollën rritjen e rolit të aparateve mbi organet e zgjedhura, shkëputjen e aparatit shtetëror nga masat, rritjen e pushtetit të nëpunësit e të kuadrit drejtues. Puna me urdhra e porosi me drejtim vertikal, i hapi shteg mundësisë së shkeljes së ligjeve, të zhvillimit të karrierizmit e të frymës bajraktariste, të ndjenjës së mendjemadhësisë dhe nënvlerësimit të masave.

***

 

…Pasoja të ndjeshme negative ka sjellë zhvillimi i sforcuar e sektar i luftës së klasave. Kjo më detyron të kërkojmë falje dhe një rishikim themelor jo vetëm të konceptit teorik te saj, por sidomos të vetë politikës si është zbatuar. Këtë duhet ta bëjmë në emër të korrigjimit të gabimeve që janë bërë, në emër të zhvillimit perspektiv të vendit.

 

Shprehja më e hidhur e luftës klasore është shpërndarja e përgjegjësisë për gabimin e kryer nga individi tek një rreth i gjerë njerëzish të tjerë në lidhje familjare me të. Në këtë mënyrë njerëzit por dhe shoqëria u nda. Mendohej e synohej që me zhvillimin e luftës së klasave të forcohej imuniteti i popullit, por në fakt rezultoi një akumulim, prezantim e zemërim i heshtur i shtresave të ndryshme të popullit ndaj Partisë të pushtetit popullor, të cilat kohët e fundit morën trajta të kundërshtimit e të qëndrimit të hapur.

 

Në emër të luftës së klasave në mjaft raste si në bazë ashtu edhe në forumet e partisë, çdo ide e kundërt politizohej. Flitej për unitet, por kërkohej unanimitet. Kundërshtimet trajtoheshin si armiqësi. Kështu ndodhi që divergjencat ideologjike me njerëz apo me grupe njerëzish brenda Partisë apo jashtë saj të shoqërohen me masa të rrepta ndëshkimore e represive edhe në planin juridik e shtetëror.

 

***

 

 

Sot na duhet të krijojmë një parti me fizionomi të re. Ajo do të jetë e rinovuar në përmbajtjen e veprimtarisë së saj, gjë që shprehet më së pari në Programin e Statusit të vet. Kjo Parti do të jetë gjithashtu e rinovuar në metodën e punës, e cila doemos duhet t’u përgjigjet kërkesave të reja e kushteve krejt të ndryshme me ato të derisotme. Do të jetë e rinovuar në kompleksin e marrëdhënieve të saj me forcat e tjera politiko-shoqërore. Por për këto duhen parë edhe faktorë të tjerë

negativë të së shkuarës.

 

***

 

Kur fola më sipër për përgatitjen e raportit të përbashkët, e pata të vështirë, nga mangësitë dhe tendenca e Ramiz Alisë për t’iu shmangur përgjegjësive të veta, siç bënte dhe në librin e fundit. Por

vetëm për diçka nuk i dhashë mundësinë të shmangej dhe ky ishte qëndrimi ndaj ndaj figurës se Enver Hoxhës. Prandaj ia kërkova me shkrim ta paraqiste. Analiza që i bëri kësaj figure e shkruajtur nga ai

dhe e dërguar me Shaban Sinanin (këshilltar i tij) pasqyrohet mot a mot në raport në f. 32-38- ku thuhet:

 

“Rivlerësimi kritik i së kaluarës nuk mund të jetë i plotë pa përcaktuar drejt vendin dhe rolin e Enver Hoxhës, si në meritat, ashtu dhe në anët negative të tij”.

Me emrin e Enver Hoxhës është e lidhur ngushtë jo vetëm historia e Partisë sonë por edhe ajo e themelimit dhe afirmimit të shtetit te ri shqiptar. Ai ishte udhëheqësi i Luftës fitimtare Antifashiste

dhe i transformimeve të mëdha të periudhës së pasçlirimit. Personaliteti i tij e ka determinuar jetën politike shqiptare për afro një gjysmë shekulli. Ai e bashkoi popullin në unitet dhe e mbrojti

Shqipërinë nga rreziqet e jashtme.

Këto e merita të tjera janë të pamohueshme, por sot shtrohet çështja: në tërë atë bagazh dobësish e gabimesh të Partisë së Punës, për të cilat po flasim, a ka dhe ç’pjesë ka, direkt apo indirekt, themeluesi dhe udhëheqësi i saj, Enver Hoxha? Për këtë praktikisht diskutohet në Parti e jashtë saj.

 

(Vijon) 

 

Share This Article
20 Comments
  • BO! BO! CFARE KARIKATURE!

    Ka ndjesine sikur eshte kthyer Koha e Qepes e Zerit te Popullit te Enverit,

    kur:

    Kishte falimentuar ekonomine me tollona dhe bunkere dhe kishte renuar totalisht shtetin shqyptar duke e transformuar popullin si nje fis prej Afrike Zulu.

    • Ore idjoti Inteloleshi , vendosi gjerat ne kohen e tyre ,(kur ato kane nddhur) per tu orientuar e kuptuar ate qe flitet . Idjote si ti e katandisen Shqiperine ne kete dite ku eshte sot , qe hiqet zvarre dhe nuk i ngopeni sikur ta shihni te varur ne litar kete popull !Ti je nje mut muti , qe me banalitetet e tua antikomuniste , je bere nje vegel e bindur e sherbimeve te huaja , sic i shohim edhe dhjetra te tjere me lehjet e tyre te perditeshme , me slloganet bajate e gjuhen e nje injoranti qe i ka gjetur fundin , gjasme kunder komunizmit ( i cili nuk ka ekzistuar kurre ne asnje vend te botes deri me sot) kurse ne realitet i versuli gjitheckaje qe eshte shqiptare , e ngritur me jetet , gjakun dhe djersen e ketij populli ! Yyyyt , plehre , na e heq veten edhe per intelektual , ti bajge e pa stazhionuar !

  • Dhe historia perseritet. Te njejtin problem ka sot PD-ja , te rishikoje dhe te rivlersoje themeluesin e saje , Enver Hoxhen e saje. Ndryshini eshte se PD-ja e ka gjalle Enverin e saje ndersa PS-se i kishte vdekur prej 5 vjetesh kur shtrohej çeshtja e rivlersimit. . Vertet historia perseritet……!

    • e pse palloshi nuk është e njëjta gjë??
      harrove kur bëri votimin me blushin që doli 1497 me 3??
      qorrët e mutit që shihni vetëm me një sy!!

      • Po pse merzitesh or mik.! Per “palloshin” ,qe thua zotrote , nuk ka ardhur akoma momenti i rishikimit . Sot ai eshte fitimtari i radhes . Besoj e di qe fitimtari nuk gjykohet edhe nese je i paisur me “mutdedektor ” dhe shikon mut gjithandej si puna jote

        • “Besoj e di qe fitimtari nuk gjykohet “këtë e beson ti,unë e gjykoj në moment!!
          o i djeshëm,dikur,a nuk e ke mësuar në jetën tënde të zgjuar se e djeshmja nuk mund të ndryshojë??
          a n uk e ke kuptuar se nga e djeshmja ke vetëm një levrdi??
          nga ajo mund të mësosh!
          POR “si duken bathët e priftit”,ti jo vetëm që n uk ke mësuar asnjëherë,por,më e keqja,është se e bojkoton mësimin nga përvoja që ke pasur në jetë!!
          ” Per “palloshin” ,qe thua zotrote , nuk ka ardhur akoma momenti i rishikimit”,këtu kuptohet një fakt i vogël,por që është gur i themelit të karrakterit tënd!!
          je “zagar që të ha pas shpine”!zagar që të lëpihet për një krodhe bukë dhe kur ke rënë nga fiku!?
          të vërsulet dhe të shqyen!!
          ti je prototipi i shqiptarit që duartrokiste,e brohoriste,qante me kuje e bile padiste komshi e vëlla,në kohën e enverit!pas rënjes së tij u bëtë varmihësit e tij e adhuruesit e pasardhësit!!
          e përmbledhur me pak fjalë “qënje me një nivel zgjuarsie primitiv të theksuar!!”
          ps:tashti e kuptova që ti i ke të dy sytë,por njërin e përdor për humbësin,e mban hapur,dhe tjetrin për fituesin,e mban mbyllur!!si i thonë!?
          “me mbyll njërin sy”??
          quhet korrupsion,o dikur!ti nuk je shtetror,por thjesht popullor!!pa ndonjë vlerë të veçantë,por në tufë,shkatërron shtetin!!

  • Po pse nuk ja veshet enver hozhes ato qe ishin te enver hoxhes.Qe nga viti 1973,kur Mao Ce Dunit i erdhen mende,enver hoxhes i fluturuan mendte.
    U fry bretkosa,u be sa nje ka.Do zevendesonte BRSS dhe Kinen.Ne planin ekonomik,do ndertonte metalurgjine e zeze qe nxiu gjithe ekonomine shqiptare,do shkurtonte oborret fshatare,do ndalonte bagetine dhe pulat,do linte vetem qente e zagaret.
    Hrushovi ishte ARMIK qe e mesoi te mbushte shqiperine me agrume,limona portokalle,.Cu en lai ishte revizionist qe e mesoi te zhvillonte vetem industrine e lehte ushqimore,te mbillte ullinj e portokalla,domate e fruta dhe ti linte enderrat me rraketa .
    E kishte kapur virusi grurit,patates dhe hekurit,.Do ta bente Shqiperine Ukraine,Kanada.Do rrafshonte malet,do ti bente fusha.Grure dhe patate per muzhiket,mish dhe qumesht vetem per bllokun.
    Do fuste gure ne metalurgji,do nxirrte tankun.
    Grumbulloi 3 mije tanke ruse dhe kineze neper tunele,kur Franca mezi numuronte 60 tanke.
    Gjigandomania e sharlatanit e dergoi popullin ne zgrip te urise,skamjes,hajduterise,maskarallekut,spiunimi,.
    Pse nuk i thoni keto o Xheli! Kredite e ofruara nga Gjermania i perzuri,se donte reparacione lufte,qe te nenshtrohej gjithe ajo Gjermani,para bythes se tij.Pse nuk i thoni o Xhelil?
    Une do t`jua mesoj?

  • o xhoteeeeeeeeeeeeee
    unë kujtova se ça kishe shkrujt ti mor kallëp!!
    ti po na sjell dh njëherë fjalimin e xhelës në kongres??
    shko mor debil e mos na harxho kohën kot!!
    duhet me shku në pishinë me marr pak rreze djelli!!

  • Ky Xhelil Gjoni a ka ndonje lidhje me ate Xhelil Gjonin ish sek e pare te parties se Tiranes qe populli I thoshte: Xhelil Gjoni mor kurvar do te varim ne litar ?? Lexova shume replika dje per Xhelil Gjonin por u habita qe askush nuk mbante ment ‘vjershen ‘ qe populli I thuri ketij sharlatani ne fillim te 1990..beni gabim qe shtyni kohen ne kete forum, diku tjeter mund te zbaviteni me mire..

    • i njëjti është o zhaki!!
      ça kujton se ka nja 100 xhelil gjona që kanë qënë me poste të larta në atë kohë??

  • Nazimi e komunizmi jane vellezrit siameze, prandaj njerzimi punon per ti zhukur nga renjet.Shqiperia do vazdoje te zvaritet ne llumin e rugeve, per sa kohe vazhdon te mbizoteroje psikologjia kriminele nazi-komuniste

  • 1 . Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare u fitua nën udhëheqien e komunistëve sepse Enver Hoxha atëhere qe një kukull , de jure qe në krye , por de facto vendimet i merrte tjetër kush , komunistët shqipëtarë ishin atëhere vetvetja , ata nuk i serviloseshin Enverit , një të panjohuri për ta që u doli edhe në krye , përkundrazi , lajkatari Enver u servilosej atyre dhe me intriga punonte për t’i përçarë .

    Enveri arriti ta kthente partinë në një repart ushtarak që në Konferencën e partisë të Tiranës të vitit 1956 , por sidomos pas vitit 1960 . Që këtu e më pas , Shqipëria provoi në kurrizin e saj të drobitur , aventurat më të shëmtuara që prunë vitin 90-të .

    2 . Prisnim që Partia Demokratike të ndërtonte në Shqipëri një shoqëri demokratiko-borgjeze të tipit perëndimor , se me shoqërinë socialiste dështuam , por jo s’qe e thënë , PD menjëherë ra në duart e horrave dhe banditëve dhe ashtu vazhdon të jetë , shqipëtarëve u ngjethen mishtë kur kujtojnë bëmat e saj , sa që krahasuar me ta edhe Enver Hoxha u duket demokrat i madh .

    3 . Ç’të thuash për Partinë Socialiste !
    Ajo e vdekur lindi dhe kufomë ngeli në gjithë historinë e saj .
    Në të gjitha kataklizmat e Shqipërisë në keto 30 vjet , PS ka bërë sehir , frikacake e pështirë e servile, një parti pa nder , pa dinjitet , pa ide që mund ta shkerdhejë vagabondi I parë që i del përpara, ashtu siç e shkel sot me këmbë e me bythë neofashisto-ballisti pervers , Rama .

    Të gjitha këto e kanë inkriminuar PS , jo më pak se PD , në mos më shumë !

  • Të gjitha i ka thënë z. Xhelil, vetëm një gjë të”vogël” ka anashkaluar:Sistemi socialist që barazante njerëzit, pa prona private, do të zëvëndësohej me sistemin kapitalist, kryesisht me prona private. Këta nuk e përmëndën fare termin kapitalizëm, gjë që solli çoroditje tek njerëzit e thjeshtë, që nuk kuptonin se çfarë po ndothte. Më kujtohet, që atëhere të nxisnin që të hapje një dyqan, apo një koiskë. Kur e kuptuan njerëzit, filluan të grabisin dhe shkatëronin pasurinë e përbashkët, si mall pa zot. Lërini mënjanë gabimet e Hoxhës dhe diskutoni gabimet tuaja që nuk bëtë kalim të butë nga një sistem socialist në sistemin kapitalist, ashtu sikurse bënë polakët, çekët apo hungarezët, që nuk shkatëruan çfarë kishin, por ndryshuan drejtimin ekonomik. Përgjegjësia është e madhe për ju që jetuat atë kohë dhe historia do t’ju dënojë. Ishte më mirë që të mos e bënit këtë intervistë, sepse gabimet që bëtë në fillim të viteve 1990, nuk mund t’ja kaloni Hoxhës, sepse ai predikonte një sistem barazie pa prona private. Difektet i keni ju, pas atij, qé me dashje apo nga pa dituria e çuat vëndin në greminë, dhe shqiptarët u larguan nga Shqipëria për të shpëtuar fëmijët. Pas jush erdhi “komunisti” tjetër, Berisha, që bëri politikën e serbit dhe çoi gjithçka në zero! Historia do t’ju dënojë, ju politikanë të filllimit të viteve 1990, si të paaftë që me dashje, apo padashje shkatëruat 45 vjet punë të popullit shqiptar.

  • Vetem budallalliqe ke shkruar.
    Qysh me 1990 R.Alia shkatarroi fermat bujqesore duke e ndare ndermjet drejtoreve te fermave,k/agronomeve , komisareve,brigadiereve, komunisteve antare,deri tek spiunet dhe keto sa i moren , ishiten dhe kur u mblodh parlamenti me1991 u miratua ligji7501 vetem me votat e sociali-steve. Te djathtet nuk dhane asnje votedhe deputeti socialist Musa Ulqini tha ne parlament
    -Berisha tashti i hane mutin ketije ligji
    dhe me te vertete ashtu ndolli
    Pra socialistet nderuan situata per vatra tensioni , nga dita e pare me pleniumin e 9 me 1990 e deri ne kato momente qe flasim

  • Analiza na sjell kohen kur PPSh ben mbylljen e gjithe veprimtarise drejtuese te saj ne Shqiperi ,evidenton arritje dhe shkaqe te renies se sistemit.Sot mbas 30 vjetesh kuptojme se gjithshka ra ne duart e shkaktareve te rrenimit te atij sistemi,te cilet nga njera ane sulmuan egersisht Enver Hoxhen,nga ana tjeter ,si ujq te vertete e vodhen,shkaterruan,e shiten kete vend Kurre nuk duhet harruar tradhetia se ciles portat e Shqiperise ju hapen deri ne shqyerje

  • XHELILI ME KLANIN E VET E PLOT DERDIMEN E TE PAAFTE SI KY E SHKATERUAN ATE SISTEM QE QE PER FUKARENJTE
    LAVDI E PERJETESHME ENVERIT TE MADH
    NE HALE RAMIZ KAKA ME BYRONE E PJERDHUR QE KAPITULLUAN PERPARA ARMIQVE TANE SOT ALEATE STRAREGJIK

  • Xheli Gjoni alabaku, asociali dhe krimineli me i madh qe mund te kete pasur ndonjehere ajo parti !!!

  • Koha e pasluftes 40 vjecar,me PUSHTEIN e Popullit- me fitoren e madhe te N.Cl,re, me 28 mije deshmore dhe c’sollen 5 vjecaret ngadhnjyes,do te mbetet si APONGJE e artriteve te shtetit e shoqerise shqiptare. Ata qe tjetersuan *trasfomimin paqesor te pas 90tes* e kane tere fajin..Shkaterruar me themel vendin,Historia do u denoje, Shume keq sa po veprohet, aktualisht,dhe pas zgjedhieve te 25 prillit, qe votuesit e thane fjalen e tyre. ,,,Mesoni,altenimin e qeverisieve,mbi bazene pluralismit politik…Mjaft me me kesi ndasirash me atmiqesi mes VETES,.Populli VUAN. Koha do te vleresone qeverisien e shqiperise,qe u be MODEL, treguar vendin SUPERFUQIVE- me PAPREKSHMERINE e SOVRANITETIT te *ATDHEUT .Mjaft me POLITIKA*HIQIA-LENES e venia PRELES* !
    Dhimbia e madhe popull!

  • Eshte e habitshme qe Xhelil Gjoni ne Kongresin e 10-te na paska shtruar pothuajse me detaje e krahasuar ekonomine e tregut me ekonomine e centralizuar te sistemit Socialist. Kjo nuk eshte e vertete. Kam qene delegate ne ate kongres dhe mbaj mend shume mire. Deri atehere u botuan disa artikuj si ai i Ylli Popes, por asnje drejtues, i vjeter apo i ri nuk guxonte per permendte ekonomine e tregut. Edhe diskutimet e Driteroit, Moikomit, ishin vetem nje kritike e ndrojtur per kultin e Enverit…Qellimi i Kongresit qe edhe u arrit, ishte te diskreditohej Byroja Politike dhe kuadrot e vjetra te KQ dhe te shpetohej Ramizi.
    Persa i perket ekonomise, ne vend qe te futeshin elemente te ekonomise se tregut, u be qellimisht e kunderta. Enveri ne planin pesevjecar 1976-1981 futi sistemin e vete financimit te ndermarrjeve, qe ne intelektualet e quanimin me humor “veteadministrimi” Por menjehere pas vdekjes se Hysni Kapos nryshuan shume gjera. Flitej per mireqenie dhe per masa per zhvillimin e ekonomise, por ne fakt, ne menyre te qellimshme u moren inisiative qe rrenuan ekonomine dhe boshatisen tavolinat e familjeve edhe me vezet e pulave te fshatit, sepse u moren inisiativat per heqjen e oborrit, shtimin e detyrimeve te kooperativave , ndersa vetefinancimi nuk u vu por u zbatua pagesa 80% kur nuk punohej per mungese te lendeve te para dhe ndermarrjet industriale u kthyen ne parazite. Gjitheshka ne vitet tetedhjete u be per te rrenuar plotesisht ekonomine dhe per ta katandisur familjen shqiptare ne varferi kulmore, per tu dorezuar me pas..Te gjitha keto u bene qe te behej Ramizi udheheqes dhe sistemi te dorezohej. Ramizi u be shume me autoritar se Enveri dhe betohej per Enverin e socializmin qe do ta mbronte i vetmi ne Europe, por qe llimet i kishte te tjera.
    Ne se do te ishte futur gradualisht ekonomia e tregut, ndryshimi i sistemit, i cili ishte i pa shmangshem, do te ishte bere, ndryshe, gradualisht dhe ekonomia e vendi nuk do te ishin shkaterruar. Shume gjera, mendoj u bene te qellimshme, pa e kuptuar gje populli dhe kuadrot besnike te te gjitha niveleve.
    Xhelil Gjoni, duhet te jete kujtuar tani per ekonomine e tregut dhe jo ne vitet tetedhjete te shekullit te kaluar.

  • Kongresi i 10-të i PPSH u zhvillua në një situatë të vështirë e komplekse politike për vendin dhe për anëtarët e PPSH-së, sepse ai u strukturua dhe u konceptua nga Ramiiz Alia si një mundësi për të rrëzuar personalitetin e E. Hoxhës dhe për të ngritur kultin e vetes nëpërmjet marionetave si G. Ruci, F. Nano etj., por që nuk ia arriti qëllimit në këtë kongres, por e vijoi tradhtinë ndaj atyre që bene historinë me pushkë e me ndertim të vendit për mbi 50-të vjet, në ditët në vijim pas Kongresit. Ka një qasje tjetër për këtë Kongres, ai nuk miratoi një rezolucion për kthimin e PPSH në PS dhe ajo u krahasua me PS e Miloshevicit në Beograd dhe delegatët nuk e miratuan, por që R. Alia me dishepujt e vet e realizoi më pas. Në këtë Konges pati edhe zëra si ajo e D. Agollit, por edhe pse ishte një poet i shquar i vendit ai nuk fitoi në zgjedhjen e tij në forumet drejtuese, sepse iu kërkua si ish anëtar i KQ të PPSH të jepte llogari dhe jo të kërkonte nga të tjerët llogari dhe zëri i tij u mbyt nga qindra delegatë, si edhe ai i M. Zeqos, i cili kishte vetëm inate personale me E. Hoxhën për debate të ndryshme, normale për një sistem politik.

    Ishte krijuar Pluralizmi Politik me ndihmën e R. Alisë, i cili si kanë shkruar disa studiues më pas ka qenë edhe agjent i SIMIT dhe e shembi “socializmin real” që luftuan breza të tërë për ndërtimin e vendit nga Jugu në Veri, u vranë nga bandat e diversantëve mbi 1000 njerëz të pafajshëm dhe Shqipëria u mbulua nga vepra të shumta industriale etj. etj dhe nuk është e nevojshme t’i përmendim të gjitha, por ata që dëshironin “socializmin demokratik” apo që donin PS le të formonin një parti të tyre, nuk kishte asnjë arsye të rrëmbenin të gjitha kapitalet humane e financiare të PPSH dhe të nxirrnin nga loja PPSH me të mirat e të këqijat e saj ne vite, ashtu si bënë edhe anëtarët e PD-së që themeluan partinë e tyre politike. Jo, sepse këtu synonte tradhtari R. Alia, ky shte objektivi i tij politik dhe premtimi që ai u kishte bërë të huajve antishqiptarë e natyrisht të shpëtonte edhe koken e tij, por që revanshisti më i madh antikombëtar S. Berisha nuk e fali dhe e burgosi me të tjerët…

    Këtu duhej të ishte ndalur më realisht z. Gjoni, sepse nuk dole i humbur, përsëri djali yt u be ministër dhe ambassador, pikërisht nga shërbimet e nëndheshme që ju u keni berë të tjerëve. Asnjë fjalë për lëvizjen nga Jugu në Veri për të mbrojtur figurën e E. Hoxhës përballë mediokritetit tuaj dhe të shokëve të tu me ne krye R. Alinë, se si mijëra njerëz dolën dhe e mbrojën atë, kur PPSH e kishte braktisur e në një farë mënyre e kishte tradhtuar e shitur…

    Ajo lëvizje e diferencoi atë nga kasta e përkëdhelur, të cilat ai ua bëri mirë analizën, por që ju e shitët, e tjetërsuan PPSH në PS që e kaluara, Lufta NÇ e Puna ndërtimtare të mohoheshin e sot të jemi si një varkë në mes të dallgëve të oqeanit pa historinë moderne, kur cdo gjë është shkatërruar e kthyer në pikën zero dhe të dukej se baballarët tanë e të gjithë ata që punuan për ndërtimin e vendit, nga tharja e kënetave e mbushjen e vendit me vepra indistriale polivalente të dukeshin qesharakë, dielli lindi kur pushtetin e mori Sali Berisha armiku i popullit të vet e që në këtë rrugë ecën edhe Edi kordhëtari, i cili ngriti ditirambe për një bashkëpunëtor të fashizmit si Mithat bej Frashëri e të maskohej me veprën e tij të “shquar” letrare dhe të harrohej se në Fancë për bashkëpunimin me fashizmin janë qethur zero mbi 20 000 vajza e gra e janë pushkatuar edhe figura të shquara të artit apo të kulturës..

    G. Ruci vinte nga një fshat tepër malor i Tepelenës dhe atë nuk e kanë votuar as në vendlindjen e tij, ashtu si edhe B. Finon, një mbështetës i ballistëve në Gjirokastër dhe socialistët gjirokastritë, të cilët ishin në shumicë me bindje komuniste, mezi pritën për ta larguar e për t’ia harruar emrin, por që në krye të Qeverisë së Pajtimit Kombetar e solli S. Berisha.

    Kështu ndodhi edhe me G. Rucin, beniamin i R. Alisë, i sjellë në Qeveri nga R. Alia. i cili e kishte promovuar edhe për Sekretar të Parë të Tepelenës dhe shërbimin më të mirë ai e bëri në seancën rreth 8 orë për të gjykuar ish-Byronë Politike, ku ai mbrojti me shkathtësi e arrogancë mikun e tutorin e tij R. Alinë dhe denigronte të tjerët, bashkëpunëtorët e tij të luftës e të punës e a thua se Alia ishte një ëngjëll në raport me të tjerët ?!…Si mund të vegjetonte një mësues mediokër fshati pa arsim të plotë të lartë përkrah intelektualëve të formatit Hajdaraga, Pëllumbi, M. Lakrori, M. Zeqo, apo edhe R. Mejdani etj. pa ndihmën e mbeshtetjen e mentorit të tij R. Alisë?!…Ndaj, ai edhe më pas me ndihmën e E. Ramës sulmuan e përjashtuan figura të spikatura të PS si K. Islami, N. Dokle, A. Malaj, B. Blushi, M. Bello e plot të tjerë që u larguan nga forumet drejtuese, pas vitit të mbrapshtë 2005, kur në krye të PS me ndihmën e G. Rucit erdhi E. Rama, i cili largoi boshtin kryesor që bashkonte dy periudhat Luftën NÇ e Ndërtimin e Vendit dhe e zëvendësoi atë me G99 e Lëvizjen Mjaft, të cilët morën teserën e PS, pasi morën edhe portofolet e qeverisjes lokale e qendrore e socialistët e vërtete shkopin … nga mbrapa.

    Të vjen neveri, kur hymnizohen figura të nivelit mesatar, nuk përmenden mijëra socialistë që provuan mbi shpinën e tyre luftën e klasave të S. Berishës me shokë, por që në asnjë moment nuk patën mbështetje as edhe nga E. Rama e struktuat e tij, socialistët e vërtetë për Ramën ishin vetëm për të votuar për pushtetin e tij dhe ata gjatë perandorisë së Ramës nuk u ftuan as edhe për një mendim, apo edhe kur vinin në CV-në e tyre se ishin socialistë që në Themelimin e PS, kurrë nuk morën asnjë përgjie apo vlerësim?!…

    E majta shqiptare ka nevojë per formatin e intelektualëve drejtues te PS si M. Lakrori, A. Malaj, A. Dade, E. Ruka, N. Dokle etj. dhe jo si disa qe sot e duan PS vetem per te rregulluar veten apo femijet e tyre dhe te tjeret jane vetem per vota e me pas degdisi ne mikroboten e vet te varferise…

    PS duhet te reformohet si nje parti e vertete e majte, sepse e tille lindi, edhe pse nëpërmjet polemikave të shumta e mungesës së transparencës dhe nuk mund ta deformojnë njerëz te tipit E. Rama apo G. Ruci etj. qe ate e pane vetem me syrin e lopes me qumesht plot…Edi Rama, po do parti të tipit Rilindje, të atyre që qanin në shkallët e Pallatit të Kongreseve, kur G. Ruci drejtone seancën maratonë për ndëshkimin e baballarëve të tyre e sot kanë marrë frenat e pushtetit, le te themeloje nje parti si ajo e B. Blushit dhe ka per ta provuar se as dy-tre deputete nuk ka per te marre dhe me deshire te zjarrte do t’i kthehet piktures surealiste…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *