Një aksident i rëndë është regjistruar para pak minutash në Rrugën e Kombit.
Sipas informacioneve të para mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrin në afërsi të Fanit në Mirditë.
Në aksident janë përfshirë një automjet Audi Q7 dhe Volkswagen Passat, ndërsa raportohet edhe për të plagosur.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
j.l./ dita
