“Elbasani si Palermo”? Reflektim pas letrës së shqetësuar të një ambasadori

redaktor

Nga Mira Kazhani

Sot lexova letrën publike të ambasadorit italian në Tiranë Fabrizio Bucci, drejtuar kryeredaktorit të gazetës Dita, Adrian Thano. Letra theksonte shqetësimin e diplomatit për krahasimin e Elbasanit me Palermon në një artikull të botuar nga gazeta.

Shqetësimi është i drejtë, legjitim, patriotik. Në letër mbrohej nderi i Palermos dhe imazhi i kryeqytetit të Siçilisë, të cilin ne shqiptarët e njohim nga seriali “Oktapodi”, por edhe nga fundi tragjik i idealistëve si Falcone dhe Borsellino. Siçilia e viteve `90, ishte e tillë, gjakatare dhe peng i mafias! “Sot gjërat kanë ndryshuar – thotë ambasadori Bucci në letrën e tij.

Mafia atje nuk është se nuk ekziston më. Thjesht ka ndryshuar. Por detyra e një njeriu që e do vendin e tij, aq më tepër e një diplomati që përfaqëson drejtpërdrejt interesat e atdheut të vet është mbrojtja ndaj çdo deklarate apo akti që ia cënon imazhin apo nuk ia njeh përpjekjet për ndryshim. Tani, krahasojeni pak me ne. Ne që jemi kampion par exellence për të bërë pis Shqipërinë, një traditë e vjetër politike majtas, djathtas. Edhe gazetaria që kërkon krahasimet më të zeza, është “pattern” i së njëjtës shoqëri që nuk e ka për gjë ta telendis vendin e vet.

E kemi këtë ves të gjithë nga pak. Ankohemi sa herë dështojmë, ia vëmë fajin Tiranës, Vlorës, Elbasanit, Shqipërisë së vogël që s`na i përmbush ëndrrat. S`bëhet ky vend, s`bëhemi ne. Ik nga këtu. Dërgoji fëmijët jashtë. Ah të ishe ti me këtë talent në NY etj, etj. Besojmë tek ikja! Në fakt nuk ikim nga vendi, ne ikim nga njëri-tjetri.

Ironike është që sharësit më të thekur janë ata që i kanë marrë më shumë këtij vendi. Janë pasuruar më shumë, kanë krijuar identitet dhe karriera, janë lodhur shumë herë më pak sesa homologët e tyre në NY, Romë, Berlin e Tokio për “suksesin”. Shqipëria është më e lehtë. Në mungesë të shtetit dhe jo vetëm të shtetit, nuk ka vetëm padrejtësi, por edhe avantazhe.

Pse nuk ia shohim dot Shqipërisë tonë të vogël anët e mira? Pse e kemi kaq të thjeshtë ta shesim? Të tjerë nuk e bëjnë. Shikoni serbët që kanë në ballë njollën e spatrimeve etnike dhe mbajnë ende era gjak. Gjermanët që u ngritën mbi hirin e Luftës së Dytë Botërore, apo francezët që as anglisht s`të përshëndesin në dyqan.

Ky ishte reflektimi i parë që më çliroi letra e ambasadorit italian në Tiranë. Italia në Shqipëri ka dërguar një diplomat safi të mirë nga i cili duhet të mësojmë edhe ne. Sidomos si ta duam vendin, edhe pse gjërat nuk janë fjollë. As këtu, as në Palermon e ambasadorit.

Dy fjalë për Palermon

Unë Palermon e kam vizituar dy vite më parë, në një javë pushimesh me kushërirën time që jeton në Itali. Me një “Fiat Punto” kemi shëtitur çdo ditë nga një destinacion (fotot më sipër janë nga ky udhëtim). Qendrën e kishim në Catania. Location është perfekt nëse do të shkosh në vende të ndryshme të Siçilisë.

Ne zgjodhëm të qëndronim në një Airbnb dhe ishte gjëja më e mirë, sepse e gjithë rrugica ishte një histori, me gra që ende thërrisnin fëmijët nga ballkoni, si ne dikur në komunizëm. Nuk kishin ajër të kondicionuar; shumica ose rrinin me dritare hapur e freskuese të vogla, ose me ato freskueset e viteve ’90. Ngjitur kishim një galeri dhe që ditën e parë takuam profesorin e artit i cili na dha këshillat e duhura për vendet që duheshin vizituar.

Nga Shqipëria më kishin sugjeruar sigurisht Taorminën, të cilën e vizituam një mëngjes, por ne ndoqëm guidën e profesorit të artit, shkuam në Notto, Valle dei Templi, Agrigento, Siracusa, Palermo.

Në Catania, ai na tha se nuk duhet të shkonim në disa zona natën se ishte ende rrezik. Qyteti, tha ai, s`e mori kurrë veten. Vitet `80 janë koha më e bukur e Catanias. Siçilia ishte një vend plot jetë. Pas `90 e tutje gjërat ndryshuan. Fillimisht lufta me mafian. Më pas dhjetëra brryla politike dhe ekonomike. Kërkesa për autonomi veç i përkeqësoi gjërat.

Korrupsion pas korrupsioni, kryebashkiakë që kontrollohen nga mafia ose ngrihen prej tyre. Të rinjtë iknin të gjithë. Plehrat ishin shenja kryesore, siç më rrëfeu profesori italian, e Catanias. Mbledhja dhe riciklimi i tyre kontrollohej prej mafias dhe rezultati ishte i qartë, me sy të lirë. Në Palermo ishin kudo. E vetmja shenjë që më bëri të mendoj për mafian.

Pjesa tjetër ishte një copë parajse. Nuk kisha parë kurrë një perëndim aq të portokalltë e të zjarrtë sa në Palermo. Morëm një paradite të tërë autobusin “Hop On Hop Off” dhe në kufje mësova pak nga historia e bukur e këtij vendi që artin e ka të gdhendur në pamjen e ndërtesave, në bistro ku muret e larta dhe pikturat të tregojnë se aty ka pasur një bibliotekë para 500 vjetësh.

Teatri i Operas dhe Baletit më i madhi në Europë ndodhet në Palermo. Njerëzit janë të dashur, mikpritës dhe si pa djallëzi. Mezi pranojnë një bakshish. Janë bujarë në ADN. Porosit një Aperol Spritz dhe ta mbushin tryezën me ullinj, fistiqe.

Nuk patëm asnjë ditë frikë dhe nuk kish vend për t`u trembur. Rrugët ishin shumë të mira dhe Siçilia ishte një tokë e bekuar më një ngjyrë si të kuqerremtë e me qiellin, që gjatë qëndrimit, nuk pamë një shtëllungë reje. Na shoqëroi me një kaltërsi konstante. U largova me dashuri e pa asnjë peng nga ajo javë pushimesh në Siçili, ku shpenzuam pak e morëm shumë.

Tani, që t’i ngjajë Elbasani Palermos është e pamundur, (qoftë ky krahasim i zi me përfytyrimin e mafias) sepse ata janë ata që janë dhe Italia me art e makarona ka çmendur botën. Boll që edhe fqinjin e arbnb e gjen galeri arti.

E ndryshuar apo jo, në bukurinë e perëndimeve të saj, siç tha edhe profesori i artit, ende lulëzon mafia, por jo si njëherë e një kohë. “Kur kujtuam se e hodhëm në plehra, e gjetëm aty” ishte një nga thëniet e tij.

 

——-

Autorja është drejtuese e faqes tiranapost.al. Letra së cilës i referohet, e dërguar në redaksi nga ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci mund të lexohet duke klikuar KËTU

Share This Article
9 Comments
  • Elbasani si Palermo? Absolutisht, JO!
    Sepse ne Palermo nuk eshte pare Mafia te dale te bleje vota per pushtetin,
    Ne Palermo nuk kane pare ndonje politikan tu ferkoje barqet mafiozeve ashtu si Taulant Balla me 14 mars 2021 llumit me precedent penal qe ishin rrjesht pas Rames
    Ne Palermo nuk ka Kryetari Bashkise dhenderr vrases qe zyrtarisht eshte ne kerkim e realisht bredh i lire si eshte ne Elbasan dhenderri Qazim Sejdinit
    Ne Palermo shteti lufton Mafian, kurse ne Elbasan Mafia eshte pale e shtabeve zgjedhore qe ble vota per Pushtetin qe ky ti mbylle syte dhe dosjet per krimet. Gje qe e ka bere Elbasanin oaz te qete te Mafias, me bekim politik te atij qe eshte byth e breke me llumin mafioz ne Elbasan, Taulant Balles.

  • Sicilianet nuk jane italiane, italiane u bene.
    Ambasadori me namuz posi, barbarite e Rina-jve skane te dyte.Në ka komb qe na ka demtuar keta jane popujt e apenineve.

  • Të gjithë që përmëndin Palermon kan parasysh kohën kur mafiozët bënin ligjin duke dënuar dhe ekzekutuar me vdekje njeri tjetrin dhe njerzit e drejtësisë. prandaj ambasadori i nerum italian të mos sëkëlldiset. Por të mos sëkëlldiset edhe gazetarja se nuk po shajmë vëndin dhe jo Elbasani por e gjithë Shqipëria ja ka kaluar Palermos e Sicilisë së dikurshme.

    O njerëz, po vriten për ditë dhe bilanci po ja kalon edhe numrit të vrasjeve në situatë lufte që tregon që kusarqeverisja e horrit antishqiptar Edi Rama krijon mjedisin moral, ekonomik, politik, juridik, shoqëror, policor që të lulzoj krimi në të gjithë metastazat e tij makabre duke kulmuar me vrasjet e përditëshme ku dallohen vrasjet profesioniste mafioze për larjen e hesapeve të drogës.

    Një shtetar që me mëndësi diabolike krijon me nëpunsit e shtetit dhe militantët e partisë që drejton një organizatë me natyrën e një Gestapoje të vërtetë që në mënyrë sekrete ve nën kontroll agjenturor të gjithë qytetarët e republikës me synim për të kategorizuar kush është pro Edi Ramës, kush është kundër tij dhe kush është i lëkundur dhe më e poshtra, kush mund të votoj për Edi Ramën që të ketë në dor kusarqeverisjen duke marë shumën e caktuar të parave në makinat e zeza pa targa dhe kush është i botës së krimit që mund të përleshet me armë në dorë për Edi Ramën, madje të jap edhe jetën për të.

    Një shtetar i tillë është armik i popullit , është përhaps i virusit të krimit në të gjithë format e tij, është vrasësi real i viktimave të përditshme që po përgjakin çdo cep të vëndit, ky njeri është kriminel i rrezikshëm sepse po vret një komb të tërë duke krijuar mëndësinë horrore që mund të vrasësh motrën, gruan, fqinjin për një fjalë goje , për arsye banale dhe ky është krimi më i madh që po bëhet nga një shtet inekzistent , i pafuqishm për më tepër që është bartësi, nxitësi, bashkpuntor i kriminelëve ……..të vrasësh një njeri në Shqipërinë e mandatzezës së tretë e Edi Ramës është bër pjesë integrale e jetës dhe mëndësisë së përditëshme dhe ky antishqipëtar i marrosur ka paturpësinë që me breshërimat shurdhuese e kallashnikovëve që nuk pushojnë duke mar jetë njerzish, dërdëllit këshilla për BE që nuk e kuptoka që Shqipëria i ka realizuar detyrat dhe është e denjë për të hapur negociata, mjerë Shqipëria e këtyre ditëve ku vrasjet , njëra më makabre se tjetra po nxijnë mjedisin mediatik dhe shoqëror dhe kryeministri dalldiset duke bredhur botën si turist ordiner duke bër postime të pozave duke dal nga barku i Lasgushit sa në Turqi, Itali, Bullgari ose duke postuar ndonjë citat apo ndonjë halucinacion artistiko turistik të aerodromave e porteve arabo turke që ëndërron ai me sy hapur ……

    njerëz jo shteti ka rënë por shteti është inkriminuar në palcë dhe mos prisni që kjo plagë që po rëndohet për ditë duke krijuar terror real tamam si në gjëndje lufte të shërohet e të frenohet nga antishqiptari i përbetuar i marrosuri Edi Rama, ja kemi kalur disa fish Palermos së dikurshme dhe më keq e më keq do të bëhet me këtë shtet mafiozësh……..

  • Po behemi te gjithe atdhetare se na paskan ofenduar duke krahasuar Elbasanin me Palermon! A eshte realitet qe krimi ne Shqiperi sidomos ne Elbasan po ecen me ritme te frikeshme ? Edhe sikur Palermo te jete me keq se Elbasani,krimi tek ne a eshte alarmant ? Korrupsioni a eshte alarmant ? E pra ne duhet te shohim si po ecen shteti tek ne dhe jo krahasimet me vendet e tjera.

  • Shqiptarët nuk e dinë në çfarë degradimi jetojnë sepse e largojnë shikimin për të mos
    vështruar gjërat qe kanë afër,
    Eshtë një lloj miopie ekzistenciale dhe autosugjestive që krijon një iluzion për të
    harruar vullnetarisht realitetin e zymtë. I sugjeroj se nuk zgjat shumë ky iluzion.
    Do dilni në rrugë dhe do takoni drogaxhij,vrasës,dhunues,përdhunues,hajdutë,të korruptuar,
    ajër të qelbur,ushqipme për kafshë,ujë që nuk pihet,ilaçe të skaduara, presidentë kriminelë dhe ish presidentë “non grata”,vëllezër dhe baballarë që ju vrasin,dhe gjithshka
    të ndyrë ekziston dhe do të thoni -Çna duhet ne për Palermon kur nuk kemi një jetë dinjitoze ?
    Ksaj pyetje shpresojmë ti përgjigjet “gazetarja”provinciale.

  • pse beni sikur shkruani o gazetarucka

    ju nuk dini te shkruani emrin tuaj dhe jo te etiketoni qytetet tona si “palermo”

    ju jeni turpi kesaj bote, jeni te pashkolluara dhe krejt mediokre

  • “PALERMO” ESHTE E GJITHE SHQIPERIA!

    Moderator,mos e censuro,te arsyetimet e mija ne kete koment kane me shum,e vlere se te gjitha artikujt,qe keni botuar per 6 muaj!

    A e dini,o njerez,o shtetare,o politikane, sociologe,ekonomiste,arkitekte,urbaniste ,shkrimtare e poete, analiste e opinioniste etj se ku lindin dhe rriten KRIMINELET ne Shqiperi?

    Ku jane mijra profesoret doktoret akademiket etj,qe nuk lene ceshtje boterore pa zberthyer dukle i dhene mend edhe botes se si te rregulloje hallet e tyre,por …KURE,o po KURRE nuk moren mundimin te QAJNE HALLET E POPULLIT TE VET?
    Lexojeni kete fare sociologun,qe mbush faqet e gazetave dhe minutat e emisioneve televizive me plot mbrockulla si keto sot,por qe kurre nuk arrin te vere gishtin ne plage?

    Si nuk e kini vene re qe shumica e krimineleve,hajduteve,perdhunuesve,tutoreve te prostitutave etj jane deri ne 30 vjec?

    Po te pyesesh politikanet e djeshem dhe te sotem se cfare keni bere ju,qe te luftoni krimin,me siguri do te te numerojne shtimin e mijra e policeve te rendit,rrugore e bashkiake,qindra punonjes te SHISH,qindra gjyqtare dhe prokurore,mijra punonjes te administrates publike,ndertimin e porteve,aeroporteve,autostradave,supermarketeve,linjat e transportit ajror,ndihmat e shteteve mike me makina,aparatura te sofistikuara,te cilat tere pompozitet i rreshtojne edhe tek sheshi “Nene Tereza” per te propaganduar forcen e tyre dhe kercenuar kriminelet etj!

    Por a i kane tulatur kriminelet me demonstrimin e kesaj FUQIE MADHORE te shtetit te sotem policor?

    Krimi dhe kriminelet kurre nuk luftohen me polici,gjyqtare e prokurore ,per me teper kur kjo dhune konsiderohet si mjeti i vetem i luftes kunder krimit,qe dikur ishte i vetmuar,ndersa tani eshte i organizuar ne banda kriminale,qe i bejne karshillek shtetit!

    Ku i gjen KRIMI kontigjentet e gateshme,qe mbush vit pas viti radhet e veta?

    Ja pikerisht kete gje nuk arrin ta kuptoje shteti i ashtuquajtur demokratik dhe vecanerish ky i sotmi i Edi Rames,qe as nuk do t’ia dije se ku lindin dhe rriten kriminelet ne Shqiperi!

    Ia kam thene kryeministrit Rama,se KRIMI LIND DHE RRITET NE LAGJET GETO TE TIRANES dhe te gjithe qyteteve te Shqiperise!
    Ia kam thene shqip,se “Ua keni vrare femijerine femijve tane”,por Rama me eshte pergjigjur pa piken e pergjegjesise se “Edhe Roma nuk eshte ndertuar ne nje dite”! etj

    Eshte pikerisht Rama i pari,qe nuk arrin te kuptoje se te punosh per te ardhmen e popullit ne radhe te pare do te thote te punosh per FEMIJET DHE RININE e sotme dhe jo ata qe nuk kane lindur akoma!

    Kriminelet e neserm lindin ne familjet e pa streha,pa puna,ne lagjet ku shteti nuk ka ndertuar me prioritet mbi te gjitha elementet jetike te jetes ne nje komunitet duke filluar nga cerdhet,kopshtet,bibliotekat ,lulishtet,kendet e lojrave,fushat sportive,parqet,bibliotekat,shetitoret,stolat dhe tavolinat e pushimit,rrugicat e shtruara midis pallateve,pemet e mbjella ,pastertia e mjedisit etj ku femijet te rriten,edukohen dhe argetohen si femije!
    Bredh Rama neper bote duke propaganduar investimet per porte e aeroporte,per teknologjine dixhitale etj,por harron ose nuk kupton se ato kurre nuk jane me te rendesishme per jeten e njeriut se sa te gjithe keta elemente jetike,qe te bejne te mundur largimin e femijve dhe te rinjve nga veset dhe edukimin me virtute te mira!

    Yzberishti eshte pjese e lagjes nr.14 te Tiranes me mbi 50 mije banore,por femijet dhe rinia nuk kane asnje kusht per argetim,edukim dhe sport!
    Rama dhe kryebashkiaku Veliaj zbatojne koncepte otomane kur vleresojne me shume zaptimin e trotuareve dhe lulishteve duke ua dhene kafeneve me qera,se sa t’i liroje keto hapesira per shetitore,argetimin dhe edukimin e femijve dhe te rinjve!
    Se Veliaj nuk arrin ta kuptoje,qe ne nje lulishte te dhene me qera eshte me me interes dhe fitim per shoqerine,qe aty te vendosen hekur dhe paralele gjimnastikore,tavolina pingpongu etj, kur te sterviten dhe argetohen te rinjte!
    Se keto 2 vegla qe nuk kushtojne shume mund te kursejne miliarda leke rroga te qindra policeve bashkiake e te rendit dhe dhjetra gjyqtare e prokurore neser kur te rriten!
    Ne se sot femijte si argetim te vetem kane celularet,ku shohin edhe porno neper kafenete pa fund bashke me gjysherit apo prinderit ,ndersa te rinjte rrijne neper bordura ku ngacmojne vajzat apo thithin droge,cfare mund te presesh neser prej tyre,pervec krimit?
    Kur per mijra femijet dhe te rinjte e sotem nuk kujdeset shteti dhe shoqeria,doemos qe do te behen kontigjente te krimit neser,qe nuk do mund te luftohet as me mijrat e policeve!
    I bej thirrje kryeministrit Rama,kryebashkiakut Veliaj etj,qe te heqin nga mendja otomanizmin duke vleresuar me shume kafenete,qe kane zaptuar trotuaret dhe lulishte dhe t’ua japin ato femijve dhe rinise!
    Keni mbushur Shqiperine me PPP,por si nuk jeni kujtuar,qe mbi te gjitha te jepni me PPP ndertimin e te gjitha elementeve jetike te jetes ne cdo komunitet me pare se te ndertoni autostrada,porte ,aeroporte e turli lloj gjigandomanirash propagandistike si keto,qe nuk jane te parat!
    Caktoni urgjentisht norma per cdo 1 mije banore se sa sperfaqe te gjelberuar duhet te kete,sa kende lojrash,shetitore,stola dhe tavolina pushimi edhe per pensionistet,koshat e mbeturinave,ndricimin rrugor,ngarkesen e trafikur rrugor,sasite e parkimit per banoret,furnizimin me uje,energji elektrike,apo gaz i lengshem,kazanet e plehrave,bibliotekat etj dhe te kontrollohen ne cdo kohe!
    Veliaj ka studiuar ne Michigan te SHBA,por atje edhe tani shkon per qejf apo per t’u mburrur se eshte bere kryebashkiak,por ne Tirane NUK KA PRURE ASNJE PERVOJE NGA AI SHTET !
    Dhe turpi i tij,krahasuar me shtetin e Michiganit jane betonizimi i qytetit,pastertia mizerabel,mungesa e plote e lulishteve,diskriminimi i banoreve te zonave te ndryshme te banimit me te gjitha sherbimet komunitare kur te gjithe banoret paguajne taksa njelloj,por Veliaj i perdor per reklame!
    Rriten per dite cmimet e banesave ne qender dhe kjo eshte bere e organizuar qellimisht!
    Se duke lene lagjet periferike si GETO,doemos,qe njerezit do tentojne te largohen prej andej dhe te vijne ne qender!
    Por ne Michigan ndodh e kunderta:
    -Nuk jeton me mire banori i nje qyteti te madh sa Shqiperia si Detroit,ne krahasim me banoret qe banojne me qindra km larg tij!
    Se atje kudo jetojne njerez dhe per te gjithe ka norma dhe kerkesa te njejta e jo si ketu,qe periferite jane si GETO!

  • Pse te mos jete Elbasani dhe e gjithe Shqiperia “PALERMO”?
    Po vriten cdo dite njerez nga krimi dhe njerezit as te komentojne apo replikojne nuk guxojne te bejne!
    Pra populli yne,o eshte TRIM e nuk pyet per krimin,o eshte vete PJESE e krimit,o i eshte NENSHTRUAR krimit!
    Mire njerezit e thjeshte,po intelektualet pse nuk shkruajne kunder shkaqeve te lindjes dhe lulezimit te krimit,indiferentizmit dhe pa pergjegjshmerise se shtetit dhe bashkive,indiferencen e OJQ etj,por merren me lojra fjalesh duke u marre vetem me konstatime?
    Dhe se fundi,mite njerezit hallexhinj,hajde po themi edhe intelektualet e shitur,por vete gazetareve te medias si NUK U BEN PERSHTYPJE kur u permend disa prej shkaqeve te lindjes dhe lulezimit te krimit?
    A mos valle te gjitheve ju intereson krimi,qe te zhduke te gjithe popullin shqiptar?
    Pse per kete lloj demokracie na premtuan ne 90-ten?

  • Cfare duhet me per te kuptuar se shqiptaret kane 30 vjet,qe jetojne ne “PALERMO”, aq sa nuk guxojne as te komentojne me nick?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *