Tokat bujqësore, shtyhet afati i pronësisë

anazapta

Procesi i dhënies së titujve të pronësisë për tokat bujqësore do të përfundojë në mesin e vitit 2016. Vendimi është botuar tashmë në Fletoren Zyrtare, çka legjitimon nisjen e procesit të verifikimit të titujve të pronësisë për tokat e ndara sipas ligjit 7501. Ky proces duhej të kishte përfunduar në fund të vitit 2013, por për shkak të mosavancimit të procesit, ekzekutivi u detyrua të propozojë në Kuvend shtyrjen e afatit. Gjatë debateve në komisionet kuvendore, palët ranë dakord që afati i procesit të shtyhej deri me 31 Dhjetor të vitit 2015, por ndryshe nga sa miratoi Kuvendi, afati i ri ligjor do të jetë 30 qershori i vitit 2016. Me këtë shtyrje prej 2 vitesh e gjysëm, qeveria duket se i ka paraprirë ngadalësimit të procesit që mund të vijë jo vetëm nga proceset gjyqësore, por edhe nga procesi i zgjedhjeve vendore të vitit 2015. Edhe pse kanë përfituar tokë bujqësore në vitin 1991, me mijëra fermerë shqiptarë nuk zotërojnë certifikatën e pronësisë, por vetëm atë të përdorimit. Mungesa e titujve të pronësisë për tokat bujqësore cilësohet si një ndër faktorët kryesor pengues për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në vend.

Share This Article
2 Comments
  • Rrnofte Rrrrrrrrrrilindja !
    Aty nga 2016 do japim certifikatat ,po pasi te vriten dhe ca kokepalar se deri tani jane vetem rreth 8500 te vdekur per reformen agrare te 7501 .Pasi te ndalojne dhe investimet dhe te behet me shkretetire se c’eshte .Jo se aty nga 2017 na duhen perseri votat …me ndryshimin e vetem se do vendosim Meten kryeminister
    Zbardhni pak dhe vendimet e Strasburgut se tani se afermi do vijne gjoba marramendese per shtetin e qyqareve …ops shqiptareve
    Epo mire mire ,rrnofte partia se asgje tjeter nuk duam …statusin qajeni dhe ne qershor ..e ka fajin Europa ekstremiste .
    Thashe une qe ishe mire si bojaxhi dhe miellaxhi ti ,te pakten keshtu beje deme te limituara .

  • NORMALE, JU NUK E KENI MENDJEN PER PUNE, POR PER HAJDUTERIRA.

    PO VAJTE NE PUNE PER TE BERE TENDERA, NUK MUND TE PUNOSH, KJO DIHET.

    HAJDUTA, HAJDUTA, HAJDUTA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *