Nga Xhevdet Shehu
Në këtë bisedë të gjatë të deritanishme me Xhelil Gjonin, ish-anëtar i Byrosë politike dhe ish-sekretar i KQ të PPSH, de facto vazhdues i Ramiz Alisë, kemi trajtuar një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me Kongresin e 10-të të PPSH, apo si është konsideruar ndryshe Kongresi themelues i Partisë Socialiste që në 12 qershor do të kremtojë 30-vjetorin. Por ende nuk e kishim prekur thelbin. Në dy pjesët e para të bisedës me Xhelil Gjonin nuk e kemi përmendur emrin e Enver Hoxhës, ndërkohë që ai ishte kyçi i atij kongresi. Për herë të parë në kongreset e Partisë së Punës nuk kishte një bust të madh në allçi të ish-udhëheqësit komunist në qendër të presidiumit të kongresit. Por në sfondin e madh, pas shpinës së delegatëve dhe përballë presidiumit, ishte një basoreliev i stërmadh, në epiqendër të të cilit ishte Enver Hoxha. Pikërisht ai ishte hija më e rëndë e atij kongresi, sfondi dhe thelbi në një moment kthese…
Do të vazhdojmë me Enverin, apo do ta braktisim atë? Kjo ishte çështja. Nuk u diskutua, por ndihej nga gjithkush.
Xhelil Gjoni tregon pse nuk u shtrua kjo çështje në 12 qershor 1991.
(Vijon nga numri i kaluar)
– Zoti Xhelil, në dy pjesët e para të kësaj bisede, nuk është përmendur asnjëherë emri i Enver Hoxhës, udhëheqësit absolut të Shqipërisë për mbi 40 vjet. Ju sapo renditët dje disa nga arritjet dhe dështimet socializmit. Kryesisht për shkak të atyre gabimeve dështoi vetë sistemi. Po cila ishte përgjegjësia e Enver Hoxhës në këtë rast?
– Pyetje e drejtë dhe unë do të përgjigjem ashtu siç fola në Kongres, qëndrim të cilin e kam edhe sot e kësaj dite. Kur fola më sipër për përgatitjen e raportit të përbashkët, e pata të vështirë, nga mangësitë dhe tendenca e Ramiz Alisë për t’iu shmangur përgjegjësive të veta, siç bënte dhe në librin e fundit me kujtimë. Por vetëm për diçka nuk i dhashë mundësinë të shmangej dhe ky ishte qëndrimi ndaj figurës se Enver Hoxhës. Prandaj ia kërkova me shkrim ta paraqiste. Analiza që i bëri kësaj figure e shkruajtur nga ai dhe e dërguar me Shaban Sinanin (këshilltar i tij) pasqyrohet mot a mot në raport në f. 32-38- ku thuhet:
“Rivlerësimi kritik i së kaluarës nuk mund të jetë i plotë pa përcaktuar drejt vendin dhe rolin e Enver Hoxhës, si në meritat, ashtu dhe në anët negative të tij”.
Pra, Ramiz Alia, pasardhësi direkt i Enver Hoxhës, ka shkruar me dorën e tij si për meritat dhe për anë negative të Enverit.
Cilat janë meritat? Po i përmbledh me pak fjalë: Me emrin e Enver Hoxhës është e lidhur ngushtë jo vetëm historia e Partisë sonë por edhe ajo e themelimit dhe afirmimit të shtetit te ri shqiptar. Ai ishte udhëheqësi i Luftës fitimtare Antifashiste dhe i transformimeve të mëdha të periudhës së pasçlirimit. Personaliteti i tij e ka determinuar jetën politike shqiptare për afro një gjysmë shekulli. Ai e bashkoi popullin në unitet dhe e mbrojti Shqipërinë nga rreziqet e jashtme.
– Atëherë, cilat ju konsideruat si gabime apo anë negative të Enver Hoxhës?
– Këto e merita të tjera që përmenda më sipër, janë të pamohueshme, por në vitin 1991 shtrohej çështja: në tërë atë bagazh dobësish e gabimesh të Partisë së Punës, për të cilat po flasim, a ka dhe ç’pjesë ka, direkt apo indirekt, themeluesi dhe udhëheqësi i saj, Enver Hoxha? Për këtë praktikisht diskutohej në Parti e jashtë saj.
Deri atëherë Partia dhe propaganda kishin vënë në dukje meritat e kontributet e Enver Hoxhës. Një vlerësim objektiv do të ishte i plotë po të flitej edhe për përgjegjësitë dhe gabimet, se dhe ai ishte njeri e njeri të pagabueshëm nuk ka.
Është e qartë se Enver Hoxha nuk mund të mbrohet në gjithçka e për çdo gjë. Edhe ai ka gabuar e ka pasur dobësi e të meta. Në qoftë se do t’i përmbahemi mendimit se Enveri ka qenë i pagabueshëm, do të binim në pozitat e kultit, të cilin Partia jonë dhe ai vetë e ka luftuar me vendosmëri tek të tjerët.
Një analizë serioze e masës dhe shkaqeve të këtyre gabimeve medoemos duhet të mbajë parasysh rrethanat e vështira në të cilat ka punuar bashkë me gjithë popullin e Partinë, edhe Enver Hoxha. Këto rrethana të brendshme e të jashtme, kanë ndikuar në formimin e personalitetit të tij si politikan, si burrë shteti dhe kanë lënë gjurmë në veprimtarinë e tij praktike. Ne kemi pohuar që mendimi dhe veprimi i tij kanë lënë vulën e tyre në historinë e re të Shqipërisë. Do të ishim metafizik nëse këtë ndikim do ta kërkonim e do ta gjenim vetëm në arritjet e kësaj historie, kurse për dështimet e fenomenet negative ta përjashtonim atë. Madje duhet thënë se e vetmja mënyrë për ta mbrojtur me të vërtetë figurën e tij, është të ndajmë pa dhimbje vlerat dhe defektet, anët pozitive nga ato negative, të mirat dhe të këqijat.
Në qoftë se jeta na ka provuar tashme hapur që në politikat e ndjekura nga Partia e Punës ka pasur mjaft iluzione e gabime, bile edhe qëndrime subjektiviste e voluntariste, duhet pranuar se për këtë Enver Hoxha ka pasur influencën e vet. Ai ishte politikani kryesor i Partisë dhe i shtetit, idetë e tij, sidomos nga mesi i viteve ’60-të e këtej filluan të trajtohen si të padiskutueshme. Është fakt që pjesa më e madhe e gabimeve dhe e dobësive, që sollën hap pas hapi vështirësitë me të cilat po ndeshemi, kanë nisur të shfaqen pikërisht në këtë periudhë e në vazhdim.
Pesha e personalitetit të tij çoi deri në deformime të demokracisë në Parti e jashtë saj. U zhvillua gjerësisht kulti i porosisë, i urdhrit, e i fjalës nga lart. Frymën e diskutimit e zëvendësoi fryma e komandimit.
– Zoti Gjoni, a ka patur kult të Enver Hoxhës dhe deri ku shkonte përgjegjësia e tij për këtë kult?
– Po e sqaroj këtë çështje pasi e konsideroj shumë të rëndësishme. Ekzistenca e fenomeneve të tilla të çon te kjo pyetje më e drejtpërdrejtë: A ka pasur kult të Enver Hoxhës në Shqipëri?
Dihet se vetë Enveri është shprehur disa herë rreptë kundër kultit të personit si praktikë dhe veçanërisht kundër teprimeve në adresë të tij. Por është fakt që gradualisht, sidomos pas viteve ’60 erdhi duke u absolitizuar kontributi e roli i tij, që çuan në zhvillimin e kultit.
Pa asnjë hezitim mund edhe është e drejtë të thuhet se këtë kult Enveri nuk e krijoi vetë, por ia krijuan të tjerët, në radhë të parë udhëheqja e lartë e Partisë dhe shtetit e cila përfitonte nga ky kult, siguronte autoritet e privilegje. Kishte ndërkaq, një kult të heshtur të tij që sot del më i qartë në dritën e zhvillimeve demokratike. Mania për të botuar gjithçka të shprehur prej tij, si dhe ekzaltimet e dukshme në vepra të ndryshme, e nxorën në shesh dhe e shpallën publikisht qenien e këtij kulti, gjë që siç dihet, provokoi ndjenja të ndryshme, deri të kundërta, duke çuar në situatë kritike.
Le t’u referohemi disa fakteve: Ai nuk donte që në mes të Tiranës të ngrihej statuja e tij dhe në gjallje të tij ai nuk e lejoi këtë. Ai ishte shprehur që aty në shesh të ngrihej një kolonë që të simbolizonte luftën dhe qëndresën e popullit shqiptar dhe ai të kishte një vend aq sa i takonte midis bashkëluftëtarëve të tij. Tjetër. Ai ishte kundër nja mauzoleu. Kishte thenë se do të prehej bashkë me dëshmorët. Dhe kështu u bë. Po pse pas vdekjes së Enverit u bënë gjithë ato emërtime si të “Shtunat e Enverit”, “Pionierët e Enverit” dhe emri i tij u shumëfishua me shpejtësi pas vdekjes së tij në shkolla, rrugë uzina e fabrika? Kush dhe pse e bëri këtë? Unë mendoj se kjo gjë bëri efekt të kundërt në popull.
– Mos doni të thoni se për këtë mban përgjegjësi ish-udhëheqja e asaj kohe?
– Padyshim. Kulti i Enverit ka qenë pjesë e kultit të udhëheqjes. Jeta e sotme pluraliste që po justifikon me shpejtësi shumë gjëra të cilat më parë konsideroheshin të shenjta deri tabu, na bind për këtë.
Enver Hoxha ka kërkuar kolegjialitet dhe diskutim të hapur për marrjen e vendimeve. Por mënyra se si u ndërtua dhe funksiononte jeta politike e vendit realisht i dha atij pushtet të tepërt. Edukata e të priturit nga lart, të cilët po vuajnë për ta ç’rrënjosur sot, është edukata e krijuar nga pushteti i përqendruar. Në kemi folur për centralizim të tepërt në fushën e ekonomisë e të kulturës, por ai ka vepruar edhe në
politikë, e cila vazhdon edhe sot.
– E, megjathatë, në Kongresin e 10-të të PPSH-së, ju nuk u distancuat nga Enveri, sikurse ndodhi fjala vjen me Stalinin në Kongresin e 20-të të PK të BS në 1956. Pse ndodhi kjo?
– E para, nuk mund të hiqen paralele të tilla në rrethana të ndryshme, në kohë të ndryshme dhe në vende të ndryshme. Kjo meriton një analizë të gjatë dhe me shumë përgjegjësi… Ju keni qenë në sallën e Kongresit të 10-të, siç më thatë, dhe e keni parë se ç’ndodhte aty. Në atë atmosferë, edhe ato gabime që u radhitën dukeshin të tepërta. Ata që ishin delegatë aty e donin me gjithë zemër Enverin. Nuk bëhej fjalë për distancim të menjëhershëm nga një idhull të adhuruar për vite e dekada me radhë… Këtë e bëri Partia Socialiste disa muaj më vonë, më duket në nëntor të atij viti. Dhe kjo ishte e natyrshme. Partia Socialiste, nuk ishte Partia e Punës.
– Atëherë, si ta vlerësojmë figurën e Enverit dhe cila është mënyra për ta bërë këtë?
– Vlerësimi i figurës së Enver Hoxhës duhet të bëhet sipas parimit të historisë, si i vetmi parim që shmang gjykimet e gabuara. Duhet ndarë kjo ç’ka i takon personalisht Enverit nga ajo që i takon kohës, duhet
veçuar përgjegjësia e tij direkte nga ajo e udhëheqjes së lartë partiake e shtetërore që ka miratuar vendimet e mara me propozim apo iniciativë të tij. Enver Hoxha ishte ai që thoshte fjalën e fundit për çdo gjë. Por ai mbështetej në diskutimet dhe gjykimet e shokëve. Tani kohët kanë ndryshuar dhe gjithçka duket më e lehtë. Nuk duhet harruar se mjaft dobësi që lidhen me personalitetin e Enver Hoxhës nuk janë fenomen i izoluar shqiptar, por dukuri e gjysmës së botës.
Enver Hoxha duhet pranuar ashtu siç ka qenë. Detyra jonë është që duke njohur vlerat, të mos konfondojmë me to gabimet, dhe të mos i përsërisim në të ardhmen. Por, njëherësh, duke izoluar gabimet, nuk duhet të përziejmë me to me të qena e të paqena. Të kërkojmë nga Enveri atë që mund e duhej të bënte, jo atë që do ta dëshironim sot të kishte bërë.
– Megjithatë, në raportin e Kongresit ju u shprehët se Enveri shpesh ka qenë edhe kontradiktor, apo jo?
– Është e vërtetë. Mendimi e qëndrimet e Enver Hoxhës për një varg çështjesh kanë qenë dhe kontradiktore. Ndërsa fliste për mendimin e lirë, në parti e jashtë saj kërkohej puritanizëm i kulluar, deri sa u lejua të shkohej deri atje sa të shprehej me kushtetutë që ideologjia socialiste është ideologji e vetme në Shqipëri. Nga njëra anë ai i vlerësonte intelektualët dhe përpiqej për një trajtim të kujdesshëm të tyre, kurse nga ana tjetër i cilësonte ndihmës të Partisë. Fliste për unitetin e popullit, në të njëjtën kohë që zhvillohej e ashpër lufta e klasave, shpesh e nxitur artificialisht. I dënonte rëndë sektarizmin dhe ngushtësinë, por ndonjëherë binte edhe vetë në qëndrime të ngushta sektare.
Mund të bëhen vërejtje e mund të gjenden kontradikta të tjera të këtij lloji. Por një gjë mund të thuhet me vendosmëri: Në qëndrimin ndaj çështjes kapitale të çdo populli e vendi, në qëndrimin ndaj lirisë dhe pavarësisë së atdheut. Enver Hoxha nuk ka gabuar. Ai ishte një udhëheqës me popullaritet, që dinte të bashkonte njerëzit e të ngrinte peshë zemrat e tyre. Sa ishte gjallë Enver Hoxha nuk i takonte vetëm
Partisë së Punës, por gjithë Shqipërisë. Ai ka qenë një faktor i madh uniteti. Le të merren historianët me gabimet e le të mbetet ai në trashëgiminë e Partisë sonë dhe këtij vendi. Është në të mirën e
përgjithshme t’i shmangim ato diskutime.
– Ju ngarkuat atëherë por edhe tani pas 30 vjetësh me përgjegjësi ish-udhëheqjen e asaj kohe për shumë gabime që u shfaqën sidomos në vitet e fundit të socializmit. Sa e justifikuar ishte kjo kritikë?
– Ishte plotësisht e argumentuar dhe e justifikuar. Për situatën e rëndë që kalonte vendi përgjegjësi të plotë mbante udhëheqja më e lartë e Partisë, Byroja Politike e Plenumi i Komitetit Qendror të PPSH. Në raport unë theksova se në mënyrë të veçante përgjegjësi mbajnë shokët Adil Çarçani, Manush Myftiu, Rita Marko, Foto Çami, Prokop Murra, Hekuran Isai, Pali Miska, Simon Stefani, Lenka Çuko, Besnik Bekteshi, Muho Asllani, Qirjako Mihali, që kanë drejtuar sektorë të rëndësishëm të jetës politiko-shoqërore dhe ekonomike të vendit. Tek kjo udhëheqje u bashkua edhe plakja edhe paaftësia të një pjese dhe shkëputja nga jeta e popullit e dhënia pas rehatisë e privilegjeve, edhe mungesa e përgjegjësisë për punët që duhet të bënin, të cilat çuan në dobësimin e rolit të Partisë, të dinamizmit, në humbjen e besimit të masave. Për të gjitha këto përgjegjësi të karakterit parimor, por dhe të cenimit të figurës me privilegje dhe përfitime të pamerituara, disa prej tyre krijuan një imazh të keq në sytë e masave, prandaj kërkova në Kongres që Partia të distancohet.
– Është folur qysh në atë kohë me zë të ulët por edhe sot publikisht se Ramiz Alia ka njohur udhëheqjen e asaj kohe, ku bënit pjesë edhe ju, me një material të Mihail Gorbaçovit që bënte fjalë për ndryshimin e sistemit. Besoj se e keni dëgjuar Katovicën dhe për çfarë ju pyes?
– Jam shprehur edhe herë tjetër për këtë dhe po e përsëris. Në të gjitha mbledhjet që kam qenë unë, nuk është thënë një gjë e tillë. A e ka lexuar Ramizi apo jo, kjo është punë e tij. Dhe ai nuk e tha asnjëherë deri në fund të vërtetën. Do të flas edhe për rolin e Ramizit në vijim. A ka veprime bazuar në platformën e Katovicës në Shqipëri në këto 30 vjet vite? Sigurisht që ka. Dhe është krejt e natyrshme nga pozicioni klasor që kanë pasur njerëzit. Edhe pse ishte liberal, Ramizi nuk donte ta lëshonte pushtetin në duar të pasigurta, të atyre që ai i quante ballistë, tradhtarë apo reaksionarë etj. Dhe unë mendoj se kjo është e logjikshme në kthesë të madhe si ajo që ndodhi. Nuk ka puritan në këtë vend që do të bënte ndryshe. Unë çuditem me këtë mendjelehtësi të njerëzve që nuk i gjykojnë gjërat realisht dhe materialisht. Mos vallë sot, që presupozohet se jemi në demokraci dhe në qarkullime elitash, keni parë ju ndonjë udhëheqës partie që e lëshon postin e tij në mënyrë të pakontrolluar?! Askush, për të mos thënë që nuk e ka lëshuar asnjë me dëshirë që nga viti 1990.
(Vijon)
_______________
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Nje pyetje per z.Gjoni.Po Hysni kapo dhe mehmet shehu a ka e ndonje pergjegjesi per qendrimet sektare qe ju evidentoni si gabime te Enverit ?
Të gjithë kanë gabuar, me përjashtim ju z. Xhelili! Ju mbaheshit si krahu i “hekurt” i partisë dhe kjo është arsyeja që Alia ju vuri ju si drejtues. Gabimet janë bërë pas vdekjes së Hoxhës, veçanërisht rreth vitit 1990, që ishit të paaftë që të ndronit sistemin socialist në sistemin kapitalist. Të paktën të kopjonit polakët, çekët dhe hungarezët, të cilët ishin më përpara se Shqipëria. Këtë nuk e bëtë dhe këtu qëndron përgjegjsia historike e juaja, që solli shkatrimet në masë të ekonomisë dhe shqiptarët largoheshin masivisht në vëndet e tjera. Analiza e juaj do të kishte vlerë në rast se do të nxirnit arsyet se përse u veprua ashtu, me shkatërime dhe pa asnjë drejtim ekonomik të vëndit.
zoti na ruajt nga mënçuria “shqiptare”!!
pra paska qënë me të vërtet fatkeqsi vdekja e enverit!!prandaj u qa aq shumë,sepse e dinin se “gabimet”do bëheshin vetëm pas cofjes së tij?
shkoni mor debila të lindur!!unë vetëm një GABIM nuk i pranoj enverit,fajet nuk ja fal,por gabimet falen!
dhënja e mundësisë që idiotë si ti të mësojnë të shkruajnë!!
Ore njeri i “mënçur”! Enveri përfaqson një sistem ekonomik tjetër: të gjithë të barabartë, pa prona private. Nuk mund që ti njeri i “mënçur”, t’i vësh masën me sistemin kapitalist të sotëm, që ka për bazë pasurimin e pabarabartë dhe kryesisht me prona private. Për çfarë fajesh flet ti njeri i “mënçëm” kur sistemet janë në ekstremitet të kundërta! Lufta bëhet e maskuar, nuk thuhet troç që Enverin e urrejmë sepse krijoi një shoqëri me njerëz të barabartë, pa prona private, në një vënd të vogël, historikisht të varfër, kur i kishte të gjithë kundër. Atëhere të “heq kapelen”, sepse ke folur saktë. Por jo kështu, të fajësoni Enverin sepse nuk krijoi sistemin kapitalist në Shqipëri por eksperimentoi në një sistem tjetër që Bota nuk e pranonte! Po kruhem me ty, por e di që nuk je në gjëndje që t’a kuptosh, sepse të gjitha shkrimet e tua i ke si “e ëma Zeqos në majë të thanës”.
!!!
më fal se këtë”Enveri përfaqson një sistem ekonomik tjetër:”nuk e kisha kuptuar fare deri më sot!!
ke të drejtë dhe njëherë,”sepse të gjitha shkrimet e tua i ke si “e ëma Zeqos në majë të thanës”,këtu na përputhen mendimet!!
ti i bie në të për gjithçka!!
Gabimet jane bere qe me ardhjen ne pushtet te komunisteve duke ju marre te gjitha pasurite njerezve jo vetem te pasurve por dhe artixhaneve e duke i shpallur te gjithe kulake. Me pas vazhdoi me sekuestrimin e pronave te gjithe popullit duke i lene te gjithe me gisht ne goje.Ndersa Xhelil Gjni ishte nje kriminel njelloj si Enveri.Tani te gjithe keta gjakpires qe jo qe nuk menduan ndonjehere per popullin por e çuan ate ne varferine ekstreme nepermjet varferimit dhe diktatures se proletariatit ndersa sot po na dalin te gjithe demokrate.
Sh dakord
Z.@Vlonjati , ne te vertete eshte nje derr i rritur ne shpellat e Dragobise , qe i vjen turp ta permende , ashtu si mesjetari Berisha nuk permend asnje here emrin e te jatit , mbase edhe per faktin se ka dyshim ne vijimesine e tij biologjike .
Kur je gomar qe nuk di c`eshte historia , pse flet , more idjot ? Qe je malok e shkuar shpellarit duket nga ato qe shkruan sot ( dhe komentet e tua te here pas hereshme ) . Ne gjuhen shqipe shkruhet ARTIZANEVE dhe jo ARTIXHANEVE . Titulli kulak u jepej fshatareve te pasur ,bile shume te pasur , por nuk cilesoheshin te tille artizanet . Hap fjalorin e gjuhes shqipe, ne se je shqiptar , qe te mos vdesesh kaq injorant o i mjeri ti , koke pa tru qe , nga bajge , kerkon te shitesh si petull !.
për atë punën e artixhanëve e ka fajin italia!!
ka ca vjet atje dhe e ka vështirë me shkrujt gjunën e gjyshes!!
Gabimet e Ramizit dhe pjeses se mbetur te Birose pas vdekjes se enverit,jane sa gabimi i pasagjerit,kur shoferi e ka leshuar autobuzin drejt humneres..
Enveri ishte nje sharlatan egocentrik dhe kriminel ne shpirt,qe e nisi me krime dhe eleminime dhe e perfundoi me krime.
Ekonomia dhe mireqenja e popullit ishte gjeja e fundit qe e preokuponte.Edhe ne dekaden me te mire te social-skllaverise enveriste,kur Kina furnizonte totalisht ekonomine shqiptare,deri tek gruri dhe patatet(kush i mban mend patatet e kuqe kineze),gjeti rast te shkelmonte kete ndihme per kapriciot e tij egocentrike,duke derguar drejt humneres popullin shqiptar.
Ramizi,Xhelili,Adili dhe te tjeret nuk mund te benin kurregje,,edhe sikur te vetsakrifikoheshin.
Ai qe mund te shmangte katastrofen,qe po pregatiste
Pol-Poti ne vitet 73-78 me kapriciot kunder Kines “revizioniste”,ishte vetem Mehmet Shehu.
Kete e qorrollepsi me superpostet e Ministrise se Mbrojtjes dhe Ministrise se Brendshme,me plotesimin e te gjitha ambicjeve dhe instikteve kriminale,derisa prej tij mori Deklaraten se NDIHMA EKONOMIKE E KINES ZE NJE VEND TE PAPERFILLSHEM NE BUXHETIN E SHTETIT…
Ato pioneret e enverit,uzina enver,busti enverit,,java enverit,,paten aq ndikim,,sa gomari qe calon nga veshet.
E shikon o z. Gjoni se po të mbrojnë edhe ekstremistët, që përfaqsojnë pinjollët e atyre që bashkëpunuan me fashizmin?! Kështu ndodh kur edhe pas 30 vjetësh fajin e kërkoni tek Enveri dhe jo tek vetja e juaj që nuk ishit në gjë ndje të ndryshonit sistemin ekonomik pa shkatërime. Që nga fillimi i viteve 1980, nuk drejtonte Enveri, sepse ishte i sëmurë. Drejtimin e kishit ju, të paktën për rreth 8 vjet, kohë e mjaftueshme për të rregulluar ekonominë. Ishte paaftësia e juaj që rrodhën ngjarjet në mënyrën më të keqe.
demir o beqir”Gabimet e Ramizit dhe pjeses se mbetur te Birose pas vdekjes se enverit,jane sa gabimi i pasagjerit,kur shoferi e ka leshuar autobuzin drejt humneres..” a me të vërtetë e ke??
përse je kaq beqir sa dhe nastrosuma do të turpërohej po ti thosha, “je njëlloj si demiri”!!
pthu qenef turk!!
Duket sikur vetem ky Zhelil Xhoni e paska bere ndryshimin. Po te mos kishte vene Ramirez Halja kete hero ne krie te partise, asnje ndryshim nuk do te kishte ndodhur. Hap site Zhelin Xhoni, se mos te shkruan Muharrem Xhafa ndonje liber dhe te nxjerr tradhetar is Ramirez Halja.
Xhelili eshte i njohur per poshtersite e tij
DMTH…: TY TA VURI MIRE NE DUKJE….?..
Vetem nje gje me mend beri Enveri:
Me vendim te byrose politike mori nji sasi te madhe ari nga Banka Shqiptare dhe e depozitoi ne Zvicer ne emrin e vet. Mandej i eleminoi deshmitart.
Sot Sokoli shkon e vjen nga Zvicer duke kalu neper Milano.
Ramis Alia ne nji interviste te tij te vitit 1991 (qe e kam ndigju un me veshte e mij dhe tashti eshte zhdukur nga interneti) e ka pohuar me gojen e vet se: “pershkak se gjendja ekonomike e popullit nga fundi ishte e keqe, morem ca parà nga Zvicra ku neve i kishim depozituar”.
meqene se i ka eliminuar deshmitaret, ti nga e ke marre vesh? Mos mor ti se na dekonsipirove, kam drike se po na i sekuestrojne paret ne Svizer …
Eshtè njè gjè e vlefèshme qè tè intervistohen personalitetet e nomenklaturès sè para ’90. Janè materiale qè i shèrbejnè historisè sè vèndit tonè. Ai brez i Luftès ka sakrifikuar shumè dhe nga ana tjetèr ka marrè çmimin mè tè ulèt dhe kjo na zhvlerèson shumè si shoqèri civile. Qèllimi i komentit tim sot ka lidhje me njè detaj tè vogèl qè zoti Gjoni e pohon nè lidhje me pushtetin qè vèrtetè doli nga gryka e pushkès. Sipas Gjonir, – “Ramizi nuk donte ta lèshonte pushtetin nè duar tè pa sigurta”?! Mendimi im èshtè se pikèrisht kètu duhet tè nisè e gjitha aventura e pushtetit ” demokratik ” tè pasardhèsit tè R.Alisè. Kètu gjèrat duhet tè thuhen shkoqur. Dilema e Ramizit ishte njè gjè e drejtè dhe e arsyeshme, por ndodhi krejt e kundèrta. Pèrse ju besua Berishès i gjithè ai pushtet i fituar me gjak e djersè ? Juve zoti Gjoni dhe e gjithè Byroja e dinit fare mirè biografinè e familjes Berisha dhe veçanèrisht e shoqja me nick name Lirie. Atèherè pèrse ja besuat pushtetin atijè? Ishte pjesè e planit tuaj, apo Berisha me agjenturate tijè jua hodhi ??? Mundohu tè jeni i sinqertè ky èshtè njè shèrbim i madh nè ndihmè tè Shqipèrisè pèr tè kuptuar vèrtetè atè qè ndodhi qè nga Dhjetori i ’91. Kaq pèr sot Pèrshèndetje!
O Xhelil….
Ta merte vesh Enveri, se si ja kerkove Marçeles dhe fute te shoqin ne burg…..e di vete ti….por duket ke harruar ore trim Dibre.
Bo bo ku ka arritur puna..te nxjerresh gjellen e qenit nga frigoriferi mbas 30 vjetesh dhe ta hash perseri..kush eshte ai kodosh qe I referohet Xhelil Gjonit?ne fillim te 1990 Tiranasit I thuren nje kenge Xhelil Gjonit ku thuhej : Xhelil Gjoni o kurvar
Do te varim ne litar!
Partia Komuniste zyrëtare, që në themelim e deri sa vdiq , luftën më të egër e bëri ndaj komunistëve të vërtetë , ky qe rreziku më i madh për të , jo fashizmi . Kur i vriste, i linte edhe pa varr .
Dhe kishte të drejtë shoqja Nexhmije kur tha se, Enveri na e la partinë të pastër .
Po , “ të pastër “ e la , ishte zhdukur fara komuniste , komunistët kishin ngrënë plumbin , ata që kishin shpetuar ishin mbyllur në burgun e Burrelit . Komunistë si Xhelili e Berisha , bëheshin gati 200 mijë .
Kope e madhe kjo , solide , por kope !
A ka zot , a ka perëndi të justifikojë politikën aventureske , antipopullore , antimarksiste , injorante , debile, idiote…të Enver Hoxhës dhe pykave rreth tij , pas 60-ës , sidomos pas viteve 60-të ?
Asnjë rrethanë , as sot , as nesër dhe asnjëherë, s’ka për të justifikuar atë politikë .
Biles , biles , ata që s’kanë lindur akoma dhe do njohin këtë histori edhe neve popullin do na fshikullojmë siç e meritojmë , që kemi jetuar në paqe ,në këtë histori absurde !
NGRITJA DHE LARTESIMI I KULTIT TE INDIVIDIT ISHTE PJESE ORGANIKE E SISTEMIT POLITIKO-IDEOLOGJIK TE REGJIMEVE KONUNISTE.
KULTI I PERSONIT TE UDHEHQESIT DHE INDIVIDIT TE ENVER HOXHES U NGRIT GRADUALISHT PAS KONGRESIT TE 1-RE TE PPSH-SE ME 1948.
NE FILLIM TE VITEVE ’50 ENVER HOCHA SHIGEJ DHE PERCEPTOHEJ EDHE SI BALLANCE BRENDA BYROSE POLITIKE KU NE MES ANETAREVE SHFAQESHIN FSHEHURAZI ANTIPATI NE MES TYRE DHE AMBICIE PER TE RROKUR PUSHTETIN PARTIAK E QEVERISES….
ME PAS VITEVE ’60 PAS PRISHJES ME BRSS-NE, KONSOLIDIMIT TE KULTIT TE ENVER HOXHES I SHERBEU ME ZELL TRIOJA KAPO+SHEHU+GOGO NUSHI TE CILET ISHIN TE INTRESUAR TE LARTESONON E. HOXHEN SI FAKTOR EDHE TE UNITETIT TE POPULLIT RRETH PPSH–SE…
PASTAJ NE VITET ’70 E ‘8O DERI NE VDEKJEN E E.HOXHES, KULTI I TIJ DO TE SHNDERROHEJ SO DICKA E PAPREKSHME, MITIKE DHE HYJNORE!!
DUHET PASUR PARASYSH QE SISTEMI EKONOMIK E REGJIMEVE KOMUNISTE ISHTE NE THELB NJE EKONOMI E MADHE KAPITALISTE E TIPIT “Kapitalizem Shteteror” ME NDALIM TE INICIATIVES PRIVATE.
KETIJ SISTEMI EKONOMIK TE TILLE IU “PERSHTAT” NJE SHOQERI TOTALITARISTE IDEOLOGJIKISHT E
KONTROLLUAR QE SHTYPTE INDIVIDIN DHE FJALEN E LIRE: KJO SIMBIOZE E SHPREHUR NE JETO LLOJ REGJIMESH NUK KANE ASGJE TE PERBASHKET ME NJE SHOQERI TE VERTETE SOCIIALISTE.
TE TJERAT PASTAK JANE LLAFE TE KOTA!
Ja po themi nje fjale te kote.
Enveri ne llojin e tij ishte dhe e meritonte qe ti ngrinin edhe kult. Reforma, shndrime, pune, arsim, bonifikim, bujqesi, industri, ushtri, polici, kopshte, çerdhe, sport etj etj etj.
Por a nuk i ngriten kult gjithe qelbesirat Sali Kerme Berishes.
Baba Kumarxhi Nanos.
A flet njeri ne PS para Edvin Pallosh Ramen?
Po Baba Like Hajdut Floriri
A ja kane marre kenges vençe per keta halldupe?
Te pakten keta te kishin bere as me shume e as me pak, sa nje pesvjeçar i Enverit.
Te tera i ka thene mire Xhelili. Kur vjen puna , per gabimet e Enverit , flet sikur ka arra ne goje . Arrin te thote se bashkeshoket , duke renditur Lenken , Palin , duhet t’i sugjeronin gabimet . Po ku pranonte ai sugjerime , more xhelo ? Ai te shkonte ne plumb , sic beri me te gjithe bashkeshoket e luftes , me gjeneralet dhe me konferencen e Tiranes . Nuk i
je pergjigjur sakte pyejes , per gabimet e Enverit . Ka nje rregull te prere : Gabon kush tejkalon detyren . Enveri detyren e tejakalonte c’do dite . I vrau dhe baderdisi vendin . Denoi artiste , sportiste , opinioniste . Pse nuk u largua nga drejtimi , kur te gjithe homologet e Europes u larguan ?Pranohet fakti , qe ne lufte ishte komisar . populli u ngrit ne kembe vete , pa nevoje te komisarit , qe me gjuhen popullore thuhet llafazan . Komandanbnt i luftes ishte gjenerali Mojsiu . Keshtu mbyllet cikli , per Enverin , Ishte karierist , qe kishte braktisur studimet dhe vrau sa deshi , kryesisht shoket e afert. Keto gjera ti Xhelo “nuk i ke vene re ” , Po mbylljen ndaj botes , kush e beri ? Eksodi biblik shqiptar flet me shume se intervista e plakut Xhelo . Zgalem
Me Bes Branin sa c’ka folur sa,Xhelil Gjoni me siper jam. ..Pasvaresisht se ai ka kusuret e veta per ate kohe…
Aritiet e kohes se Enver Hoxhes,nuk perseriten,me cpo perjetojme,shkateruar dhe pervetsuar nga Prona Shoqerore,Nga Kombinatet,Hidrcentralet,Plantacionet e PEMEVE frutore,deri sherbimi shendetesor falas, pa folur per shtepit e pushimit te femijeve e punetoreve etj …Sa vendi mbetur pa USHTERI.
Shajeni sa te doni Enverin,po *do ta kerkoni e s’do e gjeni*. -ENVERI eshte i TRETI-VERTETI udheheqes i Popullit- (1444-1912-1944).
Historia do ia jape vendin qe meriton!.
Dhimbia e madhe Popull!
ti dhimbjen duhet ta kesh në kokë!!
në kohë të socializmit nuk ka pasur asgjë falas o debil!!
as shëndetsia e as shtëpitë e pushimit të fëmijve!!
kanë qënë të barbarta për të gjithë,POR ASNJËHERË FALAS!!
Shume dhimbje paske per popullin sa kerkon te na rikthesh tollonat radhet e burgjet per agjitacion e propogande ose si armiq te popullit.
Dhe i vdekur vazhdon ta terheq shqiperine drejt Heronjte e kriminelet, nuk harohen, e perbashkta e tyre eshte maria e jetes se tjetrit, motivet bejne dallimin.Skllaverimi,burgosia,izolimi i nje populli ka vetem nje emer, KRIM.Nuancat ideologjike,ekonomike,patriotike, jane maskat ne fytyren e diktatorit.
Po’ majlinda kolen e njef qe i hoqe vergjerine me force o kriminel kur ishe sekretar i pare i partise ne kruje o kriminel qe ishte Edhe minorene o kriminel
I ka mbajtur e jote ëma evidencën
Paska zene prite shurra Xhevrie,po tjerr lesh tek hyrja pallatit.
demir o beqir,je gjithnjë i trashë si kërcu shelgu!!
nuk ka pykë të të hyn,pavarsisht beqirllëkut tënd!!
Te kopjonte Cekine Hungarine thote i marri Xhelil.Po si e qysh? Kur prona Private ishte reduktuar me nje hyrje dhome e guzhine apo 5 pula e oborrin kopshtar te cunguar sipas urdherit te kasapeve te bllokut.Ne ato vende ku teorikisht propagandohej socializmi e komunizmi ne praktike prona private ekzistonte e pa vjedhur nga shteti madje dhe biznesi privat i lire me nje kufi te caktuar.Kurse tek ne servijohej dhe nje rrobaqepes qe qepte privat ne shtepi dhe fshatarit te ngrate i numeroheshin pulat se mos i ishin shtuar mbi limitin e caktuar 5-se.Te imitosh nje shtet tjeter duhet te pakten te ngjasosh pak ,diku 80%.Le te shkruajne trillime e Fantasie Xhelilat me shoke.Ai rregjim shtypes 1944-1991 ishte historia me e zeze e kombit shqiptar.
Rita,moj shiptare katunare
pavarsisht se nuk jamë me shumë nga karllëqet që thotë xhela,e mbështes në parim këtë që përmënd ti nga ajo që ka thënë xhela”Te kopjonte Cekine Hungarine thote i marri Xhelil.”!
sado i indoktrinuar që ka qënë xhelili,prapë ka dhënë një mundësi për ndryshim!kurse ti dhe pas 30 vjetësh ke mbetu koqe fare!!
është e vërtetë që u shtetëzua deri në maksimum,por kjo nuk do të thoshte se nuk mund të ndryshohej qëndrimi!!
pra një gjë që nuk funksionon duhet të ndryshojë!!
ky ka qënë një pjesë e mentalitetit të trashë “komunist” shqiptar!!pra si kal karroce që nuk sheh dot as majtas e as djathtas dhe shkon drejt greminës!!
nëse shtetzimet maksimale mund ti quajmë gabime,vazhdimin e asaj rruge dhe kur e panë që ishte e gabuar,je i detyruar ta quash FAJ!!
Rita mi karabushe,ai regjim ishe rregjim diktatorial,njëlloj si sot,ishte po aq shtypës sa dhe këta të sotmit!!
ndryshimi ishte se ata nuk të linin të shkoje nga sytë këmbët!!këta pasi të rrjepin të dërgojnë si zogjt e qyqes në fole të tjera!!
o xhotë je bajat,aq sa janë dhe këta debila,me senilitet të përparuar!!
asnjë nga ju nuk mësoi nga jeta juaj,as këta senilë nga jeta e tyre!!
nexhmija vdiq pa pranuar asnjë lloj faji dhe duke bërë sikur pranonte ndonjë “gabim si të gabueshëm” por asgjë konkrete!!
“Frymën e diskutimit e zëvendësoi fryma e komandimit.”
nuk e di se deri kur ka qënë kjo frymë diskutimi!?ndoshta 50% në formimin e PKSHs??sepse dhe atje u vendos me “urdhër” “të krijohet partia pastaj diskutojmë!!
“A ka pasur kult të Enver Hoxhës në Shqipëri?”a me të vërtetë e ke o xhotë??ka pasur që në fundin e luftës,bile atëherë,kongresi i përmetit ka qënë fillimi,hodhi bazat dhe u formua për tu ngritur gjithnjë e më tepër me vitet që kalonin!!
xhela thotë”këtë kult Enveri nuk e krijoi vetë, por ia krijuan të tjerët”!!
a je i trashë apo ke rrjedhur o xhel gjoni??jo mër jo!!enveri bënte sikur thoshte,por në fakt punonte për kultin e tij!!nuk kishte gjë që enveri nuk i jepte “vulën” përfundimtare,dhe po të ishte bërë pa “vulën” e tij ti e di mirë o xhel se çtë priste!ti e di mirë o xhel se çdo të thoshte të “diskutoje” me enverin,ta kundërshtoje ose më keq(ti kishe vrarë veten 100 herë më parë se ta)kritikoje!!
o xhel a ta merr mëndja ty se ke të bësh me tarrallakë a me të lindur në këto 30 vjet??
jemi akoma gjallë o xhel gjoni!!
“Padyshim. Kulti i Enverit ka qenë pjesë e kultit të udhëheqjes.”
xhel kjo është një gënjeshtër e radhës,enveri e ngriti kultin e tij duke eleminiar të gjithë ata që i prishnin punë!!ishte ai që me kultin e tij duhej të krijonte dhe bazën më të gjërë,”kultin e udhëheqjes”!!
tërë kohën ai e ka kaluar me forcimin e tij!lëri pordhët o xhel se nuk ka kush ti dëgjon më,bile sja vlen me të dëgju dhe fjalën!!
xhel sa “udhëheqës”kanë dalë në pension ose kanë dhënë dorheqje,gjë normale pas një pune të gjatë e të vështirë”??nga “kulti i udhëheqjes” dilje në pension vetëm si tradhëtar i atdheut dhe i partisë!pra kur të rrasnin plumbin në kokë!!o xhel,përse nuk pranuan asnjë nga 3 dorheqjet e kadri asbiut??(rrast i veçantë që mua më ka bërë jashtëzakonisht përshtypje)!mos vallë kishte të bënte me firkën e enverit,për rrëzimin e kultit të tij??mua më duket se po!nuk kanë dashur të krijojnë precedentin që një “udhëheqës” mund të largohet me dëshirën e tij!që do të çonte pretendimet dhe dhe enveri,tënd absolut,vetëm me ndonjë gabim,duhej të hapte krahun!!
“Enver Hoxha ka kërkuar kolegjialitet dhe diskutim të hapur për marrjen e vendimeve.”
xhel e xhotë,nëse ju kujtoni se enveri ishte për kolegjalitet!? duhet të jeni gomerë të lindur!!
“kolegjaliteti” i enverit,sot quhet muhabet!!enveri “kolegjalitetin” e përdorte vetëm si një muhabet për të kaluar kohën,SEPSE ishte ai që vendoste për gjithçka!ishte ai që diktonte atë që duhej bërë,e jo “mendimet e përbashkëta”!
që të dy ju,si xhot gazekari,dhe xhel injoranti që mosha nuk i ka mësuar asgjë,jeni prototipi i shqiptarit të keq!të shqiptarit që nuk do të nxërë kurrë,i shqiptarit që prodhon energji të pamasa për të mbrojtur gomarllëkun e tij,edhe kur është duke rënë në greminë!!
ju jeni tipikët e mentalitetit që ne e shoim dhe sot në jetën e përditëshme,në jetën politike!!mentalitet që nuk ka ndryshuar që në kohë të kohrave!ne nuk kemi mësuar si njerëz të përvetshëm,por kur bëhem bashk si popull!?
ja mohojmë me dhunë vetvetes të drejtën për të mësuar nga përvoja jonë!
adrian thamo!!!!!
nuk e di se çfar të nxit që të mos kuptosh se këto që boton janë të ndyra!janë regresive për mëndjen e shqiptarëve,janë të një niveli aq primitiv sa dhe 1000 vjet më parë po ti lexonin shqiptarë,prapë do të ishin primitive!
për të ardhur keq për këtë nivel leshi që kemi!!
o thamo
sa herë duhet ta botoj komentin që të ma publikosh??
mos duhet të shkoj tek mero qerosi,për të komentuar shkrimet e ditës??