Urdhri i Biden për bllokimin e pasurisë së zyrtarëve në Ballkan, ambasada: Mjet jetik për integrimin e rajonit

Ornela

Ambasada e SHBA ka reaguar serish pas urdhrit të presidentit amerikan Joe Biden, ku kërkon përfshirjen e Shqipërisë në listën e vendeve për bllokimin e pasurive të individëve që sipas Departamentit të Thesarit Amerikan kanë cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Sipas ambasadës, ky urdhër është një mjet jetik drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët për integrimin e rajonit në strukturat Europiane dhe Euro-Atlantike .

“Presidenti Joe Biden miratoi një Urdhër Ekzekutiv (E.O.) të ri dje, i cili autorizon përdorimin e sanksioneve kundër personave të përfshirë në një sërë aktivitetesh destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, përfshirë personat e angazhuar në përpjekje që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal; cënojnë proceset demokratike; dhe përfshihen në korrupsion në lidhje me rajonin ndër aktivitete të tjera.

Një referencë e qartë për Shqipërinë bën të qartë se Urdhëri Ekzekutiv është në përputhje me punën që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë bërë për të integruar rajonin në strukturat Europiane dhe Euro-Atlantike. Urdhi Ekzekutiv i djeshëm është një mjet jetik drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët”, thuhet në deklaratë.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Very honorable Ambassador Kim,
    Personally, I think that majority of Albanian people greet and have welcomed very positively the announcement of Mr. Berisha’s as non grata for the USA from the administration of President Biden. Mr. Berisha has done very badly during the time he has governed the country but also other important politicians in power or in opposition have done and continue to do bad things for Albania.
    High-level politicians, prosecutors, judges, some media owners but also government-affiliated businessmen have large illegal property and assets created through corruption not only in tax paradise countries but also in EU countries and in the USA. you have all the tools and institutions to detect these assets created through corrupt and criminal means. Their sequestration would serve not only to increase the level of security in the US but also for Albania itself. If you do this, the Albanian people will be even more grateful for your support and contribution to the progress of the Albanian people and Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *