VIDEO / Rama hap Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor: Plan i madh për rimëkëmbjen e ekonomisë në këtë periudhë post-pandemike

J L

Në cilësinë e të “zotit” të shtëpisë, kryeministri Edi Rama ka hapur samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

Rama u shpreh se pjesëmarrja e liderëve të Ballkanit në këtë samit është shenjë e qartë e zbatimit të planit të BE-së dhe tregut të përbashkët rajonal.

Ai theksoi se ky samit është një instrument kyç që do të ndihmojë në rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë për të shkuar drejt rritjes së qëndrueshme.

“Nisim seancën e punës. Faleminderit që pranuar ftesën në një kohë kaq të shkurtër dhe jam i lumtur t’ju uroj mirëseardhjen. Pjesëmarrja juaj është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësi rajonale të zbatimit të planit të BE-së dhe tregut të përbashkët rajonal.

Jam shumë mirënjohës komisionerit të BE që e nisi dhe e promovoi këtë plan të madh si një instrument kyç që do të na ndihmojë të rimëkëmbemi ekonomikisht në një kohë post-pandemike dhe të shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme e të ndërtojmë mbi tranzicionin e gjelbërt dhe digjital”, u shpreh Rama.

Pas hapjes së samitit, takimi vijoi me fjalën e komisionerit europian pa praninë e kamerave.

Komisioneri pak më parë bëri  të ditur se do të diskutojnë për planin ekonomik të rajonit.

“Përpara Samitit të Tiranës me drejtuesit e Ballkanit Perëndimor u takova me Kryeministrin Edi Rama. Sot do të diskutojmë zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve, të paraqitur për rajonin nga Komisioni Europian si dhe shikojmë përpara për në Samitin e Procesit të Berlin me udhëheqësit e rajonit në 5 korrik”, shkruan Várhelyi në rrjetet sociale.

j.l./ dita

Share This Article
6 Comments
  • Media eshte percuese e informacionit ne popull. Media, nuk eshte as parliament e as parti. Mungesa e gazetareve eshte e pa shpegueshme..! Ku shkojme..?!

  • Per mua, media kudo eshte bere pushteti me i urryer; shikoj nje koncert, kameramanet dalin para kengetarit, para valltareve, filmojne per veten e tyre jo per ata qe do ta shikojne koncertit nepermjet televizionit, shikoj nje takim apo mbledhje, kameramanet e gazetaret para personazhve qe duhet te ndiqen nga pamja, pra, jane bere media qe s’ka asgje te perbashket me etiken, estetiken dhe pasqyrimin me pamje te sakte e qarte te asaj qe duhet te paraqiten. Jo vetem kaq; media dhe gazetaret jane bere te padurueshem per publikun si une edhe me lirine e fjales qe s’eshte gje tjeter veçse çthurje njerzore dhe e mendjes ne emer te saj. Jane bere qe nuk i nevojiten kurrekujt se intrigojne, genjejne , interpretojne sipas deshirave, pikpamjeve dhe intereseit te tyre personal. Perfundimisht me mire nje apo dy media e gazeta dhe hiç te tjera. Rremujen e bie te gjithe mùedia dhe gjithe ata gazetare: ku hane dhe nga dalin parate?!! Ne emer te informacionit qe e transmeton shtreber dhe ate qe e lejon ne dukje. Gjithe informacioni deri tani ka futur ne sherr njerezit dersa edhe partite politike jane si armiq me njeri tjetrin. Kujt i sherbejne pervese shkaterrimit?! Ndoshta jam gabim, por mua nuk me sherbejne si qytetar, perveç nje pakice media e gazeta.

    • ca thua mor debili i Dule Ramutit.
      Keta kerma jane aq injorante, sa dhe mendimin me djallezor e ke te lehte tjua kuptosh pa jua lexuar arsyetimin, qe mund ta formulojne me idiotesine me te bollshme qe mund te ekzistoje

      • ….dhe…..idiotesite me te medha i formulon aq bukur ti mirel….. keqardhje qe nuk je edhe vete nje gazetaruc si keta…..

  • Te na e rruaj (roje) Gluha (Glosa) “Pella-Zagare e ketij titulli te artikullit (title of article).
    Rama hap Samitin e Lidereve .
    Plani i Madh per rimekembjen e ekonomise ne kete periudhe post Pandemike.
    Hap nga Open,tape deren open the door.
    Lidere nga Leader
    Plani i Madh nga Plan Mega
    Ekonomise nga Eko-Nomike greq Nomos tis Iqias.
    Periudhe nga Période
    Post Pandemike nga Post angl dhe Pan-Dhemia greq.
    Ku jane ata “historiane” Evropiane qe i konsiderojne (consider) Arnautet “Ilyre” dhe Gluhen (Glosan) e tyre me te “lashten” e botes?
    Po te shikosh programin e Aristotelis Petros qesh me nivelin (level) dhe Idiotesine qe i karakterizon (caractère) keta njethundrake.

  • Zagaret shqupisa le te lehin, procesi i integrimit deri ne anetaresim te plote te Shqiperise ne BE do te eci perpara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *