KPA shkarkon prokurorin Anton Martini, humbet shansin për të qenë pjesë e SPAK. Mos justifikimi i një banese ‘djeg’ prokurorin

Ornela

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka shkarkuar përfundimisht nga detyra, prokurorin Anton Martini, duke i prerë ëndrrën që të jetë pjesë e SPAK. Mos justifikimi i një banesë dhe deklarimi i pasaktë i dhanë fund karrierës karrierës së tij në organin e akuzës.

Ai kishte kaluar shkallën e parë të Vettingut në KPK, por në seancën e sotme, KPA gjykoi se ai nuk justifikonte blerjen e banesës, për pasojë e shkarkoi. Martini nuk ishte i pranishëm sot në seancë.

Kush ishte Anton Martini? Anton Martini e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe është emëruar prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2004. Në vitin 2015, Martini u transferua në Shkodër nga Këshilli i Prokurorisë së kohës, vendim të cilin ai e kontestoi për parregullsi. Në qershor 2018, Martini u rikthye në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Prokurori Anton Martini është renditur i dyti nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme. Barriera e fundit e tij për të marrë emërimin në SPAK,  ishte vettingu, por që nuk e kaloi atë.

 

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
    • Gazetar leshi….

      E kudo neper gazetat online apo te shypurat .. ,, hasen gafa qe te neverisin leximin dhe vete gjuhen tone te bukur..

      Une persobalisht u kam shkruar disa here sidomos atyre te Balkanweb te cilet jane me skandalozet …, dhe qe perdorin vend e vend fjale te huaja qe vrasin veshin …. Bie fjlala nder shume te tjera,,, haset fjala “godine” ndersa duhet te gjeje hapesire perdorimi i fjales shqipe “ndertese!”…. Por md ke flet? Pas disa ditesh te verejtjes sime..,,, Balkanweb si per inat vetem gjate nje dite e perdorte me dhjetera here fjalen “godine” vend e pa vend.

      Redalsia perkatese e Balkanweb e perbere prej individesh jo profesionale dhe te paedukate vijonin ende t’a perdorin edhe kete fjlale sllave “godine”.

      Verejtja ime eshte e mbeshtetur ne normativat e Akademise sone per pastrimin e gjhuhes se shtypit…: une jam me dy laureea (njera pikerisht! Ne gjuhesi) dhe pavaresisht se ketu shpesh komentet e mia i emeroj me pseudonim te ndrydhem prej emrit te vertete, dhe duke u ndjere i shqetesuar per gjendjen aktuale te gjuhes…,, jap keshilla si specialist i gjuhes shqipe, por keta redaktore nuk deshirojne me cinizem te ruajne gjuhen tone …

      • E shkruajta me shume gabine..: shkaku eshte se une perdor nje smartphon Samsug J3 qe duke e patur tastieren “mikroskopike”…, qe me torturon shikimin dhe gishtat ne te shkruar… CFARE TORTURE..
        DO TE NDRYSHOJ CELULARIN !

  • Pse nuk vajti sot?
    Apo filloi edhe ai te merrte raport, si Lul Basha.
    Por Trupi gjykuaes i vleresimit pasurive nuk eshte Fatmira Hajdari, ata i dhane ate qe meritonte.
    Askujt asnje keqardhje. Kush ka vjedhur, flakeni perjashta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *