“Ju betohem në Kishën e Laçit, në tyrben e Dervish Luzhës dhe për kokën e baba Saliut, se shumë shpejt do e fus në burg Edvin Ramën”

redaktor

Nga Viktor Malaj

Botuar në DITA

Pas zgjedhjeve të përgjithëshme parlamentare të 25 prillit në radhët e opozitës politike shqiptare, sidomos të partisë më të madhe opozitare (PD) lindën pakënaqësi, qejfmbetje, zemërime, inate dhe revoltë. Jo pak figura drejtuese, anëtarë dhe simpatizantë të asaj partie kërkuan ndryshimin e udhëheqjes së partisë pasi kjo që kanë sot i ka çuar në pesë humbje rresht dhe, siç duken bathët, seriali nuk ka mbaruar ende.

Në kuadër të analizave për shkaqet e humbjes dhe si pjesë e “garës” brendapartiake, udhëheqësi formal i deritanishëm jo vetëm nuk u dorëhoq, por vazhdon të këmbëngulë në faktin se vetëm ai do ta çojë partinë në fitore, prandaj duhet të vazhdojë të qëndrojë në karrigen ku ndodhet nga viti 2013.

Në “analizën” përmbledhëse të situatës politike, ku bënin pjesë edhe disa figura partiake që nuk mendojnë si ai, udhëheqësi formal (pasi mbi atë realin ra rrufeja e përtej oqeanit) shpalosi gjithë aftësitë e tij analitike, filozofike dhe programore si më poshtë:

Të dashur demokratë dhe demokrate! Të dashur shqiptarë dhe shqiptare kudo që jeni! Ne jemi mbledhur sot këtu jo për të analizuar humbjen në zgjedhjet e 25 prillit 2021 por për të sqaruar krimin elektoral që ndodhi atë ditë, siç ka ndodhur gjithnjë kur ne nuk kemi fituar, si dhe për të vënë përpara përgjegjësisë plitike, ligjore dhe kombëtare bandën kriminale në pushtet që kryesohet nga krimineli Edi Rama…

Vihen re tek-tuk disa buzëqeshje nga delegatët në sallë, pastaj udhëheqësi vazhdon:

Ne nuk kishim përballë një kundërshtar politik, por një regjim kriminal, një diktaturë që përdori bandat, paratë, dhunën, kanosjen, blerjen, shitjen, mashtrimin dhe vrasjen si mjete për të qëndruar në pushtet… Ne kishim dhe kemi përballë mafjen vendase e cila, në bashkëpunim me Mafjen Ndërkombëtare dhe me Grupin e Organizuar Ambasadorial, nuk lënë gur pa lëvizur për të penguar ndryshimin e shumëpritur nga populli shqiptar…

Cilin kërcënuan, dhunuan dhe vranë që t’i dimë konkretisht, sepse deri tani ka pasur vetëm një të vrarë, që e vramë ne?- pyeti dikush nga mesi i sallës, por udhëheqësi vazhdoi me besim të patundur:

Unë mund të pranoj dhe lejoj këtu në partinë tonë çfarëdo mendimi dhe konkluzioni, por nuk mund të pranoj kurrësesi mendimin se ne humbëm dhe kundërshtari fitoi. A e dini ju kush jemi ne? Ne jemi Partia Demokratike, jemi familja politike trashëgimtare e Lëvizjes së Dhjetorit…

Haje more Dreq, se ndodhet midis nesh në këtë sallë ndonjë student i atij dhjetori!- i tha Çelua shokut në krah, por udhëheqësi s’e kapi pëshpëritjen dhe vazhdoi fjalimin e tij:

Ne jemi familja që rrëzuam komunizmin në vitin 1990, 1991, 1992 dhe do ta rrëzojmë përsëri, jemi familja që solli pluralizmin dhe demokracinë. Çdo arritje e Shqipërisë këto tridhjetë vjet ka vetëm vulën tonë dhe asnjë arritje nuk është kryer nën qeverisjen e Partisë Socialiste. Ne kemi fituar dhe do të fitojmë gjithmonë. Ne nuk kemi humbur. Ne dolëm më të fortë, më të bashkuar, u rritëm. Ne jemi shpresa, e vetmja shpresë e shqiptarëve. E kam parë këtë shpresë dhe besim në të gjithë Shqipërinë.

Populli shqiptar ishte i gjithi i gatshëm për ndryshimin e madh. Të gjithë kërkonin të na votonin dhe mezi prisnin rikthimin tonë në pushtet, madje edhe socialistët e ndershëm, si ata të Durrësit që na u bashkuan para ditës së votimit, kanë votuar për ne. Për PS dhe Edi Ramën kanë votuar vetëm oligarkët, njerëzit e krimit dhe njerëzit e pandershëm. Ju e dini shumë mirë se ne kemi një kundërshtar i cili është armiku i egër i demokracisë, armiku i egër i Shqipërisë dhe shqiptarëve....

Liri- demokraci! Poshtë komunizmi!- thirrën një grup delegatesh të ardhur nga provincat, të cilët ndiheshin të mallëngjyer kur kujtonin mitingjet e viteve 1990-1992 gjatë të cilave u vinin flakën dyqaneve, magazinave dhe institucioneve, nga dëshira për demokraci dhe drejtësi. Mirëpo, ata pushuan shpejt sepse udhëheqësi vazhdoi me guxim dhe trimëri t’iu deklaronte çfarë ata pëlqenin më shumë:

Kam dëgjuar që ka njerëz këtu midis nesh që pyesin nëse do të ketë bashkëpunim me Edi Ramën dhe PS. E si mund t’ju shkojë ndërmend një gjë e tillë? Si mund të bashkëpunojmë ne me dhunuesin e zgjedhjeve, me armikun e shqiptarëve, me kriminelët Rama, Balla, Doshi etj.? Si mund të bashkëpunohet me armikun tonë dhe armikun e Shqipërisë?! Ne jemi atdhetarë dhe demokratë. Lufta, dhe jo bashkëpunimi është parimi ynë. Të bashkëpunosh me Ramën dhe shumicën e sotme, e cila, në fakt, është pakicë, është tradhëti kombëtare. Detyrë patriotike është vetëm lufta ndaj tyre, rrëzimi i tyre dhe rikthimi ynë në pushtet

(jo pak prej të pranishmëve iu ngrit zemra peshë dhe ishin gati të fluturonin dhe, madje, rrëmbenin armët pasi sillnin ndërmend detyrat e dikurshme zyrtare kur kishin bërë pasuri pa hesap. Ishte koha e bollëkut, – flisnin me vete ata).

Jo! Kjo s’ka për të ndodhur asnjëherë sa të më keni mua kryetar, prandaj kërkoj mbështetjen dhe votën tuaj edhe për katër vite të tjerë, në mënyrë që t’ia bëjmë gropën këtij regjimi që nuk e do asnjë shqiptar por rri në këmbë me dhunë e terror…

Basha, Basha, Bashaaaa!- thirrën disa vetë nëpër sallë të cilët mezi presin thirrjet për luftë që të ndihen mirë dhe të ngazëllehen pa masë.

A mendoni ju, – vazhdoi udhëhjeqësi, – se Edi Rama është i gëzuar dhe i lumtur sot për fitoren e zgjedhjeve? Kurrësesi jo! Atë s’e zë gjumi nga frika prej nesh. Ai na sheh në ëndërr çdo natë dhe unë ju premtoj se beteja nuk ka mbaruar ende, madje, ajo sapo ka filluar. Ne do ta mundim Ramën dhe regjimin e tij kriminal, do të luftojmë në tokë, në det dhe në ajër kundër tij, në fshatra, qytete, në fushë, në mal. Flakë do ta ndezim Shqipërinë derisa ta shporrim. Ne kemi me vehte zemrat e gjithë shqiptarëve, popullin e 2 marsit, siç ka thënë Presidenti ynë i nderuar dhe i shkarkuar. Ne kemi me vehte gjithë komunitetin ndërkombëtar që na mbështet. Unë ju premtoj ju se do t’i bindim edhe ata aleatë tanët që nuk e dinë akoma çfarë ka ndodhur këtu në 25 prill. Provat janë të gjalla, të bollshme dhe janë aty, por ata nuk i kanë parë akoma.

Ku janë more aman se na plase? Na i trego neve së pari t’i shohim dhe pastaj ndërkombëtarëve, – thirri njëri nga kandidatët për postin e kryetarit.
Udhëheqësi nuk donte t’ia dinte për ca zëra të veçantë, për të cilët i betohej vetes se do ua tregonte mirë sapo të rizgjidhet, prandaj vazhdoi:

Populli ka thënë “Ruaju nga zemërimi i të duruarit”. Koha po skadon me shpejtësi. Fitorja e kësaj beteje që ne do të nisim pas përfundimit të zgjedhjeve do të jetë e shpejtë dhe do të jetë fitorja jonë, sepse ne nuk mund ta humbasim asetin më të vyer që mund të ketë një forcë politike, që është ai momenti magjik kur njerëzit e besojnë që betejën nuk e bëjmë për veten tonë, por për ata. Ashtu siç i kemi bërë të gjitha betejat tona qysh nga viti 1990 e këtej, megjithëse shpesh populli nuk na ka kuptuar sa duhet dhe nuk është treguar mirënjohës ndaj nesh në disa raste.

Faqja e parë DITA, 11 Qershor 2021

Siç e dini dhe siç ua kam thënë disa herë, madje edhe në librin tim “Misioni”, unë kam një mision, madje një mision hyjnor. Mua më ka marrë peng Zoti dhe veprimet e mija burojnë nga vullneti i Tij dhe nuk shprehin interesat e mia. Ky vullnet do të bëhet shpejt realitet dhe ajo që duket si fundi i betejës për Edi Ramën më 25 prill, është fillimi i një makthi që do të përfundojë vetëm me rrëzimin e tij. Dhe jo vetëm kaq, por unë ju betohem në Kishën e Laçit, në tyrben e Dervish Luzhës dhe në kokën e baba Saliut se shpejt, shumë shpejt do të jem kryeministri juaj dhe do t’i fus në burg Edi Ramën, Gjiknurin dhe Ballukun

Edhe Belindën? – pyeti një qejfli nga salla.

Po, po, atë dhe qindra të tjerë që kanë kryer krime gjatë kësaj kohe. Ne jemi si vaksinat e kovidit. Në këto tridhjetë vjet në Shqipëri ka vetëm një forcë politike, e programuar për të rrëzuar regjime (Dhe për t’u rrëzuar vetë, – pëshpëriti një delegat nga jugu). Është ajo që rrëzoi regjimin në vitin 1991 e 1992 – vazhdoi udhëheqësi. (Edhe në 1997, 2013, 2017, 2021, – pëshpëriste me vete sërish delegati nga jugu).

Ne kishim dhe kemi ekipin më të mirë në botë, programin më modern të përgatitur me miqtë tanë perëndimorë, ne kishim ide dhe zgjidhje që s’i ka askush dhe që, me siguri, një ditë, nuk e di kur është ajo ditë, por besoj shumë shpejt, do ta shpëtojmë Shqipërinë, siç e kemi shpëtuar gjithmonë për tridhjetë vjet. Ne jemi po ata dhe e kemi për nder që jemi ata që ishim dhe që do të jemi ata që vërtetë jemi, nxënësit besnikë të shkollës berishiste, shkolla më demokratike dhe atdhetare në botë.

-Pyete një herë zotin Anton të SHBA-së se çfarë thotë për këtë temë, – e ndërpreu me zë të lartë një delegate nga salla.

Ne nuk pyesim as për Tomat e Shqipërisë dhe as për Antonët e Amerikës, – vazhdoi udhëheqësi. – Ata nuk kanë asnjë provë për themeluesin e shkollës tonë politike, morale e demokratike. Kjo është çështje inatesh, qejfmbetjesh dhe lobimesh të kriminelëve Soros e Rama...

Britma histerike në sallë: Poshtë komunizmi! Poshtë Amerika ! Poshtë Blinkja! Rroftë Sali Berisha! Basha kryeministërrrrr!

Të dashur shqiptarë e shqiptare!- vazhdoi më i trimëruar udhëheqësi. – Teksa bije muzgu mbi malet dhe luginat e Shqipërisë, një tjetër hije po avitet në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve, anë e mbanë vendit. Kemi shumë vite që luftojmë për demokracinë. U deshën shumë vite për të rrëzuar regjimin komunist. Unë e fillova këtë luftë qysh kur isha dhjetë vjeç dhe nuk do ta ndaloj asnjëherë. Ky është misioni im dhe unë jam gati të flijohem për të.

Ata ndryshuan Kushtetutën (bashkë me ne! – bërtiti dikush nga salla), dhe Kodin Zgjedhor…. dhjetëra mijëra vota të pavlefshme që ishin tonat (si e vërtetojmë se ishin tonat? – shfryu dikush në rreshtin e parë), miliona euro të hedhura për blerjen më të madhe industriale të votave (ka qenë blerje blegtorale, jo industriale, – ulëriti një mustaqepërç nga fundi i sallës),  përdorën kriminelët dhe bandat (po ti, në fund të ditës së votimeve, na the se votimet ishin të qeta dhe shqiptarët votuan si qytetarë evropianë, – ngeiti supet kryetari i një dege të partisë nga veriu i vendit). Rama vazhdon të bashkëpunojë me përfaqësues të krimit. Ai kandidoi sërish përfaqsuesit e krimit në listat e tij (Pse, ti dhe Berisha në listat e tij bënit pjesë? – pyeti nën zë njëri nga delegatët e zemëruar)…

Mirëpo ne nuk përkulemi, madje dolëm më të fortë, ne patëm një arritje të madhe sepse dolëm sërish të dytët, jo si LSI që u shkërmoq. Meqë ra fjala, i vetmi bashkëpunim që mund të pranohet me Ramën është dërgimi i LSI-së për skrap.

Ne kemi një mision dhe nata që ka rënë sot do të largohet. Dielli do të ngrihet përsëri (A thua?! – pëshpëritën me një zë disa delegatë), shqiptarët po mbajnë të gjithë zi sepse të gjithë prisnin ndryshimin, pra kthimin tonë në pushtet dhe të shikonin mua në karrigen e Kryeministrit. Ndihem keq që ata janë kaq të mërzitur dhe kanë vendosur të mos bëjnë pushime dhe as të shkojnë në plazh këtë verë, sepse ata e dinin shumë mirë se ne nuk luftojmë për vete, por për t’iu rikthyer atyre pushtetin.

Unë jam i vendosur t’ua kthej buzëqeshjen shqiptarëve dhe t’ua ngrij buzëqeshjen Edi Ramës dhe bandës së tij, siç na ka mësuar aseti i madh kombëtar Sali Berisha. Demokracia do të fitojë. Shqipëria do të fitojë. Askujt të mos i shkojë ndërmend se ne do ta pranojmë rezultatin e 25 prillit, masakrën më të madhe zgjedhore në historinë e Shqipërisë. Tani që krimin e kemi përcaktuar dhe provuar, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të dalim nëpër Shqipëri dhe të mbledhim provat me të cilat do të gozhdojmë Ramën dhe do të bindim partnerët tanë ndërkombëtarë.

– Provat nuk pranohen pasi vendimi jepet dhe merr formë të prerë, z. kryetar, – tha duke u ngritur në këmbë njëri nga juristët e partisë. Udhëheqësi ngriti kokën ta shihte kush foli, dhe vazhdoi:

Neve nuk na mposht pushteti i lidhur me krimin, siç ka thënë gjyqtari italian Paolo Borselino, se “Krimi dhe politika ushtrojnë kontrollin mbi të njëjtën hapësirë”. (Ke qenë me fat që s’i ra shorti atij të të gjykonte për korrupsionin në Rrugën e Kombit, – pëshpëriti me drojtje një delegat i Kukësit, i cili s’ia kishte idenë për kë bëhej fjalë).

Edhe një herë, – vazhdoi udhëheqësi, – ju bëj thirrje të dashur demokratë e demokrate, të më rivotoni mua për kryetar partie, pasi unë jam Ati dhe Biri, jam shpëtimtari i vetëm i partisë dhe i Shqipërisë.

Ndërsa një grup delegatësh tundnin kokat dhe qeshnin me shpoti, shumica e të pranishmëve shpërtheu në duartrokitje dhe thirrje: Poshtë komunizmi! Basha! Basha! Rroftë Sali Berisha! Udhëheqësi dhuroi buzëqeshje pa hesap dhe thirri fort: Zoti e bekoftë Shqipërinë! Rroftë Zoti! Kur pushuan thirrjet dhe pasthirrmat, një delegat kokoroç ngriti dorën nga mesi i sallës dhe, pa iu dhënë leje akoma, pyeti:

– ‘Zotni udhëheqës, për të ditur të vërtetën dhe për t’u bindur për votën time, kam nevojë të di dy gjëra: A i kanë firmosur të gjithë përfaqësuesit tanë në qendrat dhe komisionet zgjedhore procesverbalet e votimit? A ka ndonjë grup vëzhguesish të huaj apo ndonjë qeveri në botë që s’i ka njohur zgjedhjet e 25 prillit 2021? Kaq më nevojitet, ndërsa “muzikën” që dëgjova tash tri orë e kam dëgjuar pandalshëm për tridhjetë vjet. Është një muzikë pa ritëm, një lloj muzike funebre që ne ua premtojmë kundërshtarëve politikë dhe ia luajmë vetes…”

Delegati që tha këto fjalë, vuri kapelën në kokë dhe doli jashtë pa pritur përgjigje, sepse përgjigjen e dinin të gjithë ata që ishin aty dhe ata që ishin jashtë sallës.

Udhëheqësi ndihej i sigurt se nuk do të largohej nga karrigia edhe katër vjet, ashtu siç e dinte shumë mirë se karrigen tjetër të dëshiruar në Kryeministri, zor se do ta prekte ndonjëherë me dorë. Kësmet! Kësmet! – tha me vete dhe u nis të dilte jashtë.

 

Share This Article
12 Comments
    • Po mire more Lulushe si nuk ke pak burreri dhe te qerohesh nga PD more legen qe nuk ka pike cipe dhe te ule koken e te lere PD te krijoje nje opozite te vertete qe te mos i beje fresk Rames dhe te na mbetet ne pushtet per sa te kete jete , jo se PD do te beje ndonje te mire ketij populli se e ka treguar me Salen e Lulushen , por te pakten te kete nje opozite reale uroj me Z Shehaj ne krye qe te sjelle nje fryme te re

  • Kz surrat pirdhamidë ka në grupin parlamentar 66 shkenctarë 666 gomare , 6666 tradhetarë dhe 66666 shpellare prehistorik plus 6 memeca me kete lukuni kz te rruan trapin esell

  • Z. Viktor ! Analizes tuaj te mrekulluesh-
    me, une personalisht nuk do t’i shtoja
    asgje ….,.Vecse kam nje merak te madh : Ne artikujt tuaj flitet gjithemone
    per nje PD ?! Me kete term (PD) nuk
    biem dakort : Vertete PD u karakterizue
    si Parti ne vitet 90-te por ajo ka pushuar
    se qenuri si e tille ! Ajo eshte shndrruar
    ne nje bande ne mbrojtje te nje individi
    dhe families se tij: Sali Berishes ! Pran-
    daj katalogimi i saj si Parti ma do men-
    dja eshte i gabuar ! Sinjalin e pare ne keto momente e ka dhene Aleati yne i
    madh: SHBA duke i shpallur kreun krye
    sor te kesaj te ashtuquajture PD, Sali
    Berishen person “Non Grata”, sebashku
    me soj e sorollopin e tij duke u ndaluar
    perjetesisht Byrnes ne SHBA ! Edhe Lulushi qe eshte vetem “de jure” kryetar
    I kesaj bande ne rreze te veshit e ka !
    Nuk do vonoi qe edhe Ai,familjarisht, te
    shpallet persona “Non Grata” nga DASH-i ! Logjika ta do se kur kreret kryesore te nje partie “dekapitohen” au-
    tomatikisht kjo apo ajo parti duhet te
    shkrumbohet dhe mbi hirin e saj te ngri-
    het nje parti e re e reformuar ! Por banda e Saliut dhe Lulushit nuk kerkoj-
    ne reformim por vazhdimesi ne rrugen e thepisur te Plakut Mere : Rezultati kjo
    bande po shkon drejt gremìnes ! Te mbrosh Saliun dhe Ilir Meten sot do te
    thote te mos kesh asnje “neuron” politik
    Shpreh bindjen se do vije nje dite kur
    edhe PPE do ta perjashtojne kete bande saliste nga gjiri i tyre sepse deri tani edhe jane mashtrur nga propagan- da e mediat shqiptare duke e konside-
    ruar kete bande :PARTI ……!!!!

  • Tash qe ka ba be…. e sigurte fotot ja e PD

    Asht dashte me ba bene kahere dhe fitorja vinte menjehere…..
    Sdi pas thone… Basha genjen edhe po ta pyesesh sa eshte ora

  • Kujtese per shqupisat ndyresira: Sa me shume qe mbani Bashe klloun shalngjiturin ne krye te PeDe-rave aq me shume i ngrini koken “atij te gjatit”

  • Te futet ne burg Edi Rama? Mos…tani qe jemi prane rrumbullakosjes se Borxhit Publik me 3 shifra! Do mbetemi pa u perfaqesuar dhe te tryeza e Minishengenit Ballkanik.
    Me Ramen do vazhdojme deri kur te dale ndonje Yll Buf e te thote “Kemi edhe 6 dite buke”…

  • Akoma vazhdojme me “DUM BABEN”.Ne cdo kohe duhen reforma e ndryshime tek PD-ja vazhdon e njejta muzike. Per sa kohe qe nuk do te mesojne muzike tjeter(kerkohen analiza) do te qendrojne pas deres per tu bere te paret.Me Bashen PD-ja s’ka asnje shans.

  • Gjithekund opozitat kane vetem nje qellim, ti shkurtojne ditet ne pushtet qeveriseperballe.
    Por ketu ne Shqiperi kemi nevoje per nje opozite qe te brohorase per qeverine Rama se helbete, nuk ka asnje arsye mos ta presim deri sa te Rilinde. Aq sa pritem dhe Socializmin, pra nja 47 vjet .

  • Ky Robin Hudi te arrestoje veten e tij, Saline dhe te gjithe te korruptuarit e tjere me dosje ne Listen e PD-se. Duhet te beje shembull veten, se i ka dosjet plot. Po, dava mashtruesi. Ska kishe e dervish ta mbroje kete vemje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *