Nga Sevo Tarifa
Në retorikat e shumta të Lulëzim Bashës gjatë fushatës së zgjedhjeve, më vriste veshin fraza “Në tetë vjet Edi Rama nuk bëri asgjë”! Një fjalë e vetme është kjo, por treon shumë, është subjektive, e pabesueshme. Janë mijëra e mijëra sy që kanë parë e shohin, vesh që dëgjojnë dhe mendje që gjykojnë e këtë nuk e thonë kaq prerë, në mënyrë aq absolute, me kaq kompetence, me kaq siguri, me kaq “vërtetësi”, sikur të kishte bërë një “studim shkencor. Po nuk është kjo arsyeja që më shtyn për këtë shkrim, është prolemi se fjala “asgjë” bie erë nihilizëm, sëmundje që karakterizon përherë në praktikë Partinë Demokratike. Le ta shtrjmë këtë nihilizëm në katër çështje të njohura, të cilat kanë për bosht nihilizmin:
E para, Mohimi i L ANÇ, me “teorinë” e “Luftës Civile”?! Luftërat, pavarësisht nga qëllimi dhe karakteri i tyre, të gjitha ngjyrosen me të kuqen e gjakut. “Askush nuk lufton në betejë me aq shpirt të paepur, sa ai që lufton për atdheun e vet. (Demosteni). Po LANÇ çfarë ishte? Përgjigjja e kësaj pyetjeje është një vijë e kuqe ndarëse midis të majtëve e të djathtëve. Në vendin tonë nuk kishte luftë civile, por kishte luftë kundër fashizmit pëër Çlirimin e vendit. Luftëra civile nuk bëhen kur vendi është i pushtuar, por bëhen pasi ikën pushtuesi, ku palët kërkojnë të marrin pushtetin.
Luftërat civile janë zhvilluar: në Amerikë, ku luftoi Jugu kundër Veriut, por në atë kohë atje nuk kishte pushtues. Jugu ishte pro skllavërisë së njerëzve me ngjyrë. Ndërsa Veriu ishte me Linkoinin e, më parë, me Xhorxh Uashingtonin dhe luftoi për heqjen e skllavërisë. Në Greqi, pasi iku pushtuesi, ata donin të ndanin pushtetin. Në Rusi midis Ushtrisë së Kuqe dhe Bjellogardistëve. Te ne, kush e konsideron Luftën çlirimtare “luftë civile”, ai mohon një të vërtetë të madhe- luftën me armë të 70 mijë partizanëve me parullën “Vdekje fashizmit-Liri popullit”; mohon këngët e luftës, që u ngritën në zjarrin e saj dhe gjëmonin në male e në qytete, nën hundën e pushtuesve e veglave të tij vendës. Lufta është luftë. Nuk mund t’u thuhesh ballistëve, që ishin në një llogore me gjermanë: ikni andej, veçohuni nga nazistët se ne do luftojmë kundër tyre e ata vazhdonin si kolaboracionistë, predha partizane shkonte në mish të pushtuesit e të ballistit. “Morali i çdo politike fillon me respektin për luftën dhe kjo do të thotë me respektin për permendoret”. (Klinton) LANÇ është Përmendorja më madhështore e popullit shqiptar.
E dyta, mohimi i LANÇ, është mohim i gjakut të dëshmorëve, që ranë në emër të Atdheut. Nga mohimi i këtij gjaku burojnë qëndrime e veprime thellësisht antiatdhetare, antinjerëzore e antishqiptare ndaj luftëtarëve të lirisë e të udhëheqësave të Luftës. A nuk e tregojnë këtë zhvarrimi natën i komandantëve dhe i komisarëve që udhëhoqën Luftën, madje u quajtën kriminelë?! Përpjekjet për të ndaluar homazhet në varrezat e dëshmorëve më 5 Maj, në fillimet e pluralizmit? Prishja e muzeve të luftës në fshatra, duke përdhosur historinë e popullit në breza? Heqja e emrave të dëshmorëve nga shkollat dhe zëvendësimi i tyre me emra të tjerë që s’e meritojnë?”. Zhdukja e lapidareve kushtuar luftëtarëve të lirisë, që “dhanë jetën si me le”?
Nuk ka ndodhur në ndonjë vend jetër, që të bëhet spostimi i busteve dhe i monumente të Heronjve të Popullit, siç në Shkodër, nën pretekstin e zbukurimit të qytetit? Heqja e shpërblimit të familjeve të dëshmorëve?! Përpjekjet që bëhen jo një herë për zhdukjen e 29 Nëntorit, Data historike e Çlirimit të vendit në rrugë shtetërore i ngjarjeve dhe i datave madhore të LANÇ? Çarmatosja e veteranëve, duke u marrë edhe reliket, që i mbanin me leje, të cilat i kishin kujtim nga Lufta, për trimëri të treguar duke mos pyetur për sakrifica dhe jetën e tyre në çlirimin e vendit? Dekorimet e balistëve e të diversantëve të dërguar në Shqipëri, të cilët përgatiteshin e pagueshin për rrëzimin e pushtetit popullor; përpjkekt për të quajtur dëshmorin “kriminel” e kriminelin “dëshmor”?! Faktet që janë nderuar nga pushteti demokratikas krerë të reaksionit, të cilët kanë vrarë djem e vajza, bij të popullit dhe janë mburrur e kapardisur duke folur në ekranin e televizionit e duke u ngritur monumente?!
Pse mohohet e nuk pohohet heroizmi i partizanëve dhe i veprimtarëve ilegalë të terrenit, që luftonin me “qefinë në kokë” për Çlirimin e vendit? Kush kërkon ta mbulojë këtë të vërtetë? Kështu flasin ata që humbën luftën dhe pinjollët e tyre, ata që nuk hodhën asnjë fishek kundër pushtuesve, por e zbrazën pushkën kundër partizanëve dhe njerëzve antifashistë e vetquhen “fitimtarë”, “atdhetarë”. Njerëz të tillë përpiqen të pushtojnë mendje e zemra të të tjerëve, nga të cilët ka që “e dredhin”, që shkojnë nga fryn era, nga një parti më tjrtrën dhe bashkohen me ta. Por mund të gënjejnë disa njerëz pa taban, kurrë një popull të tërë!
I pyesim këta zotërinj “politikanë”, që e heqin veten “atdhetarë”, “demokratë” e “antikomunistë”: Na tregoni se në cilat vende demokratike të botës kanë ndodhur veprime të tilla të ulëta si tek ne? Ka një dhe vetëm një të vërtetë: Lufta jonë është Antifashiste Nacionalçlirimtare! “E vërteta është si dielli, edhe po ta fshehin retë, do të dalë përsëri”.
E treta, mohimi i traditave të mira e të bukura të Luftës, të cilat janë si lulet që kanë mbirë natyrshëm ose janë mbjellë nga dora e njeriut në Tokën Mëmë. .“Sa më shumë rriten lulet drejt diellit, aq më thellë shkojnë rrënjët e tyre në tokën ku rriten”. T’i njohësh e t’u shërbesh këtyre luleve, rriten e shkojnë përpjetë drejt diellit! Të tilla janë edhe traditat tona luftarako-atdhetare të popullit, në mes të të cilave edhe ato të LANÇ, të cilat përbëjnë një thesar të madh, një fontë të artë, të pazëvendësueshëm.
Esenca e traditave partizane përbëhet nga zakone e virtyte të larta politiko-morale të luftës, të jetës e të marrëdhënieve midis luftëtarëve të lirisë. Vlerësimi, pohimi dhe përkujtimi i këtyre traditave, u shërben edukimit patriotik të brezave. Përçmimi apo mohimi i tyre bën të kundërtën: cënon traditat dhe idealet patriotike e përparimtare.
Si të mos pohohet, por të mohohet krenaria e ligjshme e luftëtarëve partizanë çlirimtarë, të cilëve u vritej shoku në krah dhe ata rrezikonin kokën e vet për të mos e lënë trupin e dëshmorit të bjerë në dorën e armikut? Si të mos pohojmë për ata luftëtarë të lirisë, të cilëve u plagosej shoku dhe grisnin këmishën e trupit të tyre për t’i lidhur plagën që t’i ndalonin gjakun e ta shpëtonin nga vdekja e sigurtë?
Si të mos pohojmë për ata partizanë, të cilët strehoheshin në vatrat e popullit dhe nuk kërkonin pula të pjekura si ballistët, por hanin atë që kishte populli fukara: “bukë, kripë e zemër”? Për mikpritjen e popullit, që ndërsa burri apo gruaja kur shkonte luftëtari, po të kishte therte dhinë e vetme ose qengjin dhe mikut i jepte bishtin, armikut gishtin; për partizanin bëhej byreku, kurse për armikun ishte dyfeku; që nusja e stëpisë hapte sepetin e saj dhe nerrte çarapet e reja të nuaërisë që i kihte qëndisur vetë me lule ngjyra-ngjyra në kohën e vajzërisë, të cilat ia jepte shoqes partizane, se e shihte që çarapet e saj i kishte të grisura; që plaku e shihte paizanin me këpucë të grisura dhe nxirrte nga këmbët potinat e tij dhe ia dhuronte duke i thënë: “Merri se ti je maleve e unë rri në shtëpi e jam plak e s’kam ku me shkue”!
Si të mos pohojmë për partizanët, që kalonin arave të mbjella nga fshatarët, por nuk shkelnin asgjë me këmbë e të dëmtonin prodhimet, apo për gjestin e tyre, që megjithëse ishin të uritur e të etur, kalonin nën pjergullat e rrushit ose pranë mollëve dhe nuk zgjatnin dorën për të marrë një kokërr? Si të mos pohojmë për atë vendosmëri e trimëri të mbi 28 partizanëve e të aktivistëve atdhetarë, që litarin armik në grykë e pranonin, ose e vënin vetë në fyt si “trembëdhjetë bilbilenjtë” dhe atdheun e shokët nuk i tradhtonin?! Si mund të mohohet vepra heroike e 5 vajzave shqiptare të varura në litar, nga 6 që janë varur gjithsejt në Europë? A nuk duhen pohuar ajo jetë e thjeshtë dhe ai solidaritet shembullor i luftëtarëve të lirisë, që pagurin me ujë e kalonin dorë më dorë për të shuar etjen e shokëve të skuadrës? Apo kur një cigare e kalonin buzë më buzë dhe duhani thithej nga pak prej gjithë skuadrës? Ose gjesti bujar i atyre partizanëve, që kur familja u dërgonte ndonjë pako të vogël me ushqime e ata e ndanin me shokët e skuadrës, nga pak e të gjithë? Ç’solidaritet, bujari, fisnikëri!
Si të mos pohohen, por të mohohen ato marrëdhënie model të sinqerta e të ndershme midis shokëve e shoqeve partizane, që ishin si motra e vëllezër? Për ato 250 shoqe dëshmore, midis të cilave e 24 Heroina të Popullit ?! Për atë trimëri të madhe e sakrificë të lartë deri dhe të pionierëve debatikas, 60 nga të cilët ranë dëshmorë?! Mohimi i këtyre cilësive e traditave atdhetare e njerëzore bëhet copë e thërrime përpara pohimit të të vërtetave. Ja pse për dëshmorët ka një mal me këngë. Dhe populli flet: “gjakun e dëshmorëve s’ka diell që e than, s’ka shi që e shplan, s’ka breshër që e shpërndan, s’ka forcë që e mohon”!
E katërta, mohimi i djersës për Rindërtimin dhe Ndërtimin e Shqipërisë së re. Idenë e hodhi i pari Enver Hoxha në Kongresin e Parë të Rinië në Helmës në gustin e vitit 1944. Ç’dodh te ne? Kaluam një periudhë 45 vjeçare socialiste. A ka gjëra të mira e të bukura kjo periudhë, të cilat duhen pohuar me krenari që të përfitohet prej tyre e jo të mohohen? Brezat e kohës i kanë parë me sy të mirat e të këqijat e atyre viteve dhe s’ka më mirë se ata për të thënë të vërtetën. Ndërsa brezat më të rinj, që s’i kanë jetuar ata vite, nuk i kanë parë, por i mësojnë duke dëgjuar nga paraardhësit e tyre.
Do të mjaftoheshim të kujtojmë vargun e veprave të pesëvjeçarëve: Vetëm në pesëvjeçarin e tretë (1961-1965) u ndërtuan dhe u vunë në shfrytëzim 430 vepra. Në planin e katërt pesëvjeçar u ndërtuan dhe u vunë në shfrytëzim 200 të tjera. Të gjitha me djersën e popullit. Po ç’u bënë këto vepra? Pse nuk janë edhe sot? U shkatërruan në këtë tranzicion të zgjatur, nën moton “Janë të komunizmit, ne do t’i ndërtojmë më të mira”! Teoria “do ta fillojmë nga zeroja”, e “çekut të bardhë” e të tjera, ishin përralla. Sot nuk i sheh më ato që u shkatërruan, pa le të shohësh “të reja”.
Kalon drejt varrezave të Sharrës, kthen kokën majtas dhe nuk sheh Uzinën “Enver”, as Ndërmarrjen e Zdrukthtarisë “Misto Mame” e të tjera. Shko më poshtë dhe kthe kokën djathtas ku ishte Kombinati ushqimor dhe gjigandi i Tekstileve. Vetëm në këtë të fundit punonin rreth 6 mijë veta, shumica gra e vajza si flutura e punëtore si bleta, ku të kënaqej syri e takoheshe me njerëz të pararojës, të shikoje lule e pastërti, kulturë gjithanej, ndërsa sot e sheh të shkatërruar, siç thuhet shpesh, si “vende dhe popuj”! Kështu u katandisën dhe qindra fabrika e uzina të tjera, të cilat u shkatërruan, që të nesërmen u blenë fare lirë nga vetë pushtetarët demokratikas dhe njerëzit e tyre! “Do të dënohesha si njeri i keq po t’i mohoja atdheut diçka të drejtë e të ndershme që ai kërkon prej meje”. (M. Barleti)
Si të mos pohojmë ato aksione të mëdha kombëtare të rinisë, si rruga Kukës-Peshkopi, hekurudhat e para, shigjeta e kuqe të të cilave u shënua për herë të parë në hartën e Shqipërisë, se ishim i vetmi vend në Europë pa rrugë të hekurta? Si të mos pohojmë atë punë kolosale që u bë në Bregdet për tarracimin e kodrave dhe mbjelljen e tyre me portokalle, mandarina e limonë, por që u prishën, u zhdukën?! Tiranasve u kujtohet ajo punë e madhe që u krye për ndërtimin e Liqenit artificial e Parkun Kombëtar rreth tij, apo ajo punë të madhe vullnetare që zhvillohej rreth pallateve në lagje për pastrim a mbjellje pemësh?Atë varg të gjatë të aksioneve vendore, që u kryen nëpër rrethe? Ato dhjetë aksione që u realizuan brenda dhjetë ditëve për nder të 10 Korrikut, ditës së Ushtrisë Popullore, në fshatin Hoshtevë të Zagories në Gjirokastrës, të cilat nuk janë më? Atë entuziazëm, gjallëri e dinamizëm të rinisë në fshat fill pas Çlirimit, që mbillnin grurë e misër edhe në arat e familjeve pa krahë pune ose që bijtë e tyre kishin rënë dëshmorë apo kryenin shërbimin ushtarak?
Po atë punë të madhe lavdëruese të njerëzve, të rinisë e të pionierëve, të cilët luftonin deri dhe kundër karkalecit, i cili kishte sulmuar prodhimet bujqësore, në kohën që buka ishte me triska, 400 gramë ditën për njeri? Punën masive në muajt e pyllëzimit, në çpyllëzime e krijimin e tarracave, deri në fitoren e madhe, sigurimin e bukës në vend? Krijimin e ambulancave, çerdheve e kopshteve në fshat, të cilat më vonë vandalët do t’i zhduknin pa nam e pa nishan? Ato qindra e mijëra vajza, që dilnin nga turni i tretë i natës në qytete dhe shkonin në rrugë e në rrugica, pa frikë se dikush do t’u dilte përpara e do t’i ngacmonte e provokonte? Njerëzit që kalonin me para në xhep dhe askush nuk i rrezikonte?
Ose si janë shkatërruar pyje të tëra, mushkëritë e qyteteve dhe të fshatrave. Me pak fjalë le t’ia lëmë ta thotë poezia me autor Veledin Abazin, botuar në gazetën “Kuçi i Labërisë”, qershor 2010 : “Këtu mali qan për pyje,Këtu zogu qan për pemë, Këtu dhija s’gjen një hije, Dhe gjahtari s’gjen prenë. S’bie erë trëndelinë. Nuk çel lulja në korie, Zjarri përvëlon e grin, Zjarri bëhet zot shtëpie. Këtu goja ka një kyç. Këtu syri është verbuar, Këtu komandon një Hiç, Aga me kamxhik në duar”.
E sa e sa arritje të tjera, të cilat të vjen keq që nuk pohohen, por mohohen, se qenkan “të kohës së komunizmit”, madje flitet edhe kundër tyre! Jo, të gjitha veprat e ndërtuara në periudhën e socializmit kanë firmën “Populli”, e “Rinia”! Janë realizuar me mendjen dhe djersën e tyre dhe s’ka pse të mohohen. Është krenari e ligjëshme dhe gëzim i madh të pohohen. Të kujtosh e të mësosh nga të mirat e së kaluarës,-kjo i shërben zhvillimit të vendit, edukimit të njerëzve, sidomos të brezave të rinj, që të mos e hanë “sapunin për djath”, “gjarprin për ngjalë”, “helmin për mjaltë”, karamelen për drogë,bombën për mollë, armën për stilograf, sikur në 45 vjet nuk qenka bërë asgjë në Shqipëri!
Mohimi i të mirave është gënjeshtër. “Të gënjesh do të thotë të mohosh vetveten” (Balzak) Një amerikan shkruan se “janë politikanë të dobët ata që e dredhin”. Një grek shprehet: “Njeriu gënjen dy herë: një herë kur martohet duke zbukuruar biografinë dhe një herë në zgjedhje që të sigurojë votat”. Përfytyroni deputetë, të cilët për t’u zgjedhur, bëjnë premtime: “Do keni 24 orë ujë”, “energji elektrike të pandërprerë”. “menjëherë asfaltimin e rrugës”, madje njëri u zotua për të ndërtuar edhe urën, kur ai fshat s’kishte lumë! Po ç’ndodh pastaj? Deputeti zgjidhet dhe nuk kujdeset të mbajë fjalën për ato që ka thënë, “harron” të realizojë premtimet e bëra. Pra, dashur pa dashur gënjen. Por të gënjesh do të thotë të mohosh veten. Mohon ato që vetë ke pohuar. Kur mohon ato që vetë ke pohuar, ke cënuar edhe krenarinë tënde, personalitetin tënd, ke krijuar një imazh tjetër, nuk ke dëmtuar vetëm elektoratin, por ke humbur edhe vetë moralisht, e pëson autoriteti yt. Ndaj thuhet se “krenaria e njeriut qëndron në dy cilësi: në ndershmërinë dhe sinqeritetin”. Baltën, e cila “është më e ëmbël se mjalta”, ta lëmë siç është, siç na e ka dhuruar natyra, pa e ngjyrosur, pa u përpjekur për të sajuar shigjeta ndaj kundërtshtarëve politikë. “I pavdekshëm është edhe guri, por natyra tru s’i a vuri”. Njeriu me mend, duhet ta kuptojë se një ditë balta do t’i duhet të gjithve, në dy metro vend.
Nga të gjitha këto, mund të arrijmë në tre përfundime kryesore:
Së pari, nihilisti është i njëanshëm, të badhën e bën të zezë, mohon dhe s’pohon, është genjeshtar. S’thotë të vërtetyën. E vërteta e verbon. Nuk pyet se në cilën parti je, i majtë apo i djathtë“E vërteta sado e hidhur të jetë, është shumë më e mirë se mashtrimi i ëmbël”. (V. Belinski) E mira është arsyetimi dhe paanësia, sepse “Arsyeja dhe paanësia janë dy bazat e para të politikës”. (Napoleoni) Debati është pozitiv, por kur zhvillohet përballë, jo me korespondencë, kini parasysh këshllën: “Ejani, edhe në mos rënçim në marrëveshje, të paktën të mos biem në kontradikta, ose çështjet dhe dallimet mes nesh të mos i zmadhojmë”. Gënjeshtra është ferra, që mbin pa mundim te dera. Ajo s’gjen rehat, se e ndjek e vërteta nga pas, me vrap! Nga e kaluara duhet marrë jo hiri, por zjarri”. Të parët me sy kritik i dobësive, i të metave të djeshme e të sotme është normale, por jo e mjafueshme. Kjo është njëra anë. Ana tjetër më e rëndësishme është: jo vetëm të mohosh, por të përfitosh, nga gabimet e së kaluarës; të korrigjosh, të reflektosh nga arti i drejtimit të paraardhësve; me modesti të mxjerrësh mësime nga pësimet. Këtë e kërkon dinamika e zhvillimit, e ecjes përpara, e progresit.
Së dyti, nnihilistët nuk e shohin zhvillimin në të gjithë dimensionet, por shohin vetëm minuset e tij, shohin me syza të zeza, nxijnë çdo gjë. Do të tregohesh i drejtë? Të meta duhen godiur, të mirat duhen ujitur. Njollos të bardhën e kundërshtarit, por më parë njollos veten. Kush baltos të tjerët, baltos dhe veten. “Balta është njëlloj për të gjithë, pranon të bukurit dhe të shëmtuarit, hesht për budallenjtë, rënkon për të zgjuarit”.
Së treti, nëse je ekstremist, vetpërmbahu, “vetëpërmbajtja është peshorja e zemrës dhe e mendjes”. Mos ji i rrëmbyer, i ashpër, i egër, nervoz. Kur goja kalon kufirin, dëmin e paguan mendja. Ekstremistit i flet gjuha para mendjes. Por “të flasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë”. Edhe kur grinden dy kundërshtarë politikë, ka raste që bëhen armiq me njëri-tjetrin. Kësaj i thonë Të mirën pohoje, të keqen mohoje. “Kur dëgjoj ndonjë fjalë të ligë për ndonjë njeri, më ngulen gjemba në zemër, kur dëgjoj fjalë të mira për ndonjërin, ndjej një kënaqësi të ngjashme me aromën e luleve më të bukura”.

Shkruar me qartesi. E ndjen cdo fjale qe thote.
Lufta Nacional Clirimtare nuk mund te hidhet poshte.
Askush nuk e dinte kur luftonte okupatorin se Enveri, keshilltaret e misionaret prane tij e donin te gjithe pushtetin per vehten e tyre.
Se kjo do kerkonte te futej koncepti i luftes se klasave, qe populli te ndahej ne te mire e te keqij, ne djaj dhe shenjtore.
Kjo gjeneroj edhe mekatin fillestar, rishperndarjen e pasurise, shtetezimet totale, marjen e shtepive dhe flakjen ne rruge te njerezve qe kishin mare ne pune te pakten dy punon i kishin pire gjakun popullit.
U krijua mekanizmi qe ata qe perfituan te jene te frikesuar se mund ti humbasin te gjitha per shkak te armikut te klases. Pra bjeri “te ligjeve” ne se do vehten dhe familien tende. Se partia eshte me ty. Ti do jesh drejtori i ndermarjes, i fabrikes, kryetari i koperatives ….edhe po te keshe vetem shkollen fillore e te mos dishe ndonje gje se partia do te edukoje. Ki besim tek vehtja se partia eshte me ty.
Filloi me triska, se sapo lufta kishte mbaruar dhe perfudoj me tallona e me stomak bosh. Zoti Seo, tani pas shume vitesh qe i ke menduar me mijra here se cfare ka ndodhur, po te kishe qene ti ne vend te Enver Hoxhes, si do kishe vepruar.
Jam dakord me ju se lufta Nacional Clirimtare nuk mund te hidhet poshte e do respektohet e nderohet gjithmone,
por a do te denohen nga pikpamja morale ato qe permeda me lart. Cili eshte qendrimi tend personal?
A ka njerez sot qe besojne se te gjithe ata qe kane arritur suksese ne fusha te ndryshme e kane arritur me dredhi, vjedhje, me kontribute tek partite e ndryshme qe kane qene ne pushtet?
A ka mendime qe atyre duhet ti meret pasuria se ato qe kane fituar i perkiste popullit ?
PO te jete keshtu, a eshte ky lloj konceptime ne nje fare menyre i ngjashem me bindjet para 75 vitesh se ato i kane pire gjakun popullit?
Kur nga historia nuk nxirren mesime, historia mund te perseritet ne forma te tjera por duke ruajtur tiparet esenciale.
Ju lutem jepni mendimet e juaja.
I nderuar i te nderuarve Pr krye veterani Sevo Tarife, Ditet tu befshin vite,sa po kontribon me PENEN tende MELHEM Komanduar ajo MENDIE-gjeniu-per hallet e popullit tone,me c’po perjeton,pas viteve,qe deshem te vinim VETULLA na nxoren syte,antiatdhetaret. E lexofte dhe e rilexofte plejada e sotme ne PUSHTET e u koregjofshin deri KRIMET masive bere,Popullit dhe vendit tone; PERLE e Ballkanit-Perendimor…
VO. Punime te mbara Kongresit te PS.sa PD.qe, te bejne cdihet bere per atdheun..Jo te hane kokat..kreret. Deviza:*OPOZITARE po VELLEZER-te sundoje!
Me shume konsiderate,i ralli NJERI Sevo Tarifa, ju lexova e, si*TRINITRINA* jua shprendava *Pasuesve Veterane*qe JU *idhull*- ju kane!
Nga Toronto me Ju dhe Atdheun jetojme!
*Pasuesi Veteran*;
Guri Naimit-me mbi 80 te RINJ prane!