Mjerë SHKODRA! Lëngata e një qyteti të zaptuar që dikur shkëlqente. Mjaft më me shfajësimin se fajin e ka regjimi i Enver Hoxhës!

redaktor

Nga Mendim Shkreli

Botuar në DITA

Thuajse një shekull më parë, në zgjedhjet parlamentare që do të bëheshin në Shqipëri, kishte lindur problemi i delegimit të shqiptarëve që jetonin, si quhej aso kohe, të përtej Drinit, pra, për shqiptarët e Kosovës, që do të përfaqësonin në Kuvendin e Shqipërisë ato treva.

Ishte fjala për personalitete të rëndësishme kombëtare, si Bajram Curri, Hasan Prishtina, Bedri Peja, Hoxhë Kadria, që ishte edhe kryetari i Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës dhe, më pas, do të ishte ministri i parë i drejtësisë në Kuvendin e Lushnjës, Hysni Curri, që më vonë do të jetë deputet i Parlamentit të vitit 1946 etj.
Çfarë do të bëhej me to? Si do të mund të zgjidheshin? Dhe ishte menduar se në disa nga qytetet e njohura në veriun e Shqipërisë apo krahina luftëtarësh të bëhej edhe kandidimi i tyre.

Shkodrës i propozuan Bajram Currin. Një figurë e njohur, që kishte lidhje të vazhdueshme me Shkodrën. Megjithatë, paria e Shkodrës i dërgoi fjalë Këshillit Kombëtar që u kishte propozuar se “nderimet më të mëdha për Bajram Currin, e kemi mik zemre dhe shtëpitë e zemrat tona janë hapun për të, por, për deputetë, kemi bijtë tanë, fiset tona dhe njerëzit tanë”.

Zgjidhja pastaj erdhi ndryshe, përmes një vendimi të veçantë, që i lejonte të ishin pjesë e Parlamentit të vjetër.
Më është kujtuar kjo gjë dhe kam ndjerë dhimbje për Shkodrën e tashme. Përse?

Disa ditë më parë ndodhi një vrasje mafioze në një vend që quhet Livadhe, ku dikur, zotnit e Shkodrës ndërtonin foljetat e tyre (foljetë është vendi i ngritur si pritë për të gjuajtur zogj), dhe tani, po ndodhin disa vrasje të njëpasnjëshme. Vrasja e tanishme, do të doja, por nuk do të jetë e fundit.
Gruaja e të vrarit, me zërin që i dridhej deklaroi para medias, fillimisht se ishte e bindur se burrin, babain e fëmijve të saj nuk ia kishte vrarë askush nga FISI I LICËVE. Pas saj qëndronte nëna e të vrarit dhe tundte kokën në shenjë pohimi. Një ditë më pas, gruaja doli përsëri dhe tha se “ e kishin marrë në telefon nga fisi i BAJRAJVE DHE I KISHIN THËNË SE, AS ATA NUK IA KISHIN VRARË BABAIN E FËMIJVE”.

Meqenëse nuk ia njoh mirë historinë Shkodrës, hyra në librin dy vëllimësh “Shkodra dhe motet”, të historianit të shquar Hamdi Bushati dhe nisa të gërmoj për të gjetur diçka për këto dy fise, të cilët, si në mesjetë dërgojnë kasnecë dhe deklarojnë se “Fisi ynë nuk e ka vrarë një si shok të tyre”.

Gjeta të dhëna të shumta për Bushatlinjtë, Koliqët, Rrojet, Topallët , Suma, Kopliku, Gjylbegët, Dizdarët, Mushanët, disa të krishterë dhe disa muhamedë dhe të tjerë që ishin në dy besimet, Dabërdakët, Lukajt, për fisin Beci dhe Gjyli – ulqinakë të shkodranizuar, për fiset malësore të Gjo Lulit dhe të Mehmet Shpendit, Gurakuqët, të Vaso Pashës, Kukajve, Marubët e famshëm, Shkrelët, Boriçët, shtëpitë dhe bibliotekat e tyre, ndoshta më të mëdha se sa vetë biblioteka e shtetit sot, kinemanë e parë, fotografinë e parë, skuadrën e parë të futbollit në Shqipëri, me të njëjtin emër si edhe sot, por, në asnjë vend nuk gjeta diçka për këto fise që, pasi godasin dërgojnë fjalë në emër të fisit të tyre.

Kush janë këto njerëz, që tani quhen fise, të cilët kanë zaptuar Shkodrën, së bashku me gjithë farë “kumbarësh” e “probatinësh”, që u venë në derë pronarëve të ligjshëm dhe u thonë “lëshoma lokalin”, që kërkojnë haraç nga biznesmenë dhe ndërtojnë një perandori të së keqes.

Shkodra nuk është kjo dhe nuk mund të jetë si këto figura që , të mbyllur pas mureve të larta, shpesh herë në kërkim nga policia, që e di mirë se ku janë, por i dërgon fjalë së po vijmë, dhe, pas këtyre mureve bëjnë ligjin e krimit dhe të ndëshkimit. Qyteti e rrethinat kanë mbetur si në një darë, jeta zhurmon, por pak jetë ka brenda saj.

Në hyrjen e qytetit, sa herë që shkoj në Shkodër nga Podgorica, në lagjen e njohur Dobrap, ku është “fisi” i Bajrajve , pikërisht në të majtë të rrugës, është ngritur një vilë që pak kund e ka shoqen e saj. Më thonë se është e Bajrajve, që pasi u arrestuan gjithë zhurmë e bujë, tani janë në liri. Pikërisht gjatë kohës së burgut të tyre ata e ngritën këtë vilë. Me lëndë të zgjedhur. Vila nuk është nëntokë, kur e di unë si shqiptar i jashtë kufijve zyrtarë, e dinë të gjithë. I madh dhe i vogël.

Banorë të lagjes, dikur e shquar si lagjja e Haxhi Hajdarit, tash e mbyllur si lagjja e Bajrajve. Më tej lagja Kiras, ku sundojnë Licët. Në mes, më thonë, janë Bilalët. Në Shkodër, jam i bindur, duhet të ketë zyrë finance, kontroll financiar dhe taksave, nganjëherë, si mësojmë nga lajmet, ata vrapojnë të prishin edhe një ndërtim druri buzë liqenit apo detit, por këtë vilë nuk e shohin.

Nuk është faji vetëm i regjimit totalitar. Kaluan 30 vite pluralizëm. U ringjall mëria, por jo dinjiteti. U zaptua qyteti nga disa banditë, por nuk u ngrit e drejta. Qyteti që kishte dikur në hyrjen e tij atë që njihej si tregu më i madh i Ballkanit, “ Bexhisteni”, me rreth 4000 dyqane, tani shet në rrugë përmes çikrrimtarëve.

30 vite me radhë e qeverisi vetëm një forcë politike: e djathta. 30 vite me radhë i premtuan Shkodrës se do e bëjnë një qytet model, të rregullt, me shije, punë plot dhe, si shpërblim për besnikërinë, do e kishin shembull për gjithë shqiptarët. Asgjë nuk është bërë, ose thuajse asgjë. Nuk mund të quhet qyteti i ngritur se është përshtatur një rrugë tregtare që nuk e di pse e quajnë Pedonale. U desh ndërhyrja e qeverisë së tanishme për të patur një stadium dinjitoz, të bëhet ndryshe Shiroka, ku ujrat e liqenit janë mbushur me barëra dhe tani njerëzit presin nga një deputet i porsazgjedhur, Benet Beci, për të bërë ndryshime.

30 vite të qeverisësh një qytet dhe të mos bësh një treg të denjë, të mos krijosh asgjë të veçantë, të durosh një drejtuese bashkie mediokre, që mburret se do të kishte gjuajtur me bomba molotovë, se kështu bëhet e pëlqyeshme për partinë e saj, të mbash rreth vetes mediokër dhe zaptues, kjo nuk është Shkodra.

Qyteti gjallon përmes disa ndërmarrjeve që punojnë me material të huaj, tregu i të cilave luhatet. Uzina e Telave dhe e Kabllove, të cilën shkoj ta shoh, është një katrahurë shkretie, dhe, kur më thonë se këtu kishte dikur 4.000 mijë punëtorë, më duket ëndërr e pabesueshme.

Lexoj më tej në librat e profesorit të shquar Hamdi Bushati. 40 vite më parë Shkodra kishte më shumë se 48 mijë punëtorë, një zonë të tërë industriale, disa kombinate, uzinën e Telave dhe të Kabllove, që tregtonte në rreth 100 vende të botës , uzina mekanike, vreshtën e Shtojit me 860 hektarë, më të madhen në Ballkan, për të mos shkuar më thellë në histori, kur qyteti tregtonte me Venedikun, Milanon, Parisin, Londrën, kishte agjentët e vet financiar, vendet e rezervuara për mysafirë të nderuar në lozhat e sallave kuvendore në shumë qytete italiane, në Raguzë, deri në Siliqinë e largët.

Tani, qyteti është i heshtur. Njerëzit jetojnë përmes çikërrimave, zona industriale është bosh, e heshtur, gërmadhë janë bërë ndërtesat e mëdha. Kjo periudhë që quhet demokraci nuk i ringriti më familjet e mëdha, të njohura, jo thjeshtë si biznesmenë dhe tregtarë të guximshëm dhe për dyert e hapura, nuk u dha atë që ato duhet të kishin, shumë prej tyre ende sot nuk kanë marrë as gjysmën e pronave të dikurshme të tyre, apo ekuivalentët e saj, por as në këto 30 vite nuk e gjetën veten, veçse përkohësisht. Për aq sa u janë dashur. Ka vendosur nga një në listë për deputetë dhe pastaj i ka zbuar, qofshin edhe profesorë të shquar si Gurakuqi, apo të ndershëm si Bushati.

Nëse bashkia ende nuk e di dhe as qeveria nuk e dëgjon si duhet, Shkodra është në lëngatë. Mjaft më me shfajësimin se fajin e ka regjimi i Hoxhës. Ai regjim iku. Këto që erdhën ishin grykës të mëdhenj, disa herë banditë dhe e lanë qytetin nën sundimin e “ fiseve” që nuk janë asgjë tjetër, veçse banditë.

Shkodra që ishte nën sundimin e mendjes, tani është nën sundimin e bandave. E trishtueshme, por është fakt. Këtë e shohim edhe ne, që vijmë si tek vendi djep i kulturës dhe shohim se po gabohemi.

 

 

Share This Article
32 Comments
  • te lumte por vuri emer pd ka qene 30 vjet ne pushtetin e shkoder loces u votua prap ta gezojne bandat dhe populli shkodran

  • Ne periudhen para 30 vitesh,ne Shkoder kishe qef te shkoje.Ashtu si sot,ne Korce apo Vlore.Kjo jo vete per zhvillimin infustrial por per jeten e gjalle social kultirore.Per sharmin dhe humorin e qytetit.Per miresine qe u dhuronin vendasit miqve.
    Po sot,nga qyteti nr.1 i Shwiperise eshte shndruar ne pocaqi.
    Pergjegjesia eshte e gjitha e drejtimit te PD dhe atyre qe e drejtojne.
    Jam deshmitar okular,me date 2 dhe 3 prill 92,kur bandat e vandaleve me shirit te.kyq ne koke e floke te palara digjnin objekte e “P P SH” te Shkodres.Pervec te tjerave edhe Biblioteken e qytetit, grumbuj te.medhenj me libra me vlere,qe te kujtonin progromet e hitlerianeve.
    Veprimet e ketyre turmave te udhehequra nga Sali Berisha,Azem Hajdari Pjeter Arbnori,Ali Spaija Badhkim Kopliku e co.Ishin sinjali me ogurzi per Shqiperine dhe Shkodren qe sot jane mare ne dore nga Voltana Ademi,bajernat licet e co.
    Gjynah per pjesen pizitive te shkodraneve demokrate.

    • Para 30 vitesh e andej te kishte lezet sidomos edhe per rradhen e tamlit, vojgurit, 100 gr ne 2 jave te burrofreskos etj, te cumen qysh ne 3 te nates me mbajt rradh me talon ne dore, per “elegancen” qe sillte kjo mnyr te hangunit, per friken e sigurimsave qe tu dukte sikur edhe nen shtrat jan, per perdhunusin Hilmi Seiti qe ka ken kryetar deget e sa tjer sekretar partiet qe cdo vajz qe atyne i shkote ne mend duhej me i than “po” se nuk guxote ndrysh e per shum gjana tjera. Bash kohe e arte ka ken!
      Djegia e librave asht faj i rand, po a nuk asht po aq keq edhe kur enveristat plackitshin muzeun e biblioteken e jezuiteve e ata prifta rreshtoheshin per pushkatim?
      Mbeturinat staliniste si ti na kan lan mrapa, se ju i keni rrit edhe bandat qe sundojn sot, edhe krimineli Sali Berisha nji nder ju ka ken e po ashtu edhe qeveria sot ne pushtet qe bashkpunon me kto banda pjell e juja asht.

      • Po o Fran,per pjesen e pare si e katandidi Ramizi shkodran ekonomine dhe Shqipetine,ke te drejte.Po fabrikat , ndermarjet e vreshtat qe dogjen e shkateruat Staliniste ishin.
        Sa per Hilmi Seitin dhe bura te tjere te asaj kohe si Paruca etj nuk ke te drejte.
        Pyet pak ata qe ka shpetuar Hilmia nga.burgu .Ben mire qe ti dhe femijet e tu te ndrojne mendje.Per te miren e qytetit dhe tuajen.Se uthullen e forte e thith toka.

  • Ama Bajrat , Liòajt e Bilalajt i nxorri nga burgu Rama dhe mbrohen nga Rama perfshi ketu dhe Tom Doshin. Dhe diçka tjeter per ty gazetarin bythlepires te Rames Mendim. sado i zgjuar te te duket vetja ty bashke me ato qe te kane mesuar te besh kete shkrim nuk mund te krahasohesh e ti japesh mend nje populli qe e di mire se ç’ben.

    • Realiteti neto i Shkodres.Ishte e eshte PD qe drejton Shkodren 30 vite.E mbushur me hajdut e burgagjinj te mirenjohur te qytetit,qe e vodhen e shkatrruan ate.Populli i njeh mire ato qe shkaktuan rremuje e vjedhje.(kryesisht hajdut e burgaxhinj qe sot kerkojne para nga shteti si te persekutuar politik).O Edi:ti neqoftese se je shkodran duhet ta thuash te drejten.Jane pikerisht ato familje qe jane te lidhuna me PD e qe ishin e jane senkseret e saj ne zgjedhje.Thjesht shiko:pse shkodrani duhet te mendoj si kuksiani,tropojani,pukjani,dibrani e pse te kete te njejten mendim,mendyre veprimit apo deshire shkatrrimi?Pse jo te perfaqesoj te ren,ti largojne mendimet katundareske e te shohin realitetin e saj.Pse duhet mendoj Shkodra mire e pse ai vend ka mbet shume mrapa Durresit,Korces,Vlones,Fierit,Sarandes qofte edhe Lezhes e Tiranes po qe po?Pse u larguan familjet e vjetra qytetare shkodrane e nje intelektual te mirenjohun, po thuajse masivisht?Ndoshta qyteti asht i papershtateshem per kto?Pse dikur hajduta me name e burgaxhinj te njohur te qytetit sot jane milioner.Do vijne koha kur e gjithe shtabet qeverisese te PD ne Shkoder do japin llogari e kjo heret apo vone do vij.

      • Gjergji,nuk jam shkodran dhe nuk me intereson as shkodra e as PD–ja e as PS-ja. Ne pegjithesi me interesonjeta e gjith popullit shqiptar por me vjen keq kur diskutohet mireqenia e popullit vetem me nocione politike. as me ty nuk jam dakort kur flet per mireqenien e qyteteve te tjera.A nuk eshte vlora e PS-es kryeqendra e krimit , a jane te pakta krimet e kriminelet ne keto qytete qe ti permend.Krimi e mafia jane te lidhur gjithmone me pushtetin. Nuk besoj se je nga ata qe kerkojne te rikthehet (megjithese gati eshte rikthyer) dhe njehere monizmi por sipas thirrjes se gazetarit dhe te disa komentuesve ku deri diku je dhe ti kjo eshte thirrja qe po i behet popullit. Kerkohet te votojne te gjithe PS-en, çfar ndryshimi kemi nga monizmi i Hoxhes po u votua vetem nje parti.

  • Kur nji INJORANT, si puna e Mendim Shkrelit shkrun per Historine shumeshekullore te Shkodres.

  • Mendim, ne Shkoder para se gjithash eshte vrare mendimi. Aty njerezit jetojne sot per sot, e kur bejne kete jete do te thote se eshte vrare perspektiva, eshte vrare frika, eshte vrare ligji, eshte vrare qytetaria, bashkejetesa, morali. Konflikte lloj lloj ka pase ne Shkoder si kudo, por ndonese dihet qe krimi i pandeshkuar pjell krim, shume pak behet per ta bere zap ate. Fiset ne Shkoder kane qene krenaria e qytetit, jane respektuar, kane pase njerez te arsimuar, u eshte degjuar fjala, sic ka pase kurdohere edhe njerez ordinere, zorraxhi, horllek, pijanece, kumarxhi e imorale. Problemi, sipas meje, eshte qe eshte prishur drejtpeshimi i qytetit, sepse sot fjala i degjohet me shume kesaj kategorise se fundit se sa atyre qe akoma kane mend. Them pa u gabuar qe jo vetem PD e perfaqesuese si Ademi, por edhe PS i kane borxhe te medha Shkodres, ketij qyteti qe duhet te jete e do te jete perseri krenari e vendit, dhe kjo do te realizohet jo me nje stadium a me nje rruge unaze, por me projekte zhvillimore per punesim, me shfrytezimin e resurseve te zones per turizem, me kete indistri qe eshte ne kembe por eshte ne duar te huaja a te rastit.

  • Mire e ke than, nuk e lu as topi! Dikur Shkoder Locja ka ken djepi i kultures dhe i artit, i muzikes shqiptare ..Shkodra ka pas figura si Tonin Harapi Cesk Zadeja Tish Daia. Marie Logoreci, Tinka Kurti Marije Kraja Tano Banushin Gezim Kruja .Robert Radoja, Rikard Larja Ndre Mjeda Pashko Vasa ,…lista eshte shuuuuuuuuuuume e huuuuuuuuuuuu sa e gjate shuuuuuuume e gjate !

    une permenda vetem !% te listet njerzeve te shquar te njohur qe kane dhen kontribute jo vetem per Shkodren por edhe Shqiperine ….nuk jam shkodran po e du shkodren sepse ka brenda shume histori , shkodranet e vjeter kane qene me shpirt te lire me ngje gjuh te paster gegnishte te jashtezakonshme qe kenaqesh me muzikalitetin tingullin e shqipes te paster… kam miq dhe jam i nderum..

    Por sot si je oj Shkoder ? Pas 30 vjeteve “demokraci” ?

    Por sot, oj Shkoder , pa m’thuej si je?
    Po sikur lisi i rrxuem perdhe,
    Shkon bota e krimit sipri, me kambe, te shklet
    E nji fjale t’ambel askush s’ta flet.
    Si mal me bore, si fushe me lule
    Ke pas qene veshun, sot je me crule,

    Poezi e adoptume per Shkodren e Pashko Vases

    Erdhi demokracia e Saliut dhe Ilirit dhe 1 tull nuk vune per Shkodren, asnji lek investim,per Shkodren e shfrytezun Shkodren per vota per rrit numrin e votueseve …

    Ja lane Shkodren disa mafiozeve disa bandite, ta kontrollonin …per interesat e tyre, “Sigurimin e votave” neprmjet blerjes dhe nepermjet kercenimit .. vetem kete kane ber politikanet e fuqishem, per Shkodren!

    Ja futen sa krahu Shkodres edhe disa klounave te cirkut servil politik te berishes , sigurisht per interesat e tyre personale dhe jo per Shkodren!
    #

    u kthyen ne Karruca te Berishes … asnj investim serioz Shkodres…. vetem cdo vit Permbytje nen Uje per 30 vjet !

    As Enver Hoxha nuk ua kishte bo kete qe i kane bere Shkodres dhe shkodraneve keta “Demokratet” ….

  • Autori shkruan: 30 vite të qeverisësh një qytet dhe të mos bësh një treg të denjë, të mos krijosh asgjë të veçantë, të durosh një drejtuese bashkie mediokre, që mburret se do të kishte gjuajtur me bomba molotovë, se kështu bëhet e pëlqyeshme për partinë e saj, të mbash rreth vetes mediokër dhe zaptues, kjo nuk është Shkodra.
    O njeri, pikerisht kjo eshte Shkodra!!!

  • Para 10 ditesh isha ne Shkoder.
    Cfare vura re?
    – Ne Shkoder secili ben sipas kokes dhe hesapit te vet.
    – Pislleku, apo si thone shkodranet, berrlloku e ka pushtuar Shkodren e rruget e saj, nga qendra ne periferi. A ka bashki? A ka punonjes pastrimi? Sigurisht. Po nuk i ve kush ne pune. Jane ushtare partie.
    – Shkodra qytet i ideologjizuar. Dikur me nga PPSH, sot nga PD.
    Inteligjenca ne Shkoder ka hup,
    ashtt tret. Vipat e reale te qytetit jane licajt, bajrajt, bilalet.
    Kush ishin keta dikur. Berrloku i Shkodres. Sot nderohen e respektohen nga zori.
    Trafiku rrugor eshte nje problem me vete. Aty asnje rregullore nuk ve rregull. Kur shikon parkimet dyshe ne rruge, thua: – C,behet keshtu? Ku eshte policia rrugore? Se policia bashkiake nuk dukej gjekundi.
    Parkimi vend e pavend, eshte bere edukate. Ndersa ne qytete te tjera e ke te sigurte gjoben per parkim te gabuar, ne Shkoder as qe behej fjale. I forti parkonte edhe ne pedonale.
    Perse keshtu Shkodra? E pyes zonjen e hotelit ku kisha bujtur.
    – Sepse ketu askush nuk guxon me fol. E drejta e fjales ne Shkoder ekziston. Por vetem me fole me vedi.
    Njerezit jane edukuar, tashma me shkel rregullat. Pa disipline. Pa respekt. Shkodra ka mare rrugen e dreqit. Shkodra nuk bahet ma.
    Ja keshtu me tha zonja.
    Dhe mua me erdhi vertet keq, per djepin e kultures, qe ishte kthyer permbys. Gjynaf.

  • Shkodra kryeqendra e veriut,qyteti i kultures,artit,humorit dhe deri para 1990-es edhe i industrise,punes dhe gjallerise. 30 vjet drejtim nga PD-ja gjithshka shkoi drejt rrokullimes dhe zvetnimit si ne gjithe vendin. Industrise ja zuri vendin trafiku i naftes,tregu ambulant dhe emigracioni. Qyteti u la si i shkrete dhe ne duar te kondrabantisteve,krimineleve dhe politikaneve rrjepsa qe shkodraneve ju krehen bishtin dhe ju futen…..Shkodra kryeqendra e zene ne cark nga mentaliteti “antikomunist” qe i ka lene ku e ku me keq se cishte Shkodra e punes dhe humorit thumbues.

  • SHKODRA E ASHTUQUAJTUR DJEP I KULTURES KA QENE VECSE VITRINE E ZBUKURUME ME OJNA TE DHURUME NGA VATIKANI E AUSTROHUN GARIA
    KUR MBET PA TO I DOLEN SHESHIT ZHELET E MUTI

    • Fort i nderum NNP:Me fal o mik,sepse po te kujtoj pater Gjergjin e ke me gjihe mend ate qe ke shkru apo je shakllaban haxhiqamilist.
      Cdo inisiativ per lindjen e shtetit,zgjimin kombetar,arsime kultur e inisiativa e para industriale per zhvillim ne shtetin e pare kombetar shqiptar kan lind e kan qene vetem ne Shkoder.Me perjashtim te Korces qytet tjera ishin po thuajse primitiv.
      Te keshilloj o NNP mos u bej qesharak

  • Shkodra paska varferi, banda, vrasje ndersa mbare Shqiperia gelon nga mireqenia, paqja, harmonia!
    (duhet koka e bere rrase ne djep e Taulant Balles per ta besuar kete)

  • Zoti i pa,i degjoi,i vuri ne prove dhe iu tha:-“Ju shkodreqe nuk jeni per vehten tuaj,Nuk jeni mirenjohes as per ata qe iu ringriten nga themelet dhe iu bene shtetin e zhvilluar te industriale,te elektrifikimit,te bujqesise dhe transportit.Ndaj sot jeni ketu ku jeni,ne feudalizmin e e koheve moderne.Ndaj rrini atje ku jeni me saliun e madherishem.Vetem nderroini emrin shtetit,nga “shko te drania”,ne shkovolta,d.m.th” shko te voltana”

  • O GJERGJ PALLOSHI
    KE HARRU APO NUK TE VJEN MIRE TE PERMENDESH QYFYRET E FISHTES PAMVARESISHT EDHE VLERAVE .WQE PAT
    PELLUMBAT E KRISHTIT I PAT QUAJTUR USHTARET PUSHTUES ITALIAN
    PRANOI TE BEHET ANTAR I AKADEMISE SE DUCES PUSHTUES
    I BERI MUTIN SHQIPERSIE KUR NUK ARRITI TA KUPTONTE
    LE PASTAJ BREZI JUAJ I KETYRE 30 VJETEVE QE KA TREGU ME FAKTE SE JE NJREZ KOTI APO SIC THONI JU ….DUKA GJIND

    • o zog gomari me emrin Bati:edhe gjuhen tande qe flet e vecanarisht at qe shkruan e ke peshqesh nga pater Gjergji.Ne kombin shqiptar nuk ka me patriot se ai.Mprojti Shkodren,antisllavist si si(Shqiperia nuk njeh antisllavist me te madhe e per kte u denua me rekomandimin e titos).Kudo e ne cdo rrethane mprojti kombin tone pothuajse ne te gjitha takimet nderkombetare si perfaqesues me i shkelqyer i kombit.Antikomunizmti nder me te medhejt e kombit,fale edukates,kultures,e arsimin e gjitheaneshem ne nje vend apo shtet ku vetem ne Korce,Gjirokaster e Elbasan ishin thjeshte primitiv,kullotes te rregullt te bagtive apo ruajtes te tufave te bagtive nga sulmet e ujqerve.

  • Hysni Curri deputet me 1946?! hahahaha. Kaq mjafton per mos lexuar me shume kete hartim komunist mjeran. Kishte vdekur Hysniu prej vitesh. Dhe shyqyr se regjimi i enver popovicit do ta kishte vrare.

  • Me gjithe rrespektin , na i prute zorret n’goje. Sado keq e n’pik t’hallit me kene, s’ka mbet Shkodra me u ba objekt diskutimi.

  • Kulture,intelegjenca,patriotizmi te shkodranet sot-te “shpallim republiken e pavarur te shkodres”,”jemi kombi shkodran”,Pra jo shqiptare.Dhe jane drejtues politike te PD ne shkoder keta qe bejne deklarata te tilla patriotike.Gabimi i enverit ?Qe ringriti dhe lulezon ne kuptimin e fjale shkodran.Por…drania mbetet drane,ora kurve.Ndaj thuhet:”shko ke drania”.Thone se,dikur te urta e bahcallekut ka qene nje tabella ku shkruhet “kush hyn dhe del nga shkodra pa qira,eshte budalla.”

  • Kulture,intelegjenca,patriotizmi te shkodranet sot-te “shpallim republiken e pavarur te shkodres”,”jemi kombi shkodran”,Pra jo shqiptare.Dhe jane drejtues politike te PD ne shkoder keta qe bejne deklarata te tilla patriotike.Gabimi i enverit ?Qe ringriti dhe lulezoi ne kuptimin e fjales shkodren.Por…drania mbetet drane,pra kurve.Ndaj thuhet:”shko ke drania”.Thone se,dikur te ura e bahcallekut ka qene nje tabele ku shkruhet “kush hyn dhe del nga shkodra pa qire eshte budalla.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *