Vjollca Trebicka (Konda)
Trumpeta ( apo daullka) është një instrument zanor, i përdorur në shekuj në shumëllojshmëri evenimentesh, në marshime ushtarësh apo pionerësh, për sinjale në beteja partizane apo lajmërime nga “tellallët” për gëzime o ekzekutime të dënuarish.
Personalisht kam ndjerë emocion nga tingulli i trumpetës kur kalonim si grup pionierësh, e ajo vegël na paraprinte për të tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, për të parë rreshtin tonë të drejtë, fytyrat tona të gëzuara dhe uniformën tonë të rregullt shkollore, ku ndriste shalli i kuq partizan.
Në këto tridhjetë vite, ritmi i saj alarmues në mendjen time më shqetësonte nga ngjarjet e rënda që shoqëronin pandërprerje zhvillimet demokratike në vendin tonë, por që u bë monoton kur dhe ngjarjet nuk na bënin më përshtypje.
Më së fundi, erdhën dhe lajmet e shumëpritura dhe ditë të ngarkuara me shpresë se drejtësia ka filluar të veprojë.
Por ndërkohë shtypi dhe TV vazhdojnë me të njëjtin ritëm presioni mbi njerzit e thjeshtë, me programet televizive ku japin asgjë të dobishme për shpirtin dhe dijet njerëzore, e sidomos vazhdojnë të merren me denigrimin e periudhës së LANÇ dhe atë të ndërtimit socialist të Vendit.
Dhe trumpeta në veshët e mi ndonjëherë dëgjohet alarmuese, jashtë monotonisë së përditshme.
TV Klan, një javë më parë , në një nga emisionet e të tij të përçudnuar, merr nëpër gojë nderin e partizaneve heroina, që në lulen e moshës u ngritën krahas vëllezërve të tyre në mbrojtje të lirisë së atdheut. Dhe nuk u ngritën pak por mbi 6.000 të cilat u rreshtuan në njësitet partizane dhe me guximin, trimëritë dhe vetëmohimin e tyre shkruan faqe të lavdishme heroizmi në luftën çlirimtare. Të cenosh nderin e vajzave partizane don të thotë të cënosh nderin e Zonja Curres, Margarita Tutulanit, Bule Naipit dhe Persefoni Kokëdhimës e të shumë e shumë heroinave dhe dëshmoreve të tjera partizane. Ndër 6 vajza që nazistët gjermanë varën në litar, 5 prej tyre ishin vajza shqiptare! Gratë e vajzat shqiptare, në shekuj u janë bashkuar burrave, vëllezwrve e bashkëkombasve për të përballuar hordhitë armike. Kjo është një traditë unikale shqiptare, e askush nuk ka guxuar të verë në lojë nderin e tyre, se përndryshe vepronte kanuni, kurse në sistemin socialist vepronte ligji, që kushdo sot e njeh shumë mirë rreptësinë e tij.
Por Klan TV me humorin e tij, sa i zi po aq dhe i pështirë, tregon se bijtë e kolaboracionistëve, të 77 viteve më parë, janë këtu dhe veprojnë lirshëm, pa ju futur gjemb në këmbë.
Një miku im, pasardhës i veteranëve, u shpreh: “Me siguri seicilit prej nesh do t’i ngjethej mishi, do të skuqej dhe ndizej nga urrejtja, pas dëgjimit të fjalëve të thëna në atë pjesë bastarde të humorit të zi.
Në këtë periudhë, aspak demokratike, jo vetëm pinjollë kolaboracionistësh por edhe drejtues institucionesh shtetërore flasin me vrer për figurat më të ndritura e të dashura heronjsh, duke shkelur dinjitetin tonë pa patur frikë, se nuk ka ligj që i dënon. Si gjatë luftës dhe tani ata përdorin të njëjtat shpifje, të njëjtën politikë antishqiptare, që i shërben vetëm përçarjes kombëtare.
Por populli nuk thotë kot se “çdo e keqe ka një të mirë”. Pinjollët e kolaboracionistëve nuk kuptojnë sa shërbim i bëjnë vendit, duke ripërsëritur e sjellë në origjinal, bëmat e baballarëve të tyre, gjë e cila ndihmon që rinia e sotme shqiptare atë, që nuk e mëson më në tekstet shkollore, e mëson “live” duke parë e dëgjuar këta bij bastardë e trashëgimtarë të denjë të baballarëve tradhtarë të kombit.
Heroizmi në atë periudhë të historisë sonë na përket të gjithëve, jo vetëm bijve të partizanëve dhe fëmijëve dhe nipërve të tyre, por gjithë shqiptarëve në gjithë botën, se në momentin më delikat të historisë botërore u rreshtuam në krah të fuqive të mëdha për shkatërrimin e nazi-fashizmit.
Në asnjë tekst të gjuhës shqipe, të shkollës fillore,, që kam pasur rastin të shoh deri tani, nuk kam hasur asnjë që të më ketë përçuar ndjenjat e forta të dashurisë për atdhenë nga rilindasit, si në shkrimin e prof Pëllumbit.
Bëni një konkurs të vogël, vini përballë dy skuadra , një të përbërë nga mbi 50 vjeçarë dhe ata nën 20 vjeçarë. Provoni se kush mund të thotë përmendësh më shumë vjersha apo vargje poemash nga krijimet frymëzuese të rilindasve. Unë jam e sigurtë që do të fitojë brezi im sepse shkolla e 30 viteve më parë të mësonte jo vetëm t’i njihje por t’i vlerësoje dhe doje poemat e Naim Frashërit, Vaso Pashës Asdrenit, etj etj e ndërmjet tyre të doje atdheun.
Po të lexosh komentuesit e shumtë për shkrime ku zihet në gojë periudha e para 90-tës ata ndahen në dy kategori , ata që e konsiderojnë Udhëheqës Legjendar dhe ata që e quajnë Kriminelin më të madh në historinë e Shqipërisë. Kategoria e parë po dominon vitet e fundit, dhe kjo lehtësisht mund të vëzhgohet në komentet e shumta të shkrimeve nëpër gazeta.
Sot, propaganda televizive dhe e shkruajtur, mqse nuk arriti të zvoglojë rëndësinë që pati fitorja e LANÇ jo thjesht si vazhdim i traditave të vendit tonë ,por dhe si shpëtim i vetë ekzistencës së tërësisë së saj tokësore, ka shpikur teorinë se duhet të ndahet epoka e LANÇ nga epoka e ndërtimit të socializmit.
Si mund të ndahet historia sepse politika e ditës apo interesa të dyshimta e kërkojnë këtë , si mund të pranohet nga historianët një ndarje e tillë artificiale e historisë së popullit!
Jeta e një njeriu studiohet në vazhdimësi, në tërësinë e saj, jo më historia e një kombi! Është e pa imagjinueshme kjo lloj teorie! Unë nuk di se kujt i shërben por një gjë e di të sigurt nga eksperienca e hidhur e tridhjetë viteve, fatura që do vazhdojmë të paguajmë, nuk flas për borxhet ekonomike, por ato të identitetit kombëtar, do të jetë akoma më e rëndë se deri tani. Ne me siguri nga kjo do të dalim me “bisht më të gjatë” në sy të Europës.
Prandaj është kaq e çuditshme dhe njëkohësisht shqetësuese, kur studiues seriozë bien pre e kolaboracionizmit të djeshëm. Flitet pak ose aspak për Zogun, i ngrihet bust, i vihet emri bulevardit kryesor, pra historianët, filozofët, studiuesit, e kanë mbyllur si kapitull pozitiv për Shqipërinë, se pavarësisht se ç’mendojnë në fakt, asnjë nuk e di, se askush nuk ka ngritur zërin kundër këtyre fenomeneve, flas për reagime institucionale dhe jo paraqitje në një shou televiziv.
Një shprehje të thjeshtë por objektive
, që e dashura dhe e respektuara, profesoresha Luli Bozo tha në një intervistë në TV, që sistemi socialist kishte më shumë të mira se të këqia, iu hodhën të gjithë në fyt dhe e bënë objekt diskutimi. Pse të kemi frikë nga e vërteta?! Nga e vërteta ka frikë vetëm mashtruesi, gënjeshtari dhe armiku. Ai sistem nuk kthehet më, jeta ecën përpara me dëshirat dhe kërkesa të reja, atëherë pse gjithë kjo urrejtje kundër punës sonë, të baballarëve tanë, të gjithë popullit në 40 vite??!! Trumpeta bie me alarm, dëshiron të na paralajmërojë për rrezikun, po ne kemi vite që nuk ja vemë më veshin.
***
Kuptohet qartë se të shkosh kundër rrymës, përmenda rastin e prof. Bozo më lart, është shumë e vështirë, por njerës me personalitet dinë t’i qëndrojnë presionit e shumë i respektuari Marenglen Kasmi e ka treguar këtë me dokumentet gjermane që ka publikuar, duke i mbyllur gojën atyre që hidhnin baltë kundër LANÇ.
Tamburi vazhdon të bjerë me tingull të paqartë shprese për të ardhmen e brezit të ri.

Çfarë mund të presësh znj. Trebicka nga pronari i TV KLAN, Aleksandër Frangaj, që nga një fshatar lezhian, drejton Median shqiptare! Emancipimi i njeriut nuk krijohet vetëm për faktin se ka para, si në rastin Frangaj, por duhet t’a ketë nga shumë faktorë gjatë jetës së tij. Gazetarët e parë kështu u pasuruan, duke i shërbyer politikës së Berishës, i cili në të gjithë drejtimet kishte për qëllim të shkatëronte çdo trashëgimi pozitive. Këto gjëra do t’i vuajmë për shumë kohë, mbasi është dëmtuar keq Memoria Kolektive, që vinte në dukje Moikom Zeqo.
Ti je klyshe kriminelesh,xhahilesh partizane qe vrane inteligjencien dhe memorien kombetare.
Ai shalli jot i kuq mban krimet e toger babes fecorr shehut,memet shehut,enver hoxhes qe pushtuan Kosoven dhe Malsine per llogari te armiqve shekullor te popullit shqiptar.
Ti moj trebickew je si ato grate e zeza te Iranit mbuluar me ferexhe,qe protestojne kunder lirive dhe te drejtave njerezore,sepse ndjehen mire nen terrorin e DIKTATURES.
Trumpet nuk eshte fjale shqipe. Ajo mund te zevenesohet nga « borie » (beri ose bjeri), qe eshte pjese e veglave te tunxhit. Edhe tamburi duhet pare. A kane vlere keto dy fjale, edhe nje here te huaja, per kete shkrim ?
Në rastin e veglave popullore mund të përdoret fjala shqipe bori (buri). Nëse do i shkojmë çështjes më tutje, instrumenti në fjalë, që i përket familjes së veglave të tunxhit (metalike), quhet trombë. “Trumpete” eshte fjale e huaj dhe nje anglicizëm (trumpet) i panevojshme në gjuhën shqipe. Ndërkohë tamburi nuk është gjë tjetër sesa lodra e vogël, ne kuptimin e emërtimit të instrumenteve popullore, apo orkestrale.