Një kongres për mandatin e tretë dhe ribashkimin!

redaktor

 

Nga Darina Tanushi

Partia Socialiste i bëri vetes në këtë 30 vjetor të themelimit, dy dhurata: fitoi një mandat të tretë qeverisës, historik në periudhën pluraliste të Shqipërisë, por jo vetëm. E dyta rimblodhi ata që kanë qenë truri i saj, që edhe pse kritikë të ashpër në periudha të ndryshme kohore nuk e mohuan kurrë lidhjen me socialistët dhe Partinë Socialiste.

Surprizë ishte prania dhe mesazhet e Arta Dades, Rexhep Meidanit, por edhe Ditmir Bushatit. Meritë apo jo e Edi Ramës, ai arriti që në këtë përvjetor të rikthente frymën e solidaritetit që karakterizon një organizatë politike, ku individët grumbullohen në bazë të vullnetit të lirë.

Pavarësisht gjendjes shëndetësore, lideri historik i PS-së Fatos Nano tregoi përmes një mesazhi se bëri atë që tha; “kalimin e stafetës nga etërit te bijtë”, duke lënë të kuptohet se do të qëndrojë ashtu si para zgjedhjeve të 25 prillit si këshilltar i mirë, ashtu si ati pas birit, pavarësisht sa i zoti bëhet ky i fundit. Por edhe duke dhënë mesazhe për ata që dikur quheshin “xhaketa të vjetra”.

Ndoshta do mund të thuhet se për çfarë i duhet Partisë Socialiste kjo frymë bashkimi, ndërkohë që “futi në xhep” edhe mandatin e tretë. Është pikërisht ajo që shpalosi Edi Rama, përgatitja për një mandat tjetër në zgjedhjet vendore dhe mandatin e katër qeverisës. Pse jo? Partia Socialiste ka mënyrën më të mirë të organizimit të strukturave sot për sot, krahasuar me kundërshtarët e saj politikë.

Është një sistem i tërë i ngritur qysh herët, që buron nga njohja në qelizë e njerëzve, elektoratit (për të cilët në fakt ka patur një data baze, para se të bëhej zallamahia e madhe me patronazhistët). Dikush duhet të pyesë p.sh. Petro Kocin një nga ish-sekretarët organizativë që ndryshoi shumë në mënyrën e komunikimit dhe ngritjen e organizatave bazë. Duhet pyetur edhe Musa Ulqini si arriti të njohë në majë të gishatave cdo njeri, cdo socialist dhe jo vetëm, në Tiranë e më pas edhe në Elbasan. Kyci i suksesit të PS-së qëndron pikërisht aty, në bazë e saj.

SI E NJOH UNE GRAMOZ RUCIN

Askush nuk e priste që Gramoz Ruci të linte politikën aktive pikërisht tani. A ndoshta përmbushi atë që tha Fatos Nano për të kaluar “stafetën te bijtë”? Por tërheqja e tij, pikërisht në një moment kur PS ndihet e pakonkurueshme në skenën politike duket ishte e mirëmenduar. Ishte viti 1999, kur nga auditori shkova të filloj punë në gazetën “Shekulli”.

M’u ngarkua të mbuloja Partinë Socialiste (ishte rastësi, pasi ai vend ishte i lirë). Duhet të tregoja se doja dhe do ta bëjë atë punë. Ndaj, pasi kisha marrë intervistën e parë me Ndre Legisin si sekretar organizativ në këtë parti, tentova t’i marr edhe atij, “të sertit”, Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Gramoz Rucit.

Pranë tij qëndronte një burrë babaxhan si Guro Zeneli (ose xhaxhi Guro sic ne i thërrisnim cdo ditë). I them se dua t’i marr intervistë zotit Ruci, por nuk mund t’i them se kam frikë se më përgjigjet ashpër. Jo,-më tha, e ke gabim! Gramozi është i dhembshur, nuk të përgjigjet keq. Guxo dhe do t’ja marrësh intervistën.

E pavendosur trokita në derën e zyrës së tij. -Urdhëro, më thotë , hajde cfarë kishe? Ishte ai njeriu që unë, një çilimi kisha patur frikë t’i afrohesha kur e shihja të hynte në selinë e PS-së për muaj me radhë. Për çudinë time, ai pranoi të më jepte intervistë dhe mbaj mend se ajo ishte dita më e lumtur për mua. Sigurisht që fjala i kishte peshë dhe gazeta është hapur me atë intervistë, pavarësisht sa amatore ishin pyetjet e mia asokohe. Kështu bashkëpunimi ynë vijoi.

I prerë në mesazhet që jepte, por edhe i mirëplanifikuar për të qenë i pranishëm në media, pa synuar profilin e lartë publik (të cilin dashje pa dashje e kishte fituar).

E sot, teksa e pashë të përlotur mu kujtuan fjalët e xhaxhi Guros: “Gramozi është i dhembshur”. Largimi i tij lë një vend bosh në kupolën e PS-së, që do të jetë e vështirë të marrë hijeshinë e tij politike.

Share This Article
2 Comments
  • Gramos Ruci -sa beri me atdhetarizem; -GRAMOZ do mbetet,- si AI me qendres shqiperine Nene,,
    KESHTJELLE- shqiptare.

    Dhimbia e Madhe POPULL!

  • Jo me mashtrime turpi..! Kjo parti nuk lindi para tridhjet vjeteve, por u vodh nga tradhetsret para 30 vjeteve..! Drejtimi I saj ne kete 30 vjet ka qene “uria”, papunesua, pensonet e turpit ku marrin ata shum pak njerez qe arrijne ta fitojne. Sot eshte konkurenca per ndonje “kocke”, pasi ajo parti nuk ka ideale..! Ne kapitalizem eshte konkurenca “per ti nxjere syte njeri tjetrit”..! Gazetare, nxirini numuri e biznesmen eve te vrare si ne filmat e kaubojsave apo me mafie we xhiron “partneri” I juaj, qe dhe vete cuditet nga dashuria juaj e “ngrohte”..! Dje bertisnit “poshte” per priviligje, qe I kishit, sot bertisni “rrofte”, po per priviligje..! Po ka nje qenje te sakte ne rradhet tuaja, le te shoke ka ndonje qe i “nxjer parate me djerse ne rradhet tuaja, apo jane” bisnesleshet”e sotem dhe “sahanlepiresit” e pa cipe, qe per pese franga te zhdukin..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *