Testi i matematikës, maturantët sërish në protestë, bllokojnë Rrugën e Durrësit

J L

Maturantët në Tiranë, të cilët janë shprehur se provimi i matematikës këtë vit ishte shumë i vështirë kanë dalë sot në ditën e dytë të protestës.

Ata janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit duke bllokuar kështu edhe Rrugën e Durrësit ku po devijohet lëvizja e mjeteve.

Sipas maturantëve, pyetjet e provimit nuk ishin të hartuara në përputhje me programin mësimor.

Ata kërkojnë që të ulet pragu i pikëve.  Po ashtu shprehen se prisnin një nivel mesatar, pasi kështu u është premtuar për shkak edhe të mësimit online.

“Protestojmë për një kauzë. Provimi ishte përtej pritshmërive. Kërkesa jonë është ulja e pikëve dhe ndryshimi i llogaritjes së pikëve. QSHA dhe Ministria të na japë një zgjidhje”, shprehen maturantët.

Ndërkohë, do të vazhdojnë të qëndrojnë përpara ministrisë derisa të merren në shqyrtim kërkesat e tyre.

j.l./ dita

Share This Article
5 Comments
  • Kesaj i thone

    “Me jep noten 10 se me duhet per

    mesatare”

    Pavaresisht sa dhashe ne provim

    Ca te bejne edhe studentet, perpiqen te

    mbijetojne ne tregun e degjeneruar te

    punes, qe prodhon allbania urupiane

    Rrofte allbania urupiane

    Rrofshim ne

    • O Arben, me fal kot po te pyes, po suksesi jot i madh ne jete cili eshte, qe merresh vazhdimisht me keto komentet rreth allbanise urupiane? Apo e merr rrogen te xhamia e Ethem Beut?

      • Arben Lila nga Fieri.

        jetoj me punen time, as pa vjedhur as pa grabitur

        dhe as pa mashtruar.

        pak a shume sic bejne pa perjashtim qeverritaret

        qe po na drejtojne drejt allbanise urupiane.

        Shqipetaret jane Osmanllinj

        Allahu Ekber

        • E kisha fjalen , meqe i quan te deshtuar keta studentet, cfare kishe ti suksesin me te madh, larje pjatash, pastrim nevojtoresh, kamarjer etj. Nuk po them se cdo pune eshte e nderuar, por jo cdo pune quhet ndonje sukses i madh. E dyta, Allahun mund ta nderosh per vete por nuk mund t’ua imponosh te tjereve, dhe nqs babi te ka treguar se si zotrote je Osmanlli, kjo nuk do te thote se te gjithe shqiptaret jane osmanllinj. Dhe meqe ra llafi shkurtoje pak thepin (po nuk e kuptove kete te fundit si osmanlli qe je me thuaj se ta shpiegoj ne detaje).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *