Parlamenti i Izraelit voton qeverinë e re, nuk ka më dominim të Netanyahu-t

Edlira Shehu

Parlamenti i Izraelit ka votëbesuar një qeveri të re, duke i dhënë fund kështu drejtimit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu.

Parlamenti votoi me 60 vota pro dhe 59 kundër qeverinë e re që do të drejtohet nga ultra-nacionalisti, Naftali Bennett që do të jetë kryeministër.

Ai do të drejtojë qeveri për pak më shumë se dy vite dhe më pas në krye të qeverisë do të vijë aleati i tij, Yair Lapid. Pjesë e partive që formuan mazhorancën e re janë nga spektri i majtë dhe i djathtë.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *