Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Romë të Italisë, ku mbetën të vdekur nga një sulm me armë dy fëmijë 5 dhe 10 vjeç si dhe një i moshuar 74 vjeç.
Pak pas ngjarjes, autori i dyshuar vrau vetën në banesën e tij ndërsa ndodhej i rrethuar nga policia.
Andrea Pignani, 35 vjeç, raportohet se ka qëlluar më dy fëmijët ndërsa ata po luanin në një park publik.
David (5) dhe Daniel (10) Fusinato ishin duke luajtur vetëm pak metra larg shtëpisë së tij kur 35-vjeçari i qëlloi në zemër dhe kokë.
Ai qëlloi dhe ndaj një të moshuari që sapo kishte mbërritur në parkun e lojërave me një biçikletë.
Autori sipas mediave italiane ishte një inxhinier kompjuterësh i papunë, i cili jetonte me nënën e tij.
Nëna e autorit e ka përshkruar të birin si “person të vetmuar dhe të izoluar”. “Nuk kishte miq dhe nuk kujdesej për veten”, tregon ajo.
Mediat lokale raportojnë se më parë 35-vjeçari kishte kërcënuar me armë fqinjët e tij ndërsa vetëm 10 ditë më parë kishte dalë nga një qendër ku merrte trajtim për probleme mendore.
Gjithashtu në një rast kishte kërcënuar dhe nënën e tij me thikë. Arma që ai ka përdorur në masakër dhe me të cilët vrau dhe veten në fund, rezulton se është për roje sigurie.
