Ka nisur edhe në Shëngjin aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për shembjen e objekteve të ndërtuara pa lejen përkatës.
Puna në zonën turistike të Shëngjinit ka nisur nga “Rana e Hedhme” për të vijuar më pas përgjatë të gjithë vijës bregdetare.
Sipas të dhënave janë rreth 10 objekte në plan për tu shembur në kuadër të aksionit “bregdeti ynë”.
Në mbështetje të IKMT ka shkuar dhe policia por dhe inspektorati vendor i Bashkisë Lezhë.
j.l./ dita

Si është e mundur që periudha e prishjes së këtyre ndërtimeve fillon gjithnjë në maj qershor dhe korrik ? Dmth në kohën kur fillon sezoni veror. Sic duket ky shtet super i korruptuar dhe i paaftë përvec dëmit që i sjell ekonomisë kombëtare sic duket gjatë periudhës shtator maj që është edhe me e pranuara për prishje të tilla fle gjumë. Kjo është edhe sjellje antikomëtare përderisa shtyn turizmin dhe valutën drejt vendeve të tjera në rajon
Liri @…………………………………..
Jane dy arsye , e para eshte te shkojme turistet ,qe te lene parate ne Greqi ,Itali e Kroaci .
Kurse rasti i dyte eshte ,arsyeja qe i prishin ne kete kohe ,pra ne fillim te sezonit ,eshte se duan ryshfete ,po dhe para ,pagove nen dore , nuk te prishet dhe po nuk dhe , nuk pagove para te prishet .Me i zgjuar ,o Liri .
Te pershendes o Liri .