Prestigjiozja britanike “The Economist” i ka kushtuar një artikull transformimit të Piramidës, e cila po shndërrohet në një hapësirë kushtuar teknologjisë digjitale.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar artikullin në Twitter teksa shkruan: “I lumtur që shoh Piramidën te ‘The Economist'”.
Më poshtë artikulli i “The Economist”:
Në ndërtesën më të famshme të Tiranës degjohen goditje të forta çekanesh, teksa punëtorët diç po bëjnë në majë të saj. Pas disa vitesh e braktisur, Piramida e Tiranës po restaurohet, për t’i dhënë një qëllim të ri.
Diktatori Enver Hoxha ndërroi jetë 3 vjet para se Piramida të përfundonte në 1988. Por, asokohe simbolika e ishte e qartë: Enver Hoxha ishte faraoni shqiptar dhe Piramida – e projektuar nga e bija dhe dhëndri i tij – do te qendronte si monument i veprave te tij. Por, pas rënies së komunizmit në 1991, Piramida u mbyll.
Që prej asaj kohe, Piramida ka shërbyer për zhvillimin e panaireve të ndryshme, pastaj si disko e quajtur “Mumja” dhe si bazë e NATO-s gjatë luftës së Kosovës.
Ndërsa tani, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se, teksa historia ka nevoje te kujtohet, ndërtesa duhet të ketë një qëllim dhe kuptim të ri. Kur të rihapet, Piramida do ketë hyrë në epokën digjitale, duke u shndërruar në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit, që do të mirëpresë mijëra të rinj për të mësuar gjuhën e kodimit, robotikë, design dhe programim.
Great to see Piramida in the @TheEconomist ?
A new lease of life: Tirana’s pyramid | https://t.co/FxG4R8OSqF
When it reopens, it will have entered the digital age, housing an organisation that teaches young Albanians how to code. ?????
— Erion Veliaj #EYC2022 ???? (@erionveliaj) June 15, 2021
j.l./ dita

Piramidat jane varet e faraoneve.Mendoni tmerin satanik qe do perjetoje ne ate bote ,faraoni yne, kur vari te kthehet ne qender dixhitale Nje faraon ( firaun) qe nuk lejonte as telefonat fiks per qytetaret e thjeshte ne shtetin BURG shqiperi Ju lutem Lali Eri mos i jepni kete denim drastik komandantit logjendar