Dy gjigantët europianë u përballën mbrëmjen e djeshme në fazën e grupeve.
Francë-Gjermani ishte sfida e shumë pritur për tifozët që kishte rezervuar “Euro 2020” e që përfundoi me fitoren e ‘gjelave’.
Ndeshja nisi në orën 21:00 dhe kjo është ndeshja hapëse e Grupit F që do u zhvillua në “Allianz Arena” në Munich.
‘Gjelat’ erdhën në këtë evropian me statusin e kampionit të botës, dhe u panë në sytë e të gjithëve si favorit absolut.
Në minutën e 20-të, Humels shënoi autogol, duke i dhuruar dhe fitoren Francës. Një minutë më pas, Gjermanisë iu dha mundësia që të barazonte, por e humbi atë.
Përveç humbjes gjermanët kanë pësuar edhe dëme fizike. Në minutën e 39-të të sfidës përballë Francës, Kimish ka goditur me takë shokun e tij të skuadrës, Hernandez. Ky ishte një gjest i paqëllimshëm, por që e shtriu në tokë kolegun e tij.
Më poshtë, incidenti me VIDEO:
Pas ndeshjes, trajneri i Francës, Didier Deshamp, në konferencën për shtyp theksoi se skuadra e “gjelave” zhvilloi një ndeshje të mirë dhe se ata mund të kishin shënuar më shumë gola.
“Ne nuk ishim shumë larg edhe shënimit të golit të dytë, i cili do të na bënte më të sigurtë në pjesën e dytë. Ishte një ndeshje tejet e fortë me shumë kualitet dhe talente. Ne luajtëm një ndeshje fantastike, ndaj një kundërshtari tejet të vështirë. Unë e dija që lojtarët ishin të gatshëm për të luftuar deri në fund”,- deklaroi Deshamp.
n.s. / dita

Shkodra ne zi sot.
Ne Shkoder jane merzitur ca por ama ka patur feste te lagja e gabelve pas ndeshjes…