Hajdutët nuk kanë emocione sportive dhe ftohtësinë e profesionit të tyre e dëshmuan teksa hynë në shtëpinë e ish-futbollistit italian Alessandro Matri.
Mes sendeve të vjedhura ishte edhe një bluzë sportive, me të cilën Matri debutoi me Milanin, ndaj për të ajo ka vlera të vecanta sentimentale.
Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram, Matri u ka kërkuar hajdutëve që ishin futur në shtëpinë e tij, që t’i rikthejnë të paktën bluzën e Milanit, me të cilën ai kishte luajtur për herë të parë në Serie A.
“I dashur hajdut që kishe hyrë ditën e sotme në shtëpinë e prindërve të mi. Midis gjërave që ke marrë, është diçka që për ju do të ketë vlerë të madhe ekonomike, por për mua ka një vlerë të veçantë.
Është fanella e Milanit, me të cilën unë kam debutuar në Serie A. Unë e di që ky shkrim nuk zgjidh gjë, por nëse ndonjëherë e lexoni këtë mesazh, mund të mendoni për idenë e mrekullueshme për ta rikthyer atë. Tani e dini adresën”, shkruan Matri.
