Sipas agjencisë së lajmeve, “Sudinfo.be”, rasti lidhet me botën e prostitucionit ku veprojnë disa rrjete emigrantësh shqiptarë në Bruksel. Viktima, Aleksandër Kurti, me sa duket kishte ‘shkelur’ mbi aktivitetet e anëtarëve të tjerë, bosë ose anëtarë të rrjeteve të imigracionit klandestin drejt Anglisë. Pasditen e 5 marsit 1999, ai u gjend duke dhënë shpirt, pas disa goditjeve me thikë, në rrugën ‘Fonsny’, në një stacion treni. Pas disa denoncimeve anonime, 4 shqiptarë u identifikuan si fajtorë, ndër të cilët Besnik Morina (alias Mark Frroku), 41 vjeç dhe Ajan Bytyçi, 36 vjeç, që u klasifikuan si bashkëpunëtorë.
Ata u ndalën shumë kohë më vonë, por ata dolën nga qelitë shumë përpara sesa të fiksohej data e gjyqit të Brukselit, në janar të 2010-s. Që të 4 u shpallën fajtorë në përfundim të procesit dhe u dënuan me nga 10 vjet heqje lirie, në mungesë, meqë qenë lënë të lirë më herët e prej atij çasti, s’u paraqitën asnjëherë para togave të zeza.
Por pas rekursit të Prokurorit të Përgjithshëm, ka pasur një shfuqizim të masës së dënimit të 24 marsit 2010 dhe Frroku dhe Bytyçi duhet të rigjykohen. Rasti është planifikuar të nisë në Gjykatën Penale e Nivelles, më 10 shkurt. “Por të dy ende mungojnë në Belgjikë dhe jetojnë të lirë në vendin e tyre të origjinës, Shqipëri”, shkruan media belge. “Dhe sidomos Mark Frroku, i cili ka filluar që nga një karrierë politike që çoi atë për t’u zgjedhur më 23 qershor si deputet në parlamentin shqiptar”, shkruan “Sudinfo.be”. Deputeti dhe kreu i Partisë Kristian Demokrate, PKD-së është në koalicion me PS-në, pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Me gjithë këtë nga autoritetet shqiptare të drejtësisë nuk bëhet e ditur nëse ka pasur apo jo kërkesë për ekstradimin e Frrokut, para se ai të përfshihej në politikë.
“Që prej këtij momenti, shtrohet pyetja nëse Frroku gëzon apo jo imunitet parlamentar? Sigurisht jo në Belgjikë, ku teorikisht ai mund t’i nënshtrohet gjykimit, meqë faktet, fajësimi dhe rikthimi i procesit në gjykatë kanë ndodhur para zgjedhjes së tij deputet. Asgjë s’na pengon, na thotë një eksponent i jurisprudencës. Po Shqipëria, do ta ekstradonte gjithsesi njërin prej deputetëve të saj? Asgjë s’është më e sigurt. Gjembi juridiko-diplomatik tashmë është mbjellë”, mbyllet shkrimi në faqen informative. Ndërsa “Nord Eclair.be”, e ka raportuar lajmin me titullin “Në Bruksel i akuzuar, në Shqipëri deputet”. Vëllai i deputetit, biznesmeni Arben Frroku, është i arrestuar prej një viti për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në Tiranë, pas një konflikti me të dhe u kap një ditë pas krimit në Selanik të Greqisë, nga ku dhe u ekstradua.
***
Reagon Frroku: Lajm i nxitur politikisht, jam qytetar i lirë shqiptar dhe amerikan
Deputeti Mark Frroku ka reaguar në “Neës24”, pas publikimit të lajmit në mediat belge, sipas të cilave ai rezulton i dënuar vrasjen e një shqiptari në Belgjikë, në vitin 1999. Deputeti Frroku e cilësoi lajmin si të nxitur politikisht, duke garantuar se nuk ka asnjë problem me drejtësinë në asnjë vend të botës.
“Ky është një lajm i pavërtetë dhe i nxitur politikisht. Nuk kam asnjë dënim penal në asnjë vend të botës. Garantoj se nuk kam asnjë problem me drejtësinë. Garantoj si qytetar shqiptar dhe amerikan. Drejtësia belge s’ka asnjë akuzë ndaj meje. Media t’i referohet institucioneve zyrtare belge”, deklaroi Mark Frroku.

Ne po qe kemi media,pa le shtet qe nuk behet fjale.Duhet te na i thone mediat e huaja qe paskemi nje vrases ne parlament.Bir Selmani i nenes, kë te qaj me parë.Para shume vitesh,nja 0-5 vjet me pare besoj,nje nga kryeprokuroret qe ka patur Shqiperia ne keto vite,iu drejtua politikes duke thene”Luftojeni krimin sa nuk eshte vone,perndryshe shume shpejt,do ti keni ne parlament”.Dhe politika shqiptare e “luftoi” krimin egersisht,dhe ja ku jane rezultatet.Parlamenti tone eshte i perbere pergjithsisht nga kriminele dhe njerez me precedente penale.
Desha te them nja 10-15 vet me pare,ne komentin e mesiperm.
Po gazetari qe shkruan e njeh mire gjuhen shqipe? apo ka baruar vetem filloren……si eshte e mundur qe shkrimet ne nje gazete te kene gabime te tilla ortografike e ne te shprehur?
nuk eshte hera e pare qe ndodh te ndeshem me shkrime te tilla. I propozaj gazetes dite te kaloje cdo shkrim ne dore te nje redaktori te vertete.
Paradokse shqiptare :parti Kristjan-Demokrate ne aleance majtas!. Po te qe aleat i Berishes do ishte ne faqen e pare te gazetave, por ka fat se eshte miku i Rames e do shpetoje mjafton te beje nje fotografi me te si Shpetim Gjika.
Keni Matk Frrokun per droge dhe vrasje, keni Aqif Rakipin e PDIU per droge ne Londer dhe Europe me fisin e tij eh cfare skeni ne ate parlament mbushur me plehra. Normale qe kur ke persona te tille ne parlament ka dhe denigrim ka dhe pellemba dhe grushta si ajo Mes Qifes se PDIU ME ish gazetarin Peza , tani deputet i PS. Do beni shtet apo do qendroni me kembe perpjete…
Media belge nuk ka asnje te drejt te cenoj asken pa prova zyrtare, nese ka fakte mos te thote fjale por te nxjerr dfokumente, te marre prononcim nga drejteisa belge dhe te mos ia fus pordhes, fun dja media blege eato golaneze, media b…..the jane, llomotitin diare si Saliu une qe leh kot gjithe diten si zagaret e rruges
Genjeshter ,trillim fund e kry
Europa asht ekstremiste ,sidomos me kta Frrok ,Ndok ,Llesh
Nga Trapoja eshte ky Frroku ?? Mos eshte gje kusheri me Mark from Tropoja ky ??
Kryetari i KurVendit cfare mendimi ka ??? Sigurisht duhet te dergoje ekspertet e tij dhe HALEati te shpallet i pafajshem ,avv Braho me canten e zeze te hapi dosjen per Belgjiken
Si si ,qfare tha ??? Qyqar ,ops qytetar amerikan ????
Frrok ,oj Frrok ata si ty kelysha kurvi kane lere dhe kelysha kurvi do vdesin !
QELBESIRA TE GJITHA KRAHEVE BASHKOHUNI !
Moj putane enderrimtare, te ngeli goja tek profesioni yt moj plake kurve.
KURVA TE GJITHE SHTEPIVE PUBLIKE BASHKOHUNI ME KURVEN PLAKE DREAM.
ti more zoteri do te te besoja kur te paraqitesh vullnetarisht perpara drejtesis belge, dhe intervisten ta japesh ne prani te atyre qe te akuzojne. europa ka ligje nqs ata shpifin keni mundesi te perfitoni financiarisht si dikur fatos nano,ndryshe ti vete llomotit.ke kerkuar disa here qe pret nga ps tju perfshij ne qeveri .mos valle e ke patur nga halli?