Sipas një njoftimi nga sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ditën e premte, në orën 11:00 do të mblidhet Kryesia, ku në rend të ditës pritet të jetë miratimi i metodologjisë së analizës për masakrën zgjedhore të 25 Prill.
“Të nderuar anëtarë të Kryesisë, Ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite:
- Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për masakrën zgjedhore të 25 Prill.
- Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit.
Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi”
Pas Kryesisë, pritet edhe thirrja e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021.
Kryesia po mblidhet menjëherë pas rikonfirmimit të Lulzim Bashës në krye të PD-së në një mandat të tretë për drejtimin e partisë më të madhe të opozitës për 4 vitet e ardhshme. Procesi zgjedhor për kreun e PD u kontestua nga kandidatët e tjerë me akuza për manipulim zgjedhjesh.
Nuk dihet ende nëse kryetari i rikonfirmuar Basha do t’i propozojë Kuvendit Kombëtar të Partisë edhe ndryshime statutore.

Ti duhet te ishe ne burg tani,me akuzat:Nxitje krimi.Vrasje me paramendim,Ndalim te lirise se shtetasve ne menyre te paligjshme,,nxitje terrori,,
Jo kryetareve ad vitam eternam! Si ne cdo vend te botes demokratike, jo ma shume se 2 mandate! Kemi nevoj per rifredkim te demokracise se kalbur e degjeneruar ne Shqiperi!