Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj: E keqja më e madhe ka kaluar, por jam i shqetësuar

Ermir Ermir

Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës Kombëtare, deklaroi se situata është nën kontroll, pasi përveçse nuk ka humbje jete, kemi edhe disa qarqe që nuk kanë raste aktive.

Sipas tij, “e keqja më e madhe ka kaluar patjetër, vera do të jetë më e qetë, por më shqetëson fakti që në Britani pati 9000 të infektuar me variantin Delta ditën e djeshme; në Itali janë zbuluar më shumë se 100 raste me këtë variant; është prezente edhe në Greqi”.

Brataj nënvizon se “arma më e fuqishme karshi çdo virusi është vaksina”.

Në lidhje me gripin e shpendëve, Brataj tha: “Nuk është hera e parë që shpërthen, por nuk ka rrezikun e madh të përhapjes te njerëzit”.

“Është e vështirë përhapja nga shpendi te njeriu, ajo ndodh vetëm me kontakt direkt dhe konsumimit të një ushqimi të pagatuar mirë”, deklaroi Brataj në A2.

Share This Article
2 Comments
  • Kur flet Brataj se reziku u kaluar, duhet te kemi kujdes se pikerisht e kunderta fo nfodh!! Edhe konsumimi i mishin te pregaditur mire nuk mundeson perhapjen e semundjes po e kunderta ndodh!
    Problemi eshte si te ruhet mire mishin gjate kesaj shtine ( dmth pa nderpreje te ftohtit per konservim) edhe si te zihet mire pastaj , e jo shpejt e shpejt per turistet!
    Reziku per ne eshte po aq i madhe sa ne britany se cdo turist mundet me qene shperndares i ketij varianti, mbasi ne Shqiperi hyrja eshte pa test.pasojat do i shohim ne vjeshte.
    Vaksinohuni sa ma shume: kjo na mbron e mbron sistemin shendetsor!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *