Thatësira është rreziku më imediat që i kanoset njerëzve, madje konsiderohet si “pandemia e ardhshme” dhe që nuk kurohet me vaksina.
Ky ishte paralajmërimi i bërë në një konferencë për mediat nga Mami Mizutori, përfaqësuesja speciale e OKB-së për Zvogëlimin e Rrezikut nga Katastrofat.
Sipas një raporti, thatësira ka prekur më shumë se 1.5 milion njerëz nga vitin 1998 deri në 2017. Por këto shifra ndoshta janë larg të vërtetës, pasi ngrohja globale po shkakton thatësira më të ashpra në Evropën Jugore dhe Afrikën Perëndimore. Numri i viktimave pritet të rritet nëse nuk ndërmerren veprime të shpejta parandaluese.
Rreth 130 vende mund të përballen me një rrezik më të madh të thatësirës këtë shekull, ndërsa 23 vende të tjera do të përballen me mungesë uji për shkak të rritjes së popullsisë. Rol të madh luan edhe degradimi i tokës, i shkaktuar nga keqmenaxhimi.
Sipas ekspertëve të OKB-së edhe Evropa mund të preket nga thatësira.

Eshte nje mesazh real, por qe nuk degjohet. Problemi i ujit per njerezimin eshte nder me kryesoret. Qeveria dhe shteti yne duhet ta vere nder detyrat me prioritare ruajtjen e ujit dhe furnizimin me uje te popullsise jo vetem per tani por per te ardhmen. Ne kemi burime ujore, kemi basene nentokesore karstike te lidhuira me formacionet karbonatike, por ndryshimet klimaterike, gradualisht dhe pa kuptuar bejne qe rezervat tepakesohen. Kjo ndjejehet e do te ndjehet me teper ne qytetin e Tiranes dhe ne qytetet e tjera te medha te vendit. Evidentimi i rezervave ujore dhe shperngdarje e tyre duhet te behet preokupim konkret i Qeverise sot dhe ne te ardhmen.