Fitorja e hidhur e Bashës, paratë që i rrjedhin krua dhe Berisha që as në ëndrrën e tij më të guximshme nuk do bëhet më kryetar i PD-së

J L

Bedri Islami

Botuar në DITA

 

Lulzim Basha, në të vetmen garë ku e kanë shpënë të fitojë, është për të tretën herë drejtuesi i Partisë Demokratike dhe do e drejtojë atë edhe në katër vitet e ardhshme. Nuk është asnjë çudi dhe askush nuk e ka pritur ndryshe. Tre kundërshtarët e tij të brendshëm nuk ngjallën as kureshtje, as nuk përshfaqën një shëmbëlltyrë ndryshe dhe, në fund të fundit, gjithsecili e dinte se ishte i humbur. Figurat e tyre politike ishin anemike, nuk të sillnin shpresë se mund të ndryshonin diçka, dhe, mes tyre, edhe ai që mori mbi 6000 vota, më parë se të njihej si njeriu që investoi financiarisht për të qenë katër vite më parë në krye të listës së opozitës, kishte mbi vete përvojën e Call Center, e cila nuk kishte asnjë të përbashkët me politikën.

Rreziku i çastit iu shfaq Bashës aty ku nuk e priste dhe në një çast habitës: ish drejtuesi real i opozitës, Sali Berisha, kur të gjithë prisnin se do të strukej, befas hodhi idenë se do të rikthehej në rolin e kryetarit të partisë, duke nënvizuar se “kurrë, mos thuaj kurrë”. Ai bëri kujdesin e menduar që të nënvizonte se këtë “ia kam thënë edhe Ramiz Alisë”, duke bërë paralelen mes liderit të luhatshëm të komunistëve të dikurshëm dhe Bashës së tanishëm, po ashtu një lider i lëkundur, sa duket sikur është thyer më dysh. Berisha nuk është nga ata njerëz të politikës që nuk e ka menduar një krahasim të tillë dhe as që është e rastësishme zbritja e shkallëve nga Alia, njeriu që e futi atë vetë në politikë, tek Basha, të cilin ky e bëri njeriun e politikës.

Kopertina e Ditës, 18 Qershor 2021

Edhe në ëndrrën e tij më të guximshme, Sali Berisha nuk do të mund të bëhet më kryetari i opozitës dhe drejtuesi i saj. As nuk do të mundet, as nuk guxon, as nuk ia mban, as nuk e lejojnë, as i hapin rrugë. Sado që njihet si njeriu i dorës së fortë dhe përmbysjeve, përmes një politike të shfaqur në momentin goditës, ai e njeh aq mirë politikën dhe e di se cilët ka përballë, sa që përpjekja e tij do të ishte shpallja e luftës ndaj Departamentit të Shtetit, i cili do të bëjë edhe aktin e fundit të asaj që ka nisur, goditjen e rëndë për familjen Berisha, të cilët mund të kthehen në gjendjen ekonomike të vitit 1991, pas sekuestrimit të pasurive përrallore. Dhe bashkë me fundin e tij do të ishte edhe fundi i PD-së, në një rrokullisje pa fund, duke bërë real mesazhin e dhënë dikur prej tij, “pas meje, të bëhet qameti”.

Një rreth politik rreth Bashës, të emëruar prej tij, që do të ishin përsëri askush, nëse Basha nuk do i riemëronte, nuk është se janë aq të bindur të lënë zyrat e Shqup-it vetëm se do të vijnë një gardë e vjetër, emri i të cilëve është i lidhur me Berishën. Është një tragjedi e mbyllur dhe Berisha e di mirë se gardhi i “kungujve” në politikë është i mbështetur fort pas një gardhi.

Basha nuk e ka më drojën se mund të spostohet. Edhe nëse mund të ketë patur një çast të luhatjes, ai ka qenë i shkurtër, jo tronditës dhe tani, kur kambanat e fitores së tij po bien, ai është i qetë në pjesën e parë dhe i trazuar për vetë fitoren e tij.

Është fitorja e tij më e hidhur.

Çfarë do të bëjë me një fitore të tillë?

Në perëndim askush nuk e beson legjendën e tij për manipulimin industrial apo masakrën zgjedhore. Ai, në vete, duhet ta harrojë këtë, të tjerët duhet t’i mëkojë edhe disa kohë, deri në javën e dytë të shtatorit. Mund të jetë një tezë diskutimesh në parlament, por kurrë një kauzë për përmbysjen e qeverisë Rama. Nëse i beson edhe ata që ai vetë i shpërrallis çdo ditë, ky do të jetë mandati i fundit i tij dhe mbyllja e rrugës politike. Nëse mbahet 4 vite me këto mend, Edi Rama do e mundë përsëri e përsëri, deri sa Zaho të bëhet burrë. Ky është përfundimi i përkundjes me lugën bosh, kur tjetrit i rrjedhin lekët si krua. Naiviteti në politikë duket interesant herën e parë, në të dytën gjithçka është dëbim.

Pesë herë i mundur përballë kundërshtarit – armik të jashtëm dhe tri herë fitues përballë kundërshtarit – mik të brendshëm kanë hapur përballjen e fundit të Bashës. “O ha çorbën, o hidhu nga dritarja” është një fjalë e vjetër latine, që mund të ishte përkthyer edhe në holandisht shumë lehtë, nëse ai nuk e ka kuptuar ende se kjo është beteja e tij e fundit.

Ai e ka shansin që, përmes fitores së tij të hidhur, gongu i të cilës bie në shtator, të kthehet në lider. Deri tani nuk ka qenë dhe as nuk ka mundur të bëhet. Të bëhet burrë në politikë dhe të marr frerët e një partie që është plakur në mendim, në nënshtrim dhe në qëndrimet e saj. Këtë nuk mund ta bëjë duke mbajtur si ideologë karaktere të qulltë dhe pa bosht kurrizor, si Salianji, Bardhi, apo duke lejuar që personazhe groteskë si Duma, Marku e Gjekmarkaj, të cilët e kanë bjerrur çdo gjë të besueshme.

Koha e Berishës është në fund. Për të tjerët ai është i fundosur. Për vetë partinë e tij ai është hidhërimi i tanishëm dhe mund të bëhet mbytja e saj. Nga Lista “non grata” atë nuk e heq askush më, edhe ai vetë e di këtë. Mundësia është që të jetë personazhi publik më i rëndësishëm i Shqipërisë që të shpallet “non grata” edhe nga Bashkimi Evropian dhe askush nuk ka pse çuditet kur gongu të bjerë edhe në Bruksel. Por, më parë se të bjerë atje, ku ende askush nuk i ka dhënë një mbështetje, edhe më të afërtit e tij, (për çudi ka heshtur edhe Doris Pack) vetë krijesa e tij duhet ta ndajë fatin: ose me të dhe të humbur të gjithë, ose pa të dhe të ndreqet ajo që mund të ndreqet.

Fitorja e Bashës është hidhësirë. Nuk mund të mbrohet ia pambrojtshmi. Ndarja me të është jetike, jo thjeshtë për një njeri, që tashmë ka marrë dënimin më të rëndë si minues i demokracisë, por për vetë opozitën.

Një opozitë që ka flamur dyshen Meta – Berisha, rreth të cilëve sorollaten figura si Kryemadhi, Vasili dhe një qerthull të gardës së vjetër, është e humbur, e pashpresë dhe refuzuese për shumicën e popullsisë.

Mesazhi i 25 prillit nga njerëzit ishte i qartë dhe pakthim. Kryemadhi  ka humbur në heshtjen e saj, Meta është pa pendët e “shqiponjës”, Berisha në hallin e tij dhe të fëmijëve të tij. Po Basha? Nëse do të ndjekë rrugën e tyre, do të marrë shumë shpejt rrugën për në Holandë, por kjo rrugë nuk është aq e lehtë. Do i duhet të bëjë mirë llogaritë me atë që ka rrjedhur në kaq vite, pasuritë dhe gjithë çfarë ka lënë pas. Njëra dorë, Meta – Berisha, e tërheq atë drejt humnerës, tjetra e fton të jetë lider.

Edhe më fanatikët e PD-së, militantët më të fantaksur të saj do të gëzoheshin nga leçitja e Ilir Metës dhe ndarja me të. Nga ndarja me Berishën, përfundimtare, do të ketë britma, pakënaqësi, revoltë, mosbindje politike, por edhe shansin për një rrugë të re. Krahasimi që i bëri Berisha me Ramiz Alinë, sado tërthorazi, tregon se ai ka besim se do e mundë përsëri, por edhe se, ashtu si dikur, mbi Alinë qëndronte hija e diktaturës së Enverit, mbi Bashën mund të qëndrojë shpata e diktaturës së Saliut.

Një njeri e ka të lehtë të bëjë sikur harron të kaluarën e tij, aferat që kanë rënduar mbi të, dyshimet dhe pikëpyetjet, ngjarjet fatale që e kanë përvëluar këtë vend, por të tjerët nuk ia kanë për borxh të mos dëshmojnë në një çast të duhur. Nëse deri tani nuk është hapur asnjë dosje që ka lidhje me të shkuarën a të tashmen e tij, më tepër se sa realitet, është heshtja politike përmes së cilës ai mund të bëjë zgjedhjen e duhur.

Edi Rama, aktualisht, ka në dorën e tij 77 mandate deputetësh dhe nuk do e ketë të vështirë të shtojë pasuesit e tij parlamentarë. Jo të gjithë janë besnikë ndaj Bashës. Shembulli i Agron Shehajt, të cilin vetë ai, Basha, e vendosi në krye të listës së PD-së në Vlorë, me ose pa shpërblim këtë e dinë ata vetë, dhe pastaj ia lakmoi postin, apo paslista e sezonit të kaluar parlamentar, ku njerëzit që ai vetë, si për t’u tallur i kishte vënë aty dhe që u bënë dishepujt e Ramës, është shembulli tjetër që mund që dëshmon se pushteti është më joshës se sa opozita dhe se, Edi Rama, në sytë e disa pasuesve të tij, është më i dobishëm se sa Lulzim Basha.

Pas më pak se tre muajve gongu do të bjerë furishëm. Ai do të jetë i vetëm përballë Berishës, jo përballë Edi Ramës. Edi Rama i ka mbyllur hesapet me të. Ftesat që i bën për bashkërenditje nuk tregojnë dobësinë e kryeministrit, por forcën e tij. Askush më mirë se sa shefi i opozitës nuk e di se si janë fituar zgjedhjet e 25 prillit dhe as që ka ndër mend të heqë dorë nga fitorja e tij. Në fakt, ai ka filluar të krijojë mendësinë se Bashën e mund sa herë të dojë. Edhe në një mandat të katërt.

Me Berishën dhe Metën nëpër këmbë, me një tufë të emëruarish që mund të ishin askush rreth e rreth vetes, ai do të nisë në shtator betejën e jetës së tij.

Fitorja e tanishme është e hidhur, plot enigma dhe rruga duket e vështirë.

Pas katër viteve, nëse rri në këtë rrugë, nuk do të ketë as fitore të hidhur, vetëm largim pa kthim, duke harruar se mund të pushojë në njërën nga katër vilat që përfitoi gjatë kohës së opozitës së fundit.

Ujërat nuk rrjedhin dy herë në të njëjtat brigje.

——

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Share This Article
14 Comments
  • Ky PD e ka rrethuar me mure,Portat i ka blinduar,.Cfare behet jasht Partise,,nuk i intereson.
    Rama ndac te katertin ndac te pestin,ky brenda mureve te Partise eshte Kapo.

    • Mese e vertet kjo qe shkruan ti Demo. Do shtoja se ata qe jane aty brenda mureve kane ate qe quhet syndromi i Stockholmit dmth viktimat jane te dashuruar me dhunuesin e tyre. Problemi do jete kur parate te kene mbaruar ,atehere mbaron dhe dashuria dhe do shohim si do te thyhen ato muret prej guri qe Plaku Mere ka ngritur 30 vite me rradhe..

      • Analize shume e sakte e budalalit Bedri

        Votat nuk jane vjedhur ne keto zgjedhje, sepse sipas Bedranes
        gjithe shqiptaret e kane votuar Ramen me gjithe shpirt,
        sepse
        shqiptaret vdesin te paguajne cmimin me te larte ne Europe per Karburantin,
        apo te paguajne cmimin e dritave dhe te ujit me te lartin ne Bote, looooooooool

        Ndaj shqiptaret e kane votuar Ramen me gjithe qejf, sipas deficentit Bedri hajvani

        • Para disa ditesh Arian Cani pyeti se perse i duhetBashes kryetarlleku po ashtu dhe Rames! Basha i pari mori fillimin e fundit te tij te turpshem po ashtu dhe Rama! Te qendrosh per aq kohe ne pushtet eshte vetvrasje! SHikoni Saliun! Te them te verteten Saliu ishte nje djale karizmatik dhe a e shikoni tani po merr formen e germes L. Bashes i duhet “kunati” qe i regullon punet financiare!Le te presim fundin e te katerve Sali.Like.Basha Rama! Do te jete tragjik!

    • -“Edhe në ëndrrën e tij më të guximshme, Sali Berisha nuk do të mund të bëhet më kryetari i opozitës dhe drejtuesi i saj. As nuk do të mundet, as nuk guxon, as nuk ia mban, as nuk e lejojnë, as i hapin rrugë. Sado që njihet si njeriu i dorës së fortë dhe përmbysjeve, përmes një politike të shfaqur në momentin goditës, ai e njeh aq mirë politikën dhe e di se cilët ka përballë, sa që përpjekja e tij do të ishte shpallja e luftës ndaj Departamentit të Shtetit, i cili do të bëjë edhe aktin e fundit të asaj që ka nisur, goditjen e rëndë për familjen Berisha, të cilët mund të kthehen në gjendjen ekonomike të vitit 1991, pas sekuestrimit të pasurive përrallore.”

      -“Po Basha? Nëse do të ndjekë rrugën e tyre, do të marrë shumë shpejt rrugën për në Holandë, por kjo rrugë nuk është aq e lehtë. Do i duhet të bëjë mirë llogaritë me atë që ka rrjedhur në kaq vite, pasuritë dhe gjithë çfarë ka lënë pas. Njëra dorë, Meta – Berisha, e tërheq atë drejt humnerës, tjetra e fton të jetë lider.”

      Olt
      mora këto dy fakte për të treguar se nuk është aspak një analizë e aq më pak “nivel i lartë gjykimi”!
      është thjesht një kërcënim direkt për palluqe bashën!!
      në të njëjtën kohë dhe një përpjekje për ta “korruptuar”!!
      për kërcënimin që i bëhet,”nëse nuk i bashkohesh “bashkqeverisjes me ramën,do përfundosh keq,e më keq se berisha” nuk po shkruaj më tutje!
      sa për përpjekjen për ta “korruptuar”(flasim për këtë rast”korruptimi ndërkombëtar)dhe jo për të qënit i korruptuar deri në palcë sa e njohim ne)do të them se atij po i ofrohet mundësia për të qënë “lider”,një amnisti për të gjitha pisllëqet që ka mbi shpatulla,por dhe një manisti për paaftësinë e tij të theksuar,në çdo drejtim!!
      të mos harrojmë se është politikani që është kapur mat në çdo gjë të ndyrë që ka bërë!kjo ndyrësi qershinë mbi tortë ka vrasjen e 4 burrave në bulevard 10 vjet më parë!!
      këto që përmënda dhe ajo që do të dëgjojmë nga e nderuara linda rama,ose administratorja e K/M shqiptar,sot në orën 21!?
      do të na tregojnë se si do të vazhdojnë ngjarjet në shtator!!
      sidoqoftë ne duhet të pregatitemi për një 4 vjeçar të qetë,pa shumë lehje politike,por me grabitje në formë të “PËRQËNDRUAR”!!
      nuk është se ky ndyrësira bënte diçka për ne,por të paktën nuk i linte mudësinë superdiktatorit të grumbullonte maksimumin e forcës!!
      nesër jo vetëm që nuk do ta pengojë,por do të jetë dhe zagari i tij!!

  • PD po vdes bashke me Berishen.Shpresojme qe nje dite te ringrihet si parti e vlerave qe te perfaqesoje shpresen per shqiptaret dhe jo te jete prone private e atyre qe punojne ne dem te popullit shqiptar.Ne djall Serbia dhe te gjithe sherbetoret e tyre.

  • Z Bedri po dizinformoni qytetaret!?PDpor edhe PS etj nuk jane organizata politike por jane beznese fitimprurse te cilat nuk rregjistrohen si te tilla dhe ne kete kuptim bejne evazion fiskal.PD eshte pron private e SB dhe kontrollohet prej tije .Kush e do nje biznes te tille le ta krijoi dhe ta konkuroi.Shiten vota,shiten deputet (funksioni i deputet te nje privat),shitet funksioni i kryebashkiakut,drejtori i doganave etj etj.Te gjitha keto kane cmim dhe kjo para qarkullon jashte kanaleve bankare apo ne ofshore dhe po nga keta behen ligje qe ti formalizojne.Si do e dorzoi SB kete biznes shume fitimprures pa i mare nje cmim?!.Palet ne dikutime akuzojne njera tjetren per vjedhje(Ky eshte evazioni)

  • Nuk duhet thene,fitore si e pirros,por fitore si e lulit qe edhe kur humbet mburret se ka fituar says:

    Lulashi fiton dhe del me i forte nga cdo humbje,ironi e fatit…ose deklarate e nje idioti.
    Por lulashi edhe ne opozite fiton me shume para dhe vila se sa po te ishte ne pushtet ose edhe kur eshte katapultuar sa ne nje ministri tek tjetra nuk ka shtuar pasurine kaq shume.
    Prandaj e kam thene dhe e them qe atij i pelqen me shume opozita se edhe nuk e akuzon dhe i kerkon njeri llogari per pasurine si e shton ose ka vjedhur.
    Ne opizite ai po hap thesin e vefes dhe ato qe ka vjedhur gjithe kete kohe.
    Luften qe po bene se do rrezoj regjimin e rames ne shtator,po e bene ti mbush mendje budallenjve qe i shkojne mbrapa

  • Politikanet ne Shqiperi jane sherbetoret e Ilir Hoxhes e Sokol Hoxhes:

    Edi Rama eshte djali i Kristaq Rames qe ishte skulptori i Enver Hoxhes.

    Fatos Nanon e njihte Nexhmije Hoxha se Nano ishte ne institutin marksist-leninist te Nexhmijes.

    Sali Berisha ishte qe ne vitet 1970-ta shoku i Ilir Hoxhes dhe Sokol Hoxhes edhe ashtu ka qene gjithemone edhe pas 1990. Ka edhe fotografi te Saliut me Ilir Hoxhen dhe Sokol Hoxhen qe i di gjithe Shqiperia.

    Belinda Balluku eshte mbesa e Beqir Ballukut.

    Bledi Cuci eshte kushuri i familjes se Enver Hoxhes.

    Olta Xhacka eshte mbesa e Servet Pellumbit.

    Gent Sejko eshte nipi i Teme Sejkos.

    Olsian Cela eshte nipi i Arianit Celes.

    Ilir Meta eshte futur ne politike nga Sulo Gradeci. Sulo ishte shoqeruesi i Enver Hoxhes edhe ishte nga Skrapari. Sulo njihte familjen e Ilir Metes edhe prandaj e futi tek PS Meten.

    Monika Kryemadhi eshte kushurire e familjes se Nexhmije Hoxhes (Xhunglinit) nga Dibra. Nexhmija e futi Monika Kryemadhin tek PS.

    Shperthimi i Gerdecit ndodhi me 15 Mars 2008. 15 Marsi i 1991 eshte dita e rivendosjes se marredhenjeve diplomatike mes Shqiperise edhe SHBA-ve:

    http://www.gazetadita.al/wp-content/uploads/2021/03/15.03.2021-3.jpg

    Nuk ka asnje dyshim qe shperthimi i Gerdecit ishte nje veper terroriste e elites boterore qe quhet Illuminati edhe qe e ka qendren ne Londer e New York. Kryesoret e Illuminatit jane Rothschildet.

    Kjo eshte elita anglo-amerikane qe thoshte Enver Hoxha.

    Kjo elite anglo-amerikane i komandon te gjitha vendet e botes edhe politikanet e tyre. Edhe Ilir Hoxha e Sokol Hoxha komandohen nga elita anglo-amerikane. Ilir Hoxha e Sokol Hoxha kane vene keta politikanet e permendur per te bere politiken e elites anglo-amerikane ne Shqiperi. Sorosi eshte sherbetori i elites anglo-amerikane qe njihet si organizata Illuminati. Sorosi ben nderlidhjen mes elites anglo-amerikane edhe politikaneve ne te gjitha vendet e botes. Ka edhe grupe te tjera qe e bejne nderlidhjen mes elites anglo-amerikane edhe politikaneve por Sorosi me organizaten e tij “shoqeria e hapur” eshte me kryesori edhe me i njohuri.

    E shpalli non-grata SHBA Saliun. Pse nuk e kane shpallur non-grata edhe Top-Channel e Vizion Plus serbin Sali Berisha? I ka dyerte e ketyre televizioneve te hapura Saliu:

    https://www.youtube.com/watch?v=Ov3ZOUjWSW4

    https://www.youtube.com/watch?v=VSzcEsrDKiY

    Pse e ftojne Top Channel edhe Vizion Plus Sali hale Berishen kur njihen si televizione gjoja antiberishiste?

    Sepse nuk jane antiberishiste por bejne vetem lojen mediatike. Kurse TV Klan dihet qe eshte haleja e Sali Berishes.

    E kuptoni o njerez qe eshte vetem nje loje e madhe i gjithe teatri politik i Berishes me Ramen, Nanon, Meten, Majkon etj. ?

  • Kohe e humbur te merresh me fatin e Saliut dhe karjeren e Bashes. Sa te jete Rama ,ne krye te Ps, te gjitha keto qe rrjeshtoje komentuesi Tironsi skane per te ndryshuar .
    Une nuk pres ndonje furtune qe te kenaqi popullin e ndershem dhe fukara. Deri tani kemi patur e kemi nje klase politike te mirestrukturuar si Mazhorance e Opozite .Kjo strategji komandimi i ka themelet qe nga viti 1972 ku u cfaq semundja e Hoxhes . Te gjithe si brend dhe jashte vendit filluan te mendojne per te ardhmen e Shqiperise . Crruge dote merrte politika dhe nga kush do te komandohej .Shume fakte sot, tregojne se vendi yne edhe pas Hoxhes do ndiqte nje rruge as Lindje e as Perendim .Ne grupin e politikanve, qe erdhen ne krye te politikes demokratike mbas 90tes kishte dhe ka nga ata qe jane pro Lindjes dhe pro Perendimit sic kishte edhe ne kohen e Hoxhes .Me kete lloje perzjerje si Hoxha dhe keta te sotmit realizuan jetgjatsin ne postet kryesore duke u krijuar vehtes privilegje e pasuri marramendse .
    Ajo qe ka rendesi tashme, lidhur me kete ide qe hedh z.Bedri ne kete shkrim ,nuk eshte vetem fati i berishizmit dhe pasuesve te tije por dhe i Rilindjes me Ramen ne krye .Nuk merren te shkeputura keto per faktin se kane nje burim .Vazhdimi i te qenit ne pushtet midis Lindjes dhe Perendimit .Shpallja e Berishes dhe familjes Non Grata tregon se linja perendimore ka marr nje avantazh por nuk mund te themi se ka triumfuar.Po te ndiqni me kujdes SH.B.A dhe BE ,gjate ketyre 30 vjetve, asnjehere se kane thene fjalen perfundimtare ne poloitikat e tyre ndaj nesh. Kjo klase politike, aktuale ne 30 vjete, ka patur nje mbeshtetje edhe kur ka gabuar rende .Nuk u ndal ne 97 po ashtu dhe ne ngjarjet e mepasme ku vazhduan te perseriteshin megaskandalet qeverisese nga te dy krahet .Fajtor nuk kane qene vetem Pd e Berishes por dhe krahet e tjer.Kur gabonte nje krahe te tjeret nuk mbanin qendrim ligjor. Haeshin, si qenete ne parlament dhe ne studjot TV, por azgje nuk ndryshonte. Me shume perplasjet i ngjanin skenarve te perbashket kur luani si ne teater . Pasojat kalonin vetem ne kurrizin e popullit .
    Edhe kur ishit ne opozite njeri krahe perfitimet financjare ishinin e jane te perbashketa . Faktet qe degjojme, se Luli e Berisha, ne 8 vite opozite, kane dyfishuar pasurit ,tregojne se krahet kane qene dhe jane te dy te lidhur me njeri tjetrin. Opozite e Pozite nje .
    Shprese per ndryshim mbetet vetem shtimi i presjonit amerikan per te ndryshuar politikat qe aplikohen.Sa ka filluar gje qe dote haje kohe .Ajo dote duket ne vitet ne vazhdim.Jo vetem me thellimin e reformave por dhe nga vendimet qe dote merren ndaj kesaj klase politike.
    Nevoje per rikompozim nuk ka vetem Pd por dhe Ps. Si do te realizohen ndryshimet do te varen dhe nga reagimet e brendshme .Antagonizmi duhet te perfshije masat e gjera te popullit per te pershpejtuar ndryshimin.Sot populli shkon qorrazi kur e urdheon politika .Ska revolra e protesta paqsore qetidetyroje te ndryshojne kursin e gabuar si nga pushteti qendror dhe ai lokal .Nje shtet behet per popullin kur populli lufton kunder shtremberimeve te tij .Kjo jo vetem nga populli opozitar por dhe nga ai qe ika dhene voten per te drejtuar .Protestat fatkeqsishte ,deri me sot, kane qene te motivuara e udhehequr nga vete politika . Si te tilla populli protestues ska bere azgje ne interes te ndryshimit.Teatri dhe loja politike ka vazhduar dhe lotet e barku bosh ka qene per te .
    Politika shqiptare akoma ska marr goditjen qe duhet. Ne keto kushte tranzicjoni do te vazhdoje te pakten edhe per nje 10 vjecar .Vendimi i DASHit, per te luftuar korrupsjonin, ne vendet ku ajo ka bashkpunim, ne Ballkanin perendimor, do te kerkoje angazhim dhe kohe per te arritur ato qe duan Aleatet .Ne po levizem ne drejtimin e duhur prespektivat dote jene te medhaja. Zgjou o popull.Ke fatin ne dore dhe spo e vlerson. Asnjehere shqiptaret skane patur nje mike te tille, Aleatet perendimor ,per te ndryshoje te ardhmen e tij .

  • CaC Angjeli RREZIK KOMBËTAR në VJEDHJE , KORRUPSION , HAJDUTËRI dhe GRABITJE të SHTETIT !!⚖⚖⚖⚖ says:

    Lul KRIMINELI dhe HAJDUTI është i mbaruar bashkë me Sali TRITOLIN !!! JANË të DY NON GRATA nga USA dhe RUHEN nga CIA me DRONË , për çdo lëvizje që bëjnë !! ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖

  • Zotni matematicieni Islami, ku i numeron ti ato 5 humbje te Bashes? Ne 2013 humbi Berisha, ne 2019 per PD nuk pati pjesmarrje ne zgjedhje. Shko or meso ca aritmetike ate bej.
    Dhe duro ca e prit Raportin perfundimtar te OSBE-ODIR per zgjedhjet ketu e pastaj dil e fol per zgjedhje te ndershme.
    Islami, Edi Rama ato ftesat per opoziten nuk i ka per bashkepunim, por per bashkqeverisje!
    Do a nuk do ti, ky eshte fakt qe Edi Rames tuaj ja detyron Kriza ekonomike, se ai qe ka shumice parlamentare nuk kerkon bashkqeverisje per hobi, per altruizem a per sport. E kerkon kur sheh qe eshte ne krize or ne krize! Kaq gje shko se ta shpjego Arben Ahmetaj.

  • C’na hap bakun o ti Bedriu per Fitore te hidhur te Bashes? Merr e shkruaj ca per Fitoren e embel te Rames qe po i ben aq diabetike gjithe shqiptaret sa po ikin nga syte kembet kesaj Shqiperie 8 vjet nen “Embelsiren” Rama.
    Nuk mbulohet dot nje qeverisje pleher duke u marre me opoziten or ti lum miku, nuk i ka funksionuar asnje pushteti kjo as brenda as jashte Shqiperise! Hajt, te fala andej nga kryeministria

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *