Shtyu nusen e djalit drejt vetëvrasjes, arrestohet vjehrra në Tiranë

Ornela

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë ku protagoniste janë nusja dhe vjehrra. Vjehrra ka ushtruar dhunë psikologjike të vazhduesme ndaj nuses së djalit të saj. Një situatë e tillë ka agravuar deri sa ka bërë që e reja të tentojë vetëvrasjen. Bëhet fjalë për vjehrrën e identifikuar me inicialet M. K.,. e cila është arrestuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases M. K.,pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nuses së djalit, e cila si pasojë e dhunës psikologjike ka tentuar të dëmtojë veten e saj”, njofton policia.

Ndërkohë, një rast tjetër të dhunës në familje është regjistuar në Tiranë, kësaj herë burri ka dhunuar gruan e tij, e për pasojë është arrestuar.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. H., 43 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftim.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Programi sorros dhe ambasades USA

    per shkaterrimin e familjes shqipetare

    ne lulezim e siper

    Rrofte allbania urupiane

    Rrofshim ne

  • Perse duhen inicialet.Emra direkt qe ta dije dhe lagjia e kushdo.Kush ky F.H? kjo nuk i vlen njeriu.Kjo per shembul.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *